Home Blog Page 6208

Lansohet Mamografi mobil në Dragash

0

Sot do të nisë lansimi i punës së përkohshme të Mamografit mobil në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Dragash.

Sipas njoftimit për media, me këtë rast Grupi i Grave Deputete i Kuvendit të Kosovës, kryesuar nga Blerta Deliu-Kodra, do të vizitojë Komunën e Dragashit.

Vizita do të fillojë në orën 10:15.

Indiferent për Nobelin

0

Akademia Suedeze e Shkencave është lodhur duke trokitur në derën e Bob Dylan. Disa ditë pasi iu akordua çmimi prestigjioz i Nobelit të Letërsisë për krijimin e shprehjeve të fuqishme poetike brenda traditës së gjatë të këngës amerikane, komiteti u ka dhënë fund përpjekjeve për të kontaktuar me muzikantin ikonë.

“Nuk do të përpiqemi më. Ia thamë gjithë çfarë nevojitej menaxherit dhe miqve të tij. Ai e di se e presim me padurim konfirmimin që duhet të japë, por nga ana tjetër ka vetëm heshtje”, tha Odd Zschiedrich, drejtor administrativ i Akademisë suedeze.

Zschiedrich sqaroi se ceremonia do të zhvillohet dhe çmimi do të jepet edhe pa praninë e kantautorit legjendar amerikan.

“Por ne po presim për informacione”, vazhdoi ai.

Mbrëmjen e së hënës, Dylan ishte në një koncert në Las Vegas, megjithatë deri tani prej tij nuk ka ardhur asnjë reagim mbi Nobelin, që e bëri muzikantin e dytë në botë laureat të çmimit të shumëlakmuar.

Ka pasur debate të gjata mbi nderimin e bërë artistit dhe meritën e teksteve të tij, që të konsiderohen si pjesë e veprave më të mira letrare të krijuara ndonjëherë. Kohët duket se po ndryshojnë vërtet.

Rikonfirmohet: S’ka viza pa demarkacionin

0

Shefja e politikës së Jashtme në Bashkimin Evropian, Federica Mogherini ka përpiluar raportin për Kosovën, ku thuhet se ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi dhe lufta konkrete kundër krimit të organizuar, janë dy kushtet që duhet të përmbushën para vendimit eventual për liberalizimin e vizave.

Raporti është mbështetur mbrëmë në orët e vona nga ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian.

Sipas RTK-së, në këtë raport theksohet se opozita ka humbur unitetin e dikurshëm. Kurse, ndër prioritet e jashtme identifikohet përmirësimi i raporteve në mes Kosovës dhe Serbinë.

Grushtohen nxënësit afër Gjimnazit “Remzi Ademaj” në Prizren

0

Mbrëmë rreth orës 18:00 në afërsi të Urës së Soziut , jashtë hapësirave të Gjimnazit “ Remzi Ademaj” ka ndodhur një rrahje në mes të disa nxënësve .

Në momentin e kacafytjes ka rastisur edhe një patrullë e policisë, e cila ka intervenuar për të ndërprerë rrahjen mes nxënësve.

Zyrtarët policorë me këtë rast kishin ndaluar dy nxënës, duke i futur në veturë dhe për një kohë kishin bllokuar edhe qarkullimin e automjeteve në mes të Urës.

Në kohën kur dy nxënësit ishin futur në veturë të policisë, një tjetër nxënës kishte hapur derën e veturës dhe i kishte sulmuar sërish fizikisht. Përsëri është dashur që policët të intervenojnë dhe të qetësojnë gjendjen si dhe të lirojnë rrugën edhe për automjetet .

Dukuria e rrahjeve të nxënësve në Prizren është e pranishme prej shumë kohësh, e me këtë çështje dikush duhet të merret më seriozisht përfshirë drejtuesit e sektorit të arsimit, ata të institucioneve shkollore dhe atyre të sigurisë./TVPZ/

Nënshkruhet memorandum për ndërtimin e teatrit veror në Hoçë të Madhe

0

Komuna e Rahovecit dhe Ministria për Komunitete dhe Kthim, kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi për bashkëfinancimin e projektit “ Ndërtimi i teatrit veror në Hoçë të Madhe”.

Në një njoftim për media thuhet se memorandumi është nënshkruar nga kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi dhe Dalibor Jevtic, ministri për Kthim dhe Komunitete.

