Home Blog Page 6200

Berisha: Thaçi për të shpëtuar veten la në burg Selimin, Lushtakun dhe Demakun

0

Deputeti i NISMA, Zafir Berisha ka thënë se në vazhdën e eliminimit nga jeta publike, Hashim Thaçi, për të shpëtuar veten, la përfundimisht në burg Sylejman Selimin, Sami Lushtakun, Fadil Demakun, luftëtarë këta të dëshmuar të UÇK-së nga ish Zona Operative e Drenicës, transmeton Indeksonline.

Ky është statusi i plotë:

Në vazhdën e eliminimit nga jeta publike, Hashim Thaqi, për të shpëtuar vehten, la përfundimisht në burg Sylejman Selimin, Sami Lushtakun, Fadil Demakun dhe shum luftatarë të dëshmuar të UCK-së nga ish Zona Operative e Drenicës. Duke qenë në krye të ekzekutivit për shumë vite dhe duke mos bërë asgjë për ta mbrojtur pastërtinë e luftës së lavdishme të UÇK-së, Hashimi i Burojës për interesa të ngushta meskine është vënë në shërbim të atyre politikave të cilat mo çdo kushtë tentojnë ta barazojnë luftën për liri të UÇK-së dhe qytetarve të saj me luftën okupuese dhe gjenocidale të Serbisë. Dënimi i luftëtarve nga Drenica mund të jetë vazhdimësi e planeve djallëzore të Hashimit dhe “lakejve” të tij që e sollën Kosovën deri në atë gjendje, me qëllim që të formojnë gjykatë ndërkomtare të veçantë për të gjykuar përpjekjen shekullore për liri të shqiptarëve. Zafa

Ramush Haradinaj lëshon takimin: Nuk durohet Isa Mustafa

0

Ramush Haradinaj ka dal nga takimi ka thënë se kërkesa e tyre është që demarkacioni të zgjidhet drejt.
Liderët e partive të pozitës dhe opozitës janë mbledhur sot në një takim për zgjidhjen e problemit të Demarkacionit në hotelin ‘Swiss Diamond’, në Prishtinë, shkruan lajmi.net

Në takim po marrin pjesë të gjithë liderët, përveç Fatmir Limajt, partia e të cilit po përfaqësohet nga Jakup Krasniqi.

Por Ramush Haradinaj ka lëshuar takimin, pasi siç ka deklaruar, kërkesa e tyre është që Demarkacionit të zgjidhet drejt.

Kur është pyetur nëse ka pasur përafrim të qëndrimeve është shprehur se Isa Mustafa në takim ka folur sikur Murat Meha para një viti dhe e ka lëshuar takimin pasi siç ka thënë nuk ka mundur me durua dhe ka lëshuar takimin. /lajmi.net

Konfiskohen tri pistoleta në Prizren

0

Tri pistoleta janë konfiskuar në lokacione të ndryshme në rajonin e Prizrenit.
Policia njofton se në rrugën “Hoxhë Tahsini” në Prizren,pas informatës se një person posedon një armë zjarri, kanë dalë në vendin e ngjarjes me ç’rast kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë të tipit ‘Ekol-Tuna’, të cilën i dyshuari e kishte hedhur në tokë.

“I dyshuari është arrestuar dhe pas një pune intensive është gjetur dhe konfiskuar edhe një pistoletë tjetër e tipit ‘Ekol Magnum’, e cila po ashtu i përkiste të dyshuarit”, njofton Policia e Kosovës

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Edhe në fshati Korishë, është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë.

Me vendim të prokurorit rasti do të trajtohet me procedurë të rregullt.

Rasti i tretë i konfiskimit të armës ka ndodhur në fshatin Recan të Suharekës.

“Gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”./PrizrenPress.com/

Ramadan Muja mohon tentativën e rrëmbimit të nxënëses boshnjake

0

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, ka hedhur poshtë pretendimet e drejtuesve të Partisë së Re Demokratike (NDS) për rastin e tentativë rrëmbimit të një nxënëseje boshnjake, që ndjek mësimin në shkollën e mesme të mjekësisë “Luciano Motroni”, duke theksuar se ky subjekt ka reaguar për një “incident” që nuk ka ndodhur.

Ai ka theksuar se inskenimet e tilla janë shqetësuese, pasi që bazuar në hetimet e deritashme të policisë nuk janë gjetur prova për tentativë rrëmbimi, ndërkohë që tashti lënda është proceduar në prokurori, shkruan sot “Koha Ditore”.

