Home Blog Page 6216

Protestojnë pronarët e tokave në Vlashnjë

0

Të martën kanë filluar punimet në hapjen e një kanali dhe matjet në vendin ku është paraparë ndërtimi i impiantit të ujërave të zeza në Vlashnje. Por, një pjesë e madhe e pronarëve të tokave kanë kundërshtuar një gjë të tillë, duke thënë se janë të pakënaqur më vlerën e shpronësimit të pronave të tyre, dhe se kjo çështje tashmë është në kontest gjyqësor. Pronarët e tokave ku është paraparë ndërtimi i impiantit të martën janë tubuar sërish për të kundërshtuar fillimin e punimeve në afërsi të Autostradës.

Në vendngjarje përveç punëtorëve të kompanisë së kontraktuar për realizimin e punimeve ndodheshin edhe zyrtarë të komunës së Prizrenit, ata nga KRU “ Hidroregjioni jugor” si dhe forca të policisë. Në emër të banorëve të pakënaqur, ka folur Pelivan Hoxhaj, i cili tha se këto punime po fillojnë dhunshëm, sepse rasti tashmë është dërguar në organet e drejtësisë por se deri më tani nuk është shqyrtuar në asnjë seancë, theksoi ai, duke vijuar se ata do të ankohen nëse është nevoja edhe në Gjykatën e Strasburgut. Në vendngjarje gjithashtu ndodhej edhe kryetari i Këshillit të Bashkësisë Lokale të Zhurit, Behar Begaj, i cili në mes tjerash tha se ky shqetësim i pronarëve të tokave mund të rishqyrtohet edhe një herë nga komisioni për shpronësim ose Gjykata të jep zgjidhjen e duhur për t’iu shmangur problemeve të mundshme, ndërsa projektin e vlerësoi të rëndësishëm për tërë komunën e Prizrenit.

Në anën tjetër, zyrtari komunal për informimYmer Berisha , tha se kjo çështje ka marrë epilog pas vlerësimit që ka dhënë komisioni për shpronësim nga ministria e Mjedisit, dhe shqetësimet e pronarëve kanë adresë vetëm në Gjykatë, theksoi ai. Ndërkaq, avokati i angazhuar nga pronarët e tokave , Esat Gutaj, na tha përmes telefonit se “ Unë si përfaqësues i autorizuar i palës së dëmtuar ose pronarëve që janë shpronësuar nga Kuvendi Komunal i Prizrenit, kam bërë padi në Gjykatën Themelore në Prizren për rritje të vlerës së çmimit të tregut sepse mendojmë se kompensimi është bërë në bazë joligjore me vlera më të vogla. Sa i përket punimeve i kisha lutur banorët të mos bëjnë pengesa sepse edhe këto punime janë interes i përgjithshëm, dhe se ne duhet ti kërkojmë të drejtat tona vetëm përmes rrugëve ligjore. Gjykata gjithsesi do të vendos në bazë të ligjit, dhe se për një gjë të tillë do të vndosin ekspertë të lëmisë përkatëse”, theksoi avokati Gutaj./TV Prizreni/

Sylë Hoxha: Në fund të javës rezultatet e autopsisë së Deharit

0

Kryeprokurori i Prizrenit Sylë Hoxha tha për KALLXO.com se deri në fund të javës pritet të dalin rezultatet e autopsisë për Astrit Deharin.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit Sylë Hoxha, pret që rezultatet e autopsisë që do të tregojnë shkaqet e vdekjes së Astrit Deharit të dalin deri në fund të javës.

“Po i presim rezultatet e autopsisë dhe ekspertizat e dërguara në laboratorin e forenzikës. Pritet që deri në fund të javës të dalim me rezultate preliminare,” tha Hoxha për KALLXO.com.

Hoxha tregoi gjithashtu që “jemi shumë afër në lidhje me mbledhjen e provave dhe fakteve tjera në lidhje me këtë rast”.

Astrit Dehari, aktivist i “Vetëvendosjes” vdiq të shtunën e kaluar më 5 nëntor në rrethana ende të pasqaruara, ndërsa autopsia e tij u krye dy ditë më pas.

Ai po mbahej i paraburgosur nën dyshimin për sulmin me granatahedhës në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës më 4 gusht.

Sylë Hoxha, vdekjen e tij e cilësoi të dyshimtë, ditën kur ajo ndodhi.