“Me nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit, Ministria për Komunitete dhe Kthim, në bazë të vendimit të ministrit të MKK-së nr.2122/2, do të përkrah bashkëfinancimin e projektit “ Ndërtimi i teatrit veror në Hoçë të Madhe” në Komunën e Rahovecit, me mjete financiare në shumë prej 19 mijë e 354 euro, kurse Komuna e Rahovecit do të ofrojë 20 mijë euro për realizimin e këtij projekti”, thuhet në njoftim

Kadri Veselit i ik edhe një këshilltar

0

Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit, po vazhdojnë t’i ikin këshilltarët. Pas ikjës së Gëzim Kasapollit e Lekë Musës, kabinetit të Veselit shpinën tashmë ia ka kthyer edhe Skender Berisha.

Berisha që njihet njëri shumë i afërt me Veselin, tani e disa ditë ka nisur punën në Ministrinë e Drejtësisë, si këshilltar për media në zyrën e ministrsë Dhurata Hoxha, shkruan Gazeta Fjala.

Skender Berisha një kohë të gjatë ka punuar edhe PDK, në zyrat për media.

Kurse, në Kuvend ka shkuar në momentin që Veseli kishe marrë timonin e Kuvendit.

Gazeta Fjala javë më parë ka raportuar se Gëzim Kasapolli ka lënë Veselin për të shkuar si ambasador në Kroaci. Derisa, për Lekë Musën Gazeta ka treguar se ai ka lënë kabinetin e Veslit për shkak të konflitit të intersit. /Gazeta Fjala/

14612498_10210342418507578_3900840170688314018_o

Prizren: Një javë punë, për një veshje kombëtare

0

Panairi i veshjeve tradicionale në Prizren çdo tetor grumbullon dhjetëra përpunues të prodhimit të veshjeve tradicionale e kombëtare. Njëra ndër ato familje që merret shumë me veshjet tradicionale është edhe ajo Bytyqi nga Prizreni. Kjo familje e ka traditë punimin e tirqve, pastaj të xhubletave, xhurdive, qilimave, e shtrojave të moçme. Në çdo shtëpi po të shkosh edhe sot do t]ë hasësh mjaft shtroja të tilla të prodhuara në mënyrë artizanale. Në këtë qytet i kushtohet vëmendje shtrimit të shtëpisë me shtroja të leshta, si qilima, velenxa. Pazari i Prizrenit në gjithë Arbërinë dikur ishte i njohur për tregtimin e leshit. Në vitin 1930, sipas historianit Prof. Dr. Mejdi Elezi, tregtimi i produkteve të leshit ishte në kulmin e tij. Duke qenë pjesë e perandorive të ndryshme, por edhe traditës sonë kombëtare kemi pasur të zhvilluar fort zakonin e ndenjes në shesh duke i kushtuar rëndësi qosheve, çardakëve, oxhaqeve si pjesë e rëndësishme e arkitekturës popullore të shtruara me shtroje leshi, pambuku, liri dhe jastëkë të qëndisur. Prodhimi i qilimave, velenxave, dhe pastaj veshjeve si tirqve apo xhurdive, xhubletave ka qenë një detyrë e grave të shtëpisë. Ato kryenin të gjitha proceset si shprishjen, tjerrjen ngjyrosjen e thurjen në kushte tepër artizanale e primitive”, tregon ai. Procesi fillon me shprishjen me dorë të leshit, më pas leshi krihej me krehër dhe tirrej me bosht e furkë. “Tradita e punimit të tyre ka kaluar nga një brez në tjetrin. I gjithë procesi ka kaluar në një cikël të mbyllur brenda një familjeje, duke kryer të gjitha proceset nga shkrifja, krehja, tjerrja, ngjyrosja dhe thurja. Shtrojat e leshta në Prizren kanë pasur edhe termin e tyre”.

Bashkatdhetarët i duan rrobat origjinale

Familja Bytyqi e vazhdon këtë traditë të moçme. Nadire Bytyçi tregon se këtë zeje për punimin e veshjeve kombëtare e trashëgoi kjo familje nga e zonja e shtëpisë Simije Bytyçi. “Tani këtë zeje e vazhdon i biri Florin Bytyqi, kurse ka dashur fati që e bija e Florinit, Delvina Bytyçi ka kryer Fakultetin e Etnologjisë dhe ka synim që traditën e kësaj familje ta vazhdojë”, u shpreh ajo për “Kosova Sot”. Ajo kishte dalë në panair për të tregtuar prodhimet e dorës dhe rrobave të bëra nga leshi që janë të zorshme. “Të gjitha punëtoret sa jemi na duhet një javë ditë për të punuar një palë rroba leshi për femra, ato që janë origjinale. Më duhet të them se familja Bytyqi e ushtron tani këtë zeje në nderim të zonjës së shtëpisë, Simije”, shprehet ajo. Shton se kjo zeje sjell përfitime sa për të mbijetuar. “Pos në kohën e sezonit kur vijnë bashkatdhetarët tanë dhe blejnë rroba origjinale, atëherë përfitojmë më shumë. Edhe atëherë mund të merret një pagë mesatare”, tregon ajo. Thekson se kanë hapur edhe një punëtori në Prishtinë, e një në Sarandë

