Home Blog Page 6210

PDK-ja në panik nga Specialja

0

Ani pse zgjedhjet e reja janë të parapara që të mbahen në vitin 2018, si duket dikujt po i ngutet që ato të ndodhin edhe më herët, madje edhe po kërkohen ashtu. Analistët dhe njohësit e kësaj fushe thonë se zgjedhje të reja po kërkon me ngulm PDK-ja, e cila tashmë është në panik nga arrestimet e pranverës nga Gjykata Speciale, duke iu kërcënuar kësisoj shpërbërja. Por, sipas tyre, zgjedhjet e parakohshme nuk i konvenojnë vetëm klanit të Isa Mustafës brenda LDK-së. Ndaj është shtuar edhe dilema se përse PDK-ja po këmbëngul për zgjedhje të jashtëzakonshme dhe a lidhet kjo me Gjykatën Speciale, ku shumë koka të kësaj partie mund të bien në grepin e Speciales, derisa në anën tjetër përse vetëm LDK-ja po hesht ndaj kërkesave për zgjedhje të reja dhe a do të dalë LDK-ja dukshëm më mirë apo jo në zgjedhje, nëse ato mbahen pas arrestimeve të Speciales. Dhe, shtrohet gjithashtu pyetja se a do të lejojë bashkësia ndërkombëtare zgjedhje pa veprimet e Speciales.

Salihaj: Elektorati i thjeshtë i PDK-së ishte viktimë e “komandantëve”

Deputeti nga radhët e koalicionit në pushtet nga LDK-ja, Adem Salihaj, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se zgjedhje të reja po kërkon me ngulm PDK-ja, e cila tashmë është në panik nga arrestimet e pranverës nga Gjykata Speciale dhe i kërcënohet kësisoj shpërbërja, meqë, sipas tij, të gjithë ata që e kanë iniciuar dhe krijuar këtë parti, e që u thirrën në vlerat e luftës, ishin banda dhe profiterë. Ai shtoi se elektorati i thjeshtë i kësaj partie ishte viktima, ngase ai u manipulua plotësisht për interesat e “komandantëve” të PDK-së.

“Ndaj, opozita duhet t’i hapë sytë mirë dhe ta shohë se përse tash edhe PDKja po kërkon zgjedhje me kaq nguti dhe të mos bijë në grackën e saj, ndërsa nëse opozita vërtet ka për qëllim që ta shkatërrojë krimin e organizuar, atëherë nuk është momenti për të shkuar në zgjedhje. Zgjedhjet duhet të mbahen në verë ose vjeshtë të vitit të ardhshëm, atëherë kur skena politike do të dëliret deri-diku nga fundërrinat e krimit të organizuar. Ndërkohë, LDK-ja nuk ka asnjë arsye të ngutet, duhet të deklarohet qartë kundër zgjedhjeve në pranverën e vitit të ardhshëm, sepse kjo do të ishte kundër interesave të saj dhe të Kosovës”, është shprehur Salihaj.

Analisti politik, Naim Kelmendi, thotë se siç duket dhe patjetër se kjo do të ndodhë, derisa sipas tij, Gjykata Speciale do ta tronditë skenën politike në Kosovë, ku aty do të merren njerëz që sot kanë pozita dhe poste në institucionet e shtetit, sidomos ata të potencuarit në raportin e Dik Martit, e që me këtë pikënisje me këta të apostrofuar në këtë raport edhe nis punën e vet Gjykata Speciale.

Më tej, Kelmendi ka vlerësuar se sigurisht që këtyre njerëzve do t’u ngriten aktakuzat, do të arrestohen dhe do të dërgohen para Gjykatës Speciale në Hagë, kështu që këtë tronditje do ta ndiejë më së shumti Partia Demokratike e Kosovës, parti kjo nga e cila do të jenë njerëzit që përbëjnë aktakuza potenciale për këtë Gjykatë. Kësisoj, sipas tij, para se kjo të ndodhë, e që do të ndodhë së shpejti, PDK-së i konvenon më së shumti që të organizohen zgjedhjet e jashtëzakonshme, në mënyrë që kjo tronditje mos ta godasë para zgjedhjeve, ngase për rrjedhojë kjo parti do të diskreditohej edhe më tutje para publikut, por kështu do të diskreditohej edhe tek elektorati që ka, e që në të shumtën e ka një elektorat klientelist të votës.

