Home Blog Page 6199

Shpallet konkursi për Dramë Origjinale Shqipe “Katarina Josipi’ 2016”

0

Për këtë konkurs tashmë janë publikuar edhe kriteret të cilat edhe duhet të respektohen për ata që duan të konkurrojnë, shkruan KultPlus.

Me qëllim të zhvillimit, avancimit, dhe promovimit të krijimtarisë së dramës origjinale shqipe, dhe në pajtim me Rregulloren për ndarjen e Çmimeve për Dramë Origjinale “Katarina Josipi” nr. 05/2013, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit-Departamenti i Kulturës, në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Kosovës, shpall Konkurs për Dramë Origjinale shqipe “Katarina Josipi” për vitin 2016, thuhet në njoftimin e MKRS-së, shkruan KultPlus.

“Ftohen krijuesit e dramës origjinale shqipe, (shtetas nga Kosova) që të konkurrojnë me vepra origjinale të kësaj forme letrare të cilat duhet t’i përmbajnë këto kritere:

– Një autor mund të sjellë më së shumti dy drama;
– Dramat e sjella në këtë konkurs, duhet të jenë jo më të shkurtra se 50 minuta;
– Dramat e të gjitha zhanreve do të merren në shqyrtim;
– Tema dhe as numri i personazheve nuk janë të limituara:
– Dramat e papërfunduara apo sinopsiset, nuk do të merren në shqyrtim;
– Dramat që sillen në këtë konkurs, duhet të jenë të shkruara pas vitit 2000 dhe nuk duhet të jenë të inskenuara më parë”, thuhet për kriteret e këtij konkursi.

Dramat duhet të dorëzohen në adresë: Teatri Kombëtar i Kosovës, Sheshi “Nënë Terezë” nr. 30, 10000 Prishtinë, ose përmes postes elektronike: [email protected].

Konkursi është i hapur deri me datën 16.12.2016./KultPlus.com

Malisheva shënon 28 Nëntorin me aktivitete të shumta

0

Dita e Flamurit Kombëtar, është shënuar me aktivitete të ndryshme në Komunën e Malishevës. Fillimisht, Kuvendi i Komunës së Malishevës, ka mbajtur një mbledhje solemne, ndërsa më pas janë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Malishevë dhe Kleçkë, si dhe nderime para shtatores së Komandantit Legjendar Adem Jashari në Malishevë. Po ashtu, homazhe dhe nderime janë bërë edhe në Prekaz, ndërsa në Llapçevë, është zbuluar pllaka me emrat e të vrarëve gjatë luftës së fundit.

Në mbledhjen solemne, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, tha se “nëntori është muaji i ngjarjeve të rëndësishme për kombin shqiptar, ndërsa vet data 28 Nëntor, është e shenjtë, pasi në këtë datë, u ngrit flamuri kombëtar në Krujë, nga Skënderbeu, pastaj në Vlorë nga Ismail Qemali dhe në këtë datë lindi heroi ynë Adem Jashari”. Kryetari Begaj, gjatë fjalimit të tij, përmendi sakrificat e popullit shqiptar, ndër shekuj.

Edhe kryesuesi i KK të Malishevës, Aziz Thaçi, në seancën solemne, për nderë të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, foli për rëndësinë e kësaj date dhe për përpjekjet dhe sakrificat e popullit shqiptar në të gjitha trojet, dhe për luftërat e lavdishme shqiptare për pavarësi dhe liri.

Pas nderimeve dhe homazheve në Malishevë, Kleçkë e Prekaz, në fshatin Llapqevë, është bërë inaugurimi i lapidarit dhe zbulimi i pllakës përkujtimore për 16 viktimat e fshat, gjatë luftës së fundit në Kosovë. “Kjo është një shenjë e sakrificës dhe e përpjekjeve tona për lirinë e fituar me gjakun e atyre që sakrifikuan për vendin. Këta janë emra të paharrueshëm të cilët përgjithmonë do të kujtohen”, tha mes tjerash kryetari Begaj, në ceremoninë e zbulimit të pllakës me emrat e të vrarëve .

