Home Blog Page 6218

Mali i Zi do t’i kërkojë BE-së heqjen e Demarkacionit si kusht për Kosovën

0

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka deklaruar se është kërkuar zyrtarisht nga institucionet e Malit të Zi, që t’i kërkojnë BE-së heqjen e Demarkacionit si kusht për liberalizimin e vizave me Kosovën
Veseli këtë e bëri të ditur në konferencën për media pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, e cila dështoi në mungesë të kuorumit. Kryesia do të takohet nesër sërish për të vendosur për seancën e radhës të Kuvendit, shkruan lajmi.net

“Demarkacioni është bërë një histori e gjatë dhe që është duke e dëmtuar Kosovën, dhe është vendosur si kusht i padrejtë për liberalizimin e vizave. Sidoqoftë Demarkacioni nuk është çështje problematike në marrëdhëniet tona me Malin e Zi”, ka thënë Veseli.

Ai shtoi se institucionet e Malit të Zi do të bëjnë kërkesë BE-së për të hequr kushtin e Demarkacionit për liberalizimin e vizave.

“Mali i Zi do t’i bëj kërkesë BE-së që Kosovës t’i hiqet Demarkacioni si kusht, pasi konsiderohet si i padrejtë për qytetarët”, ka thënë Veseli duke shtuar se kjo kërkesë është bërë nga zyra e tij.

Veseli ka folur edhe për arritjen e marrëveshjes në dialogun e Brukselit për kodin telefonik të Kosovës.

“Procesi i pavarësimit dhe sovraniteti po ecën fuqishëm, çdo mbeturinë e ish-pushtetit serb po largohet dhe Kosova nuk do ta ketë më kodin +381, por tash do ta ketë kodin e saj dhe kjo tregon rrugëtimin e pavarur nga Serbia. Serbia ka marr fund për Kosovën, që të ketë ndonjë influencë mbi Republikën tonë”, tha Veseli.

Mungesa e iniciativave për rezoluta nga Shqipëria në OKB, dëm për Kosovën

0

Autori GENT GJINI

Republika e shtetit të Kosovës, tashme ne vigjilien e decenies te pavaresisë së saj shtetformuese në gjithë stemën dhe rrumballkësimin si shtet i pavarur, sovran dhe me subjektvitetin ndërkombëtar ne vija te pergjthshme vet egzistenca jonë, si shtet është i pakthyshëm dhe meritë e vet popullit shumicë shqiptare për pavarësi dhe shtet lirë. Kjo falë dhe përkrahjes dhe ndërhyrjes së NATO-së, dhe spektrit të shteteve ndërkombëtare euro-antlantike që të kemi sot, shtetin e pavarur dhe stemën, flamurin dhe të jemi në proceset e aderimeve dhe procesve në organizmat ndërkombëtare.

Duke mos u kthye shumë në retrospektivë respektvisht, ato qe nuk duhet harrohen të dhunës shtetërore zyrtare dhe aparteidit që ka zbatuar shteti sllav serb, ndaj popullatës shumicë shqipëtare në trojet tona natyrale, dhe historike per spatrim etnik, dhe deportim të popullit shqipëtar për krijmin e enklave serbe në këto troje, kjo edhe pse më tani kemi realitet faktik krejt tjetër, kurs tjetër të politkës ku ajo pakice serbe e admistratatës shtetërore paramilitare serbe, më nuk është në këto trojet tona. Dhe ka dal e humbur, për qka më tani kemi paversinë e shtetit të Kosovës. Përkunder perpjekjeve asaj, që mos të jemi shtet i lirë shqipëtar shumicë, prap se prap mund të themi qe detyrimisht edhe pse gjakërat jane ftohur, pothuasje ka kalur nje kohë prap me shtetin aktual Serb “fqinj” ajo na paraqitet penges per ne sidomos në planet e jashtme e ashtu brendshme ne ndërhyrjet që i bëhen Republikës së Kosovës.
Para ca kohë, ne trevat shqipëtare respektvisht te shtetit te Shqipërise dhe shtetit te Kosoves jane krijuar antagonizma, diametrale provinicale, ku ne spikamë te kësaj drame ishte, politika zyrtare e Shqipërise respektivisht te kryeministrit te saj Edi Rama. Që nga kjo u ndez “fitili” gjatë një vizite apo agjendeje, për Stabilzmimin e Europës Juglindore, ku ishte edhe pjesëmarës me përfaqesuesin edhe shteti i Kosovës me kryeminstrin e saj, Isa Mustafa. E cila u ndez, pikërisht në temat për ndërhyrje të punëve brendshme të interesave te shtetit të Kosovës, apo ato që janë të lidhura me shtetin e Kosovës ku ky i fundit, pra kryeminstri i Shiqperisë luante rolin, e përfaqesimit për neve, në këtë agjende të takimeve.