Muja ka pohuar se të gjithë i janë gëzuar kalimit të nxënësve në objektin e ri të shkollës së mjekësisë, me ç’rast angazhimi i organeve komunale ka qenë për rend e qetësi për të gjithë nxënësit e kësaj shkolle, në mënyrë që ata të dalin sa më të përgatitur pas përfundimit të shkollimit.

Një Kushtetutë të re për Kosovën

0

Shkruan:Ma.Sc.GENT GJINI

Pothuajse, si shtet jemi në kalim te trendeve dhe situtatave të reja zhvillimore, që duhet të i përcjellim me shtetin e ashtuquajturës Republikë e Kosovës, respektvisht në atë që tani më jemi afër zbritjes në pikën në ndalesën e fundit të udhëtimit të tranzicionit që na ka percjellur dhe kemi bashkjetuar me atë. Shteti i Republikës së Kosovës në strukturën dhe kornizën te deritanishme juridiko-politke, me të ashtuqujaturën Kushtetutë aktuale, krijon nevojat imediate ashtu të themi, për ndryshime radikale apo për një kushtetutë të re, e cila kjo duhet të ketë përmbajtje tjetër nga ato parimet e saja, dhe të e përcjell kohën dhe ndryshimet që i determinojnë ato për ndryshime, respektvisht për kushtetutë të re.

Kushtetuta që është në fuqi, dhe që përcakton anatomine strukturore të shtetit respektivisht të vet institucioneve qe ajo i legjitimon, dhe percakon kufijtë dhe shtrirjen të kompetencave të institucioneve legjilslative, egzekutive, dhe gjyqësorit. Dhe që si kushtetutë kjo është garantuese, per mos interferim dhe mos ndikime të ndërsjellta ndërmjet tyre dhe po ashtu, edhe impaktit të përcaktimit të kahjes zhvillmore ekonomike te vendit. Tani më të themi me këte kushtetute, vakumet dhe fluskat kanë filluar të dalin dhe ato simptomat qe paraqiten, qe te kemi një kushtetetutë te re.

Simptomat ndër ta që determinojnë këto janë si nga fushat gjyqesore, e legjislative dhe egzekutive dhe ato jane te sanksionuara parimet kushtetuese që vet bien ndesh me vet këtë kushteutet aktuake dhe në raportit me Pakon e Ahtisarit. E cila kjo pako, jetësoj këtë kushtetutë që e kemi, po qe edhe la shumë elemenetet qe duhet te hiqen, apo qe ato janë lëne deri sa shteti i Republikës së Kosovës të vjen në një faze, të stabilitetit të mirë politik, juridik, ekonomik, të paraqitet vet nevoja për ndryshimet

Si parakusht do iu ilustroja disa nga rrethanat, dhe faktorët që kushtëzojne që kjo kushteteutë e tanishme, është tani më e konsumuar dhe jashtë kohës, dhe jashte rrethanave aktuale politike juridike ekonomike. Si rrjedhojë që vlen të ceket për këso ndryshimesh është pikërisht, elementi i supremacionit apo të superiorietit të Kushtetutës perkunder Pakos së Ahtisarit. Ne që gjithe e dimë, qe Kushtetetuta është akti me i lartë juridiko politik i vendit dhe të gjitha dispoziatat duhet të jenë në harmoni me parimet kushtetutuese dhe kjo kushtetute ka perparesi dhe pritoritet ndaj akteve tjera me te ulëta.

Pra kjo është e sanksionuar ne kushtetutën tone, por në mesin e shume parimeve brenda kushtetutës në dispozitat tjera më lartë del te jetë qe Pakoja e Ahtisarit del te jetë ajo qe bart atributin e supremacionit, dhe flet që Kushtetuta e Republikës së Kosovës, duhet të jetë në harmoni me Pakon e Ahtisarit dhe ka përparësi ndaj saj.

