Home Blog Page 6214

Kënga më e vjetër

0

Rreth 3.400 vjet më parë, Ugarit ishte një port i lulëzuar. Qyteti antic, që shtrihej në bregdetin verior sirian, mbajti marrëdhënie të mira tregtare me Perandorinë Hitite, Egjiptin dhe Qipron (më pas i quajtur Alashija). Në kulmin e zhvillimit të tij, qyteti-port nuk qe vetëm një qendër tregtare, por edhe artistike. Megjithatë, qyteti përfundimisht ra dhe historia e tij shekullore u harrua deri në vitin 1928, kur një fshatar zbuloi një varr.

Në vitin 1973, një arkiv që përmbante rreth 120 pllaka, u zbulua gjatë gërmimeve arkeologjike; ndërsa në vitin 1994 u gjetën edhe 300 pllaka të tjera në një ndërtesë të madhe me mure guri, që datojnë në fund të epokës së Bronzit të Vonë. Brenda tyre kishte shënime muzikore që datojnë në vitin 1400 Para Krishtit. Shumica e tyre qenë shumë të dëmtuara për të rindërtuar, por një këngë e veçantë është ruajtur aq mirë sa mund të luhet edhe sot.

Më poshtë po paraqesim të njëjtën këngë (e njohur si Himni Hurrian nr 6) i luajtur vetëm me një harpë dhe një stil më interpretativ nga Majkëll Levi. Çdo pjesë muzikore, mund të tingëllojë e ndryshme, në varësi të atij që e luan dhe instrumentit që përdoret.

Mjerisht, Himnet 1-5 nuk qenë në atë gjendje për të lejuar rindërtimin e partiturës muzikore. Kënga e plotë përbëhet nga rreth 36 himne me shkrim kuneiform, të gjetura në fragmentet e pllakave argjilore gjatë gërmimeve në vitet 1950 në Pallatin Mbretëror në Ugarit (pranë Ras Shamra në Sirinë e sotme). Riçard Kroker dhe Robert R. Braun, të cilët studiojnë historinë muzikore, prodhuan një disk dhe broshurë në lidhje me këngën e quajtur “Tingujt nga heshtja”. Kroker tha se kjo e revolutionarizoi historinë e muzikës.

Kjo dëshmi provon se si shkalla 7 notëshe diatonike dhe ajo harmonike, janë përdorur në muzikën e 3,400 vjetëve më pare, duke hedhur poshtë pikëpamjet e shumicës së muzikologëve se harmonia e lashtë ishte thuajse jo-ekzistuese (apo edhe e pamundur) dhe se shkalla e notave qe jo më të vjetër se sa në kohën e grekërve të lashtë, 2000 vjet më parë. Mjerisht, teksti mbetet ende një mister.

Gjuha ugarite në vetvete nuk është kuptuar aq mirë, dhe për më tepër duket se është një dialekt lokal, që ndryshon në mënyrë të konsiderueshme nga dialektet e njohura nga burime të tjera. Është ndërkaq e mundur, që shqiptimi i disa fjalëve të ndryshojë nga fjalët normale për shkak të muzikës. Megjithatë, është e qartë se ai qe një tekst fetar mbi dhuratat ndaj perëndeshës Nikal, gruaja e perëndisë së hënës. /Bota.al

PDK shënon 17 vjetorin e themelimit

0

Partia Demokratike e Kosovës ka shënuar sot 17 vjetorin e themelimit të saj

Në shënimin e kësaj dite, kryetari i kësaj partie, Kadri Veseli ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës, ka lindur dhe është zhvilluar në një situatë dramatike për vendin e sapo dalë nga lufta.

“Partia Demokratike e Kosovës lindi për të përfunduar rrugën e lirisë, rrugën nga çlirimi në shpallje të pavarësisë dhe ndërtim të shtetit demokratik e sovran të Kosovës. Lindi për të fituar paqen”, theksoi Veseli.

Veseli më tej ka deklaruar se PDK-së, që nga themelimi iu bashkuan themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila kurorëzoi përpjekjet një shekullore për lirinë e pavarësi, intelektualët, akademikët, gazetarët, minatorët, të burgosurit politik, arsimtarët e fermerët.

“Kemi të drejtë të mburremi me sukseset tona, por, njëkohësisht, edhe detyrimin për të qenë vetëkritik, është pjesë e moralit tonë politik dhe përgjegjësisë para qytetarëve, që t’i njohim dhe pranojmë gabimet e bëra gjatë ecjes, lëshimet e devijimet nga përgjegjësitë e ngarkuara, fenomenet negative në nivelet e ndryshme të qeverisjes sonë”, theksoi më tej Veseli.

Lideri i PDK-së u shpreh i bindur se me punën që po bën, PDK do të vazhdojë e sigurt si partia më e madhe në Republikën e Kosovës.

