Home Blog Page 6200

MPJ dënon ashpër sulmin ndaj Konsullatës së Përgjithshme të Turqisë në Prizren

0

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka dënuar ashpër sulmin ndaj Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Turqisë në Prizren duke e cilësuar një akt vandal nga persona të papërgjegjshëm që janë kundër një shteti demokratik e shumetnik si Kosova.

“Ministria e Punëve të Jashtme përgëzon Policinë e Kosovës për punën profesionale në arrestimin e personave të papërgjegjshëm të cilët e kanë kryer këtë akt të shëmtuar. MPJ kërkon që autorët të vihen para drejtësisë”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, shkruan Indeksonline.

Ndërsa Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj ka komunikuar me Ambasadoren e Turqisë në Kosovë ku e ka dënuar ashpër aktin si të tillë.

Marrëdhëniet e Kosovës me Turqinë janë të shkëlqyera dhe si të tilla ato nuk do të pengohen e as dëmtohen nga kurrfarë akti vandal e të izoluar që nuk ja duan të mirën Kosovës dhe marrëdhënieve miqësore me Turqinë, përfundohet në komunikatën për media.

Sulmohet me lëndë djegëse Konsullata e Përgjithshme e Turqisë në Prizren

0

Objekti ku është vendosur Konsullata e Përgjithshme e Turqisë në qytetin e Prizrenit është sulmuar në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Rastin e ka konfirmuar për Indeksonline Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha i cili ka bërë të ditur se sulmi ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit.

“Është sulmuar në orët e hershme të mëngjesit me një gaz molotov apo diçka të ngjashme atë ekspertiza do të vërtetojë”, ka thënë Hoxha.

Gjithashtu Hoxha ka bërë të ditur se ai bashkë me hetuesit kanë dalë në vendin e ngjarjes menjëherë pas informacionit për sulmin e bërë.

“Kemi dalë në vend të ngjarjes. Pra kam dalë unë bashkë me hetuesit, me fornezikën dhe pas disa orësh janë arrestuar personat e dyshimtë janë duke u intervistuar”, ka shtuar Hoxha.
Po ashtu Hoxha ka theksuar se për fat të mirë nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale

Thaçi: Flamuri kuqezi valëvitet në më shumë toka se kurrë më parë

0

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se është i lumtur kur e sheh flamurin shqiptar të valëvitet në më shumë toka se kurrë më parë, njofton Klan Kosova.

“Flamuri kuqezi ka qenë gjithmonë në zemrat tona si burim i pashtershëm frymëzimi. Më bën të lumtur dhe krenar kur sot e shoh që valëvitet i lirë dhe në më shumë toka se kurdo herë më parë”.

Thaçi, për këtë 28 nëntor, ka rikujtuar dëshmorët dhe martirët e kombit duke thënë se për ta më shumë duhet të ndjejmë krenari se dhimbje.

“Sot, krenaria është më e madhe se dhimbja për heronjtë tanë, për dëshmorët e martirët”.

“Për Skënderbeun, për Ismail Qemalin e Isa Boletinin, për Bajram Currin e Themistokli Gërmenjin, për Hasan Prishtinën e Marigo Posio, për Shaban Polluzhën e Adem Jasharin, për UÇK-në dhe çdo ushtar të saj, për ata që dhanë jetën për liri dhe ata që e gëzojnë së bashku me ne këtë liri”.

“Ata janë frymëzimi ynë për të punuar çdo ditë që të ndërtojmë shtete të fuqishme, që brezat që do të vijnë të jetojnë në liri e barazi, dinjitet e prosperitet”.

Demaçi pret flokët për 28 Nëntor (FOTO)

0

Veprimtari i njohur i çështjes Kombëtare, Adem Demaçi, ndonëse tashmë i shtyrë në moshë, ende nuk i është zbehur dëshira, që për festa të jetë modest.

E pikërisht për Ditën e Flamurit, ai vetëm një ditë më parë, u pa tek parukeri duke i hequr flokët, njofton Klan Kosova.

Por edhe pse gjithë jetën i kushtoi veprat bashkimit kombëtar dhe atdheut shqiptar, Adem Demaçi nuk e la dot pa u fotografuar dhe aty me flamurin kombëtar Kuq e Zi.

