Home Blog Page 6204

BE dhe UNDP organizojnë dialog mbi mbrojtjen e trashëgimisë kulturore

0

Mbi 30 pjesëmarrës u mblodhën në malet piktoreske të Sharrit gjatë fundjavës për të diskutuar mbi mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore në kuadër të projektit Ndërtimi i Besimit Përmes Mbrojtjes Kulturore në Kosovë, projekt ky i financuar nga BE dhe implementuar nga UNDP.

Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin zyrtarë komunalë, përfaqësues të komuniteteve fetare dhe shoqërisë civile nga Ferizaj, Gjilani, Kamenica, Lipjani dhe Rahoveci ku u diskutua mbi forcimin e besimit, respektit dhe tolerancës për identitetin dhe trashëgiminë kulturore ndërmjet komuniteteve.

Punëtoria rezultoi në formulimin e një deklarate të përbashkët mbi rëndësinë e angazhimit të të gjitha komuniteteve në mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë së pasur dhe të larmishme kulturore të Kosovës me të cilën u pajtuan përfaqësuesit e të pesë komunave.

Pjesëmarrësit u pajtuan gjithashtu të vazhdojnë të punojnë së bashku për ruajtjen e trashëgimisë kulturore si një përgjegjësi e përbashkët dhe si pjesë e kontributit të Kosovës për arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, përkatësisht Objektivit 11 për qytetet dhe komunitetet e qëndrueshme dhe Objektivit 16 për paqe dhe drejtësi, fuqizim të institucioneve.

Image

Image

Image

Shtatorja e Ukshin Hotit, të dielën zbulohet në Prizren

0

Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren në bashkëpunim me komunën e Prizrenit, fillon sot aktivitetet e organizuara për nder të intelektualit dhe veprimtarit të çështjes kombëtare, Ukshin Hoti.

Agjenda

25 nëntor 2016

Ora 15:00, Finalja e turneut në futboll të vogël dhe ndarja e shpërblimeve

(Qendra Sportive ‘Sezai Surroi’)

26 nëntor 2016

Ora 11:00, Orë e madhe Letrare “Për ty Ukshin” (Amfiteatri i UPZ-së)

Ora 13:00, Marsh i studentëve për Ukshin Hotin

27 nëntor 2016

Ora 11:00, Akademi Solemne (Amfiteatri i UPZ-së)

Ora 12:00, Zbulimi i shtatores së Ukshin Hotit.

Manipulimi i raportit të obduksionit të Astrit Deharit (Dokument)

0

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Sylë Hoxha, më datë 18 nëntor 2016, ka lëshuar raportin e autopsisë me një trik, për të manipuluar me shkaqet e vdekjes se Astrit Deharit

Raporti i obduksionit nuk e thotë askund se Astit Dehari te ketë vdekur nga vetëlëndimet, ata thonë se vdekja është e dhunshme dhe asfiksia, apo bllokimi i rrugëve te frymëmarrjes ka qenë me mjet të fortë, dhe se për shkak te kësaj ka ardhur deri te ndalja reflektor e punës së zemrës, ne ketë rast është keqpërdorur nga raporti i obduksionit nga prokuroria duke i paraqitur lëndimet si hezituese, janë dy raporte të obduksionit dhe qëllimisht renditja në njërin është shënuar me numra nga 1 – 4, dhe në tjetrin raport nuk ka fare numra, shkruan Zeri.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Sylë Hoxha, më datë 18 nëntor 2016, ka lëshuar raportin e autopsisë me një trik për të manipuluar me shkaqet e vdekjes se Astrit Deharit. Në faqen e fundit, radhit këto pika. I njëjti ka lëshuar raport një ditë më vonë me faqen e fundit pa radhitje numerike.

