Home Blog Page 6202

Vehapi: 28 Nëntori, simbol i bashkimit dhe krenarisë

0

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, në vigjilje të 28 Nëntorit-Ditës së Flamurit ka uruar qytetarët e Rahovecit për këtë festë.

“Të nderuar qytetarë të Komunës së Rahovecit, me lejoni që në emrin tim dhe në emrin e qeverisë komunale, t’ju drejtohem me këtë urim për festën e 28 Nëntorit-Ditës së Flamurit. Në këtë ditë të shënuar, për gjithë kombin tonë, i‘u përkulemi me respektin me të madh të gjithë atyre të cilët luftuan dhe flijuan veten e tyre për lirinë dhe pavarësinë e atdheut tonë. 28 Nëntori është ditë e shënuar për të gjithë ne, kjo datë ka qenë dhe mbetet simbol i bashkimit, lidhjes, krenarisë, qëndresës dhe vendosmërisë së popullit shqiptarë për liri”, është thënë në urimin e Vehapit. /PrizrenPress.com/

Pseudoreforma e Thaçit, blerje kohe për zvarritje të zgjedhjeve

0

Pavarësisht që institucionet e Kosovës janë vonuar shumë në këtë mandat të radhës, që reformën zgjedhore të mbetur në gjysmë të rrugës, tani kur ky proces është riaktivizuar nga presidenti Thaçi, por pa konsensus politik, përfaqësuesit e opozitës, analistët dhe ekspertët e shohin realizimin e tij të plotë vetëm me pjesëmarrjen konsensuale të të gjithë spektrit politik.

Ndryshe, vazhdimi i këtij procesi pa opozitën shihet me mundësi të rrezikut për dështim të radhës ose improvizim të një pseudoreforme joefektive vetëm sa për të përmbushur egon e presidentit dhe blerë kohë në zvarritjen e zgjedhjeve të parakohshme. Deputeti Ismail Kurteshi, nga lëvizja ‘Vetëvendosje’, konsideron se vazhdimi krye në vete i kësaj reforme, pa opozitën parlamentare në grupin punues, sa është jodemokratike, po aq është jolegale dhe jolegjitime, prandaj është një proces i gjykuar për dështim, sikur që po dështon edhe çështja e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

“Përpjekja për reformë zgjedhore, pa një konsensus të gjerë, do ta ketë fatin e demarkacionit dhe “Zajednicës”, të cilat vetëm sa e destabilizuan vendin dhe morën shumë kohë dhe energji për të dështuar në fund. Kjo reformë e propozuar ka për synim realizimin e ëndrrave të parealizueshme të atyre, që janë gati të përmbysin çdo gjë për t’u rehatuar vetë. Kjo reformë i konvenon Thaçit dhe partisë së tij, por jo edhe partive të tjera qofshin në pozitë apo opozitë. Pa opozitën nuk do të ketë reformë zgjedhore’, u shpreh deputeti Ismail Kurteshi për “Kosova Sot”.

Të parealizueshëm e sheh këtë proces pa opozitën edhe sekretari organizativ i AAK-së, Ali Berisha, deputet në Kuvendin e Kosovës.

“Ne mendojmë që kjo reformë zgjedhore është dashur të bëhet shumë më herët, kur është dashur të bëhen edhe përgatitjet e duhura dhe duke marrë konsensusin e të gjitha subjekteve politike për nevojën e reformës zgjedhore. Në këtë kohë tani kjo qasje është krejtë- sisht e vonuar dhe çdo veprim, që po bëhet edhe nga kryetari i shtetit, por edhe nga ana e kësaj qeverie aktuale janë veprime të vonuara, sepse tani është cenuar legjitimiteti i tyre dhe vendi ka nevojë për zgjedhje të shpejta dhe jo për improvizime, me qëllim të blerjes së kohës. Fillimisht presidenti duhet të sillet dhe të jetë president, i cili përfaqëson të gjitha subjektet politike, e duke përfaqësuar unitetin e të gjithë spektrit politik, ai përfaqëson me dinjitet dhe legalitetit edhe popullin e Kosovës. Tani pikërisht në këtë aspekt ai është bukur i cenuar dhe ky pozicion e cenon edhe legalitetin dhe legjitimitetin e nismës për reformën zgjedhore pa konsensusin politik”, thotë Ali Berisha nga AAK-ja.

