Home Blog Page 6207

Zafir Berisha: Kryeministër është Kadri Veseli që pret shirita e përuron fabrika

0

Deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha – i cili përfaqëson këtë parti në Komisionin për Punë të Jashtme – ka treguar idenë për nxjerrjen e një deklaratë, e cila do t’i dërgohej Brukselit për çështjen e liberalizimit të vizave.

Në emisionin Fakt Plus me Leotrim Berishën në Tribuna Channel, ai ka thënë se deklarata duhet të jetë në nivel të komisionit dhe jo të partive politike. Më këtë deklaratë, sipas tij, do të shprehej gatishmëria dhe vendosmëria që procesi i demarkimit të ndodhe në një fazë të mëvonshme mbi faktet politike dhe argumentet shkencore qe janë prezantuar nga ana e opozitës dhe ekspertëve të pavarur.

Ai thotë se tash e disa muaj qe është duke ndodhur procesi i bisedimeve, i ndërmjetësuar nga Naim Rashiti nga Grupi Ballkanik për Politika, qëndrimet e palëve janë përafruar.

Duke folur për bojkotin e Listës Serbe nga institucionet e Kosovës, deputeti i Nismës ka thënë se Isa Mustafa është i pafuqishëm, “prej ditës se parë kur është emëruar në atë pozitë dhe se është vetëm argat i PDK-së”.

“Kryeparlamentari pret shirita e përuron fabrika, kryeministri jep deklarata koti pa mbulesë për opinionin publik”, ka thënë Berisha në Fakt Plus.

Në këtë intervistë ai ka treguar pse ka kërkuar nga kryetari i Komisionit për Punë të Brendshme qe mediet të nxirren jashtë në kohën kur po diskutohej për sigurinë në vend.

“Mundësia e rrezikimit të sigurisë nga vende jo mike të Kosovës është i madh, sidomos në pjesën veriore të vendit”, ka theksuar Berisha.

Ndërsa, sa i përket letrave të cilat presidenti Thaçi i ka dërguar në Prokurorinë Speciale të Kosovës, ai ka thënë se ky është vetëm një tendencë e tij për të bërë lajm dhe nuk ka asgjë serioze. Madje, ai e ka vlerësuar si interferim në organet e drejtësisë.

Britaniku Jon Harrison anëtarësohet në LDK-në e Prizrenit (Foto)

0

Lidhja Demokratike e Kosovës ka pranuar sot në radhët e veta Veteranin Luftëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, britanikun Jon Harrison.

Sipas një njoftimi nga LDK, ceremonia e anëtarësimit të Harrison në LDK u zhvillua në Degën e LDK-së në Prizren, pas solemnitetit me rastin e emërimit të një rruge në këtë qytet me emrin e luftëtarit të lirisë së Kosovës, Jon (Xhon) Harrison.

“Në këto ngjarje ishin të pranishëm drejtues të LDK-së, deputetë, përfaqësues lokalë, anëtarë të LDK-së dhe qytetarë të shumtë nga Prizreni e më gjerë. Libreza e anëtarësisë së z. Harrison në LDK iu dorëzua nga sekretari i përgjithshëm, Ismet Beqiri”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Britaniku Jon Harrison anëtarësohet në LDK

Jon Harrison, rruga më e re në Prizren

0

Për nder të kontributit që ka dhënë gjatë luftës së fundit në Kosovë, si ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Komuna e Prizrenit ka nderuar britanikun Jon Harrison. Nga sot, një rrugë në lagjen ‘Jeni Mahallë’ të kësaj komune, do të mbajë emrin e tij.
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, ka vlerësuar lartë kontributin që ka dhënë ushtari britanik në luftën e UÇK-së.

Muja tha se Harrison është luftëtar i lirisë, i cili luftoi për idealin më të shtrenjtë në botë, lirinë e individit nga okupimi.

Në anën tjetër, ushtari i UÇK-së nga Britania e Madhe, Jon Harrison, fillimisht kërkoi një minutë heshtje për viktimat e luftës së fundit në Kosovë.

Ndërsa, i cilësoi si heronj, komandantët e UÇK-së, Rrustem Berisha e Anton Çunin, shërbimi ndaj të cilëve tha se ka qenë nder i veçantë.