Xhubleta e ruajtur para 200 vjetësh

Nadirja tregon se ende punohet në vek. “Veku është një makinë druri ku punohet pambuku e nga aty pastaj punohen fustanellat karakteristike të këtij qyteti”. Po kështu, Nadirja tregon se këtu ruhet punimi i dorës i xhubletës prizrenase me motive nga Shqipëria e Jugut, që i ka jo më pak se 200 vjet. Familja e Nadire Bytyqit tani këtë zeje e kanë përkushtim familjar dhe për asgjë nuk e ndërrojnë. “E dimë se nuk fitojmë, por kemi përkushtim maksimal për këtë punë”, shprehet ajo. Thekson se është përgjegjëse e prodhimeve vendore dhe të rrobave të bukura të leshit që tashmë janë të rralla. Shprehet se janë të vetmit në Prizren që ende prodhojnë këto rroba. Nadirja tregon se leshi dhe punimet e dikurshme tashmë janë harruar. Ajo tregon se interesimi është shtuar sidomos për çantat e punuara.

(Kosova Sot)

Vrasjet që mbajnë peng Kosovën

0

Zbardhja e vrasjeve të luftës dhe të pasluftës, ky dyshohet se mund të jenë përfshirë edhe protagonistë të kohës, nga analistët politikë shihet si një situatë e cila duhet të menaxhohet me shumë kujdes, me maturi dhe gjakftohtësi, për të mos krijuar përplasje të reja si pasojë e zbardhjes eventuale të atyre krimeve. Sipas tyre, skena politike në vend, nëse zbardhen figura të rëndësishme si urdhërdhënës të vrasjeve, mund të pësojë një tronditje të thellë. Naser Rugova, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke u bazuar në faktin që inicimi i hapjes së çështjes së zbardhjes së krimeve politike të pasluftës vjen nga politika, respektivisht nga presidenti, ish- kryetar i deridjeshëm i PDK-së Hashim Thaçi, thotë se ka rrezik që të jetë paramenduar paraprakisht për ndonjë skenar, i cili mund edhe ta trazojë skenën politike. Sipas tij, institucionet e ligjit, Prokuroria dhe gjykatat duhet t’i trajtojnë me shumë profesionalizëm të gjitha rastet që do të mund të hapen. “Thaçi edhe si president i vendit, si njeri që dekreton gjyqtarët dhe prokurorët, Këshillin Gjyqësor të Kosovës, ka edhe përgjegjësi institucionale, kushtetuese dhe politike, që këto raste të zbardhen”, tha Naser Rugova për “Kosova Sot”.

Vrasjet në të dy kampet

Rugova nuk e ka fshehur faktin që nga vrasjet politike, më të goditur kanë qenë figura të caktuara nga radhët e LDK-së, por që ka pasur edhe figura të ndryshme edhe nga UÇK-ja, për të cilat vrasje duhet të dalë e vërteta në shesh. “Mos të harrojmë se gjatë vitit 1998- 2002 janë vrarë shumë intelektualë, komandantë dhe luftëtarë të shquar dhe veprimtarë, por që më së shumti është dëmtuar LDK-ja e presidentit historik Ibrahim Rugova, sepse janë vrarë edhe kryetarë komunash, kryetarë të Degëve të LDK-së dhe bashkëpunëtorë të ngushtë të presidentit Rugova, dhe tani që nga viti 1999 deri tash kur jemi në vitin 2016, as drejtësia ndërkombëtare dhe as ajo vendore nuk kanë bërë asnjë veprim konkret në zbardhjen e këtyre krimeve makabre, që kanë shkaktuar thyerje të mëdha në shoqërinë kosovare dhe në skenën politike, që e denigruan rëndë edhe procesin e shtetndërtimit të Kosovës”, tha Rugova për “Kosova Sot”. Ndërsa deputeti Zafir Berisha, nga Nisma për Kosovën, shpreh dyshimin e tij se vetë inicimi i çështjes mund të jetë një kurdisje e paramenduar poli-tike me qëllim të shantazhimit dhe diskreditimit të kundërshtarëve të caktuar politikë, ish-rivalëve të deridjeshëm të presidentit aktual, i cili nuk e ka bërë një kërkesë të tillë për dy mandate rresht në krye të Qeverisë, por e bën tani këtë nga pozita e presidentit, për qëllime të shfajësimit personal dhe eliminimit politik të kundërshtarëve të tij. “Fillimisht, kjo nismë është joserioze dhe jokorrekte, që vjen nga një njeri i papërgjegjshëm, i cili me formën se si i është drejtuar edhe prokurorit është një presion publik që bëhet nga politika në drejtim të organeve të drejtësisë”, theksoi ai.

