Home Blog Page 6213

Zhuri, fshati i valltarëve të traditës

0

Zhuri është fshati më i madh në Kosovë. Kryetari i këtij fshati, Behar Begaj ankohet për mungesë të ujit të pijshëm kur dihet se vetëm pak kilometra më poshtë ka ujë të mjaftueshëm, ai i Vërmicës që derdhet në lumin Drini i Bardhë. Fshati si i vetmi lokalitet në Kosovë ende ruan dhe kremton shumë festa të vjetra, festat e motmotit, festat pagane, siç janë: Festa e pranverës “Verzet”, Shëngjergji, Jeremia etj. Kjo edhe e dallon këtë fshat në gjithë Kosovën për ruajtjen e traditës. Dikur thuhej se Zhuri ka pasur edhe hekurudhën, brenda fshatit ku kanë qarkulluar tramvaji, ajo traditë e qytetërimit të këtij fshati haset edhe në gjurmimet arkeologjike. Tramvaji i asaj kohe thuhet të këtë lëvizur përmes kuajve, sepse tradita e kuajve në këtë anë ende e ka rëndësinë e madhe, shkruan gazeta Kosova Sot.

Zhuri ka pamjen tërësisht të re dhe i ngjan një qyteze të madhe. Ky vendbanim është tejet i vjetër dhe interesant. Zhuri lidhej me rrugën “Via Egnatia”, që ia siguroi një perspektivë të mirë. Ndërkaq, rruga Ferizaj-PrizrenZhur-Kukës bëri që Zhuri në fund të shekullit XIX dhe në ?llim të atij XX,të përjetojë një transformim të vërtetë. Burimet historike dëshmojnë se emrin e mori nga rëra e imtë dhe kështu e ?lloi jetën e një vendbanimi me shtatë shtëpi, kurse më pastaj zgjerohet e rritet dhe bëhet qendër e rëndësishme ekonomike dhe kulturore ndërmjet Prizrenit dhe Shkodrës. Që në kohë të ndryshme, banja publike, bujtinat, spitali dhe shkolla katërvjeçare që daton nga viti 1926, kurse ka zana?llë shumë më të hershme, e të tjera, janë dëshmi e së kaluarës së begatshme kulturore të këtij fshati. Traditën e vjetër kulturore zhurjanët përparimtarë e ruajnë edhe sot, ndonëse koha e ndërroi mënyrën e jetës së tyre dhe shtroi kërkesa të ndryshme. “Luftërat dhe shkatërrimet e mëdha ekonomike, ndikuan që zhurjanët të marrin rrugën e kurbetit, kah qendrat e ndryshme të Evropës, e veç- mas kah Stambolli e Selaniku”, pohon Bedri Hoxha. Kurse Çerkin Bytyçi pohon se Zhuri, në këtë sferë gëzon traditë të lashtë dhe tejet të suksesshme. “Banorët e këtyre anëve janë të njohur për traditën e begatë kulturore të ruajtur dhe të kultivuar me kujdes në popull. Prandaj, banorët e sotëm të Zhurit, në vazhdën e traditës së tyre, edhe po zhvillojnë aktivitet të dalluar në mënyrë që ta pasurojnë sa më shumë jetën kulturore”

Kurbeti la SHKA-në “Emin Duraku” me vetëm katër djem

Bytyçi thotë se ky vendbanim me të drejtë krenohet me Ansamblin “Emin Duraku”, i cili me aktivitetin e vet të dendur 60-vjeçar i ka kontribuar me të madhe a?rmimit të kulturës sonë në vende të ndryshme. “Përmes kësaj vatre kulturore është vazhduar tradita e lashtë e zhurjanëve në krijimtarinë kulturore, që gjithashtu në këtë trevë daton që nga koha romake, e që ka zana?llë shumë më të hershme. Janë të njohura grupet popullore endacake që para më se 700 vjetëve organizonin ceremoniale për mysa?rët e huaj, për tregtarët dhe merrnin pjesë nëpër ahengje të ndryshme të këtushme”. Mirëpo, ky fshat ende tashmë po shënon një dhembje të përbashkët e ajo është kurbeti. Sa u përket institucioneve, Zhuri ka shkollën fillore me 1000 nxënës. Por, ajo që e dallon këtë fshat është Ansambli i Këngëve dhe valleve ‘Emin Duraku: kjo është SHKA e parë, e cila përmes shumë aktiviteteve që ruan dhe kultivon këngët, vallet autoktone të Zhurit, kultivon rite,e zakone autoktone. Ky ansambël shpesh edhe bën identifikimi e kësaj tradite të këtij fshati. Hajdar Elezkurtaj, kryetari i këtij ansambli, për “Kosova Sot” tregon se me këtë ansambël kanë arritur rezultate në tërë botën.

“Më brengos shumë se tani ansambli nga 30 vajza e 30 djem sa kam pasur ka mbetur vetëm me 4 djem. Të gjithë të tjerët fati ka dashur e kanë lëshuar Kosovën me familje, Nëse vazhdon kështu ne do të mbetemi ansambël i djemve”, shpjegon Elezkurtaj. Ai thotë se u bë një dekadë që nxënësit po ushtrojnë në korridor të shkollës tek banjat dhe aty ajri është i papastër dhe anëtarët e këtij Ansambli mezi presin të ikin nga ky ambient. “Shumë me rëndësi është fakti se mungesa e Shtëpisë së kulturës në Zhur, ka filluar të sjellë dëme të mëdha, ka nisur dëmtimi i gardërobës së shoqërisë. Prandaj, viteve të fundit jemi të detyruar të investojmë në gardërobë. Tash me jemi duke iu frikësuar moshapjes së pallatit të rinisë në këtë fshat, e kjo do të çojë në transformimin, shpërndarje të shoqërisë”Emin Duraku”, ankohet kryetari i kësaj shoqërie, Hajdar Elezkurtaj. “Ansambli Muzikor i Këngëve dhe Valleve, pothuaj me një traditë më të gjatë të veprimit të suksesshëm nga të gjitha ansamblet tona muzikore, në këtë vit po shënon një jubile të veçantë që bën të krenohen jo vetëm zhurjanët në Zhur dhe jashtë tij, por edhe shumë të tjerë, dashamirë të kulturës, muzikës e të amatorizmit në përgjithësi”, shprehet Elezkurtaj.