Gjatë ceremonisë së sotme, Jon u anëtarësua në Lidhjen Demokratike të Kosovës, dega e dytë e LDK-së në Prishtinë.

Po ashtu, Komuna e Prizrenit, ndau edhe mirënjohje falënderimi dhe dhurata simbolike për ish-ushtarin e UÇK-së.

Jon Harrison, rruga më e re në Prizren

Policia bastis dy shtëpi në Prizren, konfiskon narkotik, para…

0

Njësitë policore duke vepruar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata kanë bastisur shtëpitë dhe objektet përcjellëse në Prizren, pronë e dy të dyshuarve meshkuj K-Shqiptarë.

Ngjarja ka ndodhur dje në rrugën e “Zarës”, rreth orës 07:45, shkruan PrizrenPress.

Sipas Policisë, gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar 110.7 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë, 122.30 euro para të gatshme, dy telefona celularë, disa folje alumini si dhe një peshore.

Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit njëri dërgohet në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër lirohet në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/

Prizren: Arrestohen dhe dërgohen në burg dy persona

0

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona në Prizren. Arrestimi i tyre është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, shkruan PrizrenPress.

Sipas Policisë, njëri mashkull është arrestuar gjatë ditës së hënë në fshatin Zhur dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Prizrenit në kohëzgjatje prej 10 ditëve.

Ndërkaq, tjetri është arrestuar dje në rrugën “Azem Hajdari” të Prizrenit. I njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës në kohëzgjatje prej gjashtë muajve. /PrizrenPress.com/

Vjedhje e rëndë në Pagarushë të Malishevës, arrestohet hajni

0

Në fshatin Pagarushë të Malishevës është arrestuar një person, pasi që i njëjti me disa të dyshuar të tjerë kishin vjedhur gjësende të ndryshme dhe të njëjtat i kanë shitur në lokacione të ndryshme.

Policia njofton se me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Prizren/Gjakovë: Mbyllen 11 lokale për krim të organizuar, skema piramidale dhe shmangie nga tatimi

0

Njësiti policor me asistencë të Doganës së Kosovës dhe inspektorët komunalë, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, kanë bastisur në 12 lokacione të ndryshme në Prizren dhe Gjakovë rreth orës 14:00.

Në këtë lokacione dyshohej se ishin duke u zhvilluar aktivitete të paligjshme me lojëra të fatit.

Gjatë operacionit janë konfiskuar 62 aparate të lojërave të fatit dhe 7 shtëpiza kompjuteri, me ç’rast janë mbyllur 11 lokale. /PrizrenPress.com/

Në Prizren sulmohet një femër dhe kanoset të mos raportojë në polici

0

Pas mesnatës në Prizren është arrestuar një person, i cili kishte sulmuar fizikisht e më pas edhe kishte kanosur një femër.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht dhe më pas e ka kanosur viktimën femër K-Shqiptare, nëse e njëjta do ta paraqesë rastin në polici”, thuhet në raportin policor.

Viktima, sipas po të njëjtit raport, ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretmani mjekësor. Në konsultim me prokurorin i dyshuari dërgohet në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Prizren: Vjedh biçikletën, arrestohet

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prizren, është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi që i njëjti ka vjedhur një biçikletë, pronë e viktimës mashkull shqiptar në vlerë prej 150 euro.

Policia njofton se me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Arrestohet i dyshuari për zhdukjen Abedin Bytyqit nga Suhareka

0

Më 6 tetor të këtij viti, rreth orës 13:00, raportohet të jetë zhdukur një person në Suharekë, Abedin Bytyqi.

Rastin e zhdukjes së tij e ka paraqitur në Polici më 7 tetor i biri i tij, duke thënë se prindi i tij është larguar nga shtëpia dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e tij.

Ndërkaq, dje më datën 18.10.2016 pas një pune hetimore, Policia ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull, shqiptar i Kosovës, pasi që për të njëjtin ekziston dyshimi i bazuar se e ka rrëmbyer viktimën.

“Lidhur me rastin është bastisur shtëpia e të dyshuarit me ç’rast është konfiskuar vetura e tij e cila dyshohet të jetë përdorur në rast si dhe dy telefona celularë”, njofton Policia e Kosovës.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.