Prizren: I mituri vjedh stoli ari, arrestohet nga policia

0

Policia e Prizrenit ka arrestuar një të mitur, mashkull, shqiptar, mbi dyshimet se i njëjti ka kryer vjedhje të rëndë në shtëpinë e një personi tjetër.

Sipas raportimeve, tashmë i arrestuari ka vjedhur stoli ari, vlera e të cilave nuk është shifruar.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari i mitur, është dërguar në mbajtje.

Gjendet një bombë dore në Prizren

0

Mëngjesin e ditës së hënë në një objekt të vjetër banesor, në rrugën “De Rada” në Prizren është raportuar për një mjet shpërthyes.

Sipas raportit të policisë, një person përderisa ishte duke punuar në objektin e lartpërmendur ka hasur në një mjet që dyshohet të jetë bombë dore.

Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes ndërsa njësiti për deminim i FSK-së ka bërë tërheqjen e mjetit të dyshuar në mënyrë të sigurt, thuhet në raportin e policisë.

QKK mbështetë shtatë filma të metrazhit të shkurtë

0

Qendra Kombëtare e Kinematografisë në Shqipëri ka marë vendim që ti mbështesë shtatë filma të metrazhit të shkurtë, shkruan KultPlus. Sipas një njoftimi të lëshuar nga ky institucion mësohet se filmat e shkurtë që do të mbështeten janë:

“I ardhur nga ëndrrat”, skenari dhe regjia Vladimir PRIFTI, producent shtëpia kinematografike “Euro Film” sh.p.k.; “Një film i premtuar”, skenari dhe regjia Petrit RUKA, producent shtëpia kinematografike “Tunnel Film” sh.p.k; “Shtëpia anës rrugës”, skenari dhe regjia Genti KAME, producent shtëpia kinematografike “Gentius Film” sh.p.k; “Anija”, skenari dhe regjia Benart LAZE, producent shtëpia kinematografike “Filter Film” sh.p.k; “Gruaja pa kohë”, skenari Shaban SINANI, regjia Donard HASANI, producent shtëpia kinematografike “Partizani Production” sh.p.k; “Tirana, 100 km”, skenari dhe regjia Lorin TEREZI, producent “Mov(i)e On” p.f dhe “Dieta”, skenari dhe regjia Vivian RAMA, producent shtëpia kinematografike “Erë Film” sh.p.k.

Kurse anëtarët e komisionit kanë rekomanduar se projekti për film artistik me metrazh të shkurtër “Contromano”, me skenar dhe regji të Andamion Murataj e me producent shtëpia kinematografike “Lissus Media” sh.p.k. të aplikojë në skemën film artistik metrazhi i gjatë- Indipendent./KultPlus.com

Promovohet libri “Zhanret e gazetarisë”

0

Promovohet sot libri më i ri teorik dhe studimor “Zhanret e gazetarisë”, të autorit Bajram Kosumi.

Librin “Zhanret e gazetarisë”, përpos studentët e gazetarisë, mund ta përdorin edhe studiuesit e tekstit dhe të zhanreve në gjuhësi, letërsi etj., edhe drejtuesit e të gjitha medieve.

Ky libër, pos sikurse fjalorët drejtshkrimorë e shpjegues të shqipes, ia ofron çdokujt mundësinë ta kuptojë më thjesht, më shpejt dhe më saktë natyrën e gazetarisë dhe rregullat për shkrimin e zhanreve të saj.

Për Selamije e Qazim Thaçin

0

Eqrem Kryeziu

Isha mësues i gjuhës e i letërsisë shqipe në Gjimnazin e Prizrenit, kur Qazim Thaçi ishte nxënësi im. Ishte kureshtar për mësimet dhe vëreja se ishte i dashuruar në poezi. Kjo më vinte mirë, por, nga ana tjetër edhe më trishtonte, sepse mendësia dominuese e bakallxhiut ka një përçmim për karaktere të këtilla, jo vetëm gjatë robërisë.

Më vonë u takuam rishtas dhe punuam bashkë në organizimin politik të njerëzve në Kosovë. Qazim Thaçi udhëhiqte Komisionin për Informim të Degës së LDK-së. Në saje të punës së tij, raportimet u bënë tejet të besueshme në Perëndim. Kishte raste kur informacionet tona autoritetet serbe i përjetonin me panik të madh. Represionin nuk e ndalnim dot, por e demaskonim efektivisht. Ka pasur raste kur kemi strehuar me qindra qytetarë (Rahoveci, Vërrini), pikërisht për shkak të punës sonë të vendosur e objektive.

