11.8 C
Prizren
E diel, 28 Prill, 2024

Shpallet konkursi për Dramë Origjinale Shqipe “Katarina Josipi’ 2016”

Për këtë konkurs tashmë janë publikuar edhe kriteret të cilat edhe duhet të respektohen për ata që duan të konkurrojnë, shkruan KultPlus.

Me qëllim të zhvillimit, avancimit, dhe promovimit të krijimtarisë së dramës origjinale shqipe, dhe në pajtim me Rregulloren për ndarjen e Çmimeve për Dramë Origjinale “Katarina Josipi” nr. 05/2013, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit-Departamenti i Kulturës, në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Kosovës, shpall Konkurs për Dramë Origjinale shqipe “Katarina Josipi” për vitin 2016, thuhet në njoftimin e MKRS-së, shkruan KultPlus.

“Ftohen krijuesit e dramës origjinale shqipe, (shtetas nga Kosova) që të konkurrojnë me vepra origjinale të kësaj forme letrare të cilat duhet t’i përmbajnë këto kritere:

– Një autor mund të sjellë më së shumti dy drama;
– Dramat e sjella në këtë konkurs, duhet të jenë jo më të shkurtra se 50 minuta;
– Dramat e të gjitha zhanreve do të merren në shqyrtim;
– Tema dhe as numri i personazheve nuk janë të limituara:
– Dramat e papërfunduara apo sinopsiset, nuk do të merren në shqyrtim;
– Dramat që sillen në këtë konkurs, duhet të jenë të shkruara pas vitit 2000 dhe nuk duhet të jenë të inskenuara më parë”, thuhet për kriteret e këtij konkursi.

Dramat duhet të dorëzohen në adresë: Teatri Kombëtar i Kosovës, Sheshi “Nënë Terezë” nr. 30, 10000 Prishtinë, ose përmes postes elektronike: [email protected].

Konkursi është i hapur deri me datën 16.12.2016./KultPlus.com

Më Shumë

Kurti: 200 milionë euro investime për infrastrukturën në futboll

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të dielën ka premtuar 200 milionë euro investime për transformim rrënjësor të infrastrukturës së futbollit në vend. Tashmë...

Malishevë/ Në 25-vjetorin e rënies u përkujtua dëshmori Brahim Morina

Në 25-vjetorin e rënies në altarin e lirisë, u përkujtua dëshmori i kombit, Brahim Morina, nga fshati Drenoc. Në përkujtim të rënies së tij,...

Lajmet e Fundit