16 C
Prizren
E diel, 8 Qershor, 2025
Home Blog Page 6212

Bota duhet të bashkohet

0

Nga vizita e tij zyrtare në Kubë, presidenti amerikan Barack Obama bën thirrje për një botë të bashkuar në luftën kundër terrorizmit.

Duke folur posaçërisht për sulmet në Bruksel, kreu i shtetit amerikan tha se vendi i tij do të bëjë gjithçka që përgjegjësit të dalin para drejtësisë.

“Lutjet e amerikanëve janë për popullon belg. Sulmet terroriste na kujtojnë sërish se bota duhet të jetë e bashkuar kundër terrorizmit. SHBA do të bëjë gjithçka që të çojë para drejtësisë përgjegjësit. Bota duhet të bashkohet”, është shprehur Barack Obama.

Supremja hedh poshtë kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë në rastin e kryetarit të Prizrenit

0

Gjykata Supreme ka hedhur poshtë kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë në rastin e kryetarit të Prizrenit Ramadan Muja.

Sipas këtij vendimi lënda i kthehet sërish Gjykatës së Apelit për rishqyrtim.

Me anë të një komunikatë për media nga EULEX-i, bëhet e ditur se të pandehurit, bashkë me 4 të bashkëpandehurit e tjerë, janë shpallur fajtorë për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare ose autorizimit, nga Gjykata Themelore e Prizrenit më 13 mars 2014.

“Të gjithë të pandehurit kanë paraqitur ankesa kundër dënimeve ndaj tyre, dhe më 22 korrik 2015 Gjykata e Apelit ka pranuar ankesat e tyre, ka anuluar aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Prizrenit dhe lëndën e ka kthyer për rigjykim. Prokurori i shtetit ka paraqitur ankesë në Gjykatë Supreme kundër vendimit të Gjykatës së Apelit, dhe më 1 dhjetor 2015 Gjykata Supreme ka pranuar ankesën dhe ka kthyer lëndën në Gjykatë të Apelit për rishqyrtim nga një kolegj i ri. Dy të pandehur në këtë lëndë kanë paraqitur kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë kundër këtij vendimi”, thuhet në komunikatë.

Gjykata Supreme hodhi poshtë kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitura nga të pandehurit si të papranueshme. Prandaj, lënda kthehet në Gjykatën e Apelit për rishqyrtim nga kolegji i ri, në përputhje me vendimin e Gjykatës Supreme të datës 1 dhjetor 2015.

Rahoveci përuron hapësirat gjelbëruese me parking

0

Kryetari i komunës së Rahovecit Idriz Vehapi me bashkëpunëtor dhe qytetarë, sot, kanë bërë prerjen e shiritit të projektit për krijimin e hapësirave gjelbëruese me parking, në mes Shoqatës së Gruas “Hareja”.

Projekti i krijimit të hapësirave gjelbëruese me parking, ku gjendet edhe një park për fëmijë, buxhetit të komunës i ka kushtuar 12.770 euro, dhe sipërfaqja e hapësirës gjelbëruese me parking është 740 metra katrorë.

Në lidhje me dy projektet e realizuara nga buxheti i komunës fjalë falënderuese kanë shprehur edhe banorët Burim Jupa dhe Nisrete Sokoli, ndërkaq qytetarët të cilët ishin të pranishëm në ceremoninë e prerjes së shiritit i premtuan kryetarit Vehapi, se maksimalisht do të përkujdesen dhe do ta ruajnë hapësirën gjelbëruese.

Po ashtu nga buxheti i komunës i është ndërruar kulmi i njërës nga ndërtesat e cila gjendet përballë Shoqatës së Gruas “Hareja”. Deri të ndërrimi i kulmit ka ardhur pasi që viteve të fundit ka paraqitur problem për banorë, të cilit banojnë në këtë ndërtesë. Realizimi i projekt të ndërrimit të kulmit kap vlerën e 9.800 mijë euro. /PrizrenPress.com/

Mblidhen 3345 funta për botimin e librit mbi Lidhjen Shqiptare të Prizrenit

0

Në Londër këto ditë u organizua një mbrëmje e bamirësisë, me qëllim që të bëhet mbledhja e fondeve të nevojshme për botimin e librit të arkeologut dhe diplomatit britanik Sir Arthur Evans për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, libër ky i edituar nga studiuesi shqiptar Bejtullah Destani.