Improvizues e shohin këtë proces të filluar nga presidenti pa opozitën edhe analistët politikë.

“Luajtja e rolit të ‘reformatorit’ e përçarësit fatal të skenës politike është pak më tepër se lojë djallëzore. Këtë e vërteton insistimi dhe kryeneçësia e presidentit, që me çdo kusht të realizojë reformën zgjedhore pa opozitën dhe grupet punuese. Sjellja injoruese e presidentit Thaçi ndaj opozitës, përveçse rrezikon reformat, e rrezikon stabilitetin politik, degradimin e mëtutjeshëm të institucionit të presidentit dhe zhvillimet e gjithëmbarshme politike në vend”, u shpreh analisti Florim Zeqa për “Kosova Sot”.

Fakte të reja për vdekjen Astrit Deharit

0

Vdekja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari bëhet edhe më e mistershme. Qendra Kosovare për Mbrojtjen e Viktimave nga Tortura publikon një tjetër raport, i cili dëshmon se Dehari është dërguar me shenja jete në emergjencvë, ndërsa kjo e fundit kishte deklaruar se erdhi i pajetë.

Pas konkluzioneve të Prokurorisë së Kosovës e bazuar në ekspertizën mjeko-ligjore, e cila thekson se Astrit Dehari ishte vetëvrarë, është Qendra Kosovare për Mbrojtjen e Viktimave nga Tortura, e cila publikon një tjetër raport për rrethanat e humbjes së jetës të aktivistit të Vetëvendosjes me fakte që bien në kundërshtim me faktet e publikuara.

Xhelal Sveçla, anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, për Ora News zbulon detajet e raportit.

Xhelal Sveçla: Thotë se ndihma mjekësore e dhënë në këtë rast nuk është profesionale. Në deklaratën e infermieres, e cila thotë se ajo Astritin e ka gjetur me puls dhe rrahje normale, kurse urgjenca thotë se Astritin e ka pranuar pa sheja jete.

Disa fakte të këtyre raporteve zyrtare, sipas Lëvizjes Vetëvendosje janë të pabesueshme.

Xhelal Sveçla: Instituti i Mjekësisë Ligjore nxjerr një raport të dytë, rrjedhimisht si shkak të vdekjes ka nxjerrë dy: Asfiksia dhe ndaljen reflektore të punës së zemrës nga refleksi vazovagal. Është e pamundur, ose Astriti ka vdekur nga asfiksia, ose Astriti ka vdekur menjëherë.Të dyja këto nuk shkojnë.

Ndryshe, aktivisti Astrit Dehari humbi jetën në 5 nëntor teksa ndodhej i arrestuar në qendrën e paraburgimit në Prizren.

Rrethanat e vdekjes së tij janë ende të paqarta, ndërsa Prokuroria ende nuk ka mbyllur hetimet për këtë ngjarje.

Lubizhda kërkon rrugë dhe uji

0

Lubizhda e Prizrenit një nga problemet më madhore e ka mungesën e ujit të pijshëm. Atje janë mbi 6.500 banorë, të cilët po përballen me këtë problem jetik. Banori Refki Alija shprehet se problem kryesor është mungesa e ujit të pijshëm. Sipas tij, edhe papunësia është tejet e madhe.

“Mund të them se mbi 90 për qind e të rinjve të këtij fshati janë të papunë”, shprehet Alija. Sipas tij, shumë prej të rinjve po mësyjnë Perëndimin në kërkim të një jete më të mirë. Islam Xhaferi, kryetari i fshatit Lubizhdë, tregon se ky është fshati më i afërm i Prizrenit, por problemet janë të shumanshme.

