Hoxha për rastin Dehari: Nuk e di se kur do dalin rezultatet e autopsisë

Kanë kaluar pothuajse një javë prej kur i është bërë ekspertiza trupit të të ndjerit Astrit Dehari, i cili vdiq në rrethana të dyshimta në burgun e Prizrenit.

Mirëpo, Prokuroria ende nuk ka informacione se kur do dalin rezultatet e shumëpritura të autopsisë, të aktivistit të Vetëvendosjes.

Prokurori i rastit, Sylë Hoxha në një prononcim për Indeksonline, ka thënë se janë duke punuar në drejtim të kësaj çështje.

“Ende nuk e di se kur dalin rezultatet jemi duke punuar në këtë drejtim, ne, ata edhe krejt. Për nder nuk e dimë”, ka thënë Hoxha.

Ndërsa, avokati Tomë Gashi duke iu drejtuar Hoxhës, ka theksuar se ai duhet të punojë më shumë në këtë drejtim.

“Pas këtij dështimi që e ka bërë prokurori dhe që i kanë rrjedh informatat ish dashtë më seriozisht me u marrë më këtë rast”, ka thënë Gashi.

Astrit Dehari vdiq më 5 nëntor përderisa po mbahej në paraburgim në burgun e Prizrenit, nën dyshimet se ka marrë pjesë në sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës./Indeksonline

Më Shumë

Rreth 23 mijë nxënës testohen më 26 qershor në Testin e Arritshmërisë

Rreth 23 mijë nxënës, do t’i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë që mbahet më 26 qershor. Edhe këtë vit ky test do të organizohet vetëm...

Sot temperaturat maksimale deri 27 gradë Celsius

Sot në vendin tonë parashihet mot me vranësira dhe intervale me diell. Vende-vende vranësirat do të shoqërohen me riga lokale shiu. Vende-vende vranësirat do të...

Lajