Home Blog Page 6215

Arif Vladi:S’dua dekoratë nga një president si Thaçi i zgjedhur me policë

0

Këngëtari Arif Vladi, i cili i këndoi aq shumë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka thënë se nuk e dëshiron një dekoratë nga Hashim Thaçi pasi presidenti i ri i Kosovës ishte zgjedhur duke e ruajtur policia me kallashnikovë.

Këto komente Vladi i ka bërë në emisionin “Odeon” të Naim Abazit, i cili e ka pyetur Vlladin se pse nuk është dekoruar prej presidentit.

“Mua më ofendon një dekoratë eventuale nga Hashim Thaçi, nga një president që është zgjedhur duke e ruajtur me policë e kallashnikovë”, ka thënë ai në emision.

Kroi në Gorozhub të Hasit, që ndante Kosovën dhe Shqipërinë, i bashkonte martesat

0

Fshati Gorozhub është fshati më i afërt i malit Pashtrik. Me Hasin është i lidhur ngushtë edhe toponimi i malit Pashtrik, meqë ky rajon si territor shtrihet rreth e rreth Pashtrikut. Në vendbanimet rreth këtij mali kanë jetuar Pirustët dhe Dardanët, gjurmët e të cilave fise ilire në këto anë i hasim edhe sot në shumë toponime, në gjetjet gjatë gjurmime arkeologjike, në emra të vendbanimeve, që ruajnë trajta nga më të lashtat të periudhës ilire.

“Në mesin e shumë trashëgimive është edhe emri i malit Pashtrrik, pastaj mali Perges (ku gjendet shpella e Dajçit, ku në vitet 1985/87 janë bërë gjurmime arkeologjike nga ana e arkeologëve të Shqipërisë dhe janë gjetur shumë materiale arkeologjike, që flasin se kjo shpellë dikur moti ka qenë vendbanim i njohur”, pohon studiuesi i toponomastikës, Nexhat Çoçaj. Ai shprehet se toponimi i malit Pashtrik lidhet me gojëdhëna si Pa (nuk ka) + shtriga (mal pa shtriga) dhe kanë nisë popullata që të dalin në male me bagëti dhe të bëjnë vizita këtij varri në emër të asaj që i ka mbrojtur nga të ligat.

Edhe vdekjet kumtoheshin përmes këngëve

Grozhubi përbëhet nga lagjet Binaj, Tejeci, Tanaj. Dhe Kërhanaj. Dikur ky fshat thuhet se ishte tejet i madh, por nga paslufta e Dytë Botërore kushtet shumë të vështira dhe sidomos regjimi serb me presionin e madh që bënte nuk lejuan që banorët atje të jetojnë të qetë, andaj u detyruan të ikin nga atje dhe sot. Janë mbi 150 familje që jetojnë kryesisht në Prizren. Aktualisht fshati ka 30 familje, të cilat jetojnë me kushte krejtësisht ndryshe, sidomos nga paslufta. Por, vështirë se dikush pranon të rikthehet atje. Plaku i fshatit Mehmet Tanaj shpjegon se fshati dukur kishte shumë të mira, por mungonte uji i pijes, mirëpo kishte mikpritje kishte dashuri. “Siç duket paslufta po do me na kthyer traditën, ngase tani kanë filluar martesat ndër vete dhe ka filluar vetë jeta. Dikur ishte një krua i vetëm ku merrnim ujë bashkë me ata tutje kufirit. Për plot 50 vjet kemi kuptuar fatin e njëri-tjetrit vetëm përmes këngëve që kemi kënduar në arat tona. Kufiri nuk ishte i hekurt, por ishte i gjakosur me gjakun e shumë shqiptarëve. Bile edhe raste e vdekjeve ia kumtonim njëri-tjetrit përmes këngës”, pohon Mehmet Tanaj.

Rruga e asfaltuar e ka lehtësuar jetën e banorëve

Kurse Shkurte Muçaj Tanaj flet me pikëllim për kushtet e tanishme në këtë fshat.