16 banorët e fshatit Llapçevë, janë vrarë kryesisht në vitin 1999 nga forcat paramilitare serbe, në Llapçevë dhe në Krelan, ku prej tyre pesë persona ende janë të pagjetur.

Shënimeve të festës kombëtare të 28 Nëntorit, i kanë parapri edhe shumë aktivitete tjera kulturore dhe sportive, ndërsa sot do të luhet edhe finalja në futboll të vogël, si dhe është hapur edhe një ekspozitë artistike në Qendrën e Rinisë në Malishevë.

Pas 24 vitesh martesë, gëzim i madh për familjen Kabashi nga Prizreni: Lindi Flamuri (Foto)

0

Prizreni, e sidomos familja Kabashi nga Korisha e këtij qyteti, sot ka arsye për të festuar më shumë.

Telegrafi merr vesh se pas 24 vitesh martese, një çift sot u bë me djalë. Dhe, djalit të porsalindur, për ta nderuar 28 Nëntorin e shqiptarëve, prindërit ia vunë emrin Flamur.

Flamuri ka lindur në Spitalin Amerikan në Prishtinë, ku gjendet akoma në këto çaste. Ai është në gjendje shumë të mirë shëndetësore, dhe i bukur tamam si flamuri jonë dhe raca shqiptare.

Urime familja Kabashi, urime shqiptarë, jetë të gjatë Flamurit. /Telegrafi/

Komuna e Prizrenit dënon sulmin ndaj Konsullatës së Turqisë

0

Komuna e Prizrenit ka dënuar sulmin ndaj Konsullatës së Turqisë

“Komuna e Prizrenit konsideron se veprime të tilla të shëmtuara, nuk i bëjnë nder askujt dhe dëmtojnë rëndë imazhin e qytetarisë demokratike që klasa politike dhe qytetarët po e ndërtojmë ditë më ditë në rrugën tonë të përbashkët drejt integrimeve euro-atlantike si e vetmja alternativë qytetare”, thuhet në reagimin e Komunës së Prizrenit.

“Flamujt e vendosur në qytet janë tradicionalisht reflektim i bashkëjetesës dhe realitetit qytetar dhe assesi nuk mund të kuptohen si provokim nga askush”.

“Dallimet historike nga e kaluara jonë janë përmbajtja e angazhimeve tona për të ardhmen”.

“Komuna e Prizrenit kërkon nga organet e rendit dhe të drejtësisë që të ndërmarrim veprime të shpejta konform ligjit dhe kryesit e kësaj vepre të shëmtuar të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënim meritor”.

“Komuna jonë shpreh përkushtim të plotë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe të raporteve miqësore me Republikën e Turqisë”.

“Askush nuk do të mund të dëmtojë dhe lëkund jetën shumë etnike në komunën tonë, si vlerë universale planetare”./PrizrenPress.com/

Edhe PD-ja në Prizren reagon ndaj sulmit të Konsullatës së Turqisë

0

Edhe Partia e Drejtësisë në Prizren ka reaguar ndaj sulmit të Konsullatës së Turqisë.

“Në vigjilje të Festës së Flamurit, kur mbarë kombi përcolli në botë mesazhet më paqësore dhe më humane, ndodhi ky sulm i shëmtuar ndaj përfaqësisë së shtetit mik që gjatë historisë më të re gjithmonë qëndroi pranë nesh dhe me ne, duke mos kursyer ndihmat në të gjitha sferat e jetës shoqërore, ekonomike dhe ushtarake”, thuhet në reagimin e PD-së në Prizren.

“Ky akt nuk do të lejojmë kurrë të dëmtojnë raportet vëllazërore midis dy popujve dhe dy shteteve mike”, përundon reagimi i PD-së nënshkruar nga kryetari i Degës Qemal Mehmeti/PrizrenPress.com/

Komuna e Prizrenit: I vendosëm veç 3 flamuj të Turqisë

0

Komuna e Prizrenit, një ditë pasi vendosi flamurin turk si dekor për festimin e 28 Nëntorit, ka arsyetuar vendimin e saj. Ndonëse, u konsiderua veprim skandaloz, në Komunën që drejtohet nga Ramadan Muja thonë se nuk u kanë dhënë fort rëndësi këtyre reagimeve qytetare.