Nga këto me pas u percoll ortegu i ideve, dhe kunderthënieve e deri ne shkarjet dimatralishtë të kundërta ndermjet dy popujve, qe të vën në pikëpyetje se a jemi ne populli shqipëtar, në vet diksursin që përcolli kryminstri Edi Rama për qështjen e Kosovës.

Mendoj se në kuptim të qetësisë së gjykimit, për shkakun e marjes se bajrakut nga kryeministri Edi Rama nuk ishte dashur të shihej kjo në shije të hidhur, dhe të ndalohej ai që mos ta trajtoj qështjen e Kosovës, sepse mendoj fundja edhe ai është i meshiruar ne vlerat e perbashkëta historike shqipëtare, dhe interesit shqipëtar dhe mendoj arsyeshmeria kryesore, qe pse Edi Rama ka bërë mirë, që është trajtuar qështja e Kosvës në “emër” të huaj është të nisurit nga ajo se kush më mirë, dhe kush më i pregaditur dhe i guximshëm, dhe atë me diskurs mjaft karizmatik, dhe elektrik mund ta bëjë më mirë, se kryemistri Edi Rama dhe ai në këtë qështje të përfaqësimit të interesave të Kosovës është dhe meritoj, cdo duartrokitje.

Por mendoj se kryeministri Edi Rama, më pas nga këto situata që rrodhën ra në grackë, të ideve provinciale, te paktën në emisonin e aranzhuar nga Baton Haxhiu. I cili po në këtë emision mfajt mirë, u nxorë në fakt ishte i pregaditur, dhe shuajti qdo dilemë dhe dyshim qe mund ai të i bënte dëm interesit të Kosovës, për agjedën europiane që është biseduar në Beograd, kinse pa pjësëmarjen e Kosovës si shtet aty.
Ishte pikërisht komenti dhe biseda pak sa ironike aq edhe vërtet, që tregonte se cilat ishin dëmet që ka shkaktuar Shqipëria Kosovës. Ato që aludonte Edi Rama kishin të bëjnë, me kulturën e debatit, të linqimit si kriminel të njesimit këto fjale në vend me zotëri ,apo zonjë. Apo edhe të linqimit dhe ndotjes të skenës mediatike, respktvisht të portaleve, që bëjnë shpifje diskretetime dhe linqime me qdo kusht të përfaqësuesve politike, pikërisht nga spekulimet dhe thashthemet që bëhen, për të dëmtuar perfaqësuesit politik, në interes të tjetër kujt, dhe në llogari të tjetër kujt.

Kjo është evidente dhe mund të konsiderohet si e tillë, por në fakt këto nuk mund të quhen dëmet përmbajtësore dhe reale, nga ato që reflektojnë në politken dhe kulturën e Kosovës. Por qështja ku do duhej te thirej kryeminstri Edi Rama, pasi që tregohet vetkritik, dhe apostrofon ato dëme, të lartëpemenduara mendoj se dëmi që Shqipëria i bën shtetit te Kosovës, janë mos iniciativat e rezolutave në Kombet e Bashkuara ne interesat dhe në qështjet që kanë të bejnë me sovranitetin e bredshëm dhe te jashtëm te Kosovës. Kur qenia e Kosovës preket, tangohet nga shteti Serb nga sulmet e të gjitha formave në ndërhyrjet në punët të brendshme, në strukturat paralele, në enkavat serbe , në serbilizimin e vendeve shqiptare, në konfliktet fiktive qe bëjnë serbët me shqipëtarët e Kosovës, në politikat zyrtare të pakicës sebe si përfaqëues në kuved, kur ata instrumentalizohen dhe shftytëzohen nga shteti Serb. Të gjitha këto demtojnë Kosovën, dhe arena dhe forumi ku do duhej te diskutoheshin ku trajtohen keto qështje nga kendi ndërkombëtar dhe meren masat nga kjo, është organizma ndërkombëtare e OKB-së. Dhe shteti i Shqiperisë është anëtare e saj e plotë, me të drejta dhe detyrime, e kur këto Shqipëria nuk i ka përdorur deri me tani, për të shtruar ne tavolinë këto shqetësime, që i behen shtetit te qenies së Kosovës, atëher demi real, do duhej te ishte kjo per kryemistrin shqipëtar Edi Rama.