“Banorët kanë një varg kërkesash, por unë mendoj se janë tri kërkesa prioritare, që fshati ka nevojë emergjente. Së pari, kërkohet rregullimi i rrugëve të fshatit, që tashmë janë të dëmtuara shumë, pastaj shtimi i sasisë së ujit të pijshëm dhe pastaj është zgjidhje e çështjes së uzurpimeve”, thotë Xhaferi. Mësimdhënësi Islam Xhaferi pohon se banorët e këtij fshati janë në hall nga veprimet e uzurpatorëve. “Dikur fshati kishte pesë rrugë me dalje në magjistralen Prizren -Therandë. Tash nga ato pesë rrugë, shkruan gazeta Kosova Sot.

Përgjysmohet edhe numri i nxënësve

Xhaferi shprehet se sfidë është edhe papunësia e madhe dhe braktisja e fshatit. “Numri i atyre që janë larguar kohëve të fundit arrin rreth dy mijë banorë”, shprehet Xhaferi. Ai thotë se nga 800 shtëpi sa ka fshati, gjysma e tyre tashmë janë të mbyllura. “Ky tashmë është bërë shqetësim edhe për funksionimin e shkollës, sepse numri i nxënësve po shënon rënie drastike”, tregon Xhaferi. Edhe banori Emrush Vehapi shprehet se është bërë i vështirë sigurimi i jetesës në fshat. “Nga toka e këtij fshati dikur këtu prodhohej jo vetëm bukë e bollshme, por ka pasur edhe zhvillim të blegtorisë, por tash nuk është më si dikur”, shprehet Vehapi. “Mjerisht, shumica e banorëve të këtij fshati po marrin rrugën e kurbetit”, shprehet Vehapi, duke shtuar se ka disa projekte që tanimë janë dedikuar për kthimin e banorëve në vendlindje, por, sipas tij, vështirë se do të ndalet ikja nga Kosova.

Pa përkujdesje mjekësore

Banorët pohojnë se u mungon edhe përkujdesja mjekësore. Ata ankohen për mungesë të mjekut të përhershëm. Për këtë problem, Dr. Zyber Rizanaj, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit, shprehet se në fshat kanë angazhuar mjekun që punon kohë pas kohe, pastaj motrat medicinale, por, sipas tij, ka limite ligjore dhe nuk mund të bëhet më shumë, pasi duhet së paku 10 mijë banorë për të pasur të drejtë të kenë qendër shëndetësore. Edhe shkolla e fshatit përballet me mungesa esenciale. Drejtuesit e shkollës “Ekrem Rexha” pohojnë se ende u mungojnë disa nga gjërat elementare. Mësimdhënësit e kësaj vatre shkollore pohojnë se shkolla ka kushte tashmë solide për punë.

Apeli i kryetarit për Komunën

Banorët ankohen shumë në prishjen e rrugëve që është bërë nga moti i keq. Po ashtu, vërejtje ka edhe për rrjetin e energjisë elektrike. “Askujt nuk i shkon në mendje për rrezikun që mund t’u vije nga telat që janë zvarrë nëpër rrugë”, shprehet Xhaferi. Të rinjtë thonë se problem i fshatit tani më është bërë edhe tregu i automjeteve që është vendosur përballë rrugës kryesore. Kryetari Xhaferi kërkon intervenim të pushtetit lokal, gjegjësisht nga Kadastra, sepse të gjitha rrugët pohon se po uzurpohen. “Duhet të dalin inspektorët e Kadastrës dhe të shohin realitetin që secila shtëpi apo mur që po ndërtohet në këtë fshat po bën nga pak uzurpime, prandaj unë apeloj që të dalin në terren Kadastra dhe të shohin realitetin e këtyre uzurpimeve”, tha ai.

Qytetarët e Kosovës vazhdojnë mbajtjen e armëve pa leje

0

Posedimi i armëve pa leje, mbetet një ndër shqetësimet e vazhdueshme në Kosovë, jo vetëm për organet e rendit, por edhe si kërcënim për sigurinë e qytetarëve.

Në periudhën kohore janar – korrik të këtij viti, sipas policisë, rreth 20 persona kanë vdekur si pasojë e vrasjeve me armë pa leje.

Autoritetet e rendit thonë se si pasojë e përdorimit të armëve të zjarrit, gjatë kësaj periudhe kohore ka pasur edhe një numër të konsiderueshme të personave të plagosur.