Para një viti shkova në promovimin e librit të Qazim Thaçit, A mund të dilet nga vetja. U takova edhe me bashkëshorten e tij, zonjën Selamije Thaçi. Të dytë më falënderuan që isha i pranishëm në atë mbrëmje. E dinin se nuk para merrja pjesë dendur në jetën publke.

– O, u thashë, jua kam borxh, ju lutem! A nuk ishit ju që, gjatë luftës në Kosovë, ma morët djalin tim të madh me vete për në Shqipëri? Madje zonja Selamije ishte shumë e vendosur atëbotë dhe thoshte se, duke qenë ajo bjonde si dhe djali im, para autoriteteve serbe do ta trajtonte si vëllanë e saj të vogël. Zonja Selamije nuk druante aspak nga komunikimi.

– Po, profesor, – më tha Qazimi. Përderisa shkonim asaj Rruge të Pasigurisë së Madhe, gruaja ime më thoshte: Në qoftë se do të duhej të shpëtonte vetëm njëri prej nesh, atëherë i lutem Zotit që ky të jetë djali i profesorit.

Ç’mund të thoshja në atë rast? Asgjë prej gjëje. Për herë të parë në jetën time e kuptova se ç’do të thotë Barra e Amanetit.
Është e vërtetë se nuk fola, por me vete, pothuaj i përlotur, thashë: “Dikush ka vepra të shkruara. Tjetri ka edhe ai vepra, të pashkruara. Madje këto të fundit mund të jenë më dramatike se ato të parat.”

Zhupa këmbëngulë që të bëhet Komunë

0

Në kuadër të Luginës së Lumëbardhit përfshihen 13 fshatra, që kryesisht janë të banuara me popullatë të nacionalitetit boshnjak. Qendra e këtyre fshatrave është fshati Reçan.

Emelia Rexhepi, deputete e Parlamentit të Kosovës nga subjekti politik NDS, pohoi për “Kosova Sot” se gryka e Lumëbardhit, që ndryshe quhet dhe Zhupa, duhet të bëhet komunë me qendër komunale Reçanin. Ajo mendon se Lugina e Lumëbardhit, siç quhet ndryshe Zhupa, të bëhet komunë, sepse në këtë luginë jetojnë 13 mijë banorë. Ajo thotë se shumica gati absolute e fshatrave janë me popullsi boshnjake. Për këtë gjë banorët e kanë dorëzuar një kërkesë në Qeveri të Kosovë që në vitin 2009 dhe e kanë ripërsëritur në vitet më pas, siç e kanë bërë një të tillë edhe sivjet.

“Po luftojmë me të gjitha forcat politike që këtë status t’ia japim Zhupës. Ne befasohemi kur komunat serbe më me pak banorë marrin statusin e komunës, por si duket vullneti i Qeverisë nuk ishte që ne të jemi komunë,” pohoi ajo.

Tradita e vjetër ruhet me fanatizëm

Kryetari i fshatit Reçan i Luginës së Lumëbardhit Almir Miftari shprehet për “Kosova Sot” se është kërkesë e kamotshme e banorëve të Zhupës, pra Luginës së Lumëbardhit, që Reçanin ta kemi një komunë në vete.

“Nuk jemi këtu vetëm boshnjakë, por jemi shoqëri e përzier. Mund të them se Reçani ka 370 shtëpi, nga këto 300 janë boshnjake,kurse tash janë edhe 70 familje shqiptare e turke që kanë blerë këtu prona dhe kanë ndërtuar shtëpi. Reçani besoj se do të mbetet oazë bukurie”, thotë për gazetën Miftari.

Ai thotë se, për shkak se ky lokalitet është vendi më i bukur i turizmit malor, ajrit të pastër dhe shumë karakteristikave të tjera, struktura e këtyre fshatrave tashmë ka filluar të përzihet. Qendra e Luginës së Lumëbardhit, që kryesisht banorët e quajnë Zhupë, është fshati Reçan. Miftari shprehet se Reçani ka një infrastrukturë të mirë, por nevojat e përditshme domosdo se edhe po shtojnë kërkesa të reja.

Toponimet e shumta janë në gjuhën shqipe

Mifari thotë se banorët e kësaj ane, për shkak të nevojave të mëdha, kanë pasur zejen e ëmbëltorxhinjve.

“Edhe sot mund të them se Reçani ka mbi 500 të punësuar anekënd vendeve të ndryshme me zejen e ëmbëltoristëve. Ky rajon njihet për këtë zanat”, shprehet ai.