“Vështirësitë e jetës janë kudo e më të theksuara në këto vise, ku jeta fillon me lindjen e diellit dhe përfundon me perëndimin e tij”, shprehet ajo. Ndërsa, Çoçaj shpjegon se paslufta ka ofruar kushte shumë më të mira. Ai tregon se në këtë dekadën e fundit në këtë brez kufitar janë kryer 108 martesa, që kryesisht janë vajzat dhe miqësitë e vjetra janë ringjallur në Domaj, Cahan, Xhikaj nga Shqipëria që martohen me hasjanët e Kosovës.“Kështu tani atje gradualisht ai kufi artificial po shkrihet”. Ajo që e veçoi studiuesi Çoçaj është fakti se për shkak të kushteve gjeografike 21 nxënës të fshatit Dobrunë të Shqipërisë vazhdojnë mësimin në shkollën fillore të Godenit të Kosovës. Kurse drejtori i SHMU “Vëllezërit Frashëri” në Gorozhub, gjegjësisht në Planejë, Halil Shehu, shpjegon se në paralelen e Gorozhubit nga klasa e parë deri në të katërtën janë 32 nxënës.

“Tani rruga është e asfaltuar deri në Gorozhub dhe ajo më shumë e ka lehtësuar jetën e atyre fshatrave të Shqipërisë sesa të Kosovës”, pohon plaku Tanaj. Tutje ai shton: “Ata vetëm brenda 20 minutash vijnë deri këtu ku nis asfalti dhe tregtinë e bëjnë me Prizrenin”. Fshati Gorozhub tani ka asfaltin ka edhe shkollën, por këtu mungon toka e bukës, mungon vendi i punës dhe jeta. Kryetari i këtij fshati, Shani Tanaj, për “Kosova Sot” pohon se atje e kanë ende pasurinë, por vështirë jetohet.“Nëse rregullohet infrastruktura atje mund të ndërtohet ndonjë pushimore e bukur, sepse atje ajri është ende i ‘virgjër’, atje sëmundja ‘frikësohet të vjen’, thotë ai si në mahi. Kanë mbetur kryesisht ato familje që kanë pasur pak krah pune që kështu mund të llogaritet fuqia punëtore. “Atje kemi nevojë për të rregulluar rrjetin elektrik e ende vazhdojnë të mbesin problem edhe uji i pijes dhe disa nga probleme, sepse rruga për në këtë fshat nuk ka mbikëqyrje”, pohon ai. Elmaz Bilalli nga Gjina e Shqipërisë tregon se kjo rrugë e asfaltuar i ka bashkuar familjet.

(Kosova Sot)

Arrestohet në Prizren, dërgohet në burgun e Lipjanit

0

Policia në Prizren ka arrestuar një person dhe e ka dërgua në vuajtje të dënimit në burgun e Lipjanit.

Arrestimi i tij është bërë me urdhër të Gjykatës Themelore në Prizren.

Ndërkaq, Policia nuk ka dhënë deje për identitetin e të arrestuarit /PrizrenPress.com/

Arrestohet një person në Prizren, kërcënoi bashkëshorten për para

0

Një person është arrestuar nga policia në Prizren, pas dyshimit se ka kërcënuar bashkëshorten e tij.

Ai i ka kërkuar bashkëshortes një shumë të parave. Kërcënimi është bërë përmes telefonit.

Policia njofton se i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje ./PrizrenPress.com/

Makina shkel biçiklistin në Prizren

0

Nuk janë të rralla rastet kur makinat shkelin biçiklistët dhe këmbësorët në Prizren.

Kështu, sot në mëngjes një makinë ka shkelur një biçiklist, i cili sipas një lexuesi të Indeksonline është i lënduar rëndë në kokë.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Jusuf Gërvalla”, te semaforët afër Tregut të Gjelbër. /Indeksonline/

Fatmir Limaj: Shpëtimi i Kosovës, fillon në Prizren

0

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, beson se shpëtimi i Kosovës, fillon në Prizren. Ai tha se Nisma për Kosovën, ndryshimin e Kosovës, do të fillojë me Prizrenin.

“Prizreni është baza dhe zemra e Nismës për Kosovën”, tha Limaj në Prizren.

Nismës në Prizren, ju kanë bashkuar 100 anëtarë të rinj. Limaj ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen subjektit të tij politik për të ndryshuar Prizrenin.