Vendosmëria mposhti çdo pengesë

Zhurjanët me kohë dhe me ngulm, këtu e gjashtëdhjetë vite më parë iu rreken këngës e valles me intensitetin e shtuar, me organizim të mirë?lltë, për t’ia rritur namin vendbanimit të tyre dhe trevave shqiptare anë e këndë me prezantimin e vlerave të mirë?llta të folklorit autokton shqiptarë”. Askush më mirë se zhurjanët nuk e kuptoi rëndësinë e vazhdimësisë së organizuar të kultivimit të thesarit të çmueshëm nga tradita folklorike që trashëguan brez pas brezi, nga stërgjyshërit të cilët, edhe në hallet më të mëdha, u shoqëruan me këngën,e hodhën vallen e hareshme, gjithnjë me kapuçin e rrafshët mbi kokë, me rrobat tradicionale që shquhen për nga koloriti. Mburrje e Zhurit dhe Kosovës, gjithsesi është Ansambli Artistik. Thuhet se organizimi i tij zë ?ll nga viti 1949. Por, kënga dhe vallja në Zhur ka historinë që nga lashtësia. Këto vlera u kultivuan me xhelozinë më të madhe dhe u bënë bazë e ditës kur shkrepi ideja për të themeluar Shoqërinë folklorike “Emin Duraku”. Elezkurtaj tregon se nuk ishte lehtë të bëhej kjo, në atë kohë kur akoma kundërmonte baroti. “Zhurjanët nismëtarë të këtij organizimi, me vetëdijen e plotë se i nënshtrohen një pune të mundimshme dhe sakri?cë, u mblodhën tokë dhe thanë të bëjmë ?llimin. Ishte gjithsesi ditë e mbarë kjo sikundër që ishte e mbarë ideja. Vendosmëria mposhti çdo pengesë. Edhe komplotet që i bëheshin këtij organizimi nga të gjitha anët. Askush s`qante kokën për asgjë. As për thashethemet. Kënga dhe vallja prinin në punë. Printe edhe njeriu i vendosur”.

(Kosova Sot)

Berisha: Afera ‘Pronto’ të mos stërgjatet si rasti i Ramadan Mujës

0

Deputeti nga ‘Nisma’ për Kosovën, Zafir Berisha, ka nënvizuar se simptomat dërgojnë tek ajo se rasti i përgjimeve telefonike mund të jetë edhe një sqarim hesapesh dhe likuidimesh brenda vetë klanit ‘Pronto’, derisa siç tha rreziku po ashtu është se këto procese janë më tepër si të stërzgjatura, ngase sipas tij, kemi rastin konkret të Ramadan Mujës, i cili për 4 vite thuajse dhe po e përfundon mandatin e kryetarit të komunës derisa është i dënuar.

“Këto gjëra të shtyjnë për të dyshuar në efikasitetin e organeve të drejtësisë dhe mungesa e bashkëpunimit, polici- prokurori- gjykata dhe marrja e rasteve edhe në përputhje me ligjin ku janë edhe të afatizuara proceset hetimore dhe gjyqësore lënë për të dyshuar se prokuroria e shtetit në përgjithësi është shumë e ngathët dhe e zbehtë në raport me krimin e organizuar që ka të bëjë me para politikën e partive në pushtet”, ka potencuar deputeti Zafir Berisha për gazetën ‘Kosova Sot’.

Thaçi do ta kërkojë ndriçimin e atentatit ndaj Ibrahim Rugovës dhe vrasjeve të pasluftës

0

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të mbajë sot një konferencë për shtyp, rreth orës 15.

Kjo është ndër herët e rralla që ai bën një gjë të tillë.

Klan Kosova mëson se ai ka disa gjëra interesante për t’i thënë, në këtë organizim të jashtëzakonshëm medial.

Thaçi pritet që në këtë paraqitje t’i kërkojë drejtësisë kosovare, respektivisht prokurorisë së shtetit të hetojë shumë zhvillime jo të mira që kanë ndodhur në vend, nga paslufta e këndej, të cilat nuk janë zbardhur asnjëherë.

Në radhë të parë është hetimi i atentatit ndaj ish-presidentit Ibrahim Rugova, që po ashtu s’është ndriçuar kurrë.

Pos kësaj, ai siç mëson Klani, do të kërkojë edhe investigimin e disa vrasjeve të pasluftës, shpeshherë të cilësuar si politike.

Më tutje ai do të kërkojë nga prokuroria hetim serioz të dhunimeve që forcat e ndryshme serbe kanë kryer ndaj femrave shqiptare gjatë luftës, por edhe krimeve tjera të kryera nga regjimit i Sllobodan Millosheviqit në Kosovë.

Si pikë e katërt e konferencës së tij mësohet se do të jetë investigimi i vrasjes së 14 serbëve në Grackë të Lipjanit, e po ashtu edhe i vrasjeve tjera të pjesëtarëve të këtij komuniteti, pas luftës së Kosovës, që mori fund në qershor 1999./Klan Kosova

Rrëfimi i errët për Presidentin Thaçi

0

Arie (Ariel Raubvogel) po e priste në një hotel në Londër  guvernatorin e atëherëshëm të Bankës Qendrore të Kosovës për t’i dhënë një mesazh nga ish-kryeministri, Hashim Thaçi, tani President i Kosovës.

