Policia bastisë dy shtëpi në Skorobisht të Prizrenit dhe konfiskon armë

Policia e Kosovës ka bastisur shtëpitë dhe objektet përcjellëse e dy të dyshuarve boshnjak, në Skorobisht të Prizrenit.

Në raportin e Policisë thuhet se me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prizren, Njësiti policor ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit mashkull dhe gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar: një revole Ekol special, dy pushkë ajrore me 81 fishekë, një shufër gome, tri thika dhe 98 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, shkruan PrizrenPress.

Ndërsa, në shtëpinë dhe objektet përcjellëse e të dyshuarit tjetër janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie dhe një pushkë dhjetëshe. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Policia njofton se lidhur me rastin është informuar prokurori kujdestar. Rasti është nën hetime. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Selmanaj: Duhet konsensus nacional kundër kujtdo që refuzon hyrjen e Kosovës në projektin amerikan të gazit

Kandidati për deputet i LDK’së, Driton Selmanaj, ka shkruar sot lidhur me kërkesën e SHBA-së që Kosova të bashkohet në projektin e gazit amerikan....

Totaj: Komuna e Prizrenit do të vazhdojë mbështetjen për gratë sipërmarrëse

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka marrë pjesë në Konferencën Nismëtare të projektit “E Ardhmja e Saj”, një iniciativë që synon fuqizimin...

Lajmet e Fundit