“Prandaj, PDK-ja do të mund të stabilizohej politikisht vetëm pasi të ketë fituar zgjedhjet qoftë e vetme, qoftë në ndonjë koalicion të ri, kështu që pas marrjes së pushtetit furtuna që do të ndodhë me Specialen do të ishte më pak e dhimbshme politikisht. Edhe kështu PDK-ja është mjaft e goditur gjatë kësaj kohe të qeverisjes, sepse ka shumë nga kryetarët e kuvendeve komunale, ku udhëheq PDK-ja, që kanë aktakuza të ngritura apo kanë dhënë dorëheqje, për shkak të keqpërdorimeve dhe për shkeljet ligjore që kanë bërë, apo që janë akuzuar për vepra të tjera qoftë korruptive apo edhe të natyrave të tjera të rënda, kështu që edhe arrestimi i njerëzve të saj, sërish do të jetë një goditje e radhës, që do ta diskreditojë në skenën politike dhe tek elektorati imazhin e saj. Edhe pse veç e ka të diskredituar këtë imazh sidomos me aferën e ‘Prontos’1-2…, ku u vërtetua se si dhe me çfarë logjike njerëzit e saj, në udhëheqje, udhëheqin me institucionet dhe me shtetin”, u shpreh Kelmendi./kosova sot/

Prizren: Ndërpritet seanca e rrëmbimit të djalit të biznesmenit

0

Seanca e gjykimit për rrëmbimin e djalit të biznesmenit prizrenas Mërgim Shkreli u ndërpre pas një kërkese të avokatit Pjetër Përgjoka.

Propozimi nga avokati Pjetër Përgjoka për shikimin dhe leximin e pasaportës së të akuzuarit Bashkim Krasniqi shkaktoi ndërprerjen e seancës gjyqësore në rastin e rrëmbimit të djalit të një biznesmeni nga Prizreni.

Në Rastin “Beska” ishte caktuar shqyrtim për administrimin e provave, por propozimi i avokatit Pjetër Përgjoka i dha kahje tjetër seancës.

“Në plotësimin ë procedurës së provave materiale i propozoj gjykatës që të bëjë shikimin dhe leximin e pasaportës në emër të Bashkim Krasniqit, e cila është deponuar në organet e ndjekjes, e kjo duke u bazuar në deklaratën e të akuzuarit që e ka dhënë në prokurori,” tha avokati Përgjoka.

Ai më tutje në gjykatë tregoi arsyen pse kërkon të shikohet pasaporat e të mbrojturit të tij.

“Konsiderojmë se është e domosdoshme të administrohet kjo provë,pasi disa ditë para ngjarjes kritike [rrëmbimit], ekziston fakti se i njëjti [Bashkim Krasniqi] është kthyer nga shteti i Austrisë,” tha avokati Pjetër Përgjokaj

Ky propozim e ndërpreu shqyrtimin gjyqësor pasi që pasaporta e të akuzuarit është e konfiskuar nga organet e ndjekjes dhe e njëjta duhet të sigurohet për administrim si provë.

Sipas aktakuzës, më 14 shtator të vitit 2011 Bashkim Krasniqi dhe Selami Shoshaj e kishin rrëmbyer Gentian Shkrelin, të cilin e kishin mbajtur në një shtëpi në Rrugën e Kalasë.

Prokuroria pretendon se të akuzuarit për lirim i kërkuan babait të Gentianit 100,000 euro. Mërgim Shkreli pastaj paratë e kërkuara ia kishte dhënë një personi të maskuar, i cili pasi i kishte marrë paratë ishte larguar me shpejtësi drejt kalasë.

Në të njëjtën kohë Gentian Shkreli ishte liruar.

Në këtë proces gjyqësor, Besim Paçarizi, Beqir Dangallaj dhe Fatmire Rexhëbeqaj (të tre të punësuar në Policinë Rajonale të Prizrenit, tash të suspenduar), akuzohen për kryerje të veprës penale ndihmë në bashkëkryerje të rrëmbimit të personit.

Ndërsa të pandehurve Shukri Krasniqi dhe Leonard Veshalli aktakuza për veprën penale të rrëmbimit u është ngritur më vonë, në bazë të dëshmisë së Enes Xhemës, i cili ka qenë po ashtu i pandehur për këtë rast dhe i dënuar me gjashtë muaj burgim për armëmbajtje pa leje.