Klan Kosova merr vesh se Adem Demaçi, për nder të 28 Nëntorit, është nisur për në Tiranë.

demac1

demacciii

Ymeri në Prekaz: Dëshmorët nuk e kanë ditur se do të ketë njerëz që humbin jetën në burgje

0

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, gjatë homazheve tek varrezat e familjes Jashari në Prekaz, ka thënë se sakrifica e Adem Jasharit dhe e familjes së tij, është dëshmi se ‘28 Nëntori’ nuk është datë e së kaluarës por edhe datë e së ardhmes.

“Familja Jashari janë udhërrëfyesi i jonë për të ardhmen. Për këtë Kosovë ka rënë Adem Jashari dhe të gjithë dëshmorët e luftës”, ka thënë Ymeri.

“Asnjë prej tyre nuk e kishte menduar se në Kosovën e pavarur dhe sovrane do të ketë të arrestuar politikisht, do të ketë njerëz që humbin jetën në burgje dhe nuk do të ketë asnjë përgjegjësi për këtë gjë”, ka shtuar ai, shkruan Klan Kosova.

“Me këtë 28 nëntor kujtojmë se sa rrugë kemi përpara duke kujtuar se sa kemi sakrifikuar në të kaluarën”, ka thënë ai.

Ymeri ka thënë se përveç homazheve, Lëvizja Vetëvendosje do të vizitojë edhe kullën e Jasharëve për ta kujtuar bashkë familjen Jashari.

Selimi: 28 Nëntori, data më e lavdishme e kombit tonë

0

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, i cili par 19 vitesh së bashku me Mujë Krasniqi (dëshmor i kombit), Rexhep Selimi dhe Daut Haradinaj dolën para masës së madhe që ishin mbledhur në Llaushë dhe treguan se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ekziston përnjëmend tha se 28 Nëntori është data më e lavdishme e kombit.

Ai tha se në këtë datë takohen gjithë heronjtë dhe dëshmorët e kombit, takohen Gjergj Kastrioti, Ismail Qmali e Adem Jashari.

Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:

“Gëzuar 28 Nëntori – data më e lavdishme e kombit tonë!

Në këtë datë takohet historia jonë, takohen gjithë heronjt dhe dëshmorët e kombit, takohen Gjergj Kastrioti, Ismail Qmali e Adem Jashari.

Në këtë datë do të takohemi gjithmonë ne shqiptarët, që të jemi të bashkuar e të fortë, me një flamur e një atdhe, të pandarë e të pamposhtur.

Në këtë datë dhe me flamurin kuq e zi lindi dhe frymon Shqipëria. Në këtë datë lindi Adem Jashari. Në këtë datë dhe me këtë flamur u rrit UÇK-ja.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës është një hallkë e rëndësishme e zinxhirit të historisë pa të cilën nuk do të valonte flamuri kuq e zi aty ku është larë me gjak brez pas brezi.

Le të jenë krenar të gjithë ata që i përkasin kombit shqiptar!

Rroftë kombi dhe flamuri shqiptar!”. /Telegrafi/

‘Negociatori i Shkodrës’ dhe Tradhëtari i Vlorës

0

Altin Kocaqi

Pavaresia

Edhe përse me shumë vones pavarësia erdhi me 28/11/1912. Normalisht që pengesat nga jashtë ishin të pritëshme por mosqendresa e bashkuar e shqiptarëve nuk mund të injorohet e të mos vlerësohet dhe sot e kësaj dite. Një nga figurat më të shëmtuara që punoj kundër një Shqipërie, me Kosovë e Çamëri brenda, ishte Esat Toptani i cili është një histori e mbushur me dredhira dhe tradhëtira…..por, siç duket, jo të gjithë kemi të njëjtin mendim per Esatin….

Gazetari

Gazetari Ilir Ikonomi në botimin e ri rreth figurës së Esat Toptani thotë se ‘’e gjykon ftohtë figurën e Toptanit’’ dhe se ai ‘’e ka kuptuar më mirë se e gjithë historigrafia, deri më sot, situatën në te cilën ndodhej Esat Toptani kur merrte vendime në dëm te shqiptarëve’’.

I pyetur për dorëzimin e Shkodrës ushtrisë malazeze, Ikonomi deklaron se:

“Duhet të kuptoni kontekstin e situatës për të vlerësuar nëse kjo ishte një njollë në jetën e tij, pasi shumë nuk e dinë se si ishte situata në Shkodër. Toptani me ushtrinë e tij po luftonte në Shkodër për ta mbrojtur, por Shkodra u dorëzua në kushte ekstreme, ku njerëzit po vuanin nga uria dhe ushtria po rebelohej ndaj tij. Ai ishte një negociator dhe e bëri dorëzimin pas negociatave, nuk e di se ç’do të bënte një gjeneral ushtrie tjetër në këto kushte ku ndodhej pushtimi i Shkodrës, por nuk duhet gjykuar pa kuptuar situatën”.