“Ne që kemi ndryshuar Kosovën, kemi forca të ndryshojmë veten, në përputhje me nevojat dhe sfidat e sotme. Si gjithmonë, të bashkuar dhe fitimtar. Urime 17 vjetori dhe na priftë e mbara në rrugëtimin tonë të përbashkët”, theksoi kryetari Veseli

Zbardhet dëshmia e panjohur, kush e vrau Isa Boletinin

0

Nga Besnik Dizdari

Kisha kohë që e kërkoja atë libër. Ndoshta disa vite. Dhe kjo, thjesht me shpresë për të gjurmuar edhe më tepër për rënien e heroit të madh, Isa Boletini. Aq më tepër që më mbërrinte disi zbehtë e dhëna se Isa Boletinin e kishte vrarë babai i Milovan Gilas-it. Të ishte e mundur?…
Ndoshta çelësi mund të ishte vërtet libri i Milovan Gilas-it, “Toka pa drejtësi”. Më dukej e çuditshme, madje pak si prej fabule që familja e Milovan Gilas-it të qe përfshirë në rënien e Isa Boletinit. Drejtë me thënë, nuk e besoja fort. Ndërkaq, ka vite që e ndjek veprën tanësore të Milovan Gilas-it.

Kjo, sepse figura e tij, përveçse e lidhur me gazetarinë e historinë, është e shumanshme ngado që ta marrësh. Komunist qysh në vitet ’20, bashkërithemelues i Partisë Komuniste të Jugosllavisë, partizan i orëve të para, pjesë e katërshes së famshme byroiste Tito – Kardel – Gilas – Rankovic, zëvendëskryeministër i Jugosllavisë komuniste, shkrimtar, gazetar, botues i “Borbës”, bashkëpunëtor krejt i afërt i Titos. E
mandej? Mandej disident, kundërkonformist ndaj vetë Partisë së tij, autor i librave dhe shkrimeve që vetvetiu rrëzojnë shoqërinë komuniste, qoftë edhe atë jugosllave, e kësisoj i shndërruar në kundërtitist. Gjëra që pak a shumë dihen këto, qoftë edhe prej disa përkthimeve të dy-tre librave të tij të njohur në shqip.

Dhe mbi të gjitha i papërkulshëm. I burgosur i paraluftës prej Mbretërisë Jugosllave, i burgosur dy herë prej Partisë së tij të Jugosllavisë Komuniste, Hero i Popujve të Jugosllavisë, titull i hequr mbas kthesës së tij, Sergio Romano, një studiues, politolog e gazetar i madh, e ka përcaktuar kështu Milovan Gilas-in: “Një nga intelektualët më
të ndritshëm të Europës Qendrore-Lindore dhe natyrisht më heretiku i komunistëve europianë në vitet e luftës së ftohtë”.Librat dhe shkrimet e Gilas-it, dihet, kanë pasur dhe kanë një jehonë mbarëbotërore. Është një
marathonë e tanë, tash kundërkomuniste e kundërstaliniste e tij. E nis më 1957-n, me librin e famshëm “Klasa e re. Kritikë e komunizmit të sotëm” (“Nova Klasa. Kritika savremenov komunizma”, Londër 1957). Nuk do
të ndalin librat e tij, rreth 20, duke tronditur sa s’ka ku shkon më edhe lidershipin e Josip Broz Titos. Mandej mbërrin deri dhe te studimet letrare, romanet e histori mirë- filli. Libri i tij i dytë, është ky që ka të bëjë me temën tonë: “Toka pa drejtësi” (“Zemlja bez pravde”).
Më 1956 ai e dërgon librin në shtëpinë botuese “Srpska Knjizevna Zadruga” të Beogradit. Dëshiron që librin ta mbështesë nobelisti Ivo Andric. Por Andric refuzon ta lexojë duke i thënë pa u tronditur aspak:
“Kjo për mua do të krijonte telashe, përderisa jam një anëtar i Partisë”! Edhe pse ky është libri i vetëm i Gilas-it që thuajse s’ka asgjë kundër regjimit titist e shoqërisë komuniste! E ai arrin ta botojë në Nju Jork më 1958, madje duke qenë në burg. Në italisht libri botohet më 1959-n. Për çudi ka mbetur krejt në heshtje. Ky është ekzemplari që
kam unë në zotërim. Them pa mëdyshje se ky është libri më i ndryshëm prej gjithë të tjerëve që do të vinin më mbas në rritje spektakolare të rëndësisë së tyre.

Kam shumicën e tyre dhe në to ka kaq shumë Shqipëri, saqë deri më sot, në botime të ndryshme disi fragmentare, te ne është e njohur vetëm nja 30 për qind e kësaj “Shqipërie” të tyre. Ia vlen që një herë tjetër t’i kthehem deri në shterim. Nuk ma merrte mendja se do ta gjeja librin “Toka pa drejtë- si” (“Zemlja bez pravde”). Dhe mû kur i kisha humbur shpresat, papritmas “zbuloj” një bukinist në Romë, i cili oborrin dhe një dhomë të vogël, ndoshta të shtëpisë së tij, i kishte shndërruar pra, në librari të librave të vjetër në një dekor që të dukej se vinte nga Italia e shekullit XIX…

Ai kishte vetëm një kopje të këtij libri të 57 vjetëve më parë. Për çudi një kopje të mirëmbajtur, krejt e re, ndonëse disi fletët e zverdhura, por i pahapur, deri aty sa që faqet e tij nuk ishin prerë, ashtu siç dilnin librat dikur. E preka plot gëzim dhe m’u kujtua një thënie kuptimplote e Varlam Tikhonovich Shalamov-it (1907-1982), shkrimtar e
poet i shquar rus, përveç të tjerave një bibliofil i madh, i cili i ka vuajtur të gjitha: prej gulagut stalinian e deri te ndalimi i veprës së tij. Thotë Shalamovi: “Nuk ka gjë më të ëmbël se sa kur të bjen në dorë një libër ende i palexuar”. Këtë ndjesi pata dhe unë teksa kisha në dorë “Toka pa drejtë- si” (“Zemlja bez pravde”) të Milovan Gilas-it. Është
një libër i mrekullueshëm, që i kushtohet fëmijërisë dhe rinisë së parë të Gilas-it.