“Të gjithë do të ndahemi të kënaqur, më tha, po ti investoja paratë e buxhetit të shtetit në bankat që i propozonte këshilltari i atëhershëm në emër të ish-kryeministrit  Hashim Thaçi”, rrëfen për herë të parë ish-Guvernatori, Hashim Rexhepi në detaje, për takimin që thotë se ia pa sherrin.

Arie i kishte rekomanduar Rexhepit disa banka në Angli ku duhej investuar mbi 1 miliard euro me të cilat menaxhonte BQK-ja.

Në një intervistë për Gazetën Fjala, ish-guvernatori tregon për ndërhyrjet direkte në punën e BQK-së, nga njerëzit e partisë në pushtet, PDK-së. Që nga presidenti aktual Hashim Thaçi dhe njerëzit e tij të afërt, e deri tek ish kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku dhe ish komandanti i përgjithshëm i UÇK-së Azem Syla.

Sipas tij, ata kanë gjithçka nën kontroll dhe vendosin se çfarë duhet bërë me paratë e taksave, e pensioneve të qytetarëve dhe kush duhet të përfitoj nga investimi i tyre. Në pothuajse të gjitha këto raste përmendet si akter kryesor edhe ish ministri i Financave të Kosovës Ahmet Shala dhe Besim Beqaj, atëherë  Kryesues i Bordit të Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës.

Kërkesa e Hashim Thaçit për investimin e 1 miliard euro

Shala madje del të jetë iniciator i takimit në Londër mes Rexhepit dhe këshilltarit izraelit të Hashim Thaçit,  në vitin 2010 pak ditë para se Rexhepi të arrestohej.

“Ministri Ahmet Shala dhe unë merrnim pjesë në konferencën vjetore të EBRD-se në Londër. Ditën e parë të punimeve të konferencës ministri më thotë se nesër në mbrëmje do ta kemi një takim me disa investitorë dhe mos planifiko asgjë në agjendë”, rrëfen Rexhepi.

Të nesërmen  thotë se doli para hotelit në kohën e caktuar duke pritur ministrin Shala për në takim.

“Vjen ministri disi me nxitim dhe më thotë se i ka dalë një punë urgjente dhe të shkoi unë në atë takim. E morra adresën e vendit ku duhet të mbahej takimi. Për habi kur arrita te hoteli ku duhej të mbahej takimi, me del përpara këshilltari i kryeministrit, izraeliti Ari. Pasi u përshëndetëm e pyeta se ku janë investitorët, ai buzëqeshi dhe tha se do e kem takimin me të”.

hashim-rexhepi

Këtu gjithçka, sipas tij, ishte e planifikuar në prapaskenë.

“Pasi morëm nga një pije, ai filloi bisedën. Me tha se Banka Qendrore menaxhon me mbi 1 miliard euro, dhe do të ishte mirë që t’i investoni në bankat që ti propozoi unë, duke bërë me shenjë se të gjithë do të ndahemi të kënaqur, në kuptim të përfitimeve materiale”.

Rexhepi thotë ta ketë mohuar këtë ofertë duke i thënë që ta harronte se kanë biseduar për një gjë të tillë.

“Ligji është i qartë, mjetet i investon komisioni i BQK-së, për menaxhimin e aseteve dhe mjetet i investojmë vetëm në vendet dhe bankat e rejtuara me tre A, se banka qendrore ka përgjegjësi për menaxhimin e kujdesshëm të mjeteve publike me te cilat menaxhon”.

Takimi në zyrën e Thaçit

Një javë më vonë kryeministri kishte organizuar një takim në zyrën e tij rreth investimit të mjeteve të Trustit.

“Në takim ishin Kryeministri Hashim Thaçi, zëvendës kryeministri Hajredin Kuqi, ministri Ahmet Shala, kryetari i bordit të Trustit Besim Beqa, drejtori i Trustit Ardian Zalli dhe unë”, tregon Rexhepi i cili këtë takim e ndërlidh me atë paraprak me këshilltarin e Thaçit në Londër.

Krejt kjo pasi, sipas tij, tani ish kryeministri Thaçi ishte shfaqur i pezmatuar në të pas refuzimit të tij për të miratuar propozimet që kishte dhënë për modelin e investimeve të trustit, për çfarë po diskutohej aty.

Në këtë takim, Rexhepi kishte propozuar që Trusti të investoj edhe në bankat komerciale të Kosovës në pajtim me ligjin, deri ne 5% të mjeteve në një entitet të vetëm, duke arsyetuar se kjo në këtë kohë te krizës globale financiare do të kishte impakt pozitiv dhe do të mundësonte rritjen e kreditimit të bankave.

“Kryeministri në mënyrë cinike e kundërshtoi propozimin tim, duke thënë se këto janë banka private etj., ai filloi te më sulmoi gjëja për keqmenaxhim ne bankë etj. Kjo me beri të kuptoi se ky sulm ishte refleksion i refuzimit tim që t’i pranoi kërkesat e këshilltarit të tij Ari”, tregon Rexhepi.

Sipas tij, kryeministri tani kishte gjetur dikë tjetër që t’ia kryente punët.

“Për habi, pas këtij takimi Trusti investoj rreth 75 milionë euro në një bankë të Belgjikës e quajtur “Fortis”, e cila ishte nën intervenimin e qeverisë belge me mjete emergjente për shkak te krizës qe e kishte goditur. Kurse disa muaj më vonë Besim Beqa u emërua ministër i ekonomisë në Qeveri”.

Ky Institucion Financiar, me tu bërë ky investim ndërron pronësinë dhe Rexhepi urdhëron vartësit e tij të nisin hetimet rreth këtij investimi, siç e quan ai, të dyshimtë. Por thotë se gjithçka ishte vonë, pasi u arrestua pak ditë pas këtij takimi.