Daut Hoxha, zyrtar për informim në Policinë e Kosovës thotë për Radion Evropa e Lirë se gjatë periudhës kohore janar – shtator, janë konfiskuar 845 arme zjarri dhe është konfiskuar një sasi e konsiderueshme e municionit [10,500].

“Rastet e tilla të vrasjeve, në përgjithësi, janë tepër shqetësuese dhe shkaktohen për motive të ndryshme. Përderisa vendimet lidhur me rastet e tilla dhe përcaktimi i dënimeve është kompetencë e organeve të drejtësisë”.

“Nëse iu referohemi statistikave lidhur me zbulimin e rasteve të vrasjeve nëpër vite, Policia e Kosovës ka arritur nivelin e zbulueshmërisë së rasteve të tilla mbi 75 për qind. Disa raste të vrasjeve janë me autor të njohur, kurse disa nga rastet janë në proces hetimor dhe Policia në bashkëpunim me Prokurorinë i trajton me një seriozitet të madh”, thotë Hoxha për Radion Evropa e Lirë.

Zyrtarët e Policisë së Kosovës, bëjnë të ditur se numri i armëve ilegale në Kosovë vazhdon të jetë i madh.

Dukuria e armëmbajtjeve pa leje është shqetësuese, thotë edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës Anton Çuni nga Lidhja Demokratike e Kosovës, anëtar i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Institucionet e specializua, të cilat i kanë statistikat më të sakta, i kanë analizat më të thella lidhur me këto fenomene. Jam më se i bindur se tani kanë kapacitete dhe kanë potencial që t’i ngritin të gjithë mekanizmat për të parandaluar çdo qytetar që të posedojë armë ilegale”, konsideron Çuni.

Kuvendi i Kosovës deri më tani ka miratuar dy ligje për armët që rregullojnë këtë fushë.

Është Ligji për armët dhe Ligji për pajisen me armë të institucioneve të sigurisë.

Qeveria e Kosovës pritet të sponsorizojë edhe një projekt-ligj që ka të bëjë me legalizimin, dorëzimin e armëve, eksplozivëve dhe municionit.

Deputeti Çuni konsideron se tash në Kosovë është koha që armët të mos shihen si mjet për mbrojtje. Sipas tij, Kosova i ka institucionet e veta, të cilat duhet të veprojnë dhe të ofrojnë siguri për secilin qytetar.

“Me funksionalizimin e ligjeve, me marrjen e përvojave nga shtetet, të cilat e kanë një rrugëtim të përafërt me ne, qytetarët do të arrijnë të krijojnë një besueshmëri më të lartë në raport me institucionet e rendit dhe ligjit, mbrojtjes e të tjera, dhe kështu çdo qytetar ta ndiejë veten të sigurt, si në familje, e po ashtu edhe gjatë lëvizjes në vend të punës apo kudo që të jetë”, thekson ai.

Megjithatë, një numër i madh i armëve pa leje vazhdojnë të mbeten në duart e qytetarëve, pa marrë parasysh se cilit nacionalitet i takojnë. Këtë e dëshmojnë edhe rastet e krimeve, incidentet apo edhe konfiskimet.

Plator Avdiu, hulumtues nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se mbajtja e armëve ilegale në Kosovë vlerësohet të jetë në numër të madh dhe për këtë arsye ka shqetësime serioze sa i përket sigurisë publike në vend. Një gjendje e tillë, sipas tij, paraqet rrezik të madh për sigurinë publike në vend.

Avdiu thotë se nëse bëhet krahasim me numrin e madh të armëve ilegale që janë në duart e qytetarëve të Kosovës dhe mundësisë së rrezikimit të sigurisë publike, prapëseprapë mund të thuhet se situata është më e mirë, por potencialisht, shton ai, ekziston rreziku që ato të keqpërdoren nga qytetarët.

“Nëse fushatat vetëdijesuese nuk kanë efekt, atëherë institucionet e Kosovës duhet të zbatojnë Ligjin për Armët, i miratuar në Kuvendin e Kosovës vitin e kaluar. Aty specifikohet sa i përket pajisjes me leje për kategori të armëve”.