Ky gjykim ishte gati në përfundimin e procedurës së provave, mirëpo në vitin 2013 kryetarit të trupit gjykues Xhevdet Elshanit iu keqësua gjendja shëndetësore dhe nga ajo kohë nuk është mbajtur asnjë seancë.

Seanca do të vazhdojë me 21 nëntor me procedurën e provave. /Kallxo.com/

Sylë Hoxha: S’kam informacion nëse është lejuar hetim ndërkombëtar për Astrit Deharin

0

Kryeprokurori i Prizrenit, Sylë Hoxha, ka thënë për Express, se nuk ka asnjë informacion nëse Shteti i Kosovës ka lejuar hetim ndërkombëtar lidhur me vdekjen e Astrit Deharit.

“Jo nuk kam asi informacionesh”, ka thënë Hoxha, të shtunën.

Analisti Halil Matoshi, përmes një njoftimi në FB, ka thënë se Shteti i Kosovës ka lejuar një shtet evropian të bëjë hetimet e pavarura lidhur me vdekjen e Astrit Deharit. As Avokati Tomë Gashi nuk ka konfirmuar diçka të tillë.

Sidoqoftë, Kryeprokurori që është marrë me hetimin e rastit të Astrit Deharit ka treguar se s’ka asgjë të re lidhure me këtë rast, përpos çfarë ka thënë në konferencë për media, ditën kur ka marrë raportin e autopsisë.

Raporti i Autopsisë ka konstatuar se Astrit Dehari kishte vdekur nga mungesa e frymëmarrjes e vetshkaktuar. Prej momentit kur ka vdekur Astrit Dehari, Lëvizja Vetëvendosje dhe avokati Tomë Gashi kishin hedhur akuza se Shteti kishte vrarë anëtarin e Partisë së Visar Ymerit.

Astrit Dehari ka ndërruar jetë të shtunë e kaluar pasi ishte i paraburgosur prej 67 ditëve si i dyshuar për sulm terrorist mbi ndërtesën e Kuvendit të Kosovës. Për këtë rast janë duke u hetuar edhe pesë zyrtarë të tjerë të VV’së, dy prej të cilëve ende ndodhën në paraburgim.

Letër burrave pas ndarjes

0

Jeta e shkrimtares Carson McCullers

Ajo ishte e gjitha një muzikë. Kishte veshur një këmishë të bardhë dhe në duart e gjatë dhe të hollë mbante një cigare. Ai vështronte tymin e kaltër që dilte prej gojës së saj dhe iu afrua pranë. Ndodheshin në barin e Universitetit të Nju Jorkut dhe ishte mbrëmje. Vetëm disa minuta më vonë ajo duhet të fikte cigaren dhe duhej të ngjiste shkallët e Universitetit për të ndjekur leksionet e Dorothy Scarborough. Në ato pak minuta ai i tha se quhej Reeves McCullers, dhe nëse ajo donte, ai mund ta shoqëronte pas leksionit për në shtëpi. Carson vështroi gotën e tij të mbushur me alkol dhe pranoj menjëherë. Ndonjëherë nuk duhet të mendohesh gjatë për të thenë një po, dhe Carson e kishte lexuar këtë në një libër.

Ata e pritën mesnatën bashkë në Nju Jork, dhe Reeves zbuloi se muzika ishte vërtet brënda kësaj gruaje, teksa në apartamentin ku rrinte me qera, ajo luajti për të në piano. Carson MucCullers ishte vetëm 20-vjeçe dhe u dashurua menjëherë me djaloshin që fliste aq bukur, dhe që I pëlqente të pinte deri vonë. Ai i kujtonte asaj, personazhe që dilnin prej librave të autorëve të saj të preferuar dhe nuk u mendua gjatë për ti thënë se e dashuronte. Në fakt Carson vërtet e dashuroi Reeves McCullers. Kaq vite pas vdekjes së shkrimtares së njohur amerikane, kritikët vijon të shkruajnë se ai ishte frymëzimi i një pjese të madhe të librave që ajo shkroi. Ata u martuan në vitin 1937 dhe u zhvendosën për të jetuar në Karolinën e Jugut. Në këtë kohë ajo nis të shkruajë dhe një nga romanet e saj më të bukura, “Zemra e një gjuetari të vetmuar”, libër i cili rrëfen izolimin shpirtëror të dikujt që vuante nga dashuria. Një libër që kërkon jo vetëm të grish ndjenjat njerëzore, por të tregojë dhe një pjesë të traditës të vëndit ku Carson kishte jetuar. Carson Mccullers është një nga shkrimtaret më të njohura amerikane. Ajo ka shkruar romane dhe tregime të shkurtra si dhe një pjesë veprash operistike.