Vendosja e flamurit turk në Prizren, përkrah atij kuqezi që të hënën feston 104-vjetorin e shpalosjes së tij, dyshohet se nxiti disa persona që t’i largonin vetë nga shtyllat ku ishin vendosur, e disa të tjerë ta sulmonin me koktej molotovi, po në këtë ditë konsullatën e Turqisë, që ndodhet në këtë qytet.

Megjithatë, Komuna e Prizrenit vazhdon t’i qëndrojë mbrapa këtij veprimi, ani pse reagimi qytetar ishte i menjëhershëm, me t’u shfaqur flamuri turk në qytetin e prizrenasve në prag të festimeve për 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit Kombëtar.

Zëdhënësi i kësaj Komune, Ymer Berisha, duke folur për Gazetën Express tregoi se vendosja e flamujve të shteteve mike të Kosovës, që nga paslufta, ka qenë traditë në këtë qytet. Ai tha se komisioni për hartimin e agjendës festive të 28 Nëntorit në Prizren, ka vlerësuar se këtë vit, krahas flamurit kombëtar, atij të Kosovës, në disa vende duhet të qëndrojë edhe ai i SHBA-ve, Britanisë së Madhe, Gjermanisë e edhe Turqisë.

Madje, sipas tij, sasia e vendosjes, më e vogla, e flamujve, ishte e atij turk.

“Janë vendosur 5 flamuj amerikanë, 5 britanikë, 5 gjermanë dhe 3 flamuj turq, përfshirë këtu edhe vendosja e flamurit të këtij shteti në konsullatën e Ambasadës turke në Prizren”, tregoi Berisha.

Ky zëdhënës thotë kanë parë reagimin qytetar, pas vendosjes së këtyre flamujve, por s’i kanë dhënë fort rëndësi.

“Kemi parë reagimin, por ne me të thënë të drejtën nuk i kemi dhënë fort rendësi për arsyeje se janë të ndikuara”, tha për Gazetën Express zëdhënësi i Komunës së Prizrenit.

Tutje, Berisha nuk ka pranuar të komentoi gjatë as sulmin me koktej molotovi ndaj konsullatës turke që ndodhi mëngjesin e të hënës në Prizren.

“Komuna e konfirmon sulmin në Konsultën turke në Prizren, por meqë kjo është kategori e organeve të hetuesisë dhe gjyqësorit në përgjithësi, ne jemi të rezervuar nga komentet e tyre derisa ata të dalin me ekspertizë të saktë lidhur me rastin”, tha ai.

Sulmin në fjalë e ka konfirmuar të hënën edhe Policia e Kosovës, me ç’rast ka njoftuar se ka arrestuar 5 persona në lidhje me këtë rast. /GazetaExpress/.

Thaçi dënoi sulmin kundër Konsullatës turke në Prizren

0

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dënuar sulmin e Konsullatës turke në Prizren dhe ka uruar Policinë e Kosovës për reagim të shpejtë dhe kapjen e të dyshuarve.

“E dënoj ashpër sulmin kundër Konsullatës turke në Prizren”, është shprehur Thaçi.

Presidenti gjithashtu ka lavdëruar Policinë e Kosovës për reagim të shpejtë dhe identifikimin dhe ndalimin e të dyshuarve për këtë rast.

“I përgëzoj organet e rendit për reagim të shpejtë dhe të suksesshëm. Çështja tani është në duart e drejtësisë ”, ka përfunduar presidenti Thaçi.

Qeveria e Kosovës dënon sulmin ndaj Konsullatës në Prizren

0

Qeveria e Kosovës ka dënuar sulmin ndaj Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Turqisë në Prizren, të kryer nga persona të pandërgjegjshëm gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.
“Qeveria e Kosovës konsideron se veprime të tilla të shëmtuara, në radhë të parë kanë për synim që të dëmtojnë imazhin e Republikës së Kosovës dhe të lëndojnë miqësinë e saj me shtetet partnere.