“Por, institucionet e vendit (përveç disa rasteve të konfiskimit), deri tash nuk kanë ndërmarrë veprime serioze për konfiskimin dhe parandalimin e përdorimit të armëve pa leje. E, me këtë, as nuk është bërë regjistrimi i armëve dhe mundësia e legalizimit të tyre, por edhe që të informohen qytetarët për rrezikun që mund të përbëjë edhe për sigurinë publike, mbajtja e armëve ilegale”, shpjegon Avdiu.

Pasojat e pasluftës, pastaj frika, mosbesimi tek institucionet, si dhe tradita, janë disa nga arsyet pse qytetarët e Kosovës, konsiderohet se mbajnë armë në mënyrë të paligjshme, thonë njohësit e çështjeve të sigurisë.

Ulja e numrit të mbajtjes së armëve pa leje nga qytetarët, sipas tyre, do të mbetet sfidë për Kosovën.

Ndërkaq, një pjesë e ekspertëve konsiderojnë se si zgjidhje mund të jetë edhe legalizimi, në mënyrë që njerëzit që posedojnë armë, do ta merrnin përgjegjësinë.(REL)

“Jehona” e Suharekës, këndon pa pare

0

Shoqëria Kulturore Artistike “Jehona” në Suharekë, ka organizuar koncert për nder të Ditës së Flamurit.
Koncerti nuk është mbështetur nga Komuna e Suharekës.

Anëtari i “Jehonës” Ymer Bajraktari tha se i janë drejtuar me kërkesë për mbështetje financiare Drejtorisë së Kulturës, mirëpo nuk kanë marrë përgjigje’

“Programi është realizuar me mjetet tona vetanake”, tha Bajraktari, për Therandapost.
Refki Gollopeni nga Drejtoria e Kulturës, ndërkaq i kontaktuar nga TherandaPost, tha se aktivitetet e tilla kulturore tashmë janë përgjegjësi organizative e kompanisë, e cila e ka fituar tenderin.

“Nuk kemi të drejt, t’i përzihemi se cilën shoqëri kulturore e zgjedh në këtë rast”, tha ai.

Astrit Berisha nga kompania, e cila ka fituar tenderin “Gorenje Univerzal” tha se ka angazhuar Shoqërinë Kulturor Artistike “Dardanët” nga Samadraxha.

” Në specifikacionin e përshkruar nga Drejtoria e Kulturës thuhet se më 28 Nëntor në organizim, të përfshihet vetëm një shoqëri kulturore lokale dhe unë kam marrëveshje me Shoqërinë Kulturore Artistike “Dardanët” nga Samadraxha, të cilët do ta mbajnë koncertin më 27 Nëntor. Sikur ata ta kishin cekur se mund të marr edhe më shumë, sigurisht se do të përfshihej edhe Shoqëria Kulturore Artistike “Jehona”./PrizrenPress.com/

Fillojnë “Ditët e Ukshinit”

0

Për ndër të dijetarit shqiptar Ukshin Hoti, sot në Universitetin e Prizrenit (UPZ) që mban emrin “Ukshin Hoti”, u organizua një orë letrare si dhe u mbaj një marrsh nga studentët e UPZ-së, ndërsa nesër do të bëhet zbulimi i shtatores së Ukshin Hotit. Të gjitha këto aktivitete mbajnë emrin “Ditët e Ukshinit”.

Në amfiteatrin e Universitetit të Prizrenit, u mbajt Ora e madhe Letrare “Për ty Ukshin”, ku pjesën kryesore e kishin studentët e UPZ-së dhe pastaj u vazhdua me një marsh po nga studentët, për nder të Ukshin Hotit, sepse fati i Profesorit Hotit ka njëzet vite që po ecën pa ndonjë destinacion, raporton KosovaPress.

