Home Blog Page 6217

Prizren: Gënjeu në polici se ia vodhën 4 mijë euro

0

Një i ri me inicialet A.B. është ndaluar nga policia, pasi i njëjti kishte deklaruar rrejshëm se kishte qenë viktimë e një grabitje.

Ai i kishte thënë Policisë në stacionin policor në Prizren se në afërsi të varrezave në lagjen “Arbana” duke e drejtuar automjetin me targa 04-805-FJ model “Volkswagen” (pronë e një ndërmarrje) e kanë ndaluar dy persona të panjohur për të, njëri prej të cilëve kinse i ka hyrë në automjet, e ka sulmuar fizikisht, duke e goditur me grushte dhe më pas nën kërcënimin e armës ka pretenduar se ia ka marrë rreth 4000 euro.

“Gjate bisedës me të hetuesit kanë arritur që të zbulojnë se viktima A. B. ka bërë deklarim të rrejshëm, respektivisht se rasti nuk ka ndodhur fare”, ka njoftuar policia.

E tani i dyshuar A B në prezencë të avokatit mbrojtës pranon se ka trilluar me rastin e paraqitur në polici.

Lidhur me rastin, është informuar prokurori i shtetit i cili ka sugjeruar që rasti të procedohet me procedurë të rregullt.

SHKK kundërshton supozimet e avokatit Tomë Gashi për rastin e Astrit Deharit

0

Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK), duke kundërshtuar supozimet e avokatit Tomë Gashi lidhur me rastin e Astrit Deharit, ka thënë se e vërteta do të dalë në raportet zyrtare dhe se çdo prejudikim  është i dëmshëm.

Sipas SHKK, deklarimet e avokatit Tomë Gashi se “gardianët e kanë ditur se Dehari ishte i vdekur”, prejudikojnë të gjeturat dhe raportet që priten të publikohen.

Ky është reagimi i plotë i Shërbimit Korrektues i Kosovës (SHKK):

SHKK thekson se e vërteta do të dalë në raportet zyrtare, çdo prejudikim i tyre është i dëmshëm. Deklarimet e avokatit Tomë Gashi se “gardianët e kanë ditur se Dehari ishte i vdekur”, prejudikon të gjeturat dhe raportet që priten të publikohen.

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka besim të plotë se organet hetuese dhe Prokuroria do të publikojnë raportet zyrtare rreth rastit, andaj çdo prejudikim i tyre, i sjell dëm të vërtetës rreth rastit tragjik, familjes së të ndjerit dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Në pajtim me të gjeturat, SHKK do të ndërmarrë masat adekuate në pajtim me ligjin,ndaj cilitdo që ka shkelur rregulloret e brendshme dhe ligjet në fuqi.

Shërbimi Korrektues i Kosovës, është institucion profesional, i paanshëm në funksion të zbatimit të ligjit.

Çdo pjesëtar i Shërbimit Korrektues të Kosovës, para se të angazhohet në këtë shërbim, kalon me sukses trajnime, aftësime dhe prova që dëshmojnë profesionalizmin, cilësinë dhe shërbimin në pajtim me urdhëresat e brendshme dhe ligjet në fuqi.

Aksident në lagjen “Arbana” të Prizrenit

0

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Prizren-Gjakovë, në lagjen “Arbana”. Raportohet se aksidenti ka ndodhur mes një veture dhe një kamioni transportues, në një udhëkryq, ku ky i fundit e ka goditur veturën në anësore.

Ambulanca e ndihmës së shpejtë ka marrë një të lënduar nga vendi i aksidentit për trajtim të mëtutjeshëm në spitalin e Prizrenit./Indeksonline/

Të enjten vendoset për afatet e provimeve në UP

0

Të përcjellë nga protestat dhe peticionet e studentëve si shprehje e pakënaqësisë me mënyrën e organizimeve të afateve, komisioni vlerësues i UP do të dalë me gjetje të asaj se si ka funksionuar afati eksperimental i shtatorit.

Senati i Universitetit të Prishtinës do ta japë fjalën e fundit rreth mënyrës së organizimit të afateve të ardhshme për provime, në mbledhjen e caktuar për këtë të enjte.

Të përcjellë nga protestat dhe peticionet e studentëve si shprehje e pakënaqësisë me mënyrën e organizimeve të afateve, komisioni vlerësues i UP do të dalë me gjetje të asaj se si ka funksionuar afati eksperimental i shtatorit.

Këtë vit, Senati i UP kishte vendosur si pilot projekt, që të largohen afatet e parregullta ( prilli dhe tetori), për tu zëvendësuar me të ashtuquajturat apele.

Mënyra e funksionimit të këtij afati konsiston me nga dy mundësi të nënshtrimit në provim brenda afateve të rregullta ( janar, qershor, shtator), por me kusht që në mundësinë e dytë të hyjnë vetëm studentë që nuk kanë marrë notë kaluese në provim.

Kjo nuk ju ka pëlqyer aspak një pjesës së studentëve, përkatësisht atyre të Fakultetit të Mjekësisë të cilët muajin kaluar protestuan para Rektoratit të UP-së duke dërguar një peticion të nënshkruar nga 2000 studentë për mosvazhdimin e këtij, siç e quanin ata, ‘eksperimenti’.