Një vit nga vdekja e Lecit

0

Këtu e një vit më parë ndërroi jetë humoristi Ibrahim Krajkova, i njohur për publikun shqiptar si Leci.

Krajkova ndërroj jetë në moshën 68 vjeçare, pas një sëmundje të rëndë.

Ai ishte bërë i famshëm që nga projekti filmik “Treshi përsheshi”, i përbashkët me Rasim Thaçi, apo i njohur si Cima, dhe Sevdai Radogoshin, i njohur si Qumili.

Leci ka luajtur edhe në “Nusja nga Diaspora”, “Molla me erë” dhe “Peshku i Artë”, dhe përveç kësaj ai është i njohur për batutat e tij edhe në shumë projekte video muzikore. /KP/

Kush duhet të mbajë përgjegjësi për pamjet e publikuara nga Burgu i Prizrenit?

0

Pas publikimit të incizimeve në media nga kamerat e sigurisë në burgun e Prizrenit e që kanë të bëjnë me rastin e vdekjes së Astrit Deharit, avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi ka paraqitur padi penale ndaj përgjegjësve që ofruan këto pamje.

Mirëpo sa mund të ndikojnë këto publikime në pengimin e hetimeve dhe në bazë të Kodit të Procedurës Penalë të Kosovës, cilët persona kanë kryer vepër penale në këtë rast?

Në një prononcim për Telegrafin, Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, tha se në këto raste ndaj medieve nuk mund të iniciohet ndjekje penale dhe se nuk ka përgjegjësi penale.

Sipas tij, Kodi i Procedurës Penale në këtë fazë të procedurës penale ndalon qasjen e dokumenteve, dëshmive apo çfarëdo informacioni që ndërlidhet me zbardhjen e këtij rasti, nga persona të paautorizuar, përfshirë publikimin e tij.

“Të gjitha institucionet që janë duke trajtuar këtë rast, janë të obliguara që mos të zbulojnë apo të i ofrojnë qasje në asnjë të dhënë që do të mund të dëmtonte hetimet lidhur me këtë rast”, thotë Miftaraj.

Ai ndër të tjera tregon se Kodi Penal, keqpërdorimin e informatave apo të dhënave zyrtare si në rastin konkret, përmes zbulimit apo ofrimit të dhënave tek personat e paautorizuar e klasifikon si vepër penale, e cila mund hyjë në kapitullin e veprave penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar apo edhe të zbulimit të fshehtësisë zyrtare.

“Andaj, çdo zyrtar shtetëror i cili në mënyrë të kundërligjshme zbulon të dhëna të tilla duhet të përgjigjet para ligjit. Mediet në raste të tilla sipas ligjit të aplikueshëm në Kosovë, nuk kanë përgjegjësi penale, respektivisht edhe nuk mund të iniciohet ndjekje penale”, thotë Ehat Miftaraj.

Edhe avokati i rastit të Astrit Deharit, Tomë Gashi ditë më parë ka dorëzuar kallëzim penal, ndërkaq ka thënë se personat përgjegjës që i ka dhënë medieve pamjet nga Qendra e Paraburgimit në Prizren deri sa ende nuk janë dhënë rezultatet zyrtare në hetimin e rastit mbajnë përgjegjësi penale. /Telegrafi/

Veseli: Kongresi i Manastirit unifikoi kombin

0

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka kujtuar 108 vjetorin e Kongresit të Manastirit, duke e vlerësuar një ndër ngjarjet më të lavdishme të historisë së popullit.