Në lokalin Queens Arms të Londrës, i cili njihet për organizime të tilla të shqiptarëve, u mblodhën mbi 300 bashkatdhetarë, të cilët u treguan bujarë me kontributin e tyre financiar.

U bë e ditur se deri më tani janë mbledhur rreth 3345 funta, dhe sipas stafit organizativ, konkretisht Adnan Bytyqit, ata janë optimistë që shuma e nevojshme prej 5000 funtash do të mblidhet në ndërkohë, meqë sipas tij bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Londër janë gjithmonë aktivë për ngjarje të tilla.

Bëhet e ditur se libri do të ketë mbi 350 faqe dhe përmban artikuj të panjohur deri më tani për publikun e gjerë rreth Lidhjes Shqiptare të Prizrenit nga vitet 1878-1881,transmeton UKAlbaniansNetwork./KultPlus.com/

Franca në gjendje gatishmërie

0

Ministri i Punëve të Brendshme të Francës, Bernard Cazeneuve, pas sulmeve të sotme në Bruksel, ka thënë se sistemi Shengen duhet të vihet menjëherë në pikëpyetje dhe të përforcohet siguria për shkak të rrezikut të sulmeve terroriste.

Ai ka deklaruar se kjo është një situatë që shton dhe më shumë emergjencën për të bërë një debat parlamentar për të ndryshuar modelin e kontrolleve.

“Duhet të luftojmë edhe më shumë dokumentet falso që mund të paraqiten nëpër aeroporte dhe në kufijtë e jashtëm të BE-së. Është thelbësore të mbajmë një vigjilencë”, ka deklaruar Cazeneuve.

Ai ka thënë se të gjitha institucionet për garantimin e jetës në Francë janë në nivel sigurie.

“1000 forca shtesë janë vendosur në kufirin hyrës me Belgjikën prej arrestimit të Abdeslam”, ka thënë ai.

“Prej sulmeve të 13 nëntorit në Paris dhe në operacionet e organizuara 6 milion njerëz kanë kaluar në kontrollin e policisë. Kryeqyteti belg është gjendur këtë mëngjes nën kërcënimin e terrorizimit, të cilëve duhet tu përgjigjemi të gjithë së bashku”, ka thënë Caseneuve.

Në Rahovec kapet të vjedhë orëmatësin e rrymës

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është kapur në flagrancë duke vjedhur orëmatësin e rrymës nga një shtëpi e braktisur në Rahovec.

Rasti ka ndodhur dje, rreth orës 16:25, raporton PrizrenPress.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Dy vetë e rrahin me shufra një person në Malishevë

0

Në Malishevë, dje, rreth orës 18:00, dy persona pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta (shufra metalike) një mashkull, raporton PrizrenPress.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit.

Policia e Kosovës bën të ditur se dy të dyshuarit janë arrestuar. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

ISIS merr përgjegjësinë për sulmet në Bruksel

0

Raportime në mediat kurde kanë bërë të ditur se grupe të ISIS-it kanë konfirmuar se qëndrojnë prapa sulmeve në aeroport dhe metro në qendër të Brukselit.

Ekspertë të sigurisë dhe liderë të qeverive evropiane kanë thënë se për këto sulme duhet fajësuar ISIS-in, transmeton lajmi.net

Sot gjatë ditës, kanë ndodhur disa sulme në Bruksel, pas arrestimit të Salah Abdeslam në rajonin e Molenbeek-ut në kryeqytetin belg.

Beteja e McCartney

0

Paul McCartney ka paraqitur disa dokumente ligjore në Shtetet e Bashkuara, me kërkesën për të rikthyer të drejtat e publikimit të katalogut të grupit The Beatles.

Edhe pse ai ka bashkëshkruar shumicën e hiteve të këtij bendi, McCartney nuk ka kontrolluar kurrë publikimin.

Megjithatë, akti i së drejtës autoriale në SHBA, i cili daton nga viti 1976, u jep autorëve mundësinë të rimarrin të drejtat pas 56 vjetësh.

Katalogu Lennon-McCartney do të vihet në dispozicion më 2018.

Raportohet se McCartney do të rimarrë të drejtat e publikimit vetëm për gjysmën e kompozimeve, shumicën e të cilave i ka bashkëshkruar me John Lennonin.