Ndërhyrjet në punësim

Rexhepi tregon se ndërhyrja e politikës në punët operacionale dhe vendimmarrja në BQK ka filluar që në muajin e dytë të mandatit të tij. Kryesisht sipas tij kanë qenë ndërhyrje lidhur me zgjedhjet kadrovike, punësim të militantëve partiakë, e deri te vendimmarrja rreth investimit të mjeteve nën menaxhimin e BQK-së dhe licencimin e institucioneve financiare.

“Këto ndërhyrje janë bërë kryesisht nga Ministri i Financave, Ahmet Shala dhe kryeministri ose këshilltarët e tij, por edhe të personaliteteve të larta të partisë në pushtet”, thotë Rexhepi.

Madje ai tregon një rast konkret të ndikimit të ish kryeministrit Thaçi për vendosjen e njerëzve të tij të afërt në pozita të larta në BQK.

“Kryeministri Hashim Thaçi ka qenë shumë këmbëngulës me kërkesën e tij që zëvendësguvernatorë për mbikëqyrje financiare të zgjedhet Nuredin Krasniqi. Unë e kam kundërshtuar këtë propozim sepse ishte ndesh me ligjin, sepse Krasniqi kishte qenë drejtor i bankës që kishte falimentuar”, thotë më tej Rexhepi.

Ndërkohë, thotë se “njerëzit e tij brenda BQK-së” kishin filluar ta sabotonin punën e tij që nga fillimi. Përmend këtu dy anëtarët e bordit të propozuar nga PDK, Sejdi Rexhepin dhe Mejdi Bektashin, për të cilet thotë se “veç kishin filluar destruktivitetin e tyre në punën e bordit”. /Gazeta Fjala/

Vazhdon…

Gazeta Fjala, nga sot do të sjellë një seri të shkrimeve për ndërhyrjet në vendimet financiare të shtetit nga njerëzit e Partisë Demokratike të Kosovës, që nga presidenti aktual Hashim Thaçi, e deri tek kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, i dënuar për krime lufte dhe ish-komandanti i përgjithshëm i UÇK-së, Azem Syla.

Nesër do të lexoni për ndërhyrjet e Sami Lushtakut për licencimin e një kompanie të sigurimeve me probleme ligjore dhe si Azem Syla shkonte në Bankë Qendrore me listë për të punësuar njerëz.

Maskat e letërsisë greke

0

Pseudonimi i shkrimtarit dhe maska e qytetërimit duken sikur kanë ndërlidhje me njëra-tjetrën. “Maska” në përgjithësi është vendosur për të mbuluar fytyrën por edhe shpirtin e njeriut, duke na sjellë në kujtesë rrënjët misticiste të saj, doket dhe zakonet e stërlashta apo nevojat shpirtërore të cilat nuk do të mund t’i kuptonim lehtësisht. Në shpirtin grek, koncepti i maskës ekziston që nga festat dionisiake dhe ka mbërritur deri në ditët e sotme, shpeshherë duke u fshehur pas mantelit të hipokrizisë, të manisë për vetëizolim, të vetmisë greke dhe të skizofrenisë tradicionale për shfaqje të dykuptimtë. Maska krijohet-shpiket për të provokuar reagim emocional të botës dhe “shkrimtari-gënjeshtar” duket sikur arratiset në identifikimin e tij emocional së bashku me viktimën e tij. Maska mund të pasqyrojë një kafshë, një perëndi, një shkatërrim natyror, aftësi njerëzore apo edhe një demon. Dhe, çuditërisht, kupton se sa lehtësisht identifikohet e vërteta me të gënjeshtërtën në një maskë, e cila herë pas herë fiton përmasa më të forta se sa vetë e vërteta…

E njohur pra, që prej lashtësisë, por gjerësisht e përhapur pas zbulimit të shtypshkronjës, pseudonimia përbën një praktikë popullore në Greqi, veçanërisht dy shekujt e fundit. Ksenofoni ishte athinjotasi i parë i cili në vitin 380 para Krishtit adoptoi pseudonimin filologjik për arsye politike. Por, maskat më të përsosura dhe më të pranueshme nga të gjithë, në një shoqëri të zhvilluar, janë maskat e shkrimtarit, të poetit dhe të aktorit. Ka një arsye pse shkrimtarët zgjedhin të përdorin pseudonime gjatë botimit të veprave të tyre letrare, apo qoftë gjatë botimit të pjesshëm të tyre. Lexuesit dhe kritikët kërkojnë fytyrën e vërtetë që fshihet pas këtyre maskave – pseudonime. Natyrshëm lind pyetja pse? Pse shkrimtarët i përdorin këto truke në vend të identitetit të tyre të vërtetë? Studiuesit zbulojnë, bashkëidentifikojnë, hedhin dyshime ose diskutojnë… Mundimi më i madh është përqasja e pseudonimeve imagjinare me emrat e tyre të vërtetë, çfarë nënkuptojnë, çfarë fshehin, çfarë simbolizojnë, çfarë transmetojnë.

Përdorimi i pseudonimeve është një fenomen shoqëror në zhvillim që prej Iluminizmit dhe në Greqi arrin kulmin e tij në mesin e shekullit të 19-të. Në historinë e kësaj letërsie, sipas bibliografit Kyriakos Delopoulos (“Pseudonime”, Botimet “Estia”), janë regjistruar 1.451 pseudonime të 938 shkrimtarëve grekë në vitin 1969 dhe 4.117 pseudonime të përdorur nga 2.261 shkrimtarë grekë (letrarë, gazetarë, përkthyesë, kronografë) gjatë periudhës kohore 1800-2004. Disa shkrimtarë të mëdhenj u bënë të njohur vetëm me pseudonimin e tyre, dhe kështu vazhdojnë ende të njihen botërisht për lexuesin e kultivuar dhe për atë të ri. Përmendim ?. Karagatsis, Stratis Myrivilis, Stratis Tsirkas, Kosmas Politis (përfaqësues të Brezit të Viteve 1930), etj.