Ky gjykim i gazetarit nuk duket se është aspak i ftohtë dhe për më shumë të lë përshtypjen se ai nuk e ka kuptuar kurrë Esat Toptanin ose nuk dëshiron ta kuptoj se si funksiononte ai lloj njeriu. Natyrisht që askush nuk është prefekt në jetën vetë dhe të gjithë kanë dritëhijet e tyre për gjëra të rëndësishme dhe më pak të rëndësishme. Ti justifikosh këto dritëhije ndonjëherë duket se është shumë normale por të justifikosh një mëndje djallëzore si të padjallëzuar atëherë duhet të kesh besimin e plotë se lexuesit përballë teje ose janë me të vërtetë budallenjë ose ti po kërkon ti besh për budallenjë. E pakta e të paktave dhe më e ndershmja do ishte ti japte këto dokumente pa dhënë opinionin e tij dhe jo të mundohet të shfajësoj një njeri qe nuk duket se e njeh se si fuksiononte.

Tradhetari

Malësia e beri detyrën saj dhe i dëboj serbët nga Dibra duke u shkakëtuar humbje të mëdha. Në se Esati dhe të tjerët do bënin po të njëjtën punë atëherë gjerat mund të ishin ndryeshe. Europa nën trysnin e fqinjëve kishte përballë saj dy alternativa: 1. Alternativën e Vlorës me një Shqipëri të përfaqësuar nga trevat e të gjitha trojeve dhe pa kufijë përfundimtarë . 2. Alternativën e Esatit e cila ishte 100% e ndakortësuar me pretendimet serbe e greke. Rastësi??

Që ta njohim Esatin e Ilir Ikonomit dhe justifikimin që ky i fundit i bënë dorëzimit të Shkodrës shkojmë të njihemi me një dokumet që del nga Ministria e Jashtme Greke pasi këtu duket qartë se sa budallallëk është te justifikosh dorëzimin e Shkodrës. Në këtë dokumet Esati jo vetëm që nuk do të ia dijë për Shqipërinë por i mëson grekët dhe serbët se si ta justifikojnë pushtimin e Shqipërisë:

PREFEKTURA E KORFUZIT PËR MINISTRINË E JASHTME

Nr i rregjist, A YE 1913. 35, nr. 26155 Korfuzë më 14/09/1913

“Doktor Vila mu lutë të përcillja në Ministri këto. Esati i zemëruar nga qeverria e përkohshme dhe nga ambasadorët e njohur po niset drejt Serbisë në krye të një force prej 20 mijë burrash. Më porositi t’u telegrafoi të bëhet ndërhyrje ushtarake greke , me arsyen e ndjekjes së forcave kryengritëse dhe të marrin Beratin edhe Vlorën. Si te kete ndodhur kjo atëherë Esati në krye të burrave të tij do kthehet drejt takimit edhe marveshjes me forcat greke për përcaktimin e kufijve ndakortë me dëshirat tona. Më porositi,po ashtu, që kjo të bëhej shpejtë edhe të më telegrafoni menjëherë që ti jap atij porosit tuaja të Martën e ardhëshme. Mundësisht propozojuni zyrtarishtë serbëve që edhe ushtria e tyre të veproj po kështu duke pasur një preteks të mrekullueshëm për zbrazjen e Dibrës nga forca kryengritëse e popullit përreth e ndihmuar edhe nga oficerët Bullgarë në Dibër. Qeverria Shqiptare u terhoq para kërkesave të Esatit, këmbëngulë vetëm për negiocimet e Austrisë edhe Italisë edhe të mbajë qeverrin aktuale në Vlorë për arsyet e njohura. Për këtë Esati do na përgjigjet nesër. Dëshiron shmangien e përleshjeve me armë edhe propozon atë që thamë më sipër. Ju falenderon për çështjen e njohur”.

Prefekti i Korfuzit Qehajas

Kush mund të na thojë se Shkodra nuk negociua po me të njëjtën mënyrë?

