Home Blog Page 6199

Rrahje e pamëshirshme mes disa të rinjve në Malishevë

0

Një rast i dhunës është shënuar sot në Malishevë, kur disa të rinj kanë rrahur një bashkëmoshatar të tyre.
Në pamjet që janë xhiruar nga dëshmitarët që kanë parë nga afër gjithë ngjarjen, e të cilat fillimisht i ka publikuar Malishevapress, shihet dhuna e shfrenuar ndaj të miturit.

Madje, ata që godasin nuk kthehen për të parë pasojat, që kanë mundur të jenë fatale.

Djaloshi që ka mbetur pa ndjenja është dërguar për hospitalizim nga të pranishmit aty.

Policia nuk ka folur për detajet e këtij rasti.

Në Grazhdanik i ndërtojnë shtëpitë e reja për t’ua vënë drynin

0

Fshati Grazhdanik thuhet se është fshati më i bukur në gjithë rrethin e Prizrenit. Gjatë kohës osmane aty kishin bërë ofiqet e tyre bejlerët dhe fusha ishte pjellore, për të mbajtur shumë bagëti. Aty për bagëti bëheshim shumë grazhde, prandaj e ka marrë edhe emrin Grazhdanik. Fshati Grazhdanik shquhet për fushat e gjera dhe të bereqetshme, por njëkohësisht fshati ruan shumë histori, pasi është një prej vendbanimeve të lashta të kësaj zone. Prandaj, në këtë fshat dikur kishin krijuar ofiqet e tyre bejlerët e Prizrenit. Për shkak të kushteve shumë të mira, ujërave të bollshme, kullosave të shumta, pastaj për shkak të fushave pjellore, kjo tokë ndikoi edhe në ardhjen e të tjerëve.

Tokë bukanike Banorët kanë edhe versionin e tyre për historinë e fshatit. Sipas tyre, para disa shekujsh, thuhet se aty erdhi e u ngul me familje në këtë fshat Nue Doda nga Mirëdita. “Prandaj, që nga ajo kohë, e edhe tani ky fshat mbeti me shumicë të banorëve të besimit katolik”, tregon kryetari i këtij fshati, Asllan Fanaj. Se kjo tokë është tokë e bereqetshme, tregon edhe Fanaj. “Kjo tokë bukanike, edhe neve si familje na ka sjellë të jetojmë këtu nga Vërmica”, thotë Fanaj. Toka është e bereqetshme këtu, edhe për faktin se ka tre lumenj me ujë të pastër si kristali, dhe fushat pjellore që e bëjnë jetën më të lehtë për banorët. Por, përkundër kësaj, rrethanat e krijuara pas luftës së fundit kanë bërë që shumë prej familjeve të fshatit ta braktisin punën e fushës dhe të nisen në kërkim të një pune dhe jete më të mirë jashtë fshatit. Llogaritet se fshati ka 57 familje, por një pjesë e tyre tashmë kanë shkuar jashtë vendit. “Këtu kanë ndërtuar shtëpi të bukura, por janë 60 për qind e këtyre shtëpive që tashmë rrinë nën dry”, tregon kryetari Fanaj, duke shtuar se kjo është e dhembshme. “Sigurisht jeta jashtë Kosovës, ata i ka bërë më të pasur. Edhe pse vijnë dhe investojnë në fshat, fshati nuk e ka gjallërinë e dikurshme”, thotë Fanaj.

Vendbanimi i hershëm Nga ana tjetër, faktet flasin se ky ishte një vendbanim qysh në periudhën romake. Në fshat ndodhet edhe kisha e Shën Florit dhe Shën Laurit. Lidhur me këtë, Frrok Kristaj pohon se në fshat gjenden gjurmë të krishterimit të hershëm. “Sipas burimeve kishtare, në kohën e perandorit romak Hadrianit, të Dioklecianit e shumë të tjerëve, për shkak të përhapjes së krishterimit në trojet iliro-dardane, u persekutuan mizorisht Prokuli dhe Maksimi. Këta ishin mësuesit e martirëve dardanë të krishterimit – Shën Florit dhe Shën Laurit, që të dy nga Ulpiana. Këta martirë dardanë njiheshin si gurskalitës e gurgdhendës, skulptorë të njohur të kohës, festa e të cilëve kremtohet më 18 gusht në Grazhdanik të Prizrenit, e të cilët për shkak të dashurisë dhe të shërbimit të tyre ndaj krishterimit pësuan fatin e kobshëm të mësuesve të tyre (të Maksimit e Prokulit)”, thotë Kristaj.