Pra kjo dispozite flet shumë, dhe si rrjedhojë devalvon Kushtetutën e Republikës së Kosovës, dhe jep mesazhin të themi ashtu të gjerë, se ende jemi nën protektoratatin ndërkombëtar dhe trajtohemi ashtu nga ndërkombetaret te mbikqyrur dhe të varur, nga shtetet që na kanë sponzorizuar pavaresinë e Republikës së Kosovës. E që kjo po të shikohet me syrin aktual të kohës, dhe rrethanave që janë tani më jemi shtet dhe menaxhojmë në menyrë autonome sferën e shtetndërtimit, mbi bazën e Kushtetutës që e kemi me kete dhe legjislativit ne rregullimin e jetës së qytetarëve, dhe per ato kushte të mira për mireqenien ekonomike, politike, dhe juridike dhe Pakoja e Ahtisarit fare, nuk përmendet dhe shteti i Kosoves fare nuk punon me atë.Kjo sepse e gjitha, nga Pakokoja e Ahtisarit është përshkurar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, dhe ndoshta me është koha, qe primatin e supremacionit ta mer Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe te trajtohet si akti i lartë juridike politik i vendit, dhe qe tani më kesaj Pakoje e Ahitsarit, qe është e shkuara e kohës në historinë e lavdishme për gjeneratat tjera të Kosovës te jete e hequr.

Po ashtu si rrjedhojë të themi më problematikja e kohës, dhe që drejtepërdrejt që prek rregullimin e mirëqenies së jetës së njerzve, për kualitete jetësore te mirë ekonomike,të ndryshimeve politike, dhe reformave gjyqësore, që te gjitha këto njihen si shtyllat kryesore të shtetit, dhe me e keqja qe me kete e paraqitjes të ndërhyrjeve në punët e brendshme të Republikës së Kosovës, është ajo far mënyra e ndryshimit te ligjeve, dhe parimeve të vet Kushtetutese për këto, ndryshimet te themi më përmbajtësore për një kushtetutë të re, është ajo se kjo Kushtetutë e tanishme kërkon konsesus jodemokratik të gjithë përfaqësuesve deputet në parlamentin e Kosovës. E ku fjalën konstituive dhe me peshë në këtë e kanë, komunitet pakice. Që edhe përkundër, që ka nje vullnet te shumicës për ta ndryshuar Kushtetutetën, pakica e vogël e komuniteteve e blloken, dhe nuk e voton ashtu, që kjo Kushtetutë mbetet e pandryshuar.

Kjo është paradoksi që nuk di se si të quhet ndryshe,se pse është nevoja të kemi kushtetutë të re të ndryshuar, dhe me përmbajtësore e që veqanërisht, komuniteteve të ju merret roli me dominant, që mban funskionimin e shtetit, pra vota e garantuar dhe e rezervuar për ta, që pa votën e tyre këto ndryshime mos të bëhen. Pra për tu evituar kjo, duhet të jetë nje ligj i ri, nga shumica e parlamentareve të deputetëve dhe të votohet për një ndryshim të tillë. E ndryshe nga ajo, qe deri me tani ka funksionuar ku këto pakicat të vogëla kanë mbajtur peng shetin dhe te ardhmen e Kosovës, per ndryshimet e Kushtetutes në sferat e ndryshimeve për tu bërë si asaj në fushat ekonomike për mirëqenie të mirë zhvllimore, në sferën e politikës shteterore, për politikat madhore, por edhe për politikën e gjyqësorit që të gjitha këto procese te i bllokojnë, këto pakica dhe një tërë popull të mbajne peng, ashtu vetem për interesat e tyre, të politikës shoveniste dhe agjendes së shtetit serb.

NISMA mban takim rajonal në Malishevë

0

NISMA për Kosovën, ka filluar të zhvilloi takime pune me kryesitë e degëve të saj, sipas rajoneve. Nën organizimin e Sekretarisë Organizative, kryesitë e degëve të NISMA për Kosovën në Prizren, Suharekë, Rahovec, Dragash dhe Malishevë, kanë zhvilluar një takim pune në Malishevë.

Të pranishëm në këtë takim, të parin të këtij niveli ishin, kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA’s, Jakup Kransiqi, kryetari i NISMA’s, Fatmir Limaj, sekretari i përgjithshëm Bilall Sherifi, kryetari i degës së NISMA’s në Malishevë, njëherit kryetar i komunës së Malishevës, Ragip Begaj, drejtues të sekretarive të NISMA’s, anëtarë të kryesisë, deputetë, etj.

Në këtë takim drejtuesit e NISMA për Kosovën, folën për rëndësinë e takimeve të tilla, ku thanë se qëllimi i këtij takimi është njohja sa më e mirë mes degëve, shkëmbimi i praktikave të punës, vendosja e lidhjeve të komunikimit mes degëve, për një organizim më të mirë në funksion të zhvillimit të politikave socialdemokrate të NISMA për Kosovën.

Në këtë takim, po ashtu është folur edhe për situatën e rëndë ekonomike në vend, gjithashtu edhe për problemet që po mbizotërojnë në fushën e arsimit, shëndetësisë dhe problemeve tjera sociale që po prekin direkt jetën e qytetarëve.