Nëna e saj ishte e mbesa e një pronari të njohur tokash dhe hero gjatë luftës ndërsa i ati një orëndreqës. Nga mamaja ajo kujton përrallat e gjata dhe frymëzuese mbrëmjeve duke i quajtur grishjen e parë drejt letërsisë. “Ajo tregonte aq bukur, si të ishe duke lexuar një libër”, kujton Carson. Në moshën 10-vjeçare prindërit e futën të mësonte piano. Kur mbushi 15 vjecc babai i dhuroi një makinë shkrimi, ku Carson nisi të shkruante tregimet e para. Kur ishte adoleshente e vetmja ëndërr e vajzës me flokët e zeza nën supe, ishte të bëhej një pianiste e famshme. Teksa ëndërronte teatrot ku do të intepretonte, dhe dinte përmëndësh çdo partiturë që do të ekzekutonte, ajo se kishte menduar se një tjetër dashuri do ti linte pasi në dhomën e saj hyri një makinë shkrimi. Për orë të tëra ajo i shëndrronte mbrëmjet në përfytyrime që ktheheshin në tregime që dilnin një nga një nga makina e shkrimit.

“Deri atëherë dija që më pëlqente të lexoja, por të krijoje ishte një moment vërtet i artë”, kujton Carson. Letërsia do të largonte dalngadalë vëmëndjen e saj nga pianoja dhe pse në shtator të vitit 1934 ajo largohet nga shtëpia me një vapor nga Savanah, për të studiuar piano në Shkollën e muzikës në Nju Jork. Por, pak kohë më vonë, ajo mëson se të gjitha paratë e hequr mënjanë për shkollimin i ka humbur, dhe i duhet të gjejë një tjetër zgjedhjeje. Carson nisi punën si shërbyese dhe mbrëmjeve frekuentonte leksionet e shkrimtarëve si Dorothy Scarborough në Universitetin e Nju Jorkut. Në vitin 1936 ajo botoi librin e saj të parë. Në karrierën e saj si shkrimtare numërohen tetë romane si “Zemra e gjuetarit të vetmuar” (1940) të cilën e shkroi kur ishte 23 vjecce, “Refleksione nga syri i artë” (1941), “Anëtarët e një dasme” (1946), etj. Romani “Balada e një kafe të trishtuar” (1951) përshkruan vetminë dhe dhembjen e një dashurie të njëanshme.

Në kohën që e shkroi këtë libër ajo ishte rezidente në Yaddo , një vend ku mblidheshin artistë nga e gjithë bota në Nju Jork. Romanet e saj janë përshkruar gjithnjë si të përshtatshme për filma dhe disa janë ekranizuar. “Zemra e një gjuetari të vetmuar” është një nga filmat më të njohur me të njëjtin titull, po kështu dhe filmi nga libri “Refleksione nga syri i artë” me regji të John Huston ku luajnë Marlon Brando dhe Elisabet Tejlor. “Unë e takova për herë të parë Carson McCuller gjatë luftës, ndërsa isha duke vizituar Paulette Gpddard dhe Burgess Mertedith në Nju Jork”, shkruan regjisori Huston në biografinë e tij “Një libër i hapur” (1980). “Carson jetonte shumë pranë, dhe një ditë kur Buzz dhe unë dolëm jashtë për një shëtitje ajo na përshëndeti nga porta e saj. Atëherë ajo ishte rreth të 20-tave. Më kujtohet se ishte tepër e brishtë, sytë e ndritshëm e të mëdha, dhe dora që i dridhej. Paraliza e pjesshme e dorës nuk e pengonte portretin e Carson të dukej I bukur. Ajo diti ta kalonte këtë problem të jetës së saj, ashtu sicc diti të kalonte sfida të tjera me të cilat e përballi jeta duke treguar se ishte një grua e fortë”, shkruan Huston. Në vitin 1940 McCullers u nda nga bashkëshorti i saj dhe një vit më vonë ajo mori divorcin. Pas ndarjes nga Reeves ajo u largua drejt Nju Jorkut ku jetoi me Xhorxh Davis, redaktor në “Harper’s Bazaar”. Në Broklin ajo u bë anëtare e Shtëpisë së Artit. Pas luftës së dytë Botërore Carson jetoi pjesërisht në Paris. Miqtë e saj të ngushtë në ato vite ishin Truman Capote dhe Tennesse Williams. Por ndarja me Reeves e bëri më afër tij. “Ndarja na bashkoi më shumë”, do të rrëfente ajo më vonë. Carson provoi një jetë të lirë, duke bërë të gjitha ato gjëra që mendonte se mund tia jepte Reevers por sërish kuptoi se ccdo gjë që bënte e shtynte sërish drejt tij.