Por në të vërtetë, më e rralla e këtij libri qëndron sidomos në përshkrimin e jashtëzakonshëm që ai i bën Malit të Zi të periudhës midis dy luftërave. Zakone, histori, luftëra, krime, zhvillime e moszhvillime, atdhetari e trimëri, madje edhe antropologji e etni, kanune e hakmarrje. Gilas nuk është i mëshirshëm, por them se është tejet realist për ato çka di, ndonëse herë-herë pasioni për të shkruar e bën të bjerë paksa edhe në subjektivizëm. Sidomos kur është fjala për babën e tij. E kuptueshme kjo për këdo.

Ka jo pak Shqipëri ky libër i Milovan Gilas-it (1911-1995) origjinar i Podbishes të Malit të Zi, fshat që ndodhet vetëm nja 150 kilometra larg Shkodrës. Ose më mirë të thuash, libri ka jo pak marrëdhënie shqiptaro-malazeze. Jemi shpinë më shpinë, dhe them se nuk ka gjë më me vlerë që ta shohësh historinë e vendit tënd duke pasë përpara edhe
historinë e fqinjit tënd, qoftë ai i mirë apo “i keq”. Mbërrita kështu te fragmenti përshkrues i rënies së Boletinit tonë, për herë të parë nën gjykimin e një malazezi të famshëm pra.

Natyrisht, nuk prita se aty do të gjeja elozhe dhe as ditirambe, qoftë edhe prej një Gilas-i. Ajo që u vërtetua pa mëdyshje ishte kjo befasi: se babai i Milovan Gilas-it, Nikola Gilas, është njeriu apo ushtaraku që
drejtoi aksionin e vrasjes së Isa Boletinit. Gilas-i nuk e pranon se babai i tij ka vrarë Boletinin. Por Gilas-i pranon se babai i tij e ka ngritur pushkën për ta qëlluar Boletinin.

Pa pasur kohë megjithatë ta shkrepë, sepse plumbi i një ushtari të Nikola Gilas-it kryen punë më shpejt. Dhe babës së Gilas-it nuk i mbetet gjë tjetër, veçse ta lejë pa e shkrepur pushkën e tij. Atëherë? Atëherë them se nuk ka rëndësi nëse Boletini ynë u vra prej plumbit të Nikola Gilas-it apo të një ushtari të komanduar prej tij. Dhe do apo s’do
Milovan Gilasi, i ati i tij, në njëfarë mënyre, është edhe ai vrasës i Isa Boletinit. Ajo çka shkruan Gilas-i në tregimin e këtij episodi do ta gjeni fjalë për fjalë shkëputur prej librit të tij, e botuar në shqip për herë parë këtu në “Panorama”.

Dhe po t’i bënim një kritikë letrare këtij përshkrimi, që në të shumtën i bën nder aktit heroik të Isa Boletinit, them se kemi të bëjmë me një stil të nivelit të lartë, çka dihet që Gilas-i e ka pasur zotëruar si pakkush. Është një përshkrim rrëqethës dhe për ne rëndësi ka se përmes tregimit të birit të “vrasësit”, ne gjejmë një afirmim madhështor për
heroizmin e Isa Boletinit. Sigurisht, nuk është aspak e vërtetë ajo që shkruan Gilas-i se: “Heroi i shquar shqiptar Isoja i Boletinëve, zgjodhi pikërisht këtë çast të një rrënimi të përgjithshëm, të dëshprimit dhe të kaosit, për të sulmuar Podgoricën”. As që e kishte ndër mend Boletini një veprim të tillë.

Nuk do të zgjatem në këtë, sepse mjafton të merrni në dorë librin e çmueshëm “Kujtime” të Tafil Boletinit, i pranishëm në Podgoricë në ditën e rënies së axhës së tij Isa, për të kuptuar pavërtetësinë e këtij synimi, gjoja të kaçakëve shqiptarë që “dunë me na djegë e me na plaçkitë Podgoricën”. Rrénë e madhe kjo, që, për fat të keq, del edhe
nga penda e bukur e një Milovan Gilas-i. “Këtë propagandë e kishte përhapë qeveria, se gjoja shqiptarët rreth kufinit, të shtytun nga Austria, do të na djegin qytetin”, siç e thotë paragjykimin e malazezëve
Tafil Boletini.