“Ju ftoj që të bisedoni me të gjithë ata njerëz që deri sot janë mashtruar nga nëntoka, që të bashkohën Nismës për Kosovën”, tha Limaj, shkruan PrizrenPress.

Sipas tij, Nisma ashtu sic ka premtuar, ka dëshmuar se nuk bënë pazar për vendin,

“Ende jemi të gatshëm të bëjmë për Kosovën, por jo Kosovën me dhanë për interesa individuale”.

Limaj, gjatë fjalimit të tij, disa herë ka përmendur termin “nëntokë”, duke ju referuar pushtetarëve.

“Drejtuesit e Kosovës janë tinëzar. Marrëveshjet e nëntokës nuk do të shkojnë gjatë”.

Limaj tha se gjysma e Prizrenit është ndërtuar me paratë e mafiozëve.

Edhe kryetari i Nismës në Prizren, Zafir Berisha ,ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen Nismës.

“Të bëhemi bashkë që t’i thojmë stop keqqeverisjes në Prizren dhe Kosovë”, tha Berisha. /PrizrenPress.com/

Komandantët kërkojnë të zbardhet lista e veteranëve

0

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) pajtohet që të ketë hetim rreth dyshimeve për fryrjen e listave, por që kjo të mos ndodhë tani. Kjo Organizatë ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që në konto të veteranëve të dalin mjetet edhe në muajt e këtij viti.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Smajl Elezaj, ka thënë se në takimin që kanë pasur me kryeministrin i kanë bërë kërkesë që të dalin mjetet e pagesës për muajin shtator.

“Kemi kërkuar që të mos ketë vonesa për pagesën e veteranëve”, tha ai.

Elezaj ka thënë se po ashtu kanë kërkuar që të gjenden mjetet për të kryer pagesën edhe për muajt e tjerë të këtij viti.

Ai tha se kanë biseduar edhe rreth deklarimeve të fundit lidhur me dyshimet se listat janë fryrë me veteranë të pamerituar, madje, sipas tij, është kërkuar nga institucionet që të mos propagandohet rreth dyshimeve me lista.

Elezaj nuk ka mohuar këto dyshime se listat janë fryrë, mirëpo ka deklaruar se për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike dhe papunësisë me të cilën përballen veteranët sivjet të shkohet me pagesat sipas listave ekzistuese./Zeri/

Të shtegu

0

Skender Berisha

Shtruar në pupla pupla gjethesh
Pupluar vjeshte
Më eja e etur
Sikur erdhe atëhera
Kur këndonte era
Në flisnim me veten
E kalonim vjetin
Besa edhe shekullin
Bridhnim e bridhnim
Kishin vetëm fillim
tetor 2016

Shyqyr që Gjergj Fishta ka ekzistuar!

0

Nga Mustafa Nano

Nasho Jorgaqi publikoi disa ditë më parë një shkrim të tijin mbi një letër që Gjergj Fishta i ka dërguar në vitin 1939 një oficeri të lartë fashist. Nuk të lë indiferent përmbajtja e kësaj letre të shkruar në vitin 1939. Në të, përveçse del në pah një marrëdhënie e ngrohtë e konfidenciale e poetit të madh shqiptar me një hierark fashist, flitet edhe për “rrugën e drejtë që duhet të ndjekin qeveria e populli italian për të ngritur nga mizerja shumëshekullore popullin e mjerë shqiptar”. Por nga ana tjetër kjo letër nuk të befason, gjithashtu. Kjo letër flet më pak se sa ndonjë letër tjetër që ai i ka dërguar Mussolinit e më pak se sa ndonjë gjest i tiji, siç është ai i anëtarësimit në Akademinë Italiane të kohëve të fashizmit.