Gjatë kësaj periudhe ai Ishte dhënë më tepër pas alkolit. Në vitin 1945 ajo u shkruan një letër të gjithë burrave që kishte takuar pas divorcit, dhe vendos të rimartohet sërish me Reeves. “Vetëm ai mund të kuptonte botën tim, të gjitha luhatjet e emocioneve dhe dëshirat…ndoshta ne ishim njësoj”, kujton ajo. Tre vite më vonë ajo tentoi vetëvrasjen. Në vitin 1953 Reeves u përpoq ta binte atë, që të bënin vetëvrasje të dy, por ajo iku dhe ai vrau veten në hotelin ku rrinin bashkë në Paris duke pirë pilula gjumi. Pjesa e saj operistike “Rrënja katrore e mrekullueshme” e cila ishte vendosur në skenën pariziane, duket se e shtyu cciftin drejt kësaj përvoje traumatike.

McCullers vuajti gjatë jetës së saj nga një sërë semundjesh, kryesisht dhe nga alkoli. Kur ishte 15 vjecc ajo u prek nga një paralizë e lehtë dhe në moshën 31 vjeccare ajo nuk mundi të lëvizte dorën e saj të majtë. Ajo vdiq në Nju Jork më 29 shtator 1967 pas një hemoragjie celebrale. Vitet e fundit të jetës pas humbjes të së shoqit ajo u përpoq ta shkruante jetën e saj në një autobiografi të cilën e la të papërfunduar. Vepra e saj ka marrë vlerësimet e kritikës botërore. Shkrimtari anglez Graham Green shkruan ”Zonja McCullers dhe ndoshta Zoti Faulkner janë të vetmit shkrimtarë me një ndjeshmëri origjinale në të shkruar që pas vdekjes së D. H Laërence. Por mes të dyve une do të zgjidhja zonjën McCullers, ndoshta se e shkruara e saj është më e thellë dhe e vërtetë”. Ndërsa Artur Miller e quan veprën e saj të mrekullueshme dhe plot jetë. Dhe pse në dukje personazhet në librat e saj janë të vetmuar, në fund të librit ata e kanë gjetur dritën , për të lënë errësirën. Kjo e bën McCullers të jetë ndryshe, pasi ajo vepra e saj të ofron drejt zgjedhjeve, dhe atëherë kur ato duken larg… Jeta dhe vepra e saj kanë frymëzuar shumë shkrimtarë. Charl Bukovski ka shkruar një poemë kushtuar asaj ndërsa Tennessee Ëillimash I dedikoi veprën e tij “Verë dhe cigare” (1948) . Biografët Suzane Vega dhe Duncan Sheik I kanë kushtuar jetës së saj një muzikal, që e kanë quajtur “Të flasësh për dashurinë”.

A.Bardhyli / Marrë nga Gazeta Shqip

Femra revolucionare, për të cilat nuk flasin librat e historisë

0

Një gjë është e zakonshme tek gjithë ‘revolucionarët’, që kanë shkaktuar ndryshime të mëdha në të gjithë historinë njerëzore dhe kanë patur një ndikim të përhershëm në ndërgjegjen globale. Emrat që vijnë në mendje janë Gandi, Malkolm X, Martin Luter King, Çe Gevara, Nelson Mandela dhe shumë të tjerë. Ne i hasim ata në tekstet e historisë, letërsi, kudo.