Megjithatë, Esat Kelmendi, sekretar i përgjithshëm i UP-së, tha për KALLXO.com se ka qenë duke u bërë një vlerësim i mënyrës se si ka funksionuar afati i shtatorit për t’u vendosur më pas për afatet e ardhshme.

“Këtë të enjte vendoset nga Senati, do të shihet se sa ka funksionuar afati i shtatorit dhe do të merret një vendim i përgjithshëm për të gjithë fakultetet”, tha Kelmendi.

Megjithatë, studentët e mjekësisë kërkojnë që t’i ipet mundësia për një rregullore të veçantë për fakultetin e tyre.

“Kërkojmë të ndalen eksperimentet me afate. Ne kërkojmë rregullore për Fakultetin e Mjekësisë që na garantohet me statut dhe dëshmohet me nënshkrimet e studentëve në këtë peticion,” tha Kryetari i Unionit të Studentëve të Mjekësisë, Gëzim Mehmeti.

Ata gjithashtu kanë paralajmëruar protesta të mëtejshme nëse peticioni dhe kërkesat e tyre nuk merren parasysh./kallxo.com/

Rrahje në “Shatërvan” të Prizrenit

0

Pesë persona janë përfshirë në rrahje në “Shatërvan” të Prizrenit.

Tre prej tyre kanë pësuar lëndime trupore.

Policia njofton se ata janë rrahur mes vete për shkak një mosmarrëveshjeje.

“Si pasojë, lëndime trupore kanë pësuar tre prej tyre të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit të gjithë të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”./PrizrenPress.com/

Zhduket një vajzë në Prizren

0

Një vajzë është zhdukur në Prizren. Ajo është larguar nga shtëpia, pa informuar familjen.

Policia njofton se rasti është lajmruar nga babai i vajzës.

“Njësitë përkatëse policore janë duke hetuar rastin”, njofton Policia e Kosovës./PrizrenPress.com/

Përmbytjet shkaktuan dëme të konsiderueshme në Malishevë

0

Përmbytjet e javës së kaluar janë përcjellë me dëme të konsiderueshme në bujqësi dhe në infrastrukturë, ndërsa problematike mbetet gjendja e digës dhe urës në liqenin në Mirushë. Kështu në mbledhjen e rregullt të së hënës, të Këshillit të Drejtorëve, të drejtuar nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj. Përmbytjet ishin dhe tema kryesore e diskutimit në këtë mbledhje.

Në këtë mbledhje, për situatën e përgjithshme gjatë dhe pas përmbytjeve, ka raportuar zyrtari për emergjenca në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Halit Mazreku, sipas të cilit, sasia e ujit ka qenë shumë e madhe, si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut, dhe ka dëme të konsiderueshme në bujqësi e në infrastrukturë. Është dëmtuar një rrugë në Guncat, në të cilën është dashur të intervenohet me urgjencë, pastaj rruga në Banjë, ndërsa në gjendje të rëndë mbeten diga dhe ura në liqenin në Mirushë. Sipas Mazrekut, janë evakuuar dhjetë familje, ku një prej tyre tashmë është zhvendosur në një fshat tjetër.

Për vlerësimin e dëmeve nga përmbytjet, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka formuar edhe komisionin për vlerësimin e dëmeve të shkaktuar.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Drejtorëve, drejtorët e drejtorive, kanë raportuar për punët dhe angazhimet e tyre gjatë javës së kaluar dhe angazhimet që i kanë planifikuar për javën në vijim. Sipas drejtorëve të drejtorive, është duke vazhduar realizimi i projekteve kapitale, sipas planifikimeve dhe pavarësisht kushteve atmosferike, projektet janë drejtë përfundimit.

Po ashtu në mbledhjen e sotme, u raportua edhe për përgatitjet për shënimin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit Kombëtar Shqiptar.

Pas mbledhjes, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, bashkë me drejtorin për Mbrojtje dhe Shpëtim, Sejdi Paçarizi dhe drejtorin për Shërbime Publike, Milazim Morina, kanë vizituar digën në liqenin në Mirushë, për të parë nga afër gjendjen e digës, pas rënies së nivelit të ujit./PrizrenPress.com/

Hoxha për rastin Dehari: Nuk e di se kur do dalin rezultatet e autopsisë

0

Kanë kaluar pothuajse një javë prej kur i është bërë ekspertiza trupit të të ndjerit Astrit Dehari, i cili vdiq në rrethana të dyshimta në burgun e Prizrenit.

Mirëpo, Prokuroria ende nuk ka informacione se kur do dalin rezultatet e shumëpritura të autopsisë, të aktivistit të Vetëvendosjes.

Prokurori i rastit, Sylë Hoxha në një prononcim për Indeksonline, ka thënë se janë duke punuar në drejtim të kësaj çështje.

“Ende nuk e di se kur dalin rezultatet jemi duke punuar në këtë drejtim, ne, ata edhe krejt. Për nder nuk e dimë”, ka thënë Hoxha.

