Fillojnë “Ditët e Ukshinit”

Për ndër të dijetarit shqiptar Ukshin Hoti, sot në Universitetin e Prizrenit (UPZ) që mban emrin “Ukshin Hoti”, u organizua një orë letrare si dhe u mbaj një marrsh nga studentët e UPZ-së, ndërsa nesër do të bëhet zbulimi i shtatores së Ukshin Hotit. Të gjitha këto aktivitete mbajnë emrin “Ditët e Ukshinit”.

Në amfiteatrin e Universitetit të Prizrenit, u mbajt Ora e madhe Letrare “Për ty Ukshin”, ku pjesën kryesore e kishin studentët e UPZ-së dhe pastaj u vazhdua me një marsh po nga studentët, për nder të Ukshin Hotit, sepse fati i Profesorit Hotit ka njëzet vite që po ecën pa ndonjë destinacion, raporton KosovaPress.

Arianit Berisha, kryetar i Parlamentit Studentor të UPZ-së, tha se këto aktivitete po bëhen për nder të vendosjes së lapidarit të Profesorit Ukshin Hoti në oborrin e Universitetit të Prizrenit dhe tregoi se propozimi për këtë lapidar ishte bërë nga Parlamenti Studentor dhe sipas tij, ka gjetur mbështetje për implementimin e tij.

Berisha: Gjithçka ka filluar me një kërkesë të Parlamentit Studentor

“Ky ekskluzivitet këtë vit, është për nder të vendosjes së lapidarit të Profesorit Ukshin Hoti, në oborrin e Universitetit të Prizrenit. Prezenca e Ukshin Hotit në oborr, nuk do t’i shërbejë askujt më shumë se studentëve. Ai do të jetë frymëzim për ne, se si të punojmë në të ardhmen për ndërtimin e shtetit tonë. Gjithçka ka filluar me një kërkesë të Parlamentit Studentor, kërkesa është pritur mirë nga rektori Ramë Vataj. Fillimisht dhe ai e ka dërguar më tutje në Këshillin Drejtues nga ku është lejuar lirimi i fondeve dhe kryetari i atëhershëm i Këshillit Drejtues, Bekim Gashi, në bashkëpunim me anëtarët tjerë të Këshillit Drejtues, e kanë miratuar kërkesën”, tha Berisha.

Ndërsa, Arta Sopaj, anëtare e Unionit të Studentëve, tha se Profesor Ukshin Hoti, ishte njeri që nuk pranonte të lëvdohej nga të tjerët.

Sopaj: Njeriu që më së paku dëshironte që një institucion ta mbaj emrin e tij është Ukshin Hoti

”Njeriu që më së paku dëshironte që një institucion ta mbaj emrin e tij, e ai të qëndrojë në oborrin e gjelbëruar e të shkrirë në bronz, është padyshim profesor Ukshin Hoti”, tha Sopaj.

Veç tjerash studentët bën të ditur se nesër do të mbahet aktiviteti kryesor, pra Akademia Solemne si dhe zbulimi i shtatores së Ukshin Hotit.

Këto aktivitete po mbahen për herë të parë dhe se i kanë titulluar “Ditët e Ukshinit”/rtklive/

Më Shumë

Aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep detajet

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur të dielën në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka...

Sot temperaturat maksimale deri 27 gradë Celsius

Sot në vendin tonë parashihet mot me vranësira dhe intervale me diell. Vende-vende vranësirat do të shoqërohen me riga lokale shiu. Vende-vende vranësirat do të...

Lajmet e Fundit