Është kjo një njollë në jetën e tij? Sigurisht. Edhe heshtja e tij pas pushtimit, deri sa vdiq në dhjetor të vitit 1940, është domethënëse. Ndoshta ka të bëjë me një brejtje ndërgjegjeje për këtë zgjedhje të tijën. Ndoshta. Brejtje ndërgjegjeje si patriot (fashistët i kishin pushtuar vendin), e jo si intelektual. Të rrimë shtrembër e të flasim drejtë, si intelektual nuk ishte i vetmi ato mote që i ishin lëbyrur sytë prej fashizmit. George Bernard Shaw e shfaqte hapur simpatinë për Mussolinin. Edhe indiani i famshëm Rabindranath Tagore ra në këtë grackë. Ai shkoi në Itali në vitet ‘920, dhe i shijoi shumë si pritjet që i bënë me tam-tame, ashtu edhe takimet me Duçen. Nuk kish ndonjë gjë shumë të çuditshme ato kohë të ishe fashist. Në vitet ‘920 e ‘930, fashizmi, nazizmi, por edhe komunizmi, tërhiqnin vëmendjen për shkak të një vitaliteti që demonstronin në qeverisjen e vendeve ku këto regjime ishin instaluar. Dhe ky vitalitet binte më shumë në sy përballë regjimeve demokratike e parlamentare që jepnin shenja dobësie pas Luftës I Botërore. Sot ne e kemi të kollajtë të lartësojmë anti-fashistin Romain Rolland (që ishte pro sovjetik, gjithashtu) e të dënojmë Bernard Shaw-n, por në atë kohë, kur demokracia nuk ishte edhe aq në modë, gjërat nuk kanë qenë kaq të qarta.

Ka edhe një rrethanë tjetër “shfajësimi”. Pushtimi fashist duhet të jetë shoqëruar natyrshëm edhe me ndjesinë e një nëpërkëmbje të nderit nacional (Fishta ishte patriot, su questo non ci piove), por mund të ketë qenë edhe një emocion çlirimi për të gjithë ata shqiptarë, përfshirë Fishtën, që nuk duronin dot të jetonin nën hyqmin e Ahmet Zogut. Ideja “më mirë nën sundimin e italianëve se sa nën sundimin e Zogollit” mund të shihet me të drejtë si jo patriotike (dhe në këtë pikë nuk ka kontekst që të të shfajësojë), por nuk është edhe aq e çmendur. Italianët e Mussolinit kishin dhënë prova gjatë dy dekadave që i paraprinë Luftës II, se ishin të gatshëm të bënin investime të mëdha në Shqipëri e në këtë kuptim nuk ka qenë një gjë irracionale të besoje se ata mund t’ia dilnin që t’i futnin shqiptarët e “parimeve morale e shoqërore aziatike” (siç citohet të ketë thënë Fishta nga Roberto Morozzo della Rocca) në rrugën e modernitetit. “Ndoshta jemi përpara një iluzioni pleqërie”, ia bën studiuesi italian. “Ndoshta ka mbetur viktimë e një padjallëzie politike”, shtoj unë.

Përveç kësaj, ftesa për t’u anëtarësuar në Akademinë italiane të kohës, dhe pranimi i saj, mund të qortohen aposteriori, por sikur ta kontekstualizonim këtë ngjarje, gabimi nuk do të na dilte kaq i madh sa duket. Akademia Italiane, edhe pse ishte e lidhur me regjimin fashist, nuk i kishte humbur atributet akademike. Ajo ishte Akademi. Ndërsa Gjergj Fishta ishte një intelektual shqiptar, të cilin anëtarësimi në të do të mund ta nxirrte nga errësira provinciale, ku rrinte i zhytur. Në këtë pikë është viktimë e një dobësie humane, do thoja unë. Nasho Jorgaqi e vendos gatishmërinë e Fishtës për t’u anëtarësuar në Akademinë italiane përballë refuzimit që i bëri Çabej ftesës për të punuar në Institutin shqiptaro-italian mbi studimet shqiptare (viti 1942), por nuk më duket se situatat janë të ngjashme. Eqrem Çabejn e nderon refuzimi që ai i ka bërë kësaj ftese, por nuk dimë se ç’qëndrim do mbante ndaj ftesës për t’u anëtarësuar në Akademinë e famshme italiane. Ndoshta do ta refuzonte po njësoj, por ne nuk kemi si ta dimë me siguri, sidoqoftë. Pastaj, refuzimi i Çabejt ka ndodhur në vitin 1942, kur fashizmi nuk ishte në kulmin e famës së vet. Dhe ky është një fakt shumë domethënës që ia heq forcën paraleles së ngritur mes Fishtës e Çabejt.