Madje, për ironi të fatit, edhe dy poetët nobelistë grekë Odiseas Elytis dhe Jorgos Seferis që rrëmbyen çmimin Nobel për letërsinë, respektivisht në vitin 1963 dhe 1979, e rrëmbyen atë me forcën e padisktueshme të veprës së tyre letrare dhe nën hijen e pseudonimeve të tyre. Në këtë pikë, vlen për t’u përmendur rasti i Elytis, i cili i ndikuar pakëz edhe nga teoritë e surrealizmit francez, bën një zgjedhje rastësore të pseudonimit dhe maskës së tij. Ruan emrin e vërtetë Odiseas, dhe kombinon në mënyrë të pandërgjegjshme të gjitha dashuritë e tij në jetë. Fjalët që në greqishte fillonin me el ushtronin një magji të padiskutueshme tek ai – psh. fjala Ellada – Greqi, Elpida – Shpresë, Elevtheria – Liri, Eleni – një nga dashuritë e tij të paharrueshme, etj. Në vazhdim, ai gjykonte se gërma y ishte gërma më përfaqësuese e alfabetit grek, krijohet në këtë mënyrë mbiemri-pseudonim Ely të cilit i shton prapashtesën arkaike tis, karakteristike tipike e mbiemrave grekë, duke lënë në hije njëherë e përgjithmonë mbiemrin e tij të vërtetë Alepoudelis.

Disa prej shkrimtarëve grekë e kishin pasion të luanin me lojën e maskës dhe të pseudonimit. Cilët shkrimtarë grekë luajtën më shumë me lojën e pseudonimeve? Ilias Voutieridis shfaqet me 47 nënshkrime, Grigorios Ksenopoulos dhe Christos Christovasilis me 38 nënshkrime të ndryshme, Renos Apostolidis me 36 i cili i gjendur nën presionin e drejtuesve të “Elevtheria” (1950) boton çdo Krishtlindje nga një tregim të përkthyer të shkrimtarëve të huaj ose vetë tregimet e shkruara prej, me nënshkrimin Pasternak, Spender, MakLis, Tod, etj. Guximi i tij për t’u argëtuar vijon më tej kur ai vetëkënaqej që kishte tallur eprorët e tij të cilët as e kishin kuptuar për kaq vite me rradhë. Emmanuel Roidis (1836-1904), për shembull, i nënshkroi tekstet e tij, sipas studiuesve të ndryshëm, me 33 pseudonime të ndryshme, duke mos arritur rekordin e 160 pseudonimeve të Voltaire! Ai i pëlqente lojërat e stilit letrar të cilat e çonin atë drejt përdorimit të pseudonimeve të çuditshme ironie, autosarkazme, përshtatje reflektive, fshehje këmbëngulëse dhe kërkime të vazhdueshme të identitetit apo edhe të metamorfozave të ndryshme të tij, si: “në mënyrë demoniake dhe njerëzore, në mënyrë burrërore dhe femërore, në greqishte dhe në gjuhë të huaj, mitikisht dhe realisht” të cilat dashur pa dashur karakterizonon edhe botën e brendshme të vetë shkrimtarit me shumëllojshmërinë e tyre. Në disa raste madje, përdorimi i të kundërtave me terma të ndryshme të kujton Fernando Pesoa.

Kushte, nevoja, arsye shoqërore, familjare, politike, psikologjike (vetëpërcaktuese), estetike apo ekonomike, por edhe lojëra letrare fshihen pas përzgjedhjes së pseudonimeve të shumta që përzgjodhën shkrimtarë të mëdhenj e të njohur greke. Shkaqet janë të shumta. Një kategori të madhe përbëjnë ata shkrimtarë të cilëve nuk u pëlqen emri i tyre i vërtetë, duke mos lënë në harresë edhe faktin se shkrimtari është një njeri që do të dallohet (distancohet) edhe nga emri i tij. Por ka ndodhur edhe e kundërta, disa pseudonime të përzgjedhura, duken më të shëmtuara se sa emrat e vërtetë të shkrimtarëve. Pa dyshim, që në këto raste, arsyet që i shtynë ata të ndryshonin identitet, ishin të tjera. Nëse shkrimtari ka sukses me këtë pseudonim, atëherë pseudonimi lidhet në mënyrë absolute me praninë e bartësit të tij. Por zakonisht, një pjesë e mirë e shkrimtarëve, duke patur frikë se ndoshta fshihet me të vërtetë pas maskës së tyre, gjejnë rastin të përmendin emrin e tyre të vërtetë. Një kategori tjetër është përdorimi sporadik i tyre për arsye të forta politike. Regjimet politike në të cilat kanë jetuar shkrimtarë të ndryshëm, përbëjnë arsyen kryesore të përdorimit të pseudonimeve, të cilat ndiqen nga doket dhe zakonet e ashpra familjare dhe tradicionale që kanë karakterizuar shoqërinë greke deri në 1945.

Disa shkrimtarë orientohen drejt kësaj përzgjedhjeje edhe për shkaqe egocentrizmi, narcizmi apo fshehjeje, dhe të tjerë për t’u ndjerë të çliruar. Pseudonimi është një luftë e kamufluar, është një puzzle karakteresh, është një mozaik i ndërlikuar emocional dhe imagjinativ, është një epokë e tërë: shpreh qëndrimin e krijuesit ndaj rrymave ideologjike, estetike dhe shpirtërore.

Pseudonimia nuk është karakteristikë vetëm e shekullit të 19-të. Shumë shkrimtarë modernë luajnë ende me këtë lojë fantazie: Kostas Varnalis, Manolis Anagnostakis, Nasos Vajenas, Filipos Drakodaidis, Jorgos Ioannou, Nikos Kazantzakis, Dimitiros Kampouroglos, Andreas Karkavitsas, Kostas Karyotakis, Ioannis Kondylakis, Aleksandros Kotzias, Manolis Leondaris, Janis Ritsos (me 17 pseudonime), Vasilis Rotas, Janis Skaribas, Napoleon Lapathiotis etj. Në ditët e sotme, pseudonimet më të njohura të shkrimtarëve bashkëkohorë janë: Zyrana Zateli, Anastasis Vistonitis, A112, etj.