Ky është postimi i plotë i Veselit:

“Kongresi i Alfabetit i mbajtur në Manastir 108 vjet më parë me pjesëmarrjen e figurave më të shquara nga mbarë trojet shqiptare dhe diaspora, ka qenë një ndër ngjarjet më të lavdishme të historisë së popullit tonë.

Në këtë Kongres kishte shqiptarë të të gjitha komuniteteve fetare si, myslimanë, katolike, ortodoksë dhe protestantë të cilët duke njësuar alfabetin ndërmorën një hap vendimtar drejt unitetit kombëtar.

Po ashtu përcaktimi për shkronja latine ishte një vazhdim i traditës së Skënderbeu që orientimin strategjik e kishte drejt Perëndimit. Vendimet e atij kongresi historik vlejnë edhe sot si denoncim e përgënjeshtrim qoftë ndaj atyre zërave sporadikë që përpiqen të mbjellin përçarje mes Prishtinës dhe Tiranës e qoftë ndaj atyre që aleancat i kërkojnë në Lindje”. /Telegrafi/

14 Nëntor 1908, kur u mblodh Kongresi i Manastirit

0

Më 14 Nëntor 1908 në Manastir u mblodh Kongresi i Manastirit ose Kongresi i Alfabetit, me qëllim krijimin e një alfabeti të njësuar që do të ishte edhe fillimi i letërsisë mbarë shqiptare.

Në këtë kongres ishin të pranishëm 150 delegatë, të ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë, si dhe nga komunitetet shqiptare në Rumani, Itali, Greqi, Turqi, Egjypt, Amerikë, etj. Kryetar i Kongresit u zgjodh Mit’hat Frashëri, i biri i Abdyl Frashërit.

Mit’hat Frashëri ishte në atë kohë redaktor i dy revistave që botoheshin në Selanik: Liria dhe Dituria. Sekretare e komisionit u zgjodh Parashqevi Qiriazi, mësuese e shkollës së Vashave në Korçë. Nënkryetar u zgjodh Grigori Cilka, nga Korça si dhe 11 anëtarë të tjerë. Në këtë Kongres merrnin pjesë shqiptarë të të gjitha komuniteteve fetare si, myslimanë, katolike, ortodoksë, protestantë, njerëz të ditur, të bashkuar për një qëllim të madh kombëtar.

Kumtesa e mbajtur nga prifti katolik Gjergj Fishta, preku të gjithë pjesëmarrësit sa një hoxhë rendi ta përqafonte para të gjithëve. Kërkesa e kombëtaristëve shqiptarë ishte që gjuha shqipe të mos shkruhej as me shkronja arabe, as me shkronja greke, por me alfabetin latin. Kongresi vendosi me votë unanime për të lenë mënjanë alfabetin e Stambollit, dhe të shkruanin gjuhën shqipe vetëm me alfabetin latin me 36 shkronja, alfabet që përdoret në ditët tona.

Gjithashtu, u vendos që pas dy vjetësh të mbahej një Kongres i dytë, në Janinë, për të shqyrtuar problemet drejtshkrimore e letrare, si dhe për të bërë përpjekje për shkrirjen e dialekteve gegë dhe toskë në një gjuhë të njësuar shqipe.

Kongresi vendosi ngritjen e Shtypshkronjës Shqipe në Manastir nën drejtimin e Gjergj Qiriazit, e cila u bë shpejt e njohur anembanë vendit si shpërndarëse e librave dhe gazetave shqipe.

Një pjesëmarrës i shquar në Kongresin e Alfabetit ishte studiuesi, poeti dhe atdhetari nga Shkodra, Ndre Mjeda. Tetë nga trembëdhjetë propozimet e tij u miratuan nga Kongresi i Manastirit. Ndonëse jetoi në disa vende të huaja dhe fliste 13 gjuhë, mbi gjuhën shqipe ai nuk vinte gjë tjetër

Buja, mision prishjen e koalicionit

0

Janë shtuar zërat brenda Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) që po kërkojnë prishjen e koalicionit qeverisës me LDK-në e Isa Mustafës.