Drejtuesit e NISMA për Kosovën, kanë kërkuar një angazhim sa më të madh të strukturave të NISMA’s në rajonin e Prizrenit, për të arritur ndryshimin e madh që i duhet vendit, dhe këtë duke filluar me qytetin e Prizrenit, sepse zemra e NISMA për Kosovën, është pikërisht Prizreni.

NISMA për Kosovën, ditëve në vazhdim do të vazhdoj të mbaj takime pune edhe me kryesitë e degëve tjera të NISMA, përkitazi me rajonet në vend. /PrizrenPress.com/

Fatmir Limaj: Dje u dënuan zërat e parë të UÇK-së

0

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, dënimin e ish-ushtarëve të UÇK-së e ka quajtur lajm shumë të keq për të gjithë liridashësit në Kosovës.

Ai, përmes një postimi të tij në Facebook, ka thënë se dje u dënuan zërat e parë të UÇK-së, ata që vullnetarisht ja ofruan jetën e tyre lirisë së Kosovës, raporton PrizrenPress.

Postimi i plotë i Limajt:

Lajm shumë i keq për të gjithë liridashësit në Kosovë.!

Dje u dënuan zërat e parë të UÇK-së, ata që vullnetarisht ja ofruan jetën e tyre lirisë së Kosovës.

Unë dhe familja ime e dimë shumë mirë çka është persekutimi në liri, në lirinë të cilën ende se kemi shiju.!

Bashkëndjej me ju, me familjet e juaja të nderuar bashkëluftëtarë.!

Kuvendi i të Rinjve të Malishevës falënderon Begajn për mbështetje

0

Kuvendi i të Rinjve të Malishevës (KRM), përmes një letër falënderimi, ka falënderuar Kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, për mbështetje të aktiviteteve të tyre. Këtë letër falënderim, kryetarit Begaj, ja dha sot kryetari i Kuvendit të Rinjve të Malishevës, Lulzim Buzhala, i cili gjithashtu falënderoi edhe sektorët tjerë të komunës, për mbështetjen në aktivitetet e tyre.

“Rinia është potenciali më i madh që kemi ne si komunë, prandaj edhe përkrahja për aktivitetet e juaja dhe të organizatave rinore, është prioritet dhe obligim për ne”, tha me këtë rast kryetari Begaj. Kryetari, gjithashtu tha se do të vazhdoj përkrahja për aktivitetet rinore, të cilat kanë karakter edukativ dhe arsimor dhe kundër dukurive negative.

Nga ana tjetër, kryetari i KRM, Lulzim Buzhala, ka falënderuar edhe sektorët tjerë, si drejtorinë për kulturë, rini dhe sport, pastaj drejtorinë e arsimit, për mbështetjen e vazhdueshme në aktivitetet e KRM. /PrizrenPress.com/

Thaçi drekon me Ramën në Prizren

0

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar ditë më parë se sot do të drekojë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në Prizren.

Kreu i shtetit këtë e bëri të ditur në punimet e Seminarit të 93-të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, në Prishtinë që u mbajt për tri ditë radhazi në Prishtinë.

Atje, Thaçi tha se  bashkëpunimi me Shqipërinë, duhet t’i gëzojë të gjithë.

“Me Shqipërinë kemi raporte të shkëlqyera të bashkëpunimit institucional, para dy ditësh jam takuar me kryeministrin Rama, pasnesër do të kemi drekë me kryeministrin Rama në Prizren”

“Po ky bashkëpunim i yni duhet t’i gëzojë, sepse është bashkëpunim i standardeve dhe vlerave euroatlantike dhe në asnjë mënyrë nuk duhet shikuar me dyshim. Ne nuk e kemi asnjë aspiratë as si Kosovë, as si Shqipëri ndryshimin e kufijve përkundrazi hapjen e kufijve sipas standardeve evropiane “, tha ai.

Lidhjet kriminale amnistojnë pushtetarët

0

Privilegjet e filluara nga misioni ndërkombëtar i OKB-së, i instaluar në Kosovë, i njohur me emrin UNMIK, e që ka vepruar menjëherë pas luftës e deri më sot, por edhe pas pavarësisë së Kosovës, nuk kanë pasur të ndalur privilegjet në proceset e caktuar gjyqësore dhe përgjithësisht në sistemin gjyqësor të vendit,shkruan gazeta Kosova Sot.