Të një rëndësie krejtësisht të veçantë janë edhe përdorimet e pseudonimeve dhe shkrimtareve femra që përzgjedhin të botojnë veprat e tyre si meshkuj. Ato duken sikur frymëzohen nga shkrimtarja e njohur Karen Blixen, e cila në 1937 nënshkruan si Isak Dinesen romanin e saj Përtej Afrikës. Ndër shkrimtaret greke, rast karakteristik përbën shkrimtarja kretase Eleni Ourani nën pseudonimin Alkis Thrylos. Nuk duhet të harrojmë pa përmendur edhe fenomenin e kundërt, shkrimtarë që nënshkruajnë si femra.

Dekodifikimi i pseudonimeve greke, megjithë mekanizmat e përdorur për interpretimin e tyre, mbetet ende i pjesshëm. Sipas studiuesit të madh grek K.Th. Dimaras: “maska konsiderohet si leje qarkullimi brenda shoqërive antishpirtërore” dhe në njëfarë mënyre mund ta konsiderojmë edhe si simbol të fshehjes së të fshehtave të shkrimtarit. Edhe koncepti psikoanalitik i N.N. Drakoulidis i cili i karakterizoi të gjitha interpretimet si “justifikime të pandërgjegjshme” dhe vetë pseudonimet i quajti “nevojë të maskës që ndjen shkrimtari të mbulohet kur shfaq botën e tij shpirtërore” të lë përshtypjen sikur nuk e ndriçon plotësisht këtë fenomen kaq të përhapur aq edhe të larmishëm. / Shqip

Shkollat e Malishevës kompletohen me kabinete të informatikës

0

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka mbajtur sot, mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, ku drejtorët e drejtorive kanë raportuar për aktivitetet e tyre gjatë javës së kaluar dhe planifikimet për javën në vijim.

Në këtë mbledhje, u njoftua se falë disa donatorëve, po vazhdohet kompletimi i kabineteve të informatikës në disa shkolla të Komunës së Malishevës.

Drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Avdi Morina ka njoftuar se Kryqi i Kuq ka kompletuar me kompjuter kabinetin e informatikës në sh.f.m.u. “Imer Krasniqi” në Carrallukës, ndërsa shumë shpejt pritet të kompletohen kabinetet e informatikës edhe në tri shkollat e fshatit Drenoc, pasi një organizatë holandeze, e ka premtuar këtë donacion. Me këtë rast, drejtori Morina, i ka falënderuar të gjithë donatorët për këtë përkrahje.

Sa i përket investimeve kapitale dhe realizimit të këtyre projekteve, Kryetari i Komunës, Ragip Begaj, ka kërkuar nga drejtoritë përkatëse, që të shtohet intensitet i punimeve dhe të përfundojnë projektet, para përfundimit të vitit, ashtu siç kanë qenë të planifikuara.

Por drejtorët e drejtorive përkatëse, kanë njoftuar se projektet janë duke vazhduar sipas planifikimeve dhe vetëm në tri projekte, ka ngecje, për shkak të pengesave nga pronarët e tokave, në dy kanalizime të ujërave atmosferik dhe në rrethojën e QKMF-së. Përndryshe, të gjitha projektet tjera, janë duke vazhduar, si në ndërtimin e shkollave, rrugëve kanalizimeve, pastaj ndërtimi i stallave, kurse disa projekte, pritet të fillojnë ditët në vijim, siç janë subvencionet në bujqësi.

Edhe sa i përket përgatitjeve për sezonin dimëror, janë duke u bërë përgatitjet, sidomos në furnizimin me dru për ngrohje, e që pritet të filloj furnizimi gjatë kësaj jave, si dhe furnizimi me lëndë tjera djegëse në institucione shkollore dhe institucione tjera. /PrizrenPress.com/

Trashëgimia kulturore e Kosovës me asete për mbrojtje të përhershme

0

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka takuar sot Shafi Gashin, kryetar i Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore, të shoqëruar nga anëtarët e këtij këshilli, me ç’rast është nënshkruar vendimi për përfshirjen në Listën e aseteve të Trashëgimisë Kulturore për mbrojtje të përhershme të njëzet e tre (23) objekteve, sipas propozimeve të shqyrtuara nga Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore për përfshirjen e këtyre aseteve në Listën e objekteve me status të mbrojtjes së përhershme.

Ministri me këtë rast e përgëzoi Këshillin e Kosovës për Trashëgimi Kulturore për punën e bërë, dhe u shpreh se ky akt është tejet e rëndësishëm për trashëgiminë kulturore të Kosovës; në funksion të ruajtës së kësaj trashëgimi të pasur dhe afirmimit të saj.

Shala po ashtu u shpreh se kjo Listë përbën një bazë të mirë që kjo trashëgimi tani e tutje të ketë një status të veçantë dhe si e tillë të ketë kujdesin më të theksuar.

Ai më tej u shpreh se trashëgimia kulturore e Kosovës është interes i vendit, prandaj edhe kërkohet bashkëpunim i gjithanshëm, në mënyrë që ajo atë ta ruhet, të kultivohet dhe të promovohet si vlerë e Kosovës.

Kryetari i Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore, Shafi Gashi, u shpreh se kjo është Lista e parë në mbrojtje të përhershme, për të cilën është punuar shumë, dhe shtoi se për secilin aset të përfshirë në këtë Listë janë bërë vlerësime të veçanta.

Kryetari Gashi po ashtu e vlerësoi këtë akt tejet të rëndësishëm për trashëgiminë kulturore të Kosovës. /PrizrenPress.com/

Prizren: I tha vajzës së tij ‘dil nga vetura’, e më pas ia vrau nënën (Video)

0

Mbrëmë në RTV Dukagjini është transmetuar emisioni Zona Express, ku është shfaqur dokumentari me titull “Vrasjet që tronditën Kosovën”. Dokumentari trajton vrasjet më monstruoze të ndodhura në Kosovë.