Nuk ka asgjë të keqe me këtë, por pse të gjithë emrat që vijnë në mendje janë gjithmonë revolucionarët meshkuj, kur ka pasur shumë figura femërore, të cilat kanë krijuar vepra dhe patur po aq shumë ndikim, në mos më shumë? Kjo nuk është një pyetje e vështirë për t’u përgjigjur:për një kohë shumë të gjatë, bota ka qenë e dominuar nga meshkujt, ata qenë në postet kyçe të pushtetit, ndërsa e kanë shtypur, tallur dhe kontrolluar rolin e gjinisë femërore.

Kjo nuk shumë e ndryshme nga racizmi, apo edhe shumë shembuj të tjerë të pabarazisë që ende ekzistojnë sot në botë. Po paraqes këtu shkurtimisht 10 gra, të cilat kanë patur dhe kanë një ndikim të madh në lëvizjen për barazinë gjinore dhe jo vetëm.www.bota.al

1. Tavakol Karman

Tavakol Karman, është një politikane dhe gazetare nga Jemeni, kryetare e organizatës së ‘Grave Gazetare pa Zinxhirë’. Kjo shoqatë që punon në drejtim të zhvillimit të partneritetit efektiv të mediave që kanë në fokusin e tyre komunitetin; promovon dijet; të drejtat dhe liritë e njeriut dhe lufton korrupsionin. Ajo përpiqet mbi të gjitha për një qasje paqësore në sjelljen e ndryshimeve, dhe është gjithashtu gruaja e parë arabe që i duhet dhënë Çmimin Nobel për Paqe.

Ajo cilësohet si një nga gratë më të fuqishme të shekullit të kaluar, dhe aktivistja me e madhe në Jemen. Ajo ka luftuar për t’i dhënë fund një diktature, që e paraqet veten si një demokraci. Kjo është një temë e zakonshme mes nesh, që përpiqemi të ndërgjegjësojmë njerëzit mbi politikanët si janë të dy anët e së njëjtës medalje. Ne jetojmë me iluzionin e demokracisë, kur korporatat diktojnë politikën e qeverisë dhe ligjet që shkojnë kundër vullnetit të shumicës.

2. Ketlin Nill Klever

Ketlin Nill Klever është një profesore amerikane e ligjit, e cila ka u bë e njohur për përfshirjen e saj në Partinë e Panterës së Zezë, një organizatë revolucionare nacionaliste dhe socialiste që lufton për barazi, që është ngritur në këmbë kundër padrejtësive, brutalitetit policor dhe shumë më tepër se kaq për rreth dy dekada – duke filluar nga vitet ’60 të shekullit të kaluar.

Ajo e ka kaluar tërë jetën e saj duke luftuar luftën për të drejtat e njeriut, dhe kjo është arsyeja pse është një figurë kaq e rëndësishme. Ajo dhe gra të tjera, si Anxhela Dejvis, përbënin rreth 2/3 e partisë në një farë periudhe, pavarësisht nga perceptimi se Partia e Panterës së Zezë qe jashtëzakonisht mashkullore. Ajo ka bërë aq shumë dhe ka nxitur ndryshime të mëdha në nivel global.

3. Aung San Suu Kyi

Aung San Suu Kyi është liruar vetëm pak kohë më parë, pas 15 viteve të gjata të arrestit shtëpiak për shkak se foli kundër sundimit të dhunshëm të diktatorit U Ne Uin. Ajo filloi një lëvizje paqësore për barazi, paqe dhe të drejtat të njeriut. Lëvizja u bë aq e madhe, saqë qeveria e vendosi në arrest shtëpie. Në vitin 1991 ajo u nderua me Çmimin Nobel për Paqe. Ajo është e njohur si “Zonja” për miliona qytetarëve në Burma, të cilët e konsiderojnë atë më shumë si një perëndeshë se sa një rebele.

4. Nvanieruva Oxhim

Nvanieruva Oxhim ishte një grua si Roza Parks. Një grua nigeriane, e cila refuzoi të njohë “supermacinë” koloniale të qeverisë (britanike), ndikimin, shpërlarjen e truve, dhe diktimin ndaj të tjerëve sesi duhet të jetojnë. Ajo mblodhi asokohe një numër të madh, rreth 25.000 gra nga Nigeria Lindore, në shenjë proteste. Rezistenca e saj, shkaktoi atë që njihej si “lufta e gruas” në vitin 1929. Mbi këtë personazh mund të mësohet më shumë nga libri me titull ‘Feminizimi i proceseve të zhvillimit në Afrikë:E tashmja dhe e ardhmja”.