Miftari tregon se rrobat e traditës në këtë anë ruhen si veçanti e madhe. Toponimet e shumta në këtë anë janë në gjuhën shqipe. Kurse Emrush Huduti shprehet se Reçani është vend me të gjitha nevojat e një qendre më të madhe dhe më të ndërtuar se disa pilot komuna.

“Kemi ambulanca, kemi postën, kemi bankat, kemi të gjithë nevojat që të bëhet një komunë produktive e Kosovës. Nga të gjitha anët e Kosovës dhe të Shqipërisë vijnë në këtë qendër”, shprehet ai.

Shton se turistët vijnë në këto anë për shkak se ka restorante të bukura dhe më të mirat në gjithë Kosovën.

“Kemi ujin, ajrin e pastër dhe shumë të mira,” pohon ai për gazetën. Profesor Sadria Bajra, etnolog, tregon se tradita e veshjeve në këtë mes ruhet me fanatizëm. Reçani është njëri ndër fshatrat që në mënyrë fanatike e ruan traditën e kanagjegjit, të dasmës e shumë tradita tjera. /Kosova Sot/

Politika e ndyrë lë në geto qytetarët

0

Premtimet pompoze të qeveritarëve të tanishëm të Kosovës, për heqjen e vizave para fundit të këtij viti, po mbeten mashtrimet më ordinere, të cilat për tri mandate rresht i kanë bërë partitë në pushtet. Përfaqësues të shoqërisë civile dhe analistët politikë konsiderojnë se me mosplotësimin e kritereve të kërkuara nga BE-ja për të pasur edhe kosovarët të drejtën e lëvizjes së lirë në zonën Schengen, qytetarët po dënohen pa të drejtë nga kjo klasë politike, madje edhe me paralajmërimin e vazhdimit të këtij dënimi edhe në vitin 2017.

Ulrike Lunaçek, nënkryetarja e Parlamentit Evropian, ditë më parë në Kosovë ka thënë se edhe po u miratua Demarkacioni, mosluftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar mund të jenë pengesa kryesore në këtë proces. Sidoqoftë, tanimë askush nuk mund të japë një përgjigje të besueshme se deri kur do te dënohet populli për shkak të kësaj klase politike të kriminalizuar.

Artan Canhasi, nga KDI-ja, fajëson drejtpërdrejt klasën politike në pushtet për neglizhimin e plotësimit të kritereve që po i kërkohen Kosovës, dhe për pasojë po e pësojnë qytetarët. E, kur kësaj vonese i shtohen edhe problemet më të reja, që dolën në BE me referendumin për daljen e Britanisë së Madhe, atëherë perspektiva për kosovarët vjen e bëhet akoma më e pashpresë.

“Komisioni Evropian publikoi Raportin për Kosovën më 10 nëntor. Nga analizimi i këtij raporti del se në shumicën e indikatorëve për matje të progresit të arritur, Kosova është “në fazë të hershme”, ashtu sikurse pozicionohej edhe në raportin e vitit që shkoi. Si rrjedhojë, Kosova nuk ka shënuar progres substancial as gjatë kësaj periudhe raportuese. Këta indikatorë janë të lidhur ngushtë edhe me liberalizimin e vizave. Sidomos lufta kundër korrupsionit dhe Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi”, theksoi Canhasi, shkruan gazeta Kosova Sot.

Klasa politike, e keqja e madhe

Korrupsionin e sheh si pengesën kryesore për liberalizimin e vizave dhe ndëshkim të pamerituar nga kjo klasë politike për qytetarët e Kosovës, mendon edhe Jeton Kelmendi.

“Me këtë kastë politike, Kosova as më 2200 nuk do të mund të ketë liberalizim të vizave, prandaj duhet kurajë, dhe nëse ne nxjerrim para gjyqit së paku disa nga kokat e krimi dhe të korrupsionit në vend pa dyshim se jo vetëm liberalizimi, por edhe procese e tjera si marrja e statusit të vendit kandidat do të ndodhin pa vonesë. Pra, po shihet se pa e larguar të keqen nga vetja nuk vijnë të mirat, dhe e keqja më e madhe e Kosovës janë këta liderë politikë që, përveç tyre, na sjellin një kastë të tërë njerëzish në shërbim të krimit dhe korrupsionit dhe asgjë më shumë”, tha Kelmendi për “Kosova Sot”.