 1. Vdekja e tani të ndjerit Astrit Dehari, ka ardhur si pasojë e asfiksisë mekanike nga mbyllja(bllokimi) i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes nga mjeti i konsistencës solide(të fortë)

Image

(Këto janë pikat brenda raportit që raporti i obduksionit i nxjerrë si shkaktarë të vdekjes së Astritit)

2. Mekanizmi i vdekjes mund të shpjegohet me “ndaljen reflektor të punës së zemrës” (nga refleksi vazovagal), mbase edhe i shoqëruar me ngacmimin autonom të pleksusit nervor laringal-spazëqm laringale.

Image

(Këto janë pikat brenda raportit që raporti i obduksionit i nxjerrë si shkaktarë të vdekjes së Astritit)

Dhe në pikën e (3) thotë se “Dëmtimet e shkaktuara në pikën 1 dhe 2 , me besueshmëri janë dëmtime të vetëshkaktuara ”hezituese”, të cilat kanë qenë të shoqëruara me gjakderdhje të jashtme, por të cilat nuk kanë çuar në shok. Mirëpo, në raportin e dytë të datës 19.11.2016, faqja e fundit heq radhitjen me numra, sepse përshkrimet në 1 dhe 2 brenda raportit të autopsisë përshkruajnë dëmtimet në qafë dhe në dorë.

Image

Pikat (1) dhe( 2) në të cilat i referohet raporti i obduksionit janë këto përshkrime të dëmtimeve:

1. Në anën e djathtë të qafës rreth 4 cm nën nofullën e poshtme dhe rreth 4 cm mbi klavikulën e djathtë paraqiten gërvishtje lëkurore gjatësore pothuajse paralele njëra me tjetrën, në pozicion të pjerrët në raport me boshtin gjatësor të trupit, me ngjyrë të kuqe në vjollcë, me gjatësi nga 7 cm deri me 9 cm, me gjerësi 1-2 mm dhe me thellësi rreth 1 mm. Këto gërvishtje ndodhen në formë të tufave (gjithsej tri) me nga tri deri katër gërvishtje. Buzët e këtyre gërvishtjeve janë të lëmuara, të rregullta dhe me primesh gjaku. Këto gërvishtje, bazuar në karakteristikat e tyre me besueshmëri janë të shkaktuara nga veprimi mekanik i mjeti të mprehtë, me teh të ngushtë të cekët, i cili ka vepruar me mekanizëm tangjencial të veprimit duke shkaktuar dëmtime sipërfaqësore lëkurore.

2: Në pjesën e poshtme të brendshme të parakrahut të dorës së majtë (byzylyku i dorës) ndodhen tri gërvishtje në formë gjatësore, pothuajse paralele njëra me tjetrën, ku gërvishtja e mesme, në njërin skaj të saj paraqet në formë dycepëshe. Këto gërvishtje janë me ngjyrë të kuqe, me buzë relativisht të rregullta, me gjatësi nga 3 cm deri në 5 cm, gjerësi rreth 1-2 mm dhe thellësi rreth 1 mm dhe janë pothuajse në kënd të drejtë me boshtin gjatësor të dorës. Këto gërvishtje, me besueshmëri janë shkaktuar me mjete me veçori të ngjashme të mjetit të përshkruar në pikën 1 ose me ndonjë mjet të ngjashëm.

Edhe avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, thotë se atij i janë dorëzuar dy raporte në dy data të ndryshme, i pari me tendencë manipulimi të opinionit publik. “Është keqpërdorur nga raporti i obduksionit nga prokuroria duke i paraqitur lëndimet si hezituese, janë dy raporte te obduksionit dhe qëllimisht renditja ne njërin është shënuar me numra nga 1 deri 4, dhe në tjetrin raport nuk ka fare numra”, ka bërë të ditur për gazetën ”Zëri” avokati Gashi. /ZERI/ 

Në Nju Jork, ekspozitë dhe simpozium rreth Faik Konicës

0

Më pas do të promovohet libri me dy romanet e Faik Konicës” Martesa e Lejlës” pasuar nga ”Sotiri dhe Mitka” përgatitur për botim nga studiuesi Fotaq Andrea dhe të sponsorizuar nga Vatra.