5. Folan Devi

Folan Devi, e njohur në Indi si “Mbretëresha Bandite”, kishte patur një të kaluar shumë të errët, duke qenë viktimë e një martese të padëshiruar dhe disa rrëmbimeve seksuale. Ajo qe përgjegjëse për një varg grabitjesh në të gjithë kombin që shënjestronin “klasën e sipërme” të sistemit të kastës që ekziston nga Indi. Në vitin 1981 ajo qe përgjegjëse për vrasjen e më shumë se 20 njerëzve në një fshat “të kastës së lartë”, ku mbeti i vrarë edhe ish “bashkëshorti” i saj.

Ajo u dënua me 10 vjet burg, dhe kur u lirua u zgjodh anëtare e parlamentit. Kundërshtia e saj ndaj sistemit të kastave në Indi, e shndërroi atë në një simbol të madh shprese, edhe pse shumëkush nuk pajtohet me veprimet ekstreme që ajo ndërmori, kjo është diçka që unë personalisht nuk mund të komentoj, nisur nga fakti se as nuk mund ta imagjinoj se çfarë ndodhi me atë pas atyre tmerreve që kaloi. Në vitin 2001, ajo u vra nga një grup njerëzisht të “kastës së lartë”.

6. Esma Mahfuz

Esma Mahfuz është aktiviste egjiptiane, e cila ka qenë një lojtar kyçe në shpërthimin e revolucionit egjiptian 5 vite më parë. Në një video të publikuar në internet, që ka bërë tashmë xhiron e botës, ajo i bëri thirrje njerëzve të protestonin kundër “qeverisë së korruptuar’ të Hosni Mubarakut, duke mbledhur kësisoj dhjetëra mijëra myslimanë në sheshin Tahrir në 25 janar të vitit 2011.

7. Emelin Pankhurst

Emelin Pankhurst, ishte një nga aktiviste më të njohura mbi të drejtat e grave, që udhëhoqi lëvizjen për të fituar të drejtën e votës. Ajo është konsideruar si një nga njerëzit më të rëndësishëm të shekullit të XX-të. Pankhurst u arrestua disa herë për aktivizmin e saj, dhe ndonëse u përball me shumë vështirësi, nuk e braktisi kurrë kauzën e saj që ishte barazia gjinore. Ajo qe ndërkaq edhe një mbështetëse e fortë e revoltës publike.

8. Meri Uollstounkraft

Meri Uollstounkraft, ka qenë një mbështetëse e fortë e të drejtave të grave në shekullin XVIII. Mund ta imagjinoni reagimin që pati ndaj saj? Edhe pse ende sot jetojmë në një shoqëri të dominuar nga meshkujt, ajo do të dukej mjaft qesharake në vitete ‘700. Uollstounkraft qe një mbrojtëse e fortë e të drejtave të grave, duke luftuar që edhe gratë e tjera të kuptonin se duhet të ishin të barabarta me burrat.

Ajo shprehej se gratë rriteshin për të qenë “disa qenie kokëboshe”, ndërsa mendonte se shoqëria ishte moralisht e falimentuar. Meri është një nga femrat rebele më të hershme që njeh historia, dhe padyshim njëra nga ato që s’mund të pranonte shpërlarjen e trurit. Njerëz si ajo, dhe pjesa tjetër në këtë listë, shërbejë si një frymëzim për të gjithë ne, dhe ato do të buzëqeshnin nëse do të mësonin sesa shumë e më shumë shpirtra si to ekzistojnë sot në planet. Unë shpesh mendoj se sa të vetmuara duhet të jenë ndjerë ato në kohën e tyre.

9. Lejmah Gbovi

Lejmah Gbovi ndihmoi në organizimin dhe drejtimin e asaj që njihet si Aksioni Masiv i Liberisë për Paqe, një koalicion i grave të krishtera dhe myslimane, që organizonte protesta publike, duke sfiduar kësisoj presidentin dhe kryekomandantët ushtarakë të vendit.