Pas përmendjes së zgjedhjeve të parakohshme nga vetë kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, është deputeti i kësaj partie Shukri Buja ai i cili ka dalë haptas për prishjen e koalicionit, siç e kanë quajtur, të elefantëve.

Ai ka thënë se do të lobojë si deputet dhe anëtar i Këshillit Drejtues të PDK-së që të shkohet në zgjedhje të parakohshme, shkruan ‘Zëri’.

“Realisht unë individualisht si anëtar i Këshillit Drejtues të partisë dhe deputet, do të insistoj dhe do të loboj në mesin e deputetëve që ky koalicion të prishet dhe ne të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme”, ka thënë Buja.

Por, Lidhja Demokratike e Kosovës nuk po i merr seriozisht thirrjet e deputetëve të PDK-së për prishje të koalicionit qeverisës.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri ka thënë për gazetën “Zëri” se koalicioni mes PDK-së e LDK-së është ndërtuar mbi bazën e programeve dhe përderisa nuk preket kjo, nuk ka arsye të prishet. /Zëri/

Fakulteti i Mjekësisë mban mbledhje komemorative për Astrit Deharin

0

Nesër, e hënë, duke filluar nga ora 11:00 në Amfiteatrin e dekanatit të Fakultetit të Mjekësisë do të mbahet mbledhje komemorative në nderim të Astrit Deharit.

Pjesëmarrës do të jenë: familjarë të Astritit, stafi akademik nga Fakulteti i Mjekësisë, përfaqesues nga Rektorati, si dhe kolegë të Astritit nga fakulteti, transmeton Klan Kosova.

Prizren: Me gurin e kaltër kundër mësyshit

0

Si askund tjetër në Prizren, tek fëmijët, hyrjet e shtëpive e në korridore, por edhe tek nuset mund ta shohësh syrin e kaltër që shpesh është i rrethuar me ndonjë hudhër.

“Shumë prizrenas kanë besim të madh ne syrin e kaltër dhe hudhrë, prandaj nuk ka shtëpi të re, nuse dhe fëmijë që nuk e ka një shenjë të syrit të kaltër dhe hudhrës”, tregon plaka Ajnishahe Mustafa.

Ajo thotë se këto i mbajnë për t’i ikur syrit të keq e mësyshit.

“Bile syrin e kaltër posa e blejnë shkojnë e këndojnë një dua tek hoxha dhe fëmijët apo nuset e mbajnë nga do që shkojnë’, shprehet ajo për gazetën “Kosova Sot”.

Sipas hoxhës Faruk Ukallo, syri i kaltër ndryshe quhet “Guri i mësyshit”, por kësaj besimi islam nuk i beson, sepse besimi islam, sipas tij, nuk beson në gur e askund tjetër pos në Zot dhe ato nuk janë pjesë e besimit islam por janë besëtytni. Por, nuk e mohon faktin se ka disa hoxhallarë që ai nuk i konsideron besimtarë, që merren me të tilla raste.

“Gurmësyshi është shumë i nevojshëm”

Edhe prof. Sylejman Randobrava shpjegon se prizrenasit i besojnë shumë syrit të kaltër. Ai tha se bile dikur nuset në mitanë, në ballë e besa edhe në papuçe të nusërisë kanë bartur nga një gur të kaltër.

“Kanë pasur mendimin se i ikin syrit të keq si te nuset ashtu edhe te fëmijët”.

Pastaj Agim Berisha tregon se kohë më parë ka shkuar tek një grua ne Prizren për të marrë një lloj ilaçi në vend të syrit të kaltër siç pohon ai ilaç është quajtur ‘Sidr’.

“Ka dobi të çuditshme dhe gjurmëlënëse kundra xhindeve, magjisë, syrit të keq, gjendjes së keqe shpirtërore, stresit dhe gjendjes së keqe mendore. Sidri dhe gjethja e tij në shumicën e rasteve përdoret si lutje kuranore”.