Federata Panshqiptare e Amerikës ”VATRA”, në mbyllje të veprimtarive për Vitin e Konicës, do të organizojë këtë të Shtunë, me 26 Nëntor në Selinë e saj në Bronx, Simpoziumin kushtuar personalitetit të Faik Konicës, vizitën në ekspozitën kushtuar Konicës, promovimin e dy romaneve të Konicës sjellë nga gjuha frënge në shqip nga studiuesi Fotaq Andrea dhe shpalljen e fituesve të Konkursit të shpallur nga Vatra dhe Gazeta Dielli për krijimet më të mira kushtuar jetës dhe veprës së Konicës.

Komisioni i përbërë nga : Asllan Bushati, Mithat Gashi, Idriz Lamaj dhe Dalip Greca, duke ftuar në këtë veprimtari studiues të Konicës, kanë bërë përpjekje që kjo veprimtari të hedh dritë mbi kolosin, intelektualin, publicistin, diplomatin, bashkëthemeluesin e VATRËS, Faik Bej Konica.

Në Simpozium do të referojnë studiues të Konicës: Ilir Ikonomi (Zëri i Amerikës), Fotaq Andrea (Francë), dr. Gjon Buçaj, Idriz Lamaj, Anton Çefa, Arjeta Ferlushkaj (Biblioteka e Universitetit të Shkodrës), Neka Doko(Drejtoresh e Bibliotekës Fan S. Noli” pranë Kryekishës Orthodokse”Shën Gjergji” në Boston), studiuesi Thanas Gjika dhe Editori i Diellit, Dalip Greca. Simpoziumi moderohet nga Profesor Mithat Gashi.

Më pas do të promovohet libri me dy romanet e Faik Konicës” Martesa e Lejlës” pasuar nga ”Sotiri dhe Mitka” përgatitur për botim nga studiuesi Fotaq Andrea dhe të sponsorizuar nga Vatra.

Në fund të veprimtarisë do të shpallen fituesit e Konkursit kushtuar “2016-Viti i Faik Konicës” shpallë nga VATRA. Ndërkohë pjesëmarrësit do të kenë mundësi të vizitojnë edhe Ekspozitën me 60 fotografi, përgatitur nga Fotaq Andrea. / KultPlus.com

Samire Çoçajt, kundërligjshëm i shpallet vendi i lirë i punës (Dokument)

0

Mësimdhënëses Samire Çoçaj i është shpallur kundërligjshëm vendi i lirë i punës nga Drejtoria e Arsimit në Prizren.

Ajo në shkollën fillore “Shtjefën Gjeçovi” në Zym të Hasit është punësuar në vitin 2012.

Është e diplomuar në Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Fakultetin e Edukimit në Prizren.

Çoçaj tregon se nga kjo kohë ka punuar në mënyrë të rregullt.

“Kam punuar dhe nënshkruar kontrata të rregullta të lëshuar nga Drejtoria e Arsimit”, shprehet ajo.

12

Drejtoria e Arsimit, ndërkaq ka marrë vendim që t’ia shpallë vendin e lirë të punës.

Çoçaj thotë se ky veprim është i njëanshëm.

“Drejtoria e Arsimit qëllimisht më ka lëshuar kontratë të caktuar, duke rënë ndesh me Nenin 3 të kësaj kontrate, sepse sipas nenit në fjalë mua më ka takuar kontrata me kohë të pacaktuar, pasi që kam pasur 15 orë profesionale”, thotë ajo.

“Gjatë këtyre 5 vjetëve unë ka arritur që të arsyetoj vetën me punë e përkushtim të vazhdueshëm”.

“Nuk kam pasur asnjë vërejtje nga nxënësit, këshilli i prindërve apo drejtoria e shkollës”.

“Drejtoria e Arsimit nuk ka arritur që të vlerësoj punën time . Ajo njëanshëm ka marrë vendim që të më shpalli vendin e lirë të punës”.