Aty ku lindi Anton Pashku Edhe pse shumëçka ka ndryshuar gjatë viteve të fundit, fshati ende ruan idilin e natyrës së bukur dhe banorëve të dhënë pas kësaj natyre. Edi Morina, edhe pse një djalosh i ri, ka vendosur t’i përkushtohet jetës së fshatit dhe atje është duke mbajtur disa krerë bagëti. Ai tregon se nëse punon, edhe në fshat mund të jetohet mirë. Sipas tij, pos që është tokë bujqësore, Grazhdaniku i plotë- son shumë kushte për të rritur bagëti. Por, kryetari Asllan Fanaj shprehet se ky nuk është vetëm një fshat i fermerëve, por edhe një fshat që nxori shumë intelektualë dhe njerëz të penës. Kështu thuhet se Drane Berisha nga Grazhdaniku ishte ndër mësueset e para të Prizrenit. “Pastaj është një fakt tjetër se këtu ka lindur njeriu i madh i letrave shqipe, Anton Pashku”, thotë me mburrje Fanaj. Ai tregon se Anton Pashku është i lindur në Grazhdanik dhe këtu e ka kaluar fëmijërinë, e pastaj ka jetuar në fshatin Karashëngjergj ku edhe është i varrosur. Historiani Shukri Quni tregon se në këtë fshat dikur moti thuhet se bejlerët kanë pasur shumë ofiqe të tyre. “Bile, sipas disa shënimeve thuhet se në këtë grykë në mes Grazhdanikut dhe Nashecit edhe kryeministri i parë i LSHP-se, Ymer Prizreni të këtë pasur një pasuri të tijën, ku thuhet se këtu ka qëndruar për të pasur ajër të pastër dhe ujë të kulluar”, shprehet ai. Por, edhe ky fshat i bukur ka mungesat e veta. Kështu, nxënësit e këtij fshati mësimi e vijojnë në shkollën “Luigj Gurakuqi” në Nashec.

(Kosova Sot)

Suhareka kundër kthimit të serbëve në Mushtisht

0

Kuvendi i komunës së Suharekës gjatë ditës së sotme ka nxjerrë një deklaratë ku është shprehur kundër kthimit të serbëve në fshatin Mushtisht pa u plotësuar disa kushte.

Asambleisti i Partisë Demokratike të Kosovës në Kuvendin Komunal të Suharekës, Alush Shala në një lidhje direkte në emisionin Ora e Fundit në Klan Kosova ka treguar se deklarata ka qëllim sensibilizues.

“Kjo deklaratë përmban kërkesat e banorëve të cilët i kanë familjarët e zhdukur dhe kanë dalë nga lufta shkatërrimtare me pasoja materiale si dhe pasoja në aspekte të tjera”.

“Qëllimi është sensibilizues si dhe të lëvizin institucionet e drejtësisë për zbardhjen e krimeve, n nëpermes deklaratës kërkojmë të kthehen të zhdukurit dhe të kemi kërkim falje nga ana e Serbisë dhe më pas mund të bisedojmë për kushtet e kthimit”.

Shala ka thënë se banorët e këtij fshati gjithmonë kanë kundërshtuar kthimin e serbëve.

“Kjo është hera e parë që dalim me një deklaratë për sensibilizim të opinionit derisa trazira ka pasur sa herë që serbët kanë tentuar të kthehen në fshat”.

Ai ka thënë se deklarata është si pasojë e mos reagimit të duhur të institucioneve.

“Deri te kjo deklaratë ka ardhur se institucionet qendrore dhe ato të drejtësisë nuk kanë bërë atë që duhet për banorët e fshatit Mushtisht”.

Sipas Shalës, kjo deklaratë ka qenë e harmonizuar me të gjitha grupet politike të Kuvendit Komunal derisa ka shtuar se e njejta pritet t’i adresohet Ministrisë së Kthimit.

