Sylë Hoxha: S’kam informacion nëse është lejuar hetim ndërkombëtar për Astrit Deharin

Kryeprokurori i Prizrenit, Sylë Hoxha, ka thënë për Express, se nuk ka asnjë informacion nëse Shteti i Kosovës ka lejuar hetim ndërkombëtar lidhur me vdekjen e Astrit Deharit.

“Jo nuk kam asi informacionesh”, ka thënë Hoxha, të shtunën.

Analisti Halil Matoshi, përmes një njoftimi në FB, ka thënë se Shteti i Kosovës ka lejuar një shtet evropian të bëjë hetimet e pavarura lidhur me vdekjen e Astrit Deharit. As Avokati Tomë Gashi nuk ka konfirmuar diçka të tillë.

Sidoqoftë, Kryeprokurori që është marrë me hetimin e rastit të Astrit Deharit ka treguar se s’ka asgjë të re lidhure me këtë rast, përpos çfarë ka thënë në konferencë për media, ditën kur ka marrë raportin e autopsisë.

Raporti i Autopsisë ka konstatuar se Astrit Dehari kishte vdekur nga mungesa e frymëmarrjes e vetshkaktuar. Prej momentit kur ka vdekur Astrit Dehari, Lëvizja Vetëvendosje dhe avokati Tomë Gashi kishin hedhur akuza se Shteti kishte vrarë anëtarin e Partisë së Visar Ymerit.

Astrit Dehari ka ndërruar jetë të shtunë e kaluar pasi ishte i paraburgosur prej 67 ditëve si i dyshuar për sulm terrorist mbi ndërtesën e Kuvendit të Kosovës. Për këtë rast janë duke u hetuar edhe pesë zyrtarë të tjerë të VV’së, dy prej të cilëve ende ndodhën në paraburgim.

Më Shumë

Humb jetën 78-vjeçari në Prizren – u godit nga një veturë teksa lëvizte me biçikletë

Një aksident i rëndë trafiku me pasojë vdekjen ka ndodhur në rrugën “Faik Konica” në Prizren, ku një automjet ka goditur me pjesën e...

Ky është personi që u ther për vdekje në Prizren

Si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë mes përleshjes që ka ndodhur sot mes dy familjeve në fshatin Kobaj të...

Lajmet e Fundit