Mbrapaskenat e eliminimit të heroi tonë duken qartë që zbrisnin nga vija beogradase, ndoshta edhe e një Pashiçi, duke shfrytëzuar paqëndrueshmërinë e Podgoricës së atyre ditëve. Të tjerat janë një dinakëri e rrallë, një absurd që do të mbërrijë deri edhe te vizita për ngushëllime e gjeneralit Radomir Veshoviç, që dihet, ishte frymëzuesi i vetë aksioneve të Nikola Gilas-it, babës së Milovanit, siç del qartë edhe nga ajo çka përshkruan ky i fundit në librin e tij. Shkruan Tafil Boletini: “Oficeri komandues me za të naltë urdhnon: “Predajte oruzhje”! (“Dorëzoni armët!”). Axha Isa: “Jo besa kurr s’ia kam dorëzue mbretit, as kralit”. E logjika ta do se ky oficer komandues nuk mund të jetë
tjetër përveçse Nikola, babai i Milovan Gilas-it. Është ndërkaq, vërtet interesante që si në një “contrappunto” i episodit të rënies heroike të Boletinit, Gilas-i paraprin me përshkrimin e një krimi të shëmtuar të malazezëve ndaj një bashkëkombasi të tyre të pafajshëm, për më tepër i verbër.

Dhe pikërisht nga kjo “antropologji” kriminale, nëse mund të përcaktonim kështu, Gilas-i shkon menjëherë te përshkrimi i rrallë i heroizmit të Boletinit tonë, duke e ngritur figurën e tij deri në lartësinë e një heroi, teksa e mbyll me përcaktimin sublim thuajse të një romantike: “Kur të vjen koha për të vdekur, do të ishte bukur të bije si Isa
Boletini”. A mbaron këtu kjo histori? Them se jo. E pra, cili është fati i Nikola Gilas-it, babës së Milovan Gilas-it?

Edhe në përgjigje të kësaj pyetjeje shkojmë te logjika e palëkundshme se historia shkruhet, por dhe rishkruhet, ngaqë gjithmonë dalin fakte të reja. (Përfitoj nga rasti i këtushëm për të vlerësuar, natyrisht për mendimin tim, dy libra të kohëve të fundit: “Për Gjermaninë” të Bashkim Zenelit dhe sidomos “Pranvera e rrejshme e ’56-s” të Ana Lalajt, çka
them se me seriozitetin e tyre, me shpalosjen e shtjellimin e plot fakteve të panjohura e dokumentacionin, janë një provë e bukur e rëndësisë së rishkrimit të historisë edhe në Shqipërinë tejet të njëanshme në këtë kah. Po aq mund të them edhe për ribotimin e librit të Uran Butkës për “Luftën civile në Shqipëri”.

E do të guxoja të shtyhesha edhe më tej në vite: askush nuk mund ta injorojë qoftë dhe librin tejet të diskutueshëm të Tahir Kolgjinit për Esat Pashën). Dhe shihni tash se sa thjesht mund të gabohet. Edhe në faqe serioze të internetit të sotëm ku përshkruhet gjatë biografia e Milovan Gilas-it, do të gjesh këtë informacion të rremë, tek shkruhet fjalë për fjalë: “Milovan Gilas-i ka mbetur jetim nga babai qysh i vogël”…

Çka assesi nuk është e vërtetë. Mirë interneti, që siç thotë një studiues aq shpesh është i pasigurt, po një historian si Vladimir Dedijeri?… Dihet ndërkaq, se midis Milovan Gilas-it dhe historianit të Partisë Komuniste të Jugosllavisë, të mirënjohurit Vladimir Dedijer, autori i librit “Marrëdhëniet Jugosllavo – Shqiptare (1939-1948) përgatitur nga Dr. Sofokli Meksi – që ec e gjeje po deshe – sa ka miqësira, bashkëpunim e pësime të përafërta, po aq ka prishje e
moskuptime. Ka shkruar fjalë për fjalë Dedijer-i: “…Është fjala se çka ka ndodhur në Kosovë më 1914-n, me përzanien jashtë saj të serbëve dhe malazezëve dhe të një serie krimesh.

Midis të tjerëve një natë u vra edhe babai i Milovan Gilas-it, Nikola Gilas.” Kundërpërgjigjet Milovan Gilas-i, tek shkruan edhe ai fjalë për fjalë në mbrojtje të faktit të vërtetë dhe të dobësisë së natyrshme për babën e tij: “Babai im është vrarë prej shqiptarëve, por jo për hakmarrje pronarësh, por prej fashistëve më 1943- shin, sepse ishte një
plak i respektuar malazez, babë i bijve të tij komunistë. Dhe jo në ‘një natë’, por ditën për diell”. Një historian i shquar si Dedijer e prapëson vrasjen e Nikola Gilas-it 30 vjet mbrapa, më 1914-n.

Prizrenit nuk i duhet riciklimi

0

BLERIM ÇOÇAJ

Liderët e partive politike kanë filluar të ‘zbresin’ në Prizren. Jo pse e kanë fort për zemër këtë qytet, por arsyeja kryesore është shfrytëzimi si hambarë për vota.

Në vend që të fokusohen në reformimin e partive të tyre, ata parashikojnë ndryshimin me anë të riciklimit ! Prizreni nuk mund të shpëtojë, duke ricikluar njerëzit.