Burri e bën për spital gruan në Prizren

0

Një burrë e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij gjatë pasdites së djeshme në Prizren.

Sipas policisë, viktima e këtij rasti ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.

Rasti në fjalë me urdhër të prokurorit ka shkuar në procedurë të rregullt.

Prizren: Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare

0

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër dy të pandehurve, S. A., dhe H. Z., për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale, keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, njofton Klan Kosova.

Sipas aktakuzës, “të pandehurit gjatë periudhës kohore 29 prill 2015 deri tetë maj 2015, në cilësi të personave zyrtarë, duke e shfrytëzuar detyrën zyrtare, i kanë tejkaluar kompetencat e tyre me qëllim të shkaktimit të dëmit personit tjetër, dhe seriozisht ia kanë shkelur të drejtat personit tjetër”.

Me këto veprime dy të pandehurit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, thuhet në komunikatën e dërguar për media nga Prokuroria Themelore në Prizren.

Berisha: Thaçi është përgjegjës

0

Deputeti nga Nisma për Kosovën, Zafir Berisha, mendon se pikërisht është Thaçi personi më përgjegjës për gjendjen kaotike, që e kemi në drejtësi dhe intervenimi me këtë fjalor nga ai në raport me kriterin e BE-së lidhur me liberalizimin e vizave nënkupton se ky person i papërgjegjshëm nuk është i interesuar që Kosova të ketë liberalizim vizash.

“Jorastësisht ne vazhdimisht kemi insistuar në atë se kushti kryesor dhe i domosdoshëm për liberalizim të vizave është dhe duhet të mbetet lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Andaj, ky qëndrim i fundit lidhur me çështjen e liberalizimit duke akuzuar BE-në është i papapranueshëm dhe i paqëndrueshëm dhe po besoj se opinioni përmes kësaj e ka kuptuar të vërtetën se personi kyç për mosliberalizim të vizave është vetë Hashim Thaçi, qeverisja e tij e korruptuar dhe bashkëqeverisja e tij me LDK-në, që nuk dallon për nga mënyra e formës së qeverisjes mafioze nga PDK-ja”, ka potencuar për gazetën “Kosova Sot” deputeti Zafir Berisha.

Dhurata Hoxhaj merr këshilltare gruan e nënkryetarit të PDK-së

0

Njëra ndër Ministritë me shkallën më të lartë të nepotizmit është Ministria e Drejtësisë, aty ku këshilltare është emëruar Arizona Bërdynaj, bashkëshortja e nënkryetarit të sapozgjedhur të PDK-së, Uran Ismaili, kjo ka ndodhur pa asnjë vlerësim profesional dhe kredibil.

Qysh në ditët e para ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha ka filluar nepotizmin. Ajo stafin e saj politik e ka kompletuar duke i emëruar dy këshilltarë, bashkëshorten e nënkryetarit të PDK-së dhe një të afërm tjetër të partisë së sajë. Në pozitën Shef i Kabinetit, këshilltare është emëruar Arizona Bërdynaj, bashkëshortja e nënkryetarit të sapozgjedhur të PDK-së, Uran Ismaili, i cili para se të zgjedhej në këtë post ishte shef i kabinetit të Kadri Veselit. Ndërsa në pozitën e këshilltarit politik është emëruar Edmis Sejdiu.

Shkodran Hoti zyrtar për media i Lëvizjes Vetëvendosje thekson se, s’duhet lënë pa e theksuar se me këtë qeveri nepotizmi është i mundur çdo herë, dhe për të, do të ishte habi nëse në një moment nuk praktikohet një akt i tillë.

“E kemi thënë disa herë si Lëvizje Vetëvendosje se me këtë qeveri, çfarëdo riformatimi nuk përbën ndonjë veprim që mund të na lë hapësirë që të shpresojmë se kjo qeveri do të punojë më mirë. Duke lënë anash për një moment të këqijat që kjo qeveri është përpjekur t’i sjellë me koncesione të dëmshme, le t’shohim vetë përgjimet e klanit Pronto, dhe aty e kuptojmë funksionimin e kësaj qeverie. Sigurisht që ministrja Hoxha nuk është dëgjuar ende në përgjime, meqë është me e re në angazhim, porse ajo domosdoshmërisht është e kontrolluar nga ky klan, duke qenë pjesë e tij”, thotë Hoti për Gazetën InfoPress.