Mustafa uron shqiptarët për 28 Nëntorin

0

“Të gjithë ne sot ndjehemi Një, të fortë por edhe përgjegjës për ndërtimin dhe zhvillimin e shteteve dhe vendeve tona, gjithandej ku jemi”, ka shkruar Isa Mustafa.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, ka uruar të gjithë bashkëkombasit për festën e 28 Nëntorit – Ditën e Flamurit.

“Të gjithë ne sot ndjehemi Një, të fortë por edhe përgjegjës për ndërtimin dhe zhvillimin e shteteve dhe vendeve tona, gjithandej ku jemi”, ka shkruar Isa Mustafa.

Sot Shqipëria feston 104 vjetorin e pavarësisë së shpallur më 28 nëntor 1912.

104 vjet nga shpallja e pavarësisë, si ishte dhe si është sot Shqipëria

0

Sot bëhen 104 vjet nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë më 1912 në Vlorë. Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë erdhi pas përpjekjeve gati 500 vjeçare të popullit Shqiptarë nga perandoria osmane, e cila pushtoi trojet shqiptare, 10 vjet pas vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeu më 17 janar 1468.

Përpjekja për çlirim e popullit shqiptar dhe popujve të tjerë evropianë nga perandoria osmane nuk janë ndalur asnjëherë deri në dëbimin e saj më 1912-të.Përveç trojeve Shqiptare, Parandoria Osmane për disa shekuj kishte të pushtuara edhe vendet e tjera të Ballkanit, si dhe tentojë të marrë edhe Austrinë, ku pas një lufte dy mujore me Vjenën, më 1683 pëson humbje të mëdha dhe tërhiqet.

Në vitin 1684 u krijua një koalicion kundërosman me emrin “Lidhja e Shenjtë”. Në koalicion merrnin pjesë Austria, Polonia, Venediku, Malta dhe pas dy vjetësh hyri edhe Rusia. Pas kësaj, ushtria austriake përparoi në Bullgari dhe në tokat e shqiptarëve.

Në Prishtinë forcat austriake u pritën nga 5000 kryengritës shqiptarë, kurse në Prizren nga 6000 kryengritës të tjerë shqiptarë. Shqiptarët luftuan përkrah austriakëve në Novobërdë e në disa qytete të tjera. Këto beteja përfunduan me fitoren e ushtrisë osmane.

Pas këtyre disfatave, me austriakët u tërhoqën nga Kosova mjaft kryengritës. Faktin e largimit të mjaft kryengritësve nga Kosova e shfrytëzoi më vonë monarkia serbe e cila krijoi legjendën e së ashtuquajturës “shpërngulja e serbëve” nga Kosova dhe popullimin e saj prej shqiptarëve. Përpjekje e madhe e popullit shqiptarë ishte edhe pas luftës së re Ruso-Turke (1877-1878).

Rusia se bashku me Austro-Hungarinë në Budapest, më 15 janar 1877, nënshkruan një marrëveshje e quajtur si Marrëveshja e Budapestit. Sipas tyre, Austro-Hungaria do të qëndronte asnjanëse në luftën ruso-turke.

Si shpërblim ajo fitonte të drejtën të pushtonte ushtarakisht Bosnjën dhe Hercegovinën, kurse fati i sanxhakut të Novi Pazarit (Pazarit të Ri) do të caktohej me një marrëveshje të veçantë që do të lidhnin Peterburgun me Vjenën. Perandoria dualiste zotohej të mos i prekte Rumaninë, Serbinë, Bullgarinë dhe Malin e Zi, të cilat Rusia i mbante si territore të zonës së saj të ndikimit. Perandoria Ruse do të kënaqej me aneksimin e Besarabisë në Ballkan dhe të Batumit në Kaukaz.

Por, në rast se Perandoria Osmane do të shembej krejtësisht, Bullgaria, Rumania dhe Shqipëria do të bëheshin shtete autonome; Kreta, Thesalia dhe Epiri do të aneksoheshin nga Greqia, kurse Stambolli me rrethinën e tij do të shpallej qytet i lirë.

Megjithatë, duhet pranuar se marrëveshja e Budapestit, pavarësisht nga këto aspekte negative, ishte akti i parë diplomatik ndërkombëtar që pranoi në parim idenë e krijimit të një shteti shqiptar.