Reformim dhe demokratizim, do të thotë inkuadrim cilësor i vlerave të reja, të cilat paraqesin një dimension kryesor dhe të gjerë në kuptimin e konceptit funksional dhe përmbajtjesor-strukturor.

Mosreformimi i tyre nuk është i thjeshtë dhe as mekanik. Përkundrazi, mendoj se është i ndërlikuar për shumë arsye të “thjeshta”. Nuk është vetëm vertikal, por edhe horizontal.

Fatkeqësisht liderët e partive politike, reformimin më shumë e kanë parë në aspektin formal se sa në atë konceptual .

Partia është institucioni ku qendërzohen njerëzit vizionarë e të kualifikuar në një shoqëri në tranzicion dhe më tej, por të lidhur ngushtë shpirtërisht me njerëzit e thjeshtë.

Liderët si duket ende reformimin nuk e kanë kuptuar si një proces në lëvizje, dinamikë, në zhvillim.

Prizreni ka nevojë për një ndryshim rrënjësor nga ajo që kemi parë nga paslufta. Krimi i instaluar për 17 vite, nuk mund të luftohet me riciklim, por me reformim dhe demokratizim të përgjithshëm./Gazeta Blic/

Ankohet për kurdisje të kritereve të konkursit nga Komuna (Video)

0

Albulena Sopa nga Suhareka pretendon se ka qenë më e kualifikuara ndër kandidatët që aplikuan për një vend pune të shpallur nga Drejtoria e Shëndetësisë në këtë komunë.

Por dikush tjetër është pranuar në konkursin e shpallur në muajin gusht.

Albulena thotë se është e vetmja në komunë që do t’i plotësonte kërkesat e një konkursi normal meqë ka kryer drejtimin përkatës për punë sociale në kuadër të fakultetit të pedagogjisë, ndërsa në kritere të konkursit është kërkuar fakulteti juridik.

“Kërkesa ka qenë për drejtimin për punë sociale, juridik, sociolog. Përparësi do të ketë puna sociale, mirëpo kur ka ardhur puna për mu hap konkursi, konkursi është hapë vetëm me drejtimin juridik dhe më është bërë e padrejtë që mos me mujt me apliku me këtë drejtim”, thotë Sopa për KALLXO.com.

Por drejtori i shëndetësisë në komunën e Suharekës, Frashër Behluli, i mohoi akuzat e Albulena Sopës, pasi sipas tij, kërkesa nuk ka qenë vetëm për punë sociale, por edhe për çështje tjera, prandaj, sipas tij, është vendosur kriteri i Fakultetit Juridik.

“Qendra për punë sociale nuk e ka bë kërkesën vetëm për punë sociale, por për katër drejtime të cilat kanë të drejtë të ofrojnë shërbime sociale sipas ligjit dhe përderisa kanë të drejtë të ofrojnë shërbime sociale sipas ligjit edhe kategoritë tjera. Ne nuk mundemi ta hapim vende të punës sipas kërkesave të personave të diplomuar, por sipas nevojave që ka institucioni”, tha drejtori i shëndetësisë Behluli.

Megjithatë Sopa nuk po bindet që një jurist mund ta ketë vendin në shërbime sociale

“Është shumë e padrejtë, se përderisa këtu është një jurist nuk ka nevojë mu ba gjykatë, se këtu juristi e ka vendin ku është”, tha ajo.

KALLXO.com kontaktoi edhe Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, për ta pyetur nëse është e udhës që të kërkohet jurist për të ofruar shërbime sociale.

Musa Demiri nga kjo ministri tha se sipas ligjit, edhe juristi ka të drejtë t’i ofrojë këto shërbime.

“Sipas Ligjit mbi shërbimet sociale dhe familjare, shërbime sociale dhe familjare mund të ofrojnë punëtorët socialë, psikologët, pedagogët, sociologët dhe juristët”, tha Demiri.

Prizren: Fëmijët me dy emra për të larguar syrin e keq

0

Njëra ndër trashëgimitë, që ka bazë në mite e që ruhet edhe sot e kësaj dite, është ajo e emërimit të fëmijëve të hasretit me dy emra. Sot kemi përplot djem të emëruar me nga dy emra. Mirëpo, në të shumtën e rasteve emri i dytë, quhet emri i veshit, por ajo që dallon këtë trashëgimi të moçme shqiptare, që vështirë të gjendet te popujt e tjerë është dy emri i bijve të “hasretit” që është vise shqiptare e si e tillë përdoret edhe në Prizren. “Djemtë e “hasretit” në familjet shqiptare në gjithë trojet etnike kanë pasur në të shumtën e rasteve nga dy emra, emrin e vërtetë dhe emrin në vesh”, shpjegon profesor Sylejman Ranobrava, 84-vjeçar. Edhe profesor Dr. Nexhat Çoçaj, etnolog, tregon për gazetën emërtimet e dyfishta.

Ritualet për mbrojtje nga mësyshi Cocaj thotë se kjo mënyrë e vënies së emrit ka ndodhur për arsye të besimeve dhe besëtytnive.

“Besëtytnitë në lidhje me këtë çështje ndahen në dy grupe: në grupin e parë hyjnë rastet kur është pretenduar që të mashtrohen figurat mitologjike, që u kanë bërë keq fëmijëve, apo edhe i kanë mbytur siç janë lugati, shtriga etj. dhe në grupin e dytë për qëllim të mbrojtjes nga syri i keq.