Ai tha se gjethja më e mirë është gjethja e sidrit të Medinës qytet në Arabinë Saudite. Ai shton se karshi kësaj duhet ta bartin edhe gurin mësyshit apo syrin e kaltër. Shumë prizrenas, sipas plakut Maliq Fetahu e bartin këtë gur sepse këtij guri të kaltër apo gurit të mësyshit i besojnë.

“Ata mendojnë se ndër dobitë e tjera që ka bartja e gurit ndihmon edhe në ndihmon të sëmurët në frymëmarrje, është kundra kapsllëkut, lufton sëmundjet e mushkërive, pastron zorrët, pastron lukthin, largon mërzitjen, pastron gjakun, është i dobishëm për menstruacionet e grave, qetëson dhimbjet e kokës, ul temperaturën e trupit, forcon rrënjën e flokut, qetëson dhimbjet e plagëve dhe plagosjeve, largon erën e rëndë, e cila ndodhet në trup dhe lëkurë, pastron trupin nga pisllëqet, eliminon zbokthin nga flokët, përdoret për personat, të cilët kanë dhimbje në kocka dhe krisje në to, pastron stomakun, aktivizon organet e trupit,kundra depresionit dhe gjendjes së keqe shpirtërore”.

Fetahu thotë se: “Te një i njohur i imi, një fqinj i lindën një djali të ri dy fëmijë binjakë të bukur si qershia. Ne e patëm lut që të ju qet nga një sy të mësyshit ai nuk ua vuri veshin fjalëve tona dhe nuk e bëri këtë punë. Mirëpo, deshi Zoti edhe ata fëmijë për fat të keq iu sëmuren prej mësyshit dhe që të dy njëri pas tjetrit kur i bënë tre vjet i vdiqën”, shprehet ai.

Shprehet se nga ai moment, gradualisht ka filluar të besojë më shumë në këta gur. “E di se në aspektin fetar nuk lejohet pore di edhe një punë se këtë farë guri të kaltër apo gur mësyshi rrallë familje që nuk e ka në Prizren”. Ai thotë se gurmësyshi është diçka shumë e nevojshme.

Fëmijë e nuse e adhurojnë edhe si stoli Makfire Sahiti është shprehur për “Kosova Sot” se lidhur me këtë gur mësyshi apo gur të kaltër se edhe vetë e mban atë.

“Unë fillimisht e kam bartur këtë gur kundër mësyshit. Gjyshja ime ma pat dhuruar si dhuratë kundër mësyshit. Por, tash beso e bart edhe si stoli të bukur në qafë. Kurse unë e di se në gjithë botën jo vetëm tek shqiptarët ky gur mësyshi apo sy i kaltër bartet si një stolie e mrekullisë”, shprehet ai.

Shprehet se e ka parë shpesh të besimtarët e besimit islamë por edhe te besimet e tjera.

“Kjo më kë shtuar besimin se me një rrugë i bëj dy të mira, e barti këtë si dhuratë të bukur e ne anën tjerë e barti si një gur kundër së keqes kundër mësyshit. Thuhet se ky gur largon edhe sëmundjet e tjera. Këtë besim tani e kam edhe nga familja dhe që kur isha fëmijë e kam pasur një rruzë të kaltër në qafë tregon”, tregon ajo për “Kosova Sot”. (Kosova Sot)

Hoti reagon ndaj PDK-së në Malishevë

0

Kundër komunikatës së PDK-së dega në Malishevë, lidhur me gjendjen e digë në liqenin e Mirushës ka reaguar edhe deputeti i NISMËS nga Malisheva Enver Hoti. Ne po ju sjellim reagimin e plotë të Hotit që e ka postuar në rrjetin social Facebook.

Duke lexuar reagimin e PDK-së , dega Malishevë, për gjendjen në liqenin Mirusha si dhe për rrezikun që paraqet ai si pasojë e reshjeve të fundit.

Po mendoj a thua, kanë harruar ata të mjerë se përgjegjesit kryesore për ndertimin e asaj vepre jashtë çdo standardi e norme ndertimore janë pikërisht ata dhe vetëm ata, e ndoshta edhe landë për hetim duhet të jenë shumë nga ta.

E.H