Selimi: 28 Nëntori, data më e lavdishme e kombit tonë

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, i cili par 19 vitesh së bashku me Mujë Krasniqi (dëshmor i kombit), Rexhep Selimi dhe Daut Haradinaj dolën para masës së madhe që ishin mbledhur në Llaushë dhe treguan se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ekziston përnjëmend tha se 28 Nëntori është data më e lavdishme e kombit.

Ai tha se në këtë datë takohen gjithë heronjtë dhe dëshmorët e kombit, takohen Gjergj Kastrioti, Ismail Qmali e Adem Jashari.

Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:

“Gëzuar 28 Nëntori – data më e lavdishme e kombit tonë!

Në këtë datë takohet historia jonë, takohen gjithë heronjt dhe dëshmorët e kombit, takohen Gjergj Kastrioti, Ismail Qmali e Adem Jashari.

Në këtë datë do të takohemi gjithmonë ne shqiptarët, që të jemi të bashkuar e të fortë, me një flamur e një atdhe, të pandarë e të pamposhtur.

Në këtë datë dhe me flamurin kuq e zi lindi dhe frymon Shqipëria. Në këtë datë lindi Adem Jashari. Në këtë datë dhe me këtë flamur u rrit UÇK-ja.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës është një hallkë e rëndësishme e zinxhirit të historisë pa të cilën nuk do të valonte flamuri kuq e zi aty ku është larë me gjak brez pas brezi.

Le të jenë krenar të gjithë ata që i përkasin kombit shqiptar!

Rroftë kombi dhe flamuri shqiptar!”. /Telegrafi/

Më Shumë

Rahoveci shënon Ditën e Çlirimit, Latifi: Liria është amanet që duhet ruajtur

Të dielën e 14 qershorit, Komuna e Rahovecit ka shënuar Ditën e Çlirimit. Me këtë rast është organizuar edhe një seancë solemne në Kuvendin Komunal. Në...

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në autostradën “Ibrahim Rugova”.Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, aty kanë dalë njësitë policore dhe...

Lajmet e Fundit