Është besuar se vënia dy emra të fëmijëve mund ‘ta mashtrojnë’ lugetërit, shtrigat, që të mos i mbysin fëmijët, ngase në të kaluarën është besuar se vdekshmëria e madhe e fëmijëve të vegjël ka ardhur nga pasojat e figurave negative mitologjike. Ndërsa në rastet tjera, me qëllim që të mos fëmija sy, ia kanë vë dy emra. Është besuar se syri keq është ‘hutuar’ dhe nuk e ka sulmuar me të parën fëmijën. Në anën tjetër po për këto qëllime ka pasur raste kur me qëllim të mbrojtjes nga syri keq fëmijëve u janë vënë emrat me qirinj. Ku secili qiri e ka pasur nga një emër dhe ai qiri që është fikur i fundit i ka mbetur emri i atij qiri. Por, nëse ka ndodhur që atë emër ta ketë dikush në fis, atëherë fëmijës i është vënë edhe një emër tjetër. Dhe në këtë mënyrë është shënuar me një emër tjetër, ndërsa familjarët e kanë thirrur në emrin që i ka mbetur nga ndezja e qirinjve, apo edhe e formave të tjera të vënies së emrit”, tregon për “Kosova Sot” profesor  Çoçaj.

Sipas besimeve që hasen në etninë shqiptare, emërimi i fëmijës sidomos i atyre që janë të vetëm, ose siç quhet të “hasretit” bëhet me ceremoni. Asllan Gashi, nga Pirana, tregon si ndodhën kësi rasti. “Fëmijën e marrin dhe e çojnë në një vend ku kalojnë udhëtarët. Atëherë personi që e ka sjellë aty, e merr prapë fëmijën dhe ia ngjet emrin e shtegtarit të rastit. Shërimi i fëmijës sipas besimeve të kësaj ane bëhet në këtë mënyrë nga ‘mësyshi’ dhe tani në rate e këtilla shpesh fëmijët i kanë dy emra. Kalimtari i parë ftohet që të afrohet dhe t’ia prejë flokët fëmijës dhe ta lë një këmishë. Po qe se bëhet ky ritual, besohet se fëmija më nuk sëmurët më nga ‘mësyshi’ “, shprehet Asllan Gashi.

Ai tregon se gjyshja e tij Qelebije Gashi pas lindjes së babait, vetëm dy muaj i kishte vdekur burri, pra gjyshi i Asallanit. “Me këtë rast mblidhen familja dhe duke iu frikësuar mësyshit apo ndonjë sëmundje tjetër ia ngjesin emrin e veshit. Pra nga Osman e emërojnë Keq. “Askush nuk e ka ditur pos familjes se e ka pasur emrin Osman, por të gjithë e kanë njohur me emrin Keq. Këtë emër ia ngjesin nga frika e mësyshit dhe duke emëruar me këtë emër kanë menduar se nuk do të ketë sëmundje të tjera”,tregon për gazetën Asllan Gashi.

Plaka Zelfije Krasniqi nga fshati Damjan e shpjegon se ky adet nis edhe në shtatzëni, kur mendojnë se fëmija është djalë dhe në këtë mënyrë e mendojnë mbrojtjen nga mësyshi apo syri i lig. “Fëmijët ruhen me emra paraprakë në atë mënyrë për të mos u bërë kush magji nga zilia apo smira”, tregon ajo,raporton Gazeta Kosova Sot

 

Gjashtë vjet premtime të njëjta për heqjen e vizave

0

Kanë kaluar gati gjashtë vjet kur filluan premtimet e lidershipit për liberalizimin e vizave, ndërkohë që ende nuk dihet se kur qytetarët e Kosovës do të mundë të lëvizin lirshëm në zonën Schengen. Premtimet vazhdojnë…

Para gjashtë vjetësh drejtuesit e Qeverisë kanë filluar të japin premtime për liberalizim të shpejtë të vizave, megjithatë kjo ende nuk ka ndodhur.

I pari që i pati filluar këto heqje vizash ka qenë ish-kryetari i PDK-së dhe ish-kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili në dhjetor të vitit 2010 u kishte premtuar qytetarëve se brenda 15 muajve ata do të udhëtonin në të gjitha vendet e Evropës pa pasur nevojë për viza.

“Ju siguroj dhe garantoj sot, juve qytetarë, se vetëm për 15 muajt e ardhshëm nga janari i vitit të ardhshëm të gjithë qytetarët e Kosovës do të lëvizin lirshëm në gjithë Evropën”, pati premtuar Thaçi.

Kurse në nëntor të vitit 2011 pati thënë se viti 2012 do të jetë vit i liberalizimit të vizave. “Viti 2012 është vit i procesit të liberalizimit të vizave”, pati thënë Thaçi, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Por, as në vitin 2012 nuk u hoq regjimi i vizave, kështu edhe viti 2013 u proklamua si vit i liberalizmit të vizave, gjë e cila as këtë vit nuk ndodhi. Premtimet e Thaçit vazhduan edhe në vitet vijuese.