Duke vlerësuar punën e organeve të rendit dhe të drejtësisë në arrestimin e kryesve të këtij akti të ulët, Qeveria e Kosovës fton organet kompetente që të zbardhin plotësisht motivet, të vënë kryesit e saj para drejtësisë si dhe të ndërmarrin masa që akte të tilla të mos përsëriten më”, thuhet në njoftim.

Me këtë rast, Qeveria e Kosovës shpreh përkushtimin e plotë për thellimin e bashkëpunimit dhe të raporteve miqësore me Republikën e Turqisë.

Arrestohen pesë të dyshuar për sulm ndaj Konsullatës turke në Prizren

0

Policia e Kosovës, përmes një kumtese njofton se sot, me 28 nëntor 2016, rreth orës 04:20, është informuar se disa persona të dyshuar kanë hedhur mjete të dyshuara (koktej molotovi) në objektin e Konsullatës turke në Prizren dhe kanë ikur në drejtim të panjohur.

Nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar gjatë këtij sulmi, përderisa ka pasur disa dëme të vogla materiale.

Pas këtij njoftimi, PK, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për identifikimin dhe kapjen e personave të dyshuar në këtë rast.

Njësitet e forenzikës kriminalistike të Policisë së Kosovës kanë bërë ekzaminimet e nevojshme në vendin e ngjarjes duke u bazuar në dëshmi dhe video incizime relevante për procedim sa më profesional të rastit, zbulimin e tij dhe identifikimin e kryesve të përfshirë.
Në vendin e ngjarjes si dëshmi janë sekuestruar:

Një shishe qelqi e tymosur e pa thyer, ngjyrë kafeje.

Copëza qelqi të thyera në vend të ngjarjes.

Një pjesë e kupëzës së betonit dhe dëshmi tjera relevante lidhur me rastin.
Pas kësaj, Policia e Kosovës, pas një hetimi të shpejtë dhe duke u bazuar edhe në analizimin e kamerave të sigurisë në teren kanë arrit që ta identifikojnë automjetin e dyshuar të involvuar në rast (tipi dhe targat e automjetit të njohura për Policinë), dhe të njëjtin e kanë ndaluar në rrugën ” Edit Durham” në Prizren.

Gjatë kontrollit në automjet janë identifikuar tre (3) personat e dyshuar të përfshirë në këtë rast.

Policia ka konfiskuar për ekzaminim edhe automjetin e dyshuar si dhe në funksion të mbledhjes së informacioneve dhe dëshmive tjera janë realizuar bastisje në katër lokacione të ndryshme, me ç’rast 0për në polici janë shoqëruar edhe dy (2) persona tjerë të dyshuar.

Gjithsejtë pesë (5) persona të dyshuar janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës dhe me urdhër të prokurorit kompetentë të njëjtëve iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore.

Nisma në Prizren dënon sulmin ndaj Konsullatës së Turqisë

0

Nisma në Prizren ka dënuar sulmin që ka ndodhur sot në Konsullatën e Turqisë në Prizren.

“Sulmi ndaj Konsullatave të Shteteve më të cilat Kosova më mund të madh po ndërton marrdhënje ndërshtetërore dhe aq më shumë sulmi ndaj shteteve mike që kontribuon, aq shumë për Kosovën, është më se i papranueshëm dhe si të tillë Nisma në Prizren i dënon ashpër”, thuhet në reagimin e Nismës.

“Ne duhet të jemi në përpjekje të vazhdueshme që në vendin tonë të sundojë rendi dhe ligji, të instalohet funksionimi i një shteti juridik, e jo të kemi akte të tilla dhune”.

“Republika e Kosovës mund të dëmtohet rëndë nga kjo që ndodhi sot, duke sulmuar Konsullatën e një shteti mik, shtet ky i cili ka dhënë dhe po vazhdon të jap në vazhdimësi një kontribut të madh në kontekst të zhvillimit ekonomik dhe të funksionalizimit të shtetësisë së Kosovës”./PrizrenPress.com/