Misioni i mbrapshtë i Thaçit

Sipas Berishës, presidenti ka mundur që të merret me këtë çështje gjatë dy mandateve sa ishte kryeministër vendi, por ka mundur të përdorë edhe forma të tjera jopublike për ta vënë në lëvizje dhe në funksion veprimi të pavarur Prokurorinë e Shtetit. “Forma e tillë është veprim për ta larë vetveten nga mëkatet personale para opinionit dhe ndryshe nuk mund t’i marr serioze. Të gjitha ato raste duhet të gjykohen, por jo nga presionet dhe direktivat politike”, tha Zafir Berisha. Sipas tij, tani shihet qëllimi dhe plani i skenarit që ky presion mbi drejtësinë të përdoret vetëm për qëllim të eliminimeve politike, por jo për zbardhjen e vërtetë të vrasjeve politike. “Hashim Thaçi është një ndër injorantët më të mëdhenj që njeh historia më e re e Kosovës dhe ai nëpërmes të këtyre presioneve mbi Prokurorinë e Shtetit unë dyshoj shumë, madje mund të them se jam i bindur 100% që ai do ta përdorë përmes këtij procesi edhe ndikimin e vet për eliminimin politik të njerëzve të caktuar, nëpërmes shantazheve dhe montimeve të dosjeve të ndryshme dhe ngritjes së aktakuzave, sepse ai deri tash është treguar shumë herë se është një njeri i shantazheve dhe i hartimit të raporteve të qëllimshme kundër rivalëve të tij politikë”, tha Berisha për “Kosova Sot”.

Tronditja, e pashmangshme

Sidoqoftë, analisti Blerim Burjani thotë se është e sigurt që nga zbardhja e këtyre vrasjeve, gjithsesi që do të tronditen subjektet politike, por jo edhe qytetarët e lodhur e të zhgënjyer për gjithë këtë të kaluar me një qeverisje kriminale. “Kosova mund të përjetojë probleme të mëdha në rrafshin social dhe ekonomik,opinioni publik është dëshpëruar me shumë gjëra, andaj opinioni i qytetarëve është si ta gjejnë veten në punësim, por jo edhe çka mund të ndodhë me një kategori njerëzish, prandaj ka shumë çështje më komplekse të ndërtimit të shtetit sesa të merret me fatin e disa individëve që mund të jenë me të kaluar kriminale”, tha Burjani. Për prof. Riza Smakën, skena politike aktuale, pashmangshëm,do te tronditej nëse funksionarë publikë të caktuar do të procedoheshin juridikisht për dyshime të kryerjeve të akteve kriminale. “Varësisht se kush dhe kur nga funksionarët publikë do të procedoheshin juridikisht, në radhë të parë penalisht për dyshime të kryerjeve të akteve kriminale të caktuara, për aq, edhe skena e strukturat politike aktuale do të trazoheshin. Rrjedhimisht do të duhej të pasonin sanksionet juridike individuale tok me masat për përgjegjësinë politike e etike. Përgjegjësia objektive do të duhej të aplikohej kundër individëve në poste qeverisëse. Në kuadrin e institucioneve përkatëse do të rezultonte se individi apo individë të caktuar janë të përgjegjshëm. Pos përgjegjësisë penale e morale, përgjegjësia politike do të rezultonte pashmangshëm edhe në procesin e zgjedhjeve lokale e të përgjithshme”, tha prof. Smaka…

Prizren: Të akuzuarit për fajde dalin para Gjykatës

0

Trupi gjykues do të vendosë në ditët në vijim rreth kërkesës së avokatëve të të akuzuarve për ta hedhur poshtë aktakuzën kundër grupit të akuzuar për krim të organizuar, fajde e vepra të tjera të rënda penale. Ndërsa është refuzuar ndërprerja e paraburgimit për të akuzuarit.