Sipas tij, Vetëvendosja nuk ka pritur ndonjë përmirësim në drejtësi me ardhjen e Dhuratës në krye të Ministrisë, sikurse nuk shohin aktualisht ndonjë progres në këtë fushë, që për fat të keq, mbetet dikasteri më i kapur dhe me i korruptuar.

“Pikërisht me veprime të këtilla, që trashëgohen nga një ministër tej tjetri, sot nuk luftohet as krimi i organizuar, e as korrupsioni endemik, e që pas kjo bëhet edhe shkaktar që të mbesim të izoluar në procesin e integrimeve. Drejtësia vjen vetëm me një qeverisje të drejtë, dhe kjo nënkupton se kjo qeveri duhet të shkojë, sepse me të nuk kemi as shtet të së drejtës, e hiç se hiç zhvillim ekonomik e mirëqenie sociale. Ligjin dhe drejtësinë nuk e sjellin njerëz të padrejtë e që qëndrojnë non-stop mbi ligjin”, potencon ai.

Kurse, analisti politik, Arbër Gashi, thotë se, nepotizmi është bërë atributi identifikues i shoqërisë sonë. “Për rrjedhojë, përpjekjet për ta korrigjuar kërkojnë monitorim medial, përmbajtësor, cilësor dhe të paanshëm. Shikuar realisht, monitorimi profesional është detyrim ligjor dhe këtë vlerë duhet ta mishërojnë akoma më tepër edhe zyrtarët në Ministrinë e Drejtësisë. Është interes i opinionit publik të njoftohet detalisht për politikën kadrovike, sidomos në Ministrinë e Drejtësisë, sepse nëse diçka nuk ka funksionuar si duhet deri më tash, kjo ka qenë e lidhur direkt me Ministrinë e Drejtësisë”, pohon ai.

Ndërsa analisti Faton Mehmeti thekson që nepotizmi nënkupton punësimin e të afërmve apo miqve të ngushtë, pa marrë parasysh meritat dhe aftësitë e tyre. Sipas tij, nepotizmi zakonisht merr formën e punësimit të të afërmve apo emërtimin e tyre në poste të larta shtetërore. “Kjo ndodh kryesisht në vendet me demokraci të brishtë, ku ligji nuk funksionon dhe devalvohet vlerat dhe merita e njeriut. Njëra nder Ministritë me shkallën më të lartë të nepotizmit është Ministria e Drejtësisë, aty ku këshilltare është emëruar Arizona Bërdynaj, bashkëshortja e nënkryetarit të sapozgjedhur të PDK-së, Uran Ismaili, kjo ka ndodhur pa asnjë vlerësim profesional dhe kredibil. Mjafton të keni me vete librezën e partisë dhe të hapen dyert e punësimit ndryshe do ngelesh i përçmuar dhe i mjerë në këtë shoqëri aspak të drejtë”, thotë Mehmeti për InfoPress.

Ai thekson se, ministrja Dhurata Hoxha është vetëm një figurë kukulle në këtë pozitë pasi direktivat vijnë nga bosët dhe kjo vetëm jep firmën, duke përligjur më së miri padrejtësitë që bëhen në emër të drejtësisë. “Ish ministri Kuçi dha dorëheqje nga ikja e përgjegjësisë karshi Gjykatës Speciale, ndërsa ministres së re do i ngelen në dorë mëkatet e paraardhësit të saj, duke qenë po them prapë vetëm një figurë kukull në krejt këtë zullum që po bëhet dhe pritet të ndodhë së shpejti me afrimin e funksionimit të Gjykatës Speciale”, thekson ai.