Kjo ide ishte e Austro-Hungarisë, e cila u nis nga interesi për të krijuar në Ballkanin Perëndimor një barrierë kundër ekspansionit serb drejt Adriatikut e Maqedonisë. Më 10 qershor 1878 shqiptarët u mblodhën në Prizren dhe formuan Lidhjen e Prizrenit. Lidhja e Prizrenit ishte lëvizja e parë e shqiptare e madhe e organizuar në mënyrë administrative, politike dhe ushtarake që prej kohës së Skënderbeut.

Të detyruar nga rrethanat specifike të vitit 1878, shqiptarët thirrën një Kuvend mbarëkombëtar, i cili synonte bashkimin e Shqipërisë. Pas firmosjes së Marrëveshjes të Shën Stefanit mes Rusisë dhe Turqisë, ku Shqipërisë nuk iu njoh asnjë e drejtë territoriale, dhe në pritje të kongresit të Berlinit, i cili më shumë mundësi do t’i hiqte hartës shqiptare krahina të shumta, atdhetarët shqiptarë ideuan këtë mbledhje, në përpjekje për t’u larguar nga sundimi osman.

Më 10 qershor 1878, në Prizren u bashkuan katër vilajetet e Shqipërisë: Shkodrës, Manastirit, Janinës dhe Kosovës. Kongresi i Berlinit u hap më 13 qershor 1878, me rend dite rishikimin e Traktatit të Shën-Stefanit. Në të morën pjesë gjatë fuqitë e mëdha të Evropës: Gjermania, Anglia, Franca, Rusia, Austro-Hungaria dhe Italia. Copëtimi i parë i trojeve shqiptare u realizua pas vendimeve të Kongresit të Berlinit për të shpërblyer Malin e Zi me Plavën e Gucinë.

Gjatë kësaj kohe, iu kaluan Serbisë zonat e Toplicës, Prokuples, Kurshumlisë, Nishit, Vranjes dhe Leskovacit. Popullsia shqiptare në këto zona u përzu me dhunë, dhe e gjithë u spastrua etnikisht, duke krijuar 70 000 refugjatë shqiptarë që u vendosën në Kosovë e 60 000 të tjerë që u vendosëm në zonën që sot është në Maqedoni. Kongresi i Berlinit i dha Malit të Zi edhe tokat tjera shqiptare, qytetin e Tivarit dhe Podgoricën.

Përpjekja e popullit shqiptar u shua më pas me mosnjohjen e trojeve nga Kongresi i Berlinit dhe luftën e popullit shqiptar kundër perandorisë osmane, e cila rezultoi me copëtimin e Shqipërisë dhe mbetjen e pjesëve tjera nën perandorinë osmane.

Lufta e popullit shqiptar nuk u ndalë deri më 1912, ku në Vlorë u shpallë pavarësia e Shqipërisë dhe përfundimisht populli shqiptarë dëbon nga trojet e veta perandorinë osmane. Pas kësaj u mbajt Konferenca e Ambasadorëve në Londër, më 1912-1913 e njohur ndryshe edhe si “Konferenca e Paqes në Londër”, i cili ishte një takim ndërkombëtar i gjashtë Fuqive të Mëdha të asaj kohe (Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Austro-Hungaria, Rusia dhe Italia).

Këto fuqi u mblodhën në dhjetor 1912. Pas shumë diskutimesh, më 29 korrik 1913, ambasadorët morrën një vendim formal për të njohur Principatën e Shqipërisë si shtet sovran të pavarur nga Perandoria Osmane, duke e copëtuar edhe njëherë dhe duke marrë dy të tretat e trojeve shqiptare. Më poshtë shihni hartën e propozimit të qeverisë shqiptare, propozimit të Francës, Rusisë dhe Ligës së krijuar Ballkanike ( Bullgaria, Greqia , Serbia dhe Mali i Zi), si dhe vendimin e marrë nga konferenca e ambasadorëve.

Shqiptarët sot festojnë Ditën e Flamurit

0

Shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e vende të tjera në Ballkan dhe në botë, sot e festojnë Ditën e Flamurit.

Kjo ditë shënohet për nder të 28 Nëntorit 1912, kur në Vlorë është shpallur Deklarata e Pavarësisë së Shqipërisë.

Në Shqipëri dhe në Kosovë janë paralajmëruar manifestime të ndryshme.

Aktualisht, Shqipëria në këtë ditë të rëndësishme të historisë së saj, është anëtare e NATO-s dhe kandidate për pranim në Bashkimin Evropian, ndërsa Kosova dhe BE-ja, javën e kaluar, e kanë mbajtur takimin e parë të Këshillit për Stabilizim-Asociim.