Mësimdhënës Çoçaj, ndërkaq i kanë dalë në mbrojtje Këshilli i Prindërve të shkollës. Me anë të një peticioni, ky këshill kërkon nga kryetar i Komunës dhe Kuvendi Komunal, që të merr paraysh kërkesën për vazhdimin e punës së mësimdhënëses Samire Çoçaj.

“Në rast se kërkesa jonë nuk përfillet do të na qojë në masa radikale deri në bojkotim të mësimit”, thuhet në kërkesën e Këshillit të Prindërve. /PrizrenPress.com/

4

Haskuka nuk e përjashton mundësinë e eskalimin e situatës për vdekjen e Astritit

0

(E plotësuar)- Deputeti i LVV-së, Mytaher Haskuka, i ftuar në emisionin “Politikë” në Tribuna Channel, është pyetur se çka ka paraparë Vetëvendosje për veprimet e mëtutjeshme me rastin e vdekjes së Astrit Deharit.

I pyetur se a mund të ketë eskalim të situatës, Haskuka nuk e ka përjashtuar një gjë të tillë.

“Pakënaqësia e qytetarëve është në rritje dhe kjo mund të shtyjë në eskalim”, ka thënë Haskuka, duke shtuar se nuk mund të mbahen në kontroll qytetarët.

Haskuka shtoi se 17 vjet pas luftës është e papranueshme që të vdes një i burgosur në burg.

Haskuka: Obduksioni nuk mundet të tregoj se a është vrarë apo vetëvrarë Astrit Dehari
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka, i ftuar në emisionin Politikë në Tribuna Channel, ka thënë se obduksioni nuk e tregon se vdekja e Astrit Deharit është vrasje apo vetëvrasje.

“Nuk mundet nëpërmjet obduksionit të vërtetohet a është vrasje apo vetëvrasje. Përshkrimi i shkakut të vdekjes dhe gjasat për t’i bërë dikush vetvetes është gati e pamundur”, ka thënë Haskuka në Politikë.

Të burgosurit në Prizren, ndërpresin grevën

0

Të burgosurit e Qendrës së Paraburgimit në Prizren, që kishin hyrë në grevë urie në shenjë proteste për shkarkimin e drejtorit të këtij burgu Destan Zogaj, pas vdekjes së Astrit Deharit, aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ata grevën kishin filluar grevën të mërkurën, ndërsa e ndërprenë të enjten.

Këtë e ka bërë të ditur Shërbimi Korrektues i Kosovës, duke thënë se ata nuk janë më në grevë dhe se po ushqehen normalisht.

“Ministria e Drejtësisë, përkatësisht Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin se të gjithë të burgosurit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, kanë ndërprerë grevën e urisë dhe kanë marr ushqimin si çdo herë. Gjendja aktuale brenda kësaj Qendre të Paraburgimit është stabile dhe të paraburgosurit janë në gjendje të mirë”, thuhet në njoftimin e kësaj qendre.

Ec Ma Ndryshe, kërkojnë trotuare për të gjitha kategoritë e shoqërisë

0

EC Ma Ndryshe në bashkëpunim me OPDMK të enjten kanë realizuar performancën publike “Kërkojmë trotuare për të gjithë”, përmes të cilit aktivitet kanë reaguar ndaj pasivitetit të deritanishëm të autoriteteve komunale në ndërmarrjen e masave adekuate për sigurimin e qasjes së barabartë në trotuaret e rrugëve kryesore të qytetit të Prizrenit për Personat me Aftësi të Kufizuara.

Përmes këtij aktiviteti, në mënyrë simbolike përkatësisht duke vendosur disa karroca në rrugën “Remzi Ademaj” është theksuar e drejta e PAK-ve për qasje dhe qarkullim të barabartë dhe më të sigurt brenda zonës urbane.

“Performanca publike “Kërkojmë trotuare për të gjithë” është realizuar në kuadër të projektit “Prizreni, një qytet pa pengesa”. Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti përfshinë ngritjen e pjesëmarrjes së personave me aftësi të kufizuara dhe të rinjve në projektimin e “Prizrenit pa pengesa”.