Arianit Berisha, kryetar i Parlamentit Studentor të UPZ-së, tha se këto aktivitete po bëhen për nder të vendosjes së lapidarit të Profesorit Ukshin Hoti në oborrin e Universitetit të Prizrenit dhe tregoi se propozimi për këtë lapidar ishte bërë nga Parlamenti Studentor dhe sipas tij, ka gjetur mbështetje për implementimin e tij.

Berisha: Gjithçka ka filluar me një kërkesë të Parlamentit Studentor

“Ky ekskluzivitet këtë vit, është për nder të vendosjes së lapidarit të Profesorit Ukshin Hoti, në oborrin e Universitetit të Prizrenit. Prezenca e Ukshin Hotit në oborr, nuk do t’i shërbejë askujt më shumë se studentëve. Ai do të jetë frymëzim për ne, se si të punojmë në të ardhmen për ndërtimin e shtetit tonë. Gjithçka ka filluar me një kërkesë të Parlamentit Studentor, kërkesa është pritur mirë nga rektori Ramë Vataj. Fillimisht dhe ai e ka dërguar më tutje në Këshillin Drejtues nga ku është lejuar lirimi i fondeve dhe kryetari i atëhershëm i Këshillit Drejtues, Bekim Gashi, në bashkëpunim me anëtarët tjerë të Këshillit Drejtues, e kanë miratuar kërkesën”, tha Berisha.

Ndërsa, Arta Sopaj, anëtare e Unionit të Studentëve, tha se Profesor Ukshin Hoti, ishte njeri që nuk pranonte të lëvdohej nga të tjerët.

Sopaj: Njeriu që më së paku dëshironte që një institucion ta mbaj emrin e tij është Ukshin Hoti

”Njeriu që më së paku dëshironte që një institucion ta mbaj emrin e tij, e ai të qëndrojë në oborrin e gjelbëruar e të shkrirë në bronz, është padyshim profesor Ukshin Hoti”, tha Sopaj.

Veç tjerash studentët bën të ditur se nesër do të mbahet aktiviteti kryesor, pra Akademia Solemne si dhe zbulimi i shtatores së Ukshin Hotit.

Këto aktivitete po mbahen për herë të parë dhe se i kanë titulluar “Ditët e Ukshinit”/rtklive/

Hoxhaj: Serbia po promovon një lloj diplomacie sovjetike ndaj Kosovës

0

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se Kosova është e shqetësuar me moszbatimin e marrëveshjeve të dialogut me Serbinë, duke thënë se shteti fqinj është duke promovuar “një lloj diplomacie si ajo sovjetike në dialog” dhe që ngjajnë kohës së Luftës së Ftohtë.

“Arrihen marrëveshje, nënshkruhen marrëveshje, mandej ka prapë negociata për marrëveshje të njëjta, ka përpjekje për devijimin e marrëveshjeve të nënshkruara… dhe e gjitha kjo i ngjan kohës së Luftës së Ftohtë. Do të thotë, Serbia po përpiqet që pala negociatore të lodhet, të rraskapitet dhe të humbë durimin, me qëllim që të mos realizojë marrëveshjet e nënshkruara”, ka thënë Hoxhaj.

“Këto shqetësime i kam ngritur në bisedimet me autoritetet e BE, sepse marrëveshjet po nënshkruhen, por nuk po realizohen”, ka shtuar ai.

Hoxhaj ka thënë se dialogu me Serbinë ka avancuar Kosovën drejt BE-së por edhe ka normalizuar gjendjen në veri të vendit. Ai përmend edhe arritja e marrëveshjeve që kanë të bëjnë me jetën e qytetarëve, ku bëjnë pjesë edhe marrëveshjet për lirinë e lëvizjes, njohjes së vulave doganore që mundëson eksportin e mallrave të Kosovës në Serbi dhe përmes Serbisë në vendet tjera.

“Para dialogut ne kemi pasur një raport platonik me BE-në. Ndërsa vitin e kaluar e kemi nënshkruar dhe ka filluar zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit. Nga ky dialog ka përfituar Serbia por edhe Kosova”, ka thënë Hoxhaj në një intervistë për Deutsche Welle.

I pyetur për liberalizmin e vizave, Hoxhaj nuk ka mundur të japë ndonjë datë se kur kjo mund të ndodhë. Por ai ripërsëritë se së pari duhet të ratifikohet demarkacioni.