Në këtë dokumentar jepen detaje për një krim të tmerrshëm të ndodhur brenda një familje në Prizren.

Klikoni në videon e mëposhtme dhe ndiqeni nga minuta 33:30, “Vrasja e bashkëshortes”.

Isa Mustafa flet për vendimin e Listës Serbe

0

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka shprehur keqardhje për veprimet e zyrtarëve të Listës Serbe për ta bojkotuar punën e Kuvendit dhe pjesëmarrjen në Qeveri si reagim ndaj Ligjit për “Trepçën”.

Këtë veprim të Listës serbe, Mustafa e ka quajtur veprim të ngutshëm pasi, sipas tij, nuk ekziston asnjë arsye që të ketë dyshime e pakënaqësi lidhur me ligjin e “Trepçës”. Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, kryeministri ka vlerësuar se vendimi i Listës Serbe për ngrirje të pjesëmarrjes në punën e Kuvendit dhe të Qeverisë është reflektim ndaj trysnisë së Beogradit mbi Listën Serbe.

“Është e qartë se kemi të bëjmë me një manifestim të infiltrimit të Serbisë në çështje të brendshme të Republikës së Kosovës, me trysninë që Serbia po ushtron mbi deputetët dhe ministrat nga Lista Serbe. Serbia duhet ta kuptojë përfundimisht se pasuritë në territorin e Kosovës janë pronë e Republikës së Kosovës. Se Kosova është shtet sovran dhe i pavarur dhe i pranuar nga 112 shtete të tjera. Ata duhet të lirohen nga vetëmashtrimi e aq më pak kanë nevojë të bëhen se po u besojnë gënjeshtrave të tyre, por ta pranojnë dhe të sillen karshi realitetit të krijuar me pavarësinë e Kosovës. Të dyja palët kemi nevojë t’i normalizojmë marrëdhëniet dhe të jetojmë si fqinjë të mirë”, ka thënë Mustafa, duke shtuar se Ligji për “Trepçën” ofron mundësi të gjithanshme për organizimin dhe operimin e saj.

“Unë shpreh keqardhje për këto veprime të ngutshme të zyrtarëve të Listës Serbe, si reagim ndaj Ligjit për ‘Trepçën’. Jam i bindur se nuk ekziston asnjë arsye që të ketë dyshime e pakënaqësi lidhur me këtë ligj. Ne kemi kërkuar në vazhdimësi që individët nga kjo listë dhe specialistët e tyre të kyçen në procesin e përgatitjes së Ligjit për ‘Trepçën’. Ata janë njoftuar me të gjitha fazat. Është një zgjidhje shumë e mirë për të gjithë, pa dallim etnie. Prandaj, vendimin për ngrirje të pjesëmarrjes në punën e Kuvendit dhe të Qeverisë e vlerësoi si reflektim ndaj trysnisë së Beogradit mbi Listën Serbe”, ka deklaruar Mustafa.

Ai i është përgjigjur edhe deklaratës së Marko Gjuriqit, se kryeministri Mustafa s’mund t’i vizitojë njësit e ndërmarrjes “Trepça” në veri.

“Në veri dhe në ‘Trepçë’ do të shkoj në çdo kohë që unë e vlerësoj se duhet të shkoj”, ka thënë ai, duke shtuar se nuk duhet të merremi me deklarata të papjekura, siç e ka quajtur ai, të “Gjuriqëve”.

Mustafa ka folur edhe për mbështetjen që ia kanë dhënë Ligjit për “Trepçën” AAK-ja dhe Nisma. Ai ka thënë se nuk ka dyshuar në asnjë rast që AAK-ja dhe Nisma nuk do ta përkrahin një ligj që hap perspektivë zhvillimore, kurse për Lëvizjen Vetëvendosje! ka thënë se, për çudi, retorika kundërshtuese e disa përfaqësuesve të saj vazhdon të jetë e dëmshme.

Mustafa ka përsëritur se demarkacioni me Malin e Zi duhet të përmbyllet sa më shpejt pasi, sipas tij, është në interes të Kosovës, të shtetësisë së saj dhe të ndërtimit të politikave të fqinjësisë së mirë me Malin e Zi.

“Prandaj nuk mund t’ua faturojmë qytetarëve egon politike ose egon kuazipatriotike që disa po mundohen ta plasojnë me rastin e demarkacionit, duke penguar procesin e liberalizimit të vizave”, ka theksuar Mustafa.

Ai e ka ftuar opozitën të ulet dhe bashkërisht ta përmbyllin këtë çështje.

“Jam ithtar që të kërkojmë dhe të gjejmë bashkërisht zgjidhje. Zgjidhjen nuk na ofrojnë të tjerët. Atë duhet ta bëjmë vetë. Kemi nevojë të flasim edhe për tema të tjera që janë në interes madhor të vendit”, ka pohuar Mustafa.