Kështu kanë vlerësuar të paktën njohësit dhe specialistët e kësaj fushe, të cilët kanë veçuar se një praktikë e tillë do të zgjasë vetëm derisa të ndryshojë vullneti politik. Ndaj është shtruar edhe pyetja se a po i amniston drejtësia e vendit korrupsionin e krimin e organizuar, por edhe dukuritë e tjera negative, ngase sipas praktikave të deritanishme, por edhe rasteve konkrete, janë ngjallur dyshimet se askush nuk gjykohet për dukuritë e lartpërmendura nëse je i lidhur me pushtetarët, pasi gjyqësori në vazhdimësi gjen vjetërsimin e lëndës apo edhe diçka tjetër për të amnistuar ata që kryen krime, e të cilët janë të lidhur me pushtetarët?

Analisti Naim Kelmendi, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se derisa drejtësia nuk ka treguar vullnetin, guximin dhe dinjitetin të përballet me krimin dhe kriminelët, derisa siç tha jemi dëshmitarë të asaj se asnjë nga rastet e rënda të krimit e korrupsionit në këtë vend nuk është gjykuar, e që lëndët edhe të këtyre rasteve të të akuzuarve vazhdojnë të zvarriten nëpër sirtarët e drejtësisë, teksa dikur edhe thonë “janë vjetruar!”. Andaj, sipas tij, së këndejmi, mund të thuhet se drejtësia ka dështuar të gjykojë me efikasitet krimin e organizuar dhe kriminelët e shumë veprave të krimit t’i nxjerrë para drejtësisë.

Drejtësia po vendnumëron

Sipas Kelmendit, nga i tërë ky dështim për të qenë më efikase dhe më këmbëngulëse në gjykimin dhe dënimin e krimit dhe për të funksionuar sundimi i ligjit në Kosovë, drejtësia jonë sikur po vendnumëron, prandaj edhe vazhdimisht është në objektiv të kritikës nga ana e BEsë.”Tërë këtë e arsyeton vetë fjala publike e ambasadorit amerikan, Delawie, se tani ka ardhur koha që në Kosovë të ketë një gjyqësor me integritet, e që nënkupton se më në fund drejtësia, gjykatat dhe prokuroria kosovare, nuk duhet që edhe më tutje të bëjnë sehir, por të zgjohen nga apatia dhe neglizhenca në drejtim të gjykimit dhe dënimit të krimit të të gjitha formave, ngase sistemi i drejtësisë ka degraduar në tërësi, duke e humbur edhe besimin e qytetarit”, u shpreh ai.

“Andaj, sistemi i drejtësisë në vend ka nevojë permanente për një reformë rrënjë- sore dhe gjithëpërfshirëse të të tri niveleve për të qenë drejtësia me integritet dhe me përgjegjshmëri e ndershmëri, por njëherëësh edhe e guximshme dhe me etikën profesionale për të gjykuar rastet, qoftë të veprave të rënda penale, qoftë edhe ato të natyrës civile etj. Në anën tjetër, lëre që lëndët presin me vite apo mënjanohen pa u gjykuar, por edhe dikur qëllimshëm, aty ku ka ndikimin e vet politika, po nga kjo drejtësi lihen për t’u vjetruar si lëndë, në mënyrë që t’u kalojë afati ligjor dhe dikur edhe nga ndonjë vepër tjetër amnistohen apo gjykohen me kusht”, u shpreh Kelmendi

Disa hallka çaluan

Profesori universitar, Mazllum Baraliu, thotë se pothuajse objekt i shumicës së analizave të bëra gjatë periudhës së administrimit ndërkombëtar, UNMIK-ut në Kosovë, por edhe më pastaj sistemi i drejtësisë, hallkat të cilat kanë çaluar njëra ndër to ka qenë edhe çështja e privilegjimit për siç tha qasjeve të caktuara formale dhe joformale, eksponentëve të caktuar të grupeve të caktuara edhe institucionale ndonjëherë, por edhe atyre formale dhe joformale, të cilët kanë pasur trajtim të privilegjuar në proceset gjyqësore dhe përgjithë- sisht në sistemin gjyqësor.”Pra, është fenomen i pranishëm dhe do duhej të tejkalohej dhe të mos ndodhte pra krahas korrupsionit dhe krimit të organizuar edhe privilegjimi i strukturave të caktuara, segmenteve të caktuara të individëve dhe të grupeve formale nga ana e gjyqësorit, pra është një ‘thembër akili’ se kjo nuk do duhej të ndodhte”, ka theksuar për gazetën “Kosova Sot” profesori Mazllum Baraliu.