Ajo madje organizoi edhe një grevë mbi marrëdhëniet seksuale. Si pasojë e veprimeve të saj, Gbovi u shfaq si një udhëheqëse e aktiviste ndërkombëtare që ndryshoi historinë. Gbovi është një simbol për grate, që marrin kontrollin e fatit të tyre politik anembanë botës. Ajo ndihmoi në përfundimin e luftës së dytë civile në Liberi në vitin 2003.

10. Rakel Karson

Rakel Karson ishte një protagoniste e madhe e lëvizjes ambjentaliste, dhe i dha një shtysë kësaj të fundit në vitet ‘60 me librin e saj “Pranvera e heshtur”. Ajo qe shkrimtare, biologe, ambjentaliste dhe ekologe. Libri dokumentonte rreziqet e pesticideve dhe herbicideve, diçka për të cilën ende sot jemi duke u përpjekur të ndërgjegjësojmë opinionin publik.

Ajo tregoi se çfarë mund t’i shkaktojnë njerëzve dhe kafshëve kimikatet toksike në ujë dhe në tokë, si dhe prania e DDT-së. Ne edhe sot bëjmë shumë paralajmërime mbi këtë problem, dhe kjo është arsyeja pse unë e kam përzgjedhur në këtë klasifikim. Karson ndërkaq kishte qasje tek shumë të materiale të klasifikuara të pas Luftës së Dytë Botërore, të cilat gjithashtu tërhoqën vëmendjen time. /Bota.al

Policia bastisë dy shtëpi në Skorobisht të Prizrenit dhe konfiskon armë

0

Policia e Kosovës ka bastisur shtëpitë dhe objektet përcjellëse e dy të dyshuarve boshnjak, në Skorobisht të Prizrenit.

Në raportin e Policisë thuhet se me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prizren, Njësiti policor ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit mashkull dhe gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar: një revole Ekol special, dy pushkë ajrore me 81 fishekë, një shufër gome, tri thika dhe 98 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, shkruan PrizrenPress.

Ndërsa, në shtëpinë dhe objektet përcjellëse e të dyshuarit tjetër janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie dhe një pushkë dhjetëshe. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Policia njofton se lidhur me rastin është informuar prokurori kujdestar. Rasti është nën hetime. /PrizrenPress.com/

Një i mitur kapet me marihuanë në Prizren

0

Në Prizren, përkatësisht në rrugën “Derada”, njësiti policor ka ndaluar një të dyshuar mashkull – i mitur, dhe gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar 0.50 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit “Marihuanë”, shkruan PrizrenPress.

Policia njofton se me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/

Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Prizren

0

Në Prizren një femër ka raportuar në polici se për arsye të pa njohura është përfshirë nga zjarri shtëpia e saja.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në rrugën “Arsim Berisha”.

“Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin”, njofton Policia e Kosovës, shkruan PrizrenPress.

Nuk raportohet për të lënduar. /PrzrenPress.com/

Ipeshkvi i Kosovës i del në mbrojtje mësueses me shami nga Malisheva

0

Ipeshkvi i Kosovës, Mark Sopi, i ka dalur në mbrojtje mësueses nga Malisheva, Fatmire Bujupit, të cilës po i kërkohet që të mos japë më mësim, vetëm se ajo bart shami, njofton Klan Kosova.

Sopi, që e quajti motër Bujupin, tha se ndjehet i zëmëruar që asaj po i mohohet e drejta për të qenë mësuese.

“Unë s’jam mysliman, por dua të shpreh zemërimin tim si shqiptar që një motrës sime i mohohet e drejta të jetë mësuese vetëm se bartë shami”, pohoi Sopi.

Ai këto deklarata i bëri në Konferencën Shkencore të organizuar nga përfaqësues të Bashkësive Islame të Kosovës, Maqedonisë e Shqipërisë, për 30 vjetorin e revistës “Dituria Islame”.

Arrestohen dy persona në Prizren për vjedhje të rëndë

0

Policia e Kosovës ka arrestuar në Prizren dy të dyshuar për vjedhje të rëndë më 14.10.2016.

“Si rezultat i punës dhe hetimeve policore raportohet se më 18.11.2016 15:00 janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj K/Shqiptar me dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale Vjedhje”, njofton PK-ja, përcjell PrizrenPress.

Sipas Policisë, të dyshuarit në prani të avokatit kanë pranuar veprën dhe në konsultim me prokurorin, të njëjtit dërgohen në mbajtje. /PrizrenPress.com/