Ndërsa, avokati Tomë Gashi duke iu drejtuar Hoxhës, ka theksuar se ai duhet të punojë më shumë në këtë drejtim.

“Pas këtij dështimi që e ka bërë prokurori dhe që i kanë rrjedh informatat ish dashtë më seriozisht me u marrë më këtë rast”, ka thënë Gashi.

Astrit Dehari vdiq më 5 nëntor përderisa po mbahej në paraburgim në burgun e Prizrenit, nën dyshimet se ka marrë pjesë në sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës./Indeksonline

Kërkohen dorëheqje për vdekjen e Astritit

0

Një numër i madh i qytetarëve kanë marrë pjesë sot në protestën e cila është organizuar nga shoqëria civile për të kërkuar drejtësi për Astrit Deharin.

Këtu u kërkua dorëheqja e ministres së Drejtësisë Dhurata Hoxha si dhe shkarkimin e personave përgjegjës në burgun e Prizrenit. Besa Luzha tha se ka kërkuar hetim të pavarur dhe marrje të përgjegjësisë nga institucionet e drejtësisë. Ajo tha se ka ngjarë diçka e tmerrshme para nëntë ditësh në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.“Institucionet e drejtësisë t’i marrin përgjegjësitë. Ka ngjarë diçka e tmerrshme e kërkush nuk ka marrë përgjegjësi. Këtu është humb një jetë njeriu, s’ka rëndësi se kush e si ka qenë. Nga aty ka dalë një njeri i vdekur. Ai mundet me qenë një prej djemve tanë, prej bijave tonë”, tha ajo.

Luzha tha se është e pafalshme që në Kosovën demokratike të ndodhin vdekje të këtij lloji. “Është e pafalshme që sot në Kosovën demokratike me na ndodh kjo. Është e pafalshme. Sot kemi dalë këtu, me kërku drejtësi, pa marrë parasysh bindjet politike”, vazhdoi ajo. Ajo kërkoi që ministrja e drejtësisë, Dhurata Hoxha ta marrë përgjegjësinë ose të japë dorëheqje nëse nuk është e zonja që të jetë e përgjegjshme.

“Ministria e Drejtësisë me marrë përgjegjësi ose le ta liron detyrën nëse nuk është e zonja me e kry”, tha ajo. Në protestë kanë marrë pjesë zyrtarë të lartë të VV-së si dhe babai i Astrit Deharit, Avni Dehari. 26 vjeqari ka vdekur më 5 nëntor në rrethana të paqarta në burgun e Prizrenit./KosovaPress/

Tomë Gashi: Gardianët e burgut të Prizrenit aktruan, Astriti ka vdekur para kohës së shëtisë

0

Avokati përfaqësues i familjes Dehari, Tomë Gashi, në rastin e vdekjes së birit të saj, Astrit Dehari, ka ngritur dyshime të padëgjuara deri tani për rrethanat e vdekjes së Deharit para nëntë dite në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Gashi, tha se nuk do ta luaj rolin e disa mediave për të nxjerr shkaqet e vdekjes përpara ekspertizës së mjekësisë ligjore, por tha se rrethanat e vdekjes së tij janë shumë konfuze, duke thënë se Astriti nuk e pasur asnjë pikë gjak në fytyrën e tij, dhe se gardianët kanë mundur të aktrojnë kur janë kthyer të burgosurit nga shëtia. Sipas tij, Astrit Dehari është e mundur të ketë vdekur më herët se kur ka qenë koha e shëtisë.

Gashi ka konkulduar se Dehari nuk është vetëvrarë.

“E keni pa që Astritin e bartin të burgosurit dhe jo gardianët e as motrat medicinale. Unë e kam pa gjatë obduksionit se Astriti në fytyrën e tij nuk ka pasur asnjë pikë gjak në fytyrën e tij dhe nuk ka pasur asnjë njollë të gjakut. Po ashtu kemi pa një peshqir të madhësisë mesatare të mbuluar krejtësisht me gjak, po ashtu një sapun të përgjakur. Përvec kësaj, e gjithë dhoma ka qenë e mbushur me gjak. Kjo është e vetëspjegueshme se definitivisht Astriti nuk ka vdekë në atë periudhë kohore prej një ore, por me siguri shumë më herët dhe gardianët kanë aktruar në momentin kur janë kthy të burgosurit kinse atëherë e kanë pa”, tha Gashi.

Gashi tha se sot është dita e nëntë e vdekjes së Deharit dhe ende nuk ka rezultat preliminar e as përfunditmar mbi vdekjen e tij.

“Sot është dita e nëntë e vdekjes së Astritit. nuk kemi rezultat preliminar e as përfundimtar rreth vdekjes së tij”, tha ai.

Gashi tha se deklarata e komandantit të Policisë nuk ka qenë e rastësishme se ai ka vdekur nga barnat. Sipas tij, kjo deklaratë nuk është bërë pa një qëllim.

“Deklarata e Nexhmi Krasniqit nuk ka qenë e rastësishme se ka vdekë nga barnat. Nuk e ka thanë pa një qëllim”, tha avokati Gashi. /Periskopi/