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Albinot Maloku konsideron se të gjitha këto probleme, me të cilat po përballen qytetarët e Kosovës, nuk mund të zgjidhen pa pastrimin e vetë kësaj skene politike, me një reformim të thellë, ose daljen e saj në pension dhe krijimin e një fryme dhe programi të ri politik me vizion pro evropian.

“Problemet me të cilat janë përballur e vazhdojnë përballen qytetarët dhe shteti i Kosovës, ku këtu me theks të veçantë duhet përmendur zhvillimin ekonomik, nepotizmin e korrupsionin lënë hapësirë për të menduar për alternativa politike. Humbjet për Kosovën dhe qytetarin e saj duhet të kenë një limit. Kasta aktuale politike ka dy rrugë zgjidhjeje, ose të bëjë reformat e thella brendapartiake e këto të hapin shpresë, ose të largohen nga skena politike duke i lënë hapësirë një kaste të re politike”, tha Albinot Maloku për “Kosova Sot”.

Krizën e shkaktoi Qeveria

Zona Schengen do të vazhdojë të mbetet zonë e ndaluar për kosovarët, edhe për shumë vjet, nëse politika kosovare nuk e merr seriozisht plotësimin e kushtit kryesor, që është lufta kundër krimit dhe korrupsionit në nivelin e lartë, edhe sipas analistit politik Arsim Haziri.

“Zona Schengen për shtetet pretenduese kërkon përmbushjen e disa kritereve qe janë edhe bazë, pasi ajo edhe vetë mbi këto kushte është krijuar,siç janë implementimi ì tërësishëm ì legjislacionit, si dhe qëndrueshmërinë e gjendjes së brendshme etj. Ndërsa, Kosova aktualisht është peng e një politike të papërgjegjshme dhe e cila jeton brenda interesave të veta, duke e bërë vendin që të jetë pjesë e të gjitha dukurive negative dhe kësisoj të bëhet e pajetueshme jeta brenda saj”, tha Haziri.

“Politika aktuale procesin e liberalizimit s’mund ta përmbushë, pasi kushtet që ajo ì deklaron bien ndesh me agjendën që politika e realizon, siç janë zhvillimi i kriminalitetit dhe fuqizimi dhe paprekshmëria në emër të saj. Pra, agjenda evropiane për politikën kosovare është luftimi ì pakompromis ì kriminalitetit dhe përfundimi ì çështjes së demarkimit, që momentalisht janë dy procese përpos që nuk kanë gjetur miratimin institucionale njëherësh kanë ndikuar edhe në masë të madhe edhe në përçarjen e këtij partneriteti politik. Pra, Qeveria e sotshme s’mund të ketë gatishmëri për t’i arritur edhe ato kërkesa të mbetura, pasi ajo konsiderohet shkaktari i vetëm ì prodhimit të kësaj situate”, u shpreh Haziri. /Kosova Sot/

Zgjedhjet, të pashmangshme

0

Opozita vazhdon të kërkojë me ngulm zgjedhje të parakohshme. Sipas tyre, tanimë ka shumë arsye pse duhet t’u drejtohemi kutive të votimit. Opozitarët vlerësojnë se mjafton dështimi i Demarkacionit dhe Asociacionit që kjo Qeveri të bjerë dhe të shkohet në zgjedhje të parakohshme, shkruan sot, gazeta Zeri.

Shefi i grupit parlamentar të “Lëvizjes Vetëvendosje”, Glauk Konjufca, ka thënë se sa më shpejt që t’iu hapet rrugë zgjedhjeve të reja, do të ishte më mirë për Kosovën dhe qytetarët e saj. “Dështimi i Demarkacionit edhe brenda mazhorancës ka zëra kritik, ka zëra kundër që thonë se Demarkacioni është bërë në mënyrë të gabueshme, pa kujdesin e duhur dhe se Kosova po humb në këtë proces. Atëherë, këto dy procese janë të mjaftueshme që të shkohet në zgjedhje. Aq më shumë tash që ka edhe probleme shtesë”, ka theksuar Konjufca, duke e quajtur pushtetin aktual edhe si vdekjeprurës, pas vdekjes së aktivistit të “Vetëvendosjes” Astrit Dehari në burgun e Prizrenit.

“Djemtë më të mirë të Kosovës, të burgosurit politik, kanë filluar edhe të vdesin dhe ta humbin jetën nëpër burgje të Kosovës. Kjo është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Qeverisë së Republikës së Kosovës./zeri/