Edhe pasuesi i Thaçit në postin e kryeministrit, Isa Mustafa, pas formimit të Qeverisës në dhjetor të vitit 2014 ishte shprehur i sigurt se liberalizimi i vizave do të ndodhë në vitin 2015.

Ndërsa në dhjetor të vitit 2015 pati thënë se në vitin 2016 do të hiqet regjimi i vizave për kosovarët. /Zëri/

Kosova, ‘parajsë’ e krimit dhe korrupsionit

0

Në raportin më të ri të Bankës Botërore, rritja ekonomike në Kosovë është parashikuar që të jetë 3.6 %, përderisa vitin e kaluar ishte 3.9 %, derisa investimet e huaja direkte kanë rënë për 36 % në gjysmën e parë të vitit 2016, ndërsa papunësia ka shënuar rënie nga 35 % në 32.9 %. Së këndejmi të zvogëlohen shifrat e papunësisë në një shtet normal do të ishte një lajm i mirë, por kur arsyeja është migrimi i madh i qytetarëve të Kosovës, atëherë kjo është tepër brengosëse. Qytetarët janë duke jetuar në një shtet ku shumica e popullatës të pakënaqur me mënyrën e qeverisjes së kësaj klase politike, (pozitë e opozitë), qysh prej vitit 1999 e këndej, po kërkojnë çdo mundësi për t’u larguar nga Kosova, ngase qytetarët veç tjerash janë lodhur nga qeverisjet e njëpasnjëshme dhe kur në baza ditore po e shohin se shteti është shndërruar në një arenë të përleshjeve verbale, ndërsa nëntoka po përfiton dhe po i shtyn edhe më shumë këto konflikte, derisa edhe rreziku nga shpërthimi social, çdo ditë e më shumë po rritet. Për pasojë mijëra kosovarë po detyrohen të emigrojnë çdo vit në vendet e BE-së, në kërkim të një jetese më të mirë, ngase, siç duket, me nivelin aktual ky brez, por edhe ai i riu, do të plaken në varfëri dhe papunësi.

Analisti Florim Zeqa, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se parashikimet e Bankës Botërore për rritje ekonomike të Kosovës për vitin 2016 në 3.6 % nuk janë në përputhje me nivelin e zhvillimin ekonomik të vendit dhe rënien e investimeve të huaja në Kosovë, të cilat kanë pësuar rënie për 36 %.

“Andaj, zvogëlimi artificial i shifrave të papunësisë nuk po vjen si rrjedhojë e rritjes ekonomike, por si rrjedhojë e zvogëlimit të numrit të popullsisë, si pasojë e migrimit të madh të qytetarëve, të cilët po kërkojnë çdo mundësi për t’u larguar nga Kosova si pasojë e kësaj klase të papërgjegjshme politike (pozitë-opozitë), ku vetëm gjatë këtyre dy vitev kanë migruar drejt vendeve të BE-së, në kërkim të një jete më të mirë. Kësisoj rritja e varfërisë në njërën anë dhe pamundësia e lëvizjes së lirë (shkaku i mosliberalizimit të vizave), në anën tjetër dita-ditës është duke e shtuar rrezikun e shpërthimit të ‘bombës’ sociale, e cila mund ta sjellë vendin në një situatë të paparashikuar politike, ku shteti mund të shndërrohet në një arenë përleshjesh frontale mes grupeve të pakënaqura dhe pushtetarëve”, ka vijuar më tej ai.

Zeqa ka nënvizuar se me nivelin aktual të zhvillimit ekonomik dhe keqqeverisjes së vendit jo vetëm brezi aktual, por edhe brezi i ri rrezikojnë të plaken në varfëri dhe të pashpresë për të jetë në vendin më të pasur me resurse natyrore dhe me pasuri marramendëse nëntokësore.

“Përndryshe, aq e pashpresë dhe e padurueshme është bërë jeta e qytetarëve në këtë vend, saqë jo një ‘bombë’ sociale, por një bombë atomike duket të jetë e pamjaftueshme për këtë klasë të shëmtuar kusarësh politikë”, është shprehur Zeqa.

Ndërkaq, sociologu Fadil Maloku thotë se Kosova edhe në sferën e organizimit social dhe ekonomik, e të mos flitet për atë ‘katastrofik’ politik, po dëshmohet si një “parajsë” e krimit dhe korrupsionit, gjë që dëshmohet edhe nga të dhënat e fundit.

“Shtegdaljen nga ky kaos politik (sepse s’ka konsolidim të institucioneve), ekonomik (sepse investimet e jashtme po rrudhen), social (sepse mungojnë dëshmitë relevante për reduktimin e papunësisë), kulturor (sepse krizologjia e vlerave po vazhdon), etj. Andaj edhe qytetarët kosovarë po shohin vetëm në arratisje, qofshin ato edhe spektakulare (nuk zgjedhin mënyrë për ta bërë këtë) dhe klandestine”, shprehet ai.

Tutje, Maloku ka shtuar se në fakt kjo qeveri, sipas të gjithë këtyre indikatorëve dhe parametrave të Bankës Botërore, po dëshmon se nuk është në nivel të përgjegjësive të marra nga elektorati kosovar, derisa, sipas tij, edhe frustrimi dhe pakënaqësia ndaj kësaj mënyre të qeverisjes katastrofike duket me autosugjestionin e rrethanave, ku në vend të rebelimit qytetar po kanalizohet në drejtim të ikjes apo zbrazjes së Kosovës. Kjo sipas tij do të ketë pasoja shumë afatgjata në kuotimin e demografisë dhe konfigurimit social.