“Ne jemi duke bërë përpjekje maksimale që me partnerët dhe miqtë tanë në Bruskel të gjejmë zgjidhje pozitive. Por Kosova ende nuk i ka plotësuar të gjitha obligimet e saj, ndër të cilat është edhe ratifikimi i marrëveshjes për demarkimin e kufirit me Malin e Zi. Duhet të shohim nëse deri në fund të vitit e plotësojmë këtë kusht dhe e ratifikojmë marrëveshjen për demarkimin e kufirit me Malin e Zi, që do të mundësonte edhe lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë”, ka thënë Hoxhaj./Insajderi.comMinistri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se Kosova është e shqetësuar me moszbatimin e marrëveshjeve të dialogut me Serbinë, duke thënë se shteti fqinj është duke promovuar “një lloj diplomacie si ajo sovjetike në dialog” dhe që ngjajnë kohës së Luftës së Ftohtë.

“Arrihen marrëveshje, nënshkruhen marrëveshje, mandej ka prapë negociata për marrëveshje të njëjta, ka përpjekje për devijimin e marrëveshjeve të nënshkruara… dhe e gjitha kjo i ngjan kohës së Luftës së Ftohtë. Do të thotë, Serbia po përpiqet që pala negociatore të lodhet, të rraskapitet dhe të humbë durimin, me qëllim që të mos realizojë marrëveshjet e nënshkruara”, ka thënë Hoxhaj.

“Këto shqetësime i kam ngritur në bisedimet me autoritetet e BE, sepse marrëveshjet po nënshkruhen, por nuk po realizohen”, ka shtuar ai.

Hoxhaj ka thënë se dialogu me Serbinë ka avancuar Kosovën drejt BE-së por edhe ka normalizuar gjendjen në veri të vendit. Ai përmend edhe arritja e marrëveshjeve që kanë të bëjnë me jetën e qytetarëve, ku bëjnë pjesë edhe marrëveshjet për lirinë e lëvizjes, njohjes së vulave doganore që mundëson eksportin e mallrave të Kosovës në Serbi dhe përmes Serbisë në vendet tjera.

“Para dialogut ne kemi pasur një raport platonik me BE-në. Ndërsa vitin e kaluar e kemi nënshkruar dhe ka filluar zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit. Nga ky dialog ka përfituar Serbia por edhe Kosova”, ka thënë Hoxhaj në një intervistë për Deutsche Welle.

I pyetur për liberalizmin e vizave, Hoxhaj nuk ka mundur të japë ndonjë datë se kur kjo mund të ndodhë. Por ai ripërsëritë se së pari duhet të ratifikohet demarkacioni.

“Ne jemi duke bërë përpjekje maksimale që me partnerët dhe miqtë tanë në Bruskel të gjejmë zgjidhje pozitive. Por Kosova ende nuk i ka plotësuar të gjitha obligimet e saj, ndër të cilat është edhe ratifikimi i marrëveshjes për demarkimin e kufirit me Malin e Zi. Duhet të shohim nëse deri në fund të vitit e plotësojmë këtë kusht dhe e ratifikojmë marrëveshjen për demarkimin e kufirit me Malin e Zi, që do të mundësonte edhe lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë”, ka thënë Hoxhaj.

Për 24 orë, 39 aksidente e mbi 900 tiketa të shqiptuara

0

Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 39 aksidente komunikacioni.

Sipas policisë, 8 prej tyre kanë qenë me persona të lënduar, kurse 31 pa lëndime në njerëz.

Po ashtu, gjatë kësaj kohe, policët rrugor kanë shqiptuar 927 tiketa trafiku, për shkelësit e rregullave të komunikacionit.

Vjedhje në Prizren

0

Persona të panjohur kanë vjedhur në një veturë para të gatshme dhe stoli ari.

“Viktima ka raportuar se persona të panjohur gjatë natës i kanë thyer xhamin e veturës dhe nga aty i kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari dhe argjendi”, njofton Policia e Kosovës.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore./PrizrenPress.com/