Për më tepër, akti vlen vetëm në SHBA, kështu që katalogu i grupit The Beatles do të mbetet në duart e kompanisë Sony/ATV në pjesën tjetër të botës.

Të drejtat e publikimit përcaktojnë se si mund të shfrytëzohet një këngë – për shembull, licencimi i përdorimit të saj në një film ose program televiziv.

Publikuesi ndan çdo përfitim me tekstshkruesin.

Paul McCartney ka grumbulluar pasuri personale prej 730 milionë funtash.

Rahoveci shënoi Ditën e Poezisë

0

Në mjediset e bibliotekës komunale “Sulejman Krasniqi” në Rahovec u shënua Dita Botërore e Poezisë.

Në këtë aktivitet morën pjesë krijues të njohur të komunës së Rahovecit, krijues të rinj, nxënës e dashamirës të artit poetik. Në manifestim morën pjesë edhe krijues nga shoqata për kulturë dhe letërsi “Tafil Kelmendi” nga Malisheva, me kryetarin Izet Shala, sekretarin Fadil Javori dhe anëtarët Mehdi Krasniqi e Beqir Binishi.

Në fjalën e rastit, drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Rahovec, Gardalin Shtavica tha se, poetët janë ikonat e papërsëritshme në pasqyrimin e ambientit, bartës të idealeve më të sinqerta njerëzore, kritik të pandreqshëm ndaj botës, në kërkim të një bote më të mirë.

“Ata janë këngëtarë të të mundshmes dhe të të pamundshmes, të lotëve dhe buzëqeshjes, jetës dhe të pavdekësisë. Prandaj, ne do të mundohemi që të mbështesim krijimtarinë artistike në komunën e Rahovecit, të mbështesim krijuesit e rinj dhe ata që janë të dëshmuar”, tha ndër të tjera drejtori Shtavica.

Ndërsa Qemajl Krasniqi, shef i sektorit për Rini dhe Sport theksoi se, qëllimi i UNESCO-s kur e përcaktoi Ditën Botërore të Poezisë në vitin 1999, ishte përkrahja e leximit të poezisë, nxitja e krijimtarisë poetike, botimi i saj, si dhe krijimi i një atmosfere mikpritëse për praninë poetike kudo në botë. UNESCO e ka ndërmarrë këtë hap për t’i dhënë gjallëri, vlerësim dhe shtysë lëvizjeve poetike kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare, prandaj edhe DKRS ka vendosur që ky aktivitet në të ardhmen të jetë më i organizuar dhe të krijohet një traditë e shkrimit dhe publikimit të poezisë edhe në komunën e Rahovecit.

Fjalë përshëndetëse mbajti edhe Prof. Dr. Sabahajdin Cena, i cili duke shprehur kënaqësinë që ndodhet në mesin e poetëve në këtë ditë të shënuar, inkurajoi krijuesit që të vazhdojnë me veprimtarinë e tyre dhe në këtë mënyrë t’i kontribuojnë pasurimit të jetës artistike në komunën e Rahovecit e më gjerë.

Më pas poezitë e tyre i lexuan poetët; Mr. Bedri Zyberaj, Dr. Besa Hoxha-Beqiri, Milazim Bajra, Hazir Luta, Bedri Dula, Ismail Gashi, Besë Bytyçi, Izet Shala, Beqir Binishi, Mehdi Krasniqi e Fadil Javori. Të rinjtë e qendrës rinore “SHL-Kosova” në Rahovec lexuan poezi të poetit të njohur ndërkombëtarisht Xhevdet Bajra, i cili jeton e krijon në Meksikë.

Në përmbyllje të aktivitetit drejtori i DKRS, Gardalin Shtavica ndau mirënjohje për disa poetë të Rahovecit. Me mirënjohje u nderuan Fahredin Shehu, për kontributin e dhënë në promovimin e kulturës tonë në botë. Mirënjohje ju dha edhe poetit Fadil Bajra, për përkthim të poezisë në gjuhën angleze, ndërsa me mirënjohje për nxitje të të rinjve për krijimtari letrare u nderua krijuesi Hazir Luta.

Në fund u shtrua një koktej për pjesëmarrësit në këtë aktivitet poetik. /PrizrenPress.com/