Unë jam dakord me Jorgaqin e të tjerë që i japin rëndësi këtij momenti në jetën e Gjergj Fishtës. Ne duhet të mësohemi që figurat tona nacionale t’i shohim me dritë-hijet e tyre. E në këtë kuptim, nuk duhet të mendohemi dy herë kur vjen puna për të nxjerrë në evidencë ngjarje e qëndrime që “i deheroizojnë” këto figura. Nga ana tjetër, duke i kritikuar figurat tona me peshë kombëtare, ne mbajmë dashje pa dashje edhe një qëndrim të caktuar etik, me të cilin edukohen brezat e rinj. Këta të fundit duhet ta dinë se Fishta ka gabuar. Ashtu si duhet ta dinë edhe se ku kanë gabuar të tjerët.

Është vënë re që përpjekjet për të futur në scanner-in e historianit e të studiuesit personalitetet e kulturës kombëtare bëhen shpesh me logjikë detraktorësh, e shihen po kaq shpesh si punë detraktorësh. Por ne duhet të mësohemi me faktin që këto personalitete ne i nderojmë jo ngaqë kanë qenë shenjtë, por për një arsye shumë tokësore: kanë qenë të aftë e të gatshëm të bëjnë më shumë se të tjerët në momente të caktuara të historisë. Kështu që nuk kemi pse t’ua marrim për të madhe një lajthitje në jetën e tyre, ashtu si nuk kemi pse të pickohemi kur dikush i nënvizon këto lajthitje. Në këtë kuptim, të bën pak përshtypje që adhuruesit e Fishtës nervozohen kur atij ia nxjerrin në dritë këtë dobësi për fashizmin. “Morozzo della Rocca është anti-françeskan e anti-shqiptar”, ia bënte dikush ca kohë më parë, i zemëruar që Della Rocca, mbi bazën e dokumenteve që ka gjetur, arrinte në disa përfundime që nuk bien mirë në veshët e fishtianëve. Të bën përshtypje ca më shumë fakti që këta të fundit shfaqen disi të ndrojtur, e si të çarmatosur, përballë dobësive të idhullit të tyre. Ndërkohë që nuk ka arsye të sillen kështu. Sipas meje, ata duhet të bëjnë tjetrën. Duhet të thonë: “Ok, Fishta ka gabuar lidhur me fashizmin, por kjo përbën veç një pikë të vogël njolle, e cila nuk bie në sy në veprën e tij të madhe.” Dhe kjo është e vërteta.

Ka edhe një gjë. Kur japim vlerësime për personalitetet e historisë sonë, ne duhet të jemi më zemërgjerë se sa francezët, italianët, gjermanët etj. Gjergj Fishtës, Faik Konicës, Fan Nolit, Mustafa Krujës, Anton Harapit, Ernest Koliqit, Mit’hat Frashërit etj., mund t’u gjejmë njolla, por nuk duhet të harrojmë se këta janë personazhe qendrore të historisë së Shqipërisë. Këta janë pionierë të kulturës e themelues të kombit. Përfytyroni për një moment sikur këta të mos ekzistonin! Historia jonë do të ishte e zbrazët. Pa themele.

Përfundimi? Shyqyr që Gjergj Fishta ka ekzistuar!

Veseli takon kryetarët e degëve, kërkon intensifikim të punës në teren

0

Në mbledhjen e rregullt me kryetarët e degëve të Partisë Demokratike të Kosovës, të udhëhequr nga kryetari i saj, Kadri Veseli, u shqyrtuan dhe trajtuan çështje të ndryshme nga aktualiteti politik dhe organizativ.

Në takim, diskutua veçanërisht angazhimi për shënimin e shtatëmbëdhjetë vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike të Kosovës, që do të mbahet më 10 tetor 2016, thuhet në njoftimin e lëshuar nga PDK, transmeton Telegrafi. 

Po ashtu, u vlerësua si shumë i rëndësishëm aprovimi i Ligjit për Trepçën duke iu rikthyer si aset shumë i rëndësishëm ekonomik Republikës së Kosovës dhe minatorëve. 

Kryetari Veseli vlerësoi angazhimin e vazhdueshëm dhe çmoi lartë punën e kryetarëve të degëve, duke theksuar se do fuqizuar komunikimi i brendshëm dhe intensifikimi i punës në terren. /Telegrafi/