Sa i përket krijimit të asociacionit të komunave serbe, ai ka thënë se fillimisht duhet të zhbëhen strukturat paralele serbe në Kosovë, të zbatohen marrëveshjet në kuadër të dialogut, pastaj të shkruhet statuti në harmoni të plotë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Mustafa ka përsëritur qëndrimin e Qeverisë së Kosovës që dialogu është forma më e mirë për t’i zgjidhur problemet me Serbinë, për normalizimin e marrëdhënieve dhe që Serbia ta njoh pavarësinë e Kosovës. Kryeministri në këtë intervistë ka folur edhe për riformatimin e Qeverisë dhe kërkesën e opozitës për zgjedhje të parakohshme. Sa i përket riformatimit të Qeverisë, Mustafa ka thënë se ndryshimet në Qeveri mund të bëhen gjatë këtij muaji, kurse e ka përjashtuar si opsion mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

“Zgjedhjet do të mbahen në qershor të vitit 2018, por kemi shumë punë për të bërë deri atëherë. Para së gjithash, në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit”, ka deklaruar Mustafa. /Epoka e re/

UDB-ashët, të ulur këmbëkryq në institucionet tona

0

“Është e padiskutueshme, madje e pamohueshme që akoma ka në të gjitha shtyllat e shtetit figura që jo vetëm kanë qenë, por edhe janë akoma në shërbimin e spiunimit. Pyetjes se kush janë ata, përgjigjja duhet të vijë pa vonesë nga Shërbimi i Inteligjencës i Kosovës, që është institucioni më i thirrur, madje edhe më i besueshmi, i cili do të duhej të merrej me dekonspirimin e listave të UDB-së dhe historikun e së kaluarës së njerëzve, që gjenden në mesin e këtyre listave”, u shpreh analisti Ali Hertica, raporton Gazeta Kosova Sot

Kosova, si realitet i ri, shtet me identitet ndërkombëtar, pavarësisht sfidave që ka në rrugëtimin e vet plot pengesa, akoma mbi vete bart barrën e së kaluarës nga regjimi totalitar komunist dhe pasja në brendi të institucioneve të shtetit, madje edhe në disa parti politike, të disa figurave që nuk janë të pakta në numër, e që në të kaluarën kanë qenë në shërbim të UDB-së dhe të bërave të këtij shërbimi serbosllav në dëm të interesit shqiptar. Sado që hapja e dosjeve dhe krijimi i kushteve ligjore për distancim nga mbeturinat e tilla kërkohet vazhdimisht nga politikanë brenda subjekteve politike, edhe nga njohës të fushës së ligjit e analistë të pavarur, politika kosovare akoma nuk po merr guximin të ballafaqohet me një realitet të tillë.

Deputeti nga radhët e LDK-së, Adem Salihaj, sado që e sheh me interes zbardhjen e këtyre dosjeve, ai thotë për hapjen e tyre nuk ka vullnet te asnjë subjekt politik kosovar, ndonëse është një pikëpyetje e madhe, nëse vërtet ka dosje të tilla që ka lënë regjimi serb në Kosovë, ose nëse të tillat do t’i dorëzoheshin me vërtetësinë e tyre besnike palës kosovare në rast se ato kërkohen. “Klasa politike e Kosovës nuk është e interesuar që të kërkohen dosjet e UDB-së e as të bëhen publike ato, sepse mund të ketë tillë, që nuk e kanë një të kaluar të pastër madje, duke marrë parasysh se mund të kenë qenë bashkëpunë- torë të dikurshëm, mund të jenë të tillë edhe sot”, u shpreh Salihaj për “Kosova Sot”.

Smaka: Lidhja e njerëzve të inkriminuar të UDB-së me politikën zyrtare mund të jetë marramendëse

Salihaj është i sigurt që edhe po u kërkuan ato dosje, Serbia nuk do t’i dorëzojë ato, por do t’i mbajë për vete që ta ruajë akoma më gjatë komunikimin dhe spiunimin nga njerëzit që ka brenda politikës dhe institucioneve të Kosovës.

“Unë nuk besoj aspak që edhe UDB-ja serbe do t’ia dorëzojë Kosovës këto dosje, sepse, në këtë mënyrë do t’i diskreditojë e bashkëpunëtorët e saj dhe do t’i dëmtonte interesat e saj në Kosovë. Serbia përmes këtyre dosjeve i shantazhon spiunët e saj në Kosovë dhe i realizon interesat e saj. Nuk është e rastit që të gjitha propozimet e saj në Bruksel janë pranuar dhe nënshkruar pa asnjë hezitim, duke dëmtuar rëndë interesat shtetërore të Kosovës”, tha Salihaj për “Kosova Sot”.

Edhe eksperti i së drejtës, Riza Smaka, është më së i sigurt që klasës së tanishme politike kosovare kurrsesi nuk i përshtatet hapja e listave të keqbërësve, ngase ka drojë serioze se jo pak eksponentë të saj do të dilnin kolaboracionistë të punëve të liga, të inkriminuara e të pista. Ai pohon se lidhjet e njerëzve të inkriminuar të UDB-së me politikën zyrtare madje mund të jenë marramendëse.

“Vetëm në këto gjashtëmbëdhjetë vjetët e fundit, tani kryesisht nga individë, përkatësisht grupe individësh, të sponsorizuar nga nëntoka e errtë kriminale, bën shumë krime e mjerisht pak për të mos thënë aspak sish nuk janë proceduar penalisht sipas Kodit të Procedurës Penale dhe nuk janë ndëshkuar sipas Kodit Penal. Në vendin tonë edhe sipas raporteve e vlerësimeve të institucioneve përkatëse të BE-së, krimi i organizuar, korrupsioni dhe trafikimi me qeniet humane, pothuajse ushtrohet organizueshëm dhe padënueshëm! Pos qendrave komunale në kryeqendër, në Prishtinë, në këto dhjetë vitet e fundit janë ndërtuar objekte shumëkatëshe në kundërshtim me aktet juridike për ndërtimet dhe me planifikimin hapësinor, dhe ashtu ndër të tjera është shkatërruar edhe ambienti, është dëmtuar estetika elementare e eksterierëve të objekteve banesore e komerciale. Në anën tjetër, ndërtimet ilegale janë bërë në bashkëveprime të ngushta me individët udhëheqës me influencë gjithnjë për kompensime korruptive nëpërmjet parasë së pistë, lokaleve e apartamenteve luksoze. Në këtë kontekst, grupet kriminale, zakonisht, nuk njohin kufij kombëtarë as shtetërorë dhe për aq janë të ndërlidhura me interesa të pista e kriminale”, u shpreh profesor Smaka për “Kosova Sot”. /Kosova Sot/