Rama provokon grekët: Akropolin e keni falë guximit të një shqiptari

0

Kryeministri Edi Rama duke publikuar një hartë të Athinës së shekullit të 16-të në profilin e tij në ‘Facebook’, thotë se Akropoli është ende në këmbë falë kurajës së shqiptarit, Gjergj Dushmanit.
Postimi:

Kjo gravurë e vjetër e Athinës e 1670 (qytet në të cilin, shkruante ende më 1925 princi grek fanariot Eugene Rizo-Rangabe, “…popullsia autoktone është edhe sot e kësaj dite kryesisht shqiptare”), na kujton, ndër të tjera se, nëse Akropoli i lashtë është ende në këmbë për lavdi të njerëzimit dhe qytetërimit, kjo i detyrohet edhe kurajos dhe vizionit të primatit shqiptar të Athinës, Gjergj Dushmanit! I cili, më 1686, negocioi me flotën veneciane të Francesco Morosinit që qyteti të mos bombardohej prej limanit të Falerës, edhe pse aty ndodhej një garnizon turk.

Një histori e tillë e një qyteti që dikur ishte sipas historianëve e dëshmive autentike, qytet kryesisht shqipfolës, nuk e bën absolutisht atë një qytet shqiptar, edhe pse shqiptarëve Athina diçka u ka borxh në historinë e saj të jashtëzakonshme.

Dhe, tamam po kështu, nëse Himara, përjetoi me arqipelagët grekë dhe greqishten si “lingua franca” të Orientit, nëpërmjet shkëmbimeve detare, një bashkëjetesë të afërt e të frytshme, kjo nuk e bën atë absolutisht një krahinë greke; aq më shumë që popullsia e saj, në të gjithë aktet ndërkombëtare, për të mos folur veç për Historinë, njihet thjesht e vetëm si SHQIPTARE.

Dy objekte të reja shkollore, peng i mosdefinimit të pronës

0

Komuna e Prizrenit, përkatësisht Drejtoria e Arsimit, sivjet ka hequr dorë nga planet për fillimin e ndërtimit të objekteve të reja shkollore në fshatrat Landovicë dhe Mazrrek.

Sipas arsyetimit të zyrtarëve, një gjë e tillë ndodh për shkak të mosdefinimit të pronës, shkruan sot “Koha Ditore”. Por këshilltarët e Kuvendit të Komunës konsiderojnë se për të dyja objektet pronat janë të definuara dhe se problemi kryesor qëndron te shuma shumë e ulët e mjeteve të planifikuara për këto projekte kapitale.

Mirëpo tashmë Ekzekutivit komunal ka paralajmëruar se mjetet e planifikuara nga granti qeveritar do të shkojnë në suficit, për të dyja projektet.

“Duhet cekur se projektet e shkollave në Landovicë dhe Mazrrek mbesin të pafilluara për shkak të mosdefinimit të pronës dhe vlera prej 150 mijë eurove mund të shkojë në suficit, mjete këto nga granti”, shkruan në pasqyrën e të dalave të buxhetit të arsimit të Prizrenit, për periudhën janar-shtator 2016.

Në të njëjtin paragraf sqarohet se DKA-ja ka pasur probleme objektive dhe subjektive sa i përket zbatimit të projekteve kapitale, “kështu që një pjesë e tyre nuk mund të realizohen këtë vit dhe mbeten për vitet vijuese”.

Blerim Çoçaj: Nerjovaj e Susuri nuk kanë kredibilitet të flasin për arsimin e Prizrenit

0

Gazetari Blerim Çoçaj i ka quajtur hipokrizi deklaratat e kuvendarëve Bujar Nerjovajt dhe Skender Susurit, për gjendjen e arsimit në Prizren. Sipas tij, Nerjovaj e Susuri janë punësuar në mënyrë të pandershme nga nga Qeveria e Ramadan Mujës

Postimi i plotë në Facebook

Bujar Nerjovaj i AAK-së dhe Skender Susuri i Nismës, paskan ngrit shqetësimin e gjendjes së arsimit në Prizren. Hipokrizi !

Nerjovaj është punësuar në arsim, duke shantazhuar votimin e buxhetit me votë, praktikisht duke e keqpërdorë për interesa personale votën qe ia kanë dhënë qytetarët, ndërkaq Susuri prej zyrës se PDK-së është punësuar po ashtu në arsim.

Gjendja në arsimin e Prizrenit vërtet është alarmante, mirëpo këta dy persona nuk kanë kredibilitet për t’i dalë në mbrojtje. Nuk mbrohet një e keqe duke fol në kurriz të të tjerëve!