Projekti financiarisht përkrahet nga USAID nga programi E4E, dhe mbikëqyret nga ATRC derisa zbatohet nga EC Ma Ndryshe dhe OPDMK’, thuhet në komunikatën drejtuar mediave.

Prokurori Hamitaga deklarohet i pafajshëm

0

Prokurori Bajram Hamitaga në Gjykatën e Gjilanit nuk e pranoi fajësinë për keqpërdorim detyre.

Prokurori i suspenduar i krimeve të rënda në Prokurorinë Themelore të Prizrenit Bajram Hamitaga u deklarua sot i pafajshëm në gjykimin e tij për shpërdorim detyre të zhvilluar në Gjykatën e Gjilanit.

Pafajësinë e deklaroi sot edhe Luan Delili, shoferi i Prokurorisë në Prizren që në procesin gjyqësor me Hamitagën akuzohet për frikësim gjatë procedurës penale.

Gjatë seancës avokatët e të akuzuarve u ankuan se nuk i kanë pranuar të gjitha provat me të cilat ngarkohen të mbrojturit e tyre, por thanë se kjo nuk paraqet pengesë për vazhdim të gjykimit në fazën në të cilën ai ndodhet.

Para se të deklarohen për fajësinë apo pafajësinë të akuzuarve iu lexua aktakuza nga prokurori Arben Ismajli.

Hetimet ndaj Hamitagës dhe Delilit filluan menjëherë pas transmetimit të emisionit “Drejtësia në Kosovë” në maj të këtij viti, në të cilin prokurori akuzohej se ka kërkuar favore nga një i dyshuar ndaj të cilit ai po i zhvillonte hetimet.

Aktakuza ndaj Hamitagës dhe Delilit u ngrit nga Prokuroria Themelore në Gjilan më 26 shtator.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Hamitaga, i cili ka qenë prokuror në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, nga muaji korrik i vitit 2013 deri më 22 janar 2015, në cilësinë e personit zyrtar me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete dhe djalin e tij, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin e tij zyrtar, nuk i ka përmbushur detyrat e tij zyrtare, me çka ka kryer veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar.

Ndërkaq, i pandehuri i dytë, Luan Delili, më 08.04.2016, me anë të premtimit e ka nxitur personin tjetër që të përmbahet nga dhënia e deklaratave, në mënyrë që të tërhiqet nga dhënia e deklaratave që i ka dhënë në seancën gjyqësore në Gjykatën Themelore në Prizren, se i pandehuri i parë B.H., ka kërkuar 5.000 euro, me çka ka kryer veprën penale të frikësimit gjatë procedurës penale.

Hapet panairi i produkteve vendore në Malishevë

0

Në kuadër aktiviteteve me rastin e shënimit të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, të enjten në Malishevë, është hapur panairi artizanal dhe i produkteve vendore.
Panairet e këtilla, tashmë janë tradicionale dhe organizohen, së paku dy herë brenda vitit. Risi e këtij panairi, është pjesëmarrja e shitësve të librave, që ka zgjuar interesim të jashtëzakonshëm.

Panairin e kanë vizituar edhe nënkryetari i Malishevës, Rexhep Mazreku, bashkë me përgjegjësit e drejtorive komunale, të cilët i kanë uruar pjesëmarrësit dhe i kanë inkurajuar për vazhdimin e kultivimit të traditës shqiptare, si dhe për kultivimin e ushqimeve tradicionale.

Nga ana tjetër, vet pjesëmarrësit, e kanë përshëndetur komunën për këtë organizim të panairit, ku gjithmonë, ruajtësit dh kultivuesit e traditës, trashëgimisë dhe kulturës shqiptare, po kanë mundësi që ta paraqesin edhe para publikut, artin e tyre dhe ushqimet tradicionale. Ndërsa, risia e këtij viti, një minipanair i librit, i cili gjithashtu kishte zgjuar interesim të jashtëzakonshëm të lexuesve, ku nuk ka munguar edhe shitja e librave, madje në masë të madhe.