Prokurorja e Prokurorisë Speciale, Merita Binaj–Rugova, kërkoi sot nga trupi gjykues në Prizren që të refuzojë kërkesën e avokatëve mbrojtës për të hedhur poshtë aktakuzën e ngritur kundër 14 personave të akuzuar për krim të organizuar, fajde, detyrim, organizim të skemave piramidale, bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje.

“Konsiderojmë se aktakuza është e bazuar në prova të mjaftueshme dhe të vlefshme me të cilat është dëshmuar se të pandehurit me dashje direkt i kanë kryer veprat penale për të cilat ngarkohen. Po ashtu, e konsiderojmë se çdo provë që është e propozuar që të administrohen gjatë shqyrtimit kryesor është siguruar në tërësi në pajtim me dispozitat e Kodit të procedurës penale. Për këto arsye kërkoj që kërkesa të refuzohet si e pabazuar”, tha prokurorja Merita Binaj-Rugova.

Po ashtu, në këtë seancë, mbrojtësit e të akuzuarve Tunë Kqira, Kastriot Kqira, Gjon Kqira, Marjan Kqira, Benson Buza dhe Besfort Omaj, kërkuan nga kryetari i trupit gjykues ndërprerjen e paraburgimit, me arsyetimin se kanë pushuar shkaqet ligjore me të cilat është caktuar paraburgimi.

Por, kryetari i trupit gjykues e refuzoi këtë kërkesë dhe la në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit, me të cilin u është vazhduar paraburgimi.

Sipas Prokurorisë Speciale, gjatë disa viteve të kaluara, të pandehurit Tunë, Kastriot, Gjon, Marjan, Gjekson e Gëzim Kqira dhe Benson Buza kanë vepruar si grup i organizuar kriminal më qëllim të përfitimit të drejtpërdrejt të dobisë financiare, duke kryer vepra të rënda penale.

Sipas aktakuzës, Tunë Kqira i ka mbikëqyrur dhe i ka drejtuar veprimet e këtij grupi kriminal.

Grupi ka shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare ose papërvojën e të dëmtuarve dhe u ka dhënë para me fajde. Pastaj, duke përdorur kërcënimet e rënda, i kanë detyruar të paguajnë kamata dukshëm joproporcionale ose të kryejnë ndonjë veprim tjetër në dëm të pasurisë së tyre.

Të akuzuar në këtë rast janë: Tunë, Kastriot, Gjon, Marjan, Gjekson e Gëzim Kqira, Benson Buza, Besfort Omaj, Zyrafete Hukolli, Ragip Fazlija, Ekrem Leci, Hil Katinari, Sejdë Kaqorraj dhe Zef Oroshi.

KALLXO.com ka raportuar për ngritjen e aktakuzës nga Prokuroria Speciale kundër këtij grupi.

Prizreni emërton një rrugë me emrin, John Harrison

0

Një rrugë në lagjen “Jeni Mahallë” në Prizren, do të emërtohet me emrin veteranit të UÇK-së nga Britania e Madhe, John Harrison.

Kryesuesi i Kuvendit të Prizrenit, Kujtim Gashi, tha se Kuvendi para një viti ka marrë vendim për këtë emërtim,

“ Propozimi ishte bërë nga bashkëluftëtarët e tij, për kontributin e jashtëzakonshëm që kishte dhënë në çlirimin e Kosovës”, tha Gashi.
Kryesuesi Gashi, tha se miku i çmuar anglez, John Harrison, është befasuar këndshëm me këtë vendim të Kuvendit, dhe se ai është ndjerë tejet i lumtur për këtë çështje.

Ndryshe, John Harrison, tashmë ndodhet në vendin tonë dhe po respektohet me nderime të larta nga krerët e shtetit për kontributin e madh të tij gjatë luftës në Kosovë, duke qenë përkrah luftëtarëve të UÇK-së.

John Harrison, të mërkurën do të marrë pjesë në solemnitetin kushtuar vendosjes së tabelës së emrit të tij të rrugës në Prizren, dhe për disa media qendrore ai ka thënë se ndjehet tejet i emocionuar që do të marrë pjesë në këtë ngjarje që po i dedikohet atij.

Britaniku Harrison, i cili ka luftuar si vullnetar në Brigadën 138 “Agim Ramadani” në Koshare dhe i cili është dekoruar me urdhrin ‘Adem Jashari’, është i diagnostifikuar me kancer dhe ai publikisht ka deklaruar se dëshiron të varroset në Kosovë/TV Prizreni/