“Ky proces, devijant do të prodhojë edhe reperkusionet e kontestimit të shtetndërtimit, sovranitetit dhe demokracisë (komponenta të munguara në gjithë këto vite të pasluftës!), si synime strategjike. Andaj, gjithë këtë arratisje masive dhe çka është më interesant, të pakontrolluar nga ana e institucioneve përkatëse, po e stimulon në heshtje dhe me indiferencë të habitshme edhe faktori ndërkombëtar brenda Kosovës, derisa Kosova ngadalë, por sigurt dhe heshtazi, po shndërrohet në një eldorado krimi, korrupsioni e sjelljesh devijante”, ka theksuar për gazetën “Kosova Sot”, Maloku.

Në anën tjetër, njohësi i çështjeve ekonomike, Milazim Abazi, ka bërë me dije për gazetën “Kosova Sot” se rritja ekonomike prej 3,6% , e parashikuar nga Banka Botërore, është një rritje e paqëndrueshme dhe nuk do të ndikojë në një rritje të mirëfilltë ekonomike në të ardhmen. Kjo për arsye që, sipas tij, kjo rritje ekonomike është e bazuar në konsum dhe në blerje të banesave dhe lokaleve afariste nga diaspora jonë, derisa shtoi se nuk do të ketë rritje të qëndrueshme ekonomike pa rritje të prodhimit vendor dhe zëvendësimin e produkteve të importit me ato që prodhohen në vend. Sipas tij, ky përmirësim është i paarritshëm në kushtet e rënies së vazhdueshme të investimeve të huaja dhe atyre vendore.

“Ulja e normës së papunësisë nga 35% në 32% ka ardhur vetëm si rezultat i largimit të njerëzve të aftë për punë në botën perëndimore, ku edhe ky largim i fuqisë punëtore për në botën perëndimore do të ketë pasoja afatgjate në rritjen ekonomike dhe përmirësimin e bilancit tregtar. Derisa Maqedonia ka arritur të ketë eksport vjetor prej 6 miliardë euro, në anën tjetër Kosova ka ngelur në shumën prej 300 milionë. Pra, Maqedonia ka një eksport 20 herë më të lartë se ne, ndërsa disa analistë tanë të ekonomisë po e quajnë shtet të falimentuar. Të ardhurat kombëtare për kokë banori Maqedonia i ka 3,8 më të larta se Kosova. Andaj, ne duhet ta ndjekim shembullin e Maqedonisë për thithje të investimeve të huaja dhe të rritjes së eksportit e jo ta kritikojmë atë”, ka potencuar Abazi. /Kosova Sot/

Kosova, e ‘okupuar’ nga spiunët

0

Akuzat se “je spiun apo bir spiuni” janë bërë përditshmëri në opinionin kosovar. Për t’i pastruar figurat nga e kaluara ish-agjentët e sigurimit jugosllav, ish-udhëheqësit shtetërorë dhe njohësit e sigurisë kërkojnë të kthehen dosjet nga Serbia dhe të miratohet Ligji për Lustracionin (pastrimin e figurës). Sipas tyre, vetëm në këtë formë secili zyrtar do të hyjë nëpër “detektorin e spiunimit” dhe do të pastrohet nga e kaluara

Akuza dhe kundërakuza ndaj njerëzve në pozita shtetërore, politikanë, deputetë, profesorë, gazetarë… se kanë qenë apo edhe se janë bashkëpunëtorë të sigurimit shtetëror serb, apo sigurimeve të tjera, janë bërë përditshmëri në opinionin kosovar.

Madje, është bërë si rutinë që për t’i njollosur të tjerët duke i quajtur ish-bashkëpunëtorë të shërbimit sekret prej të cilit kanë pësuar shqiptarët.

Në mungesë të Ligjit për Lustracionin (pastrimin e figurës) linçimi në këtë formë i njerëzve po përdoret edhe në fjalimet e përfaqësuesve të shtetit, shkruan sot gazeta “Zëri”.

E ata që duhet të bëjnë këtë ligj, deputetët e Kosovës, po drejtojnë gishtin me fyerje ndaj njëri-tjetrit për spiunazh, korrupsion…

Deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, u është drejtuar në Kuvend deputetëve të Lëvizjes “Vetëvendosje”: “A jeni me Rusinë apo me Amerikën?”. /Zëri/

Jakup Krasniqi: UÇK-në e themeloi Adem Jashari

0

Ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, ka thënë që prapa emrit të kësaj organizate qëndron komandanti legjendar, Adem Jashari.

Ai thotë që aksionet e para të armatosura janë kryer nga formacioni i Adem Jasharit, kurse vendimi politik është marrë në Prishtinë në vitin 1993.
Edhe pse UÇK-ja nuk duhet të personalizohet, Krasniqi thotë se këto vepra janë të krijuara nga Lëvizja Kombëtare për Çlirim.
https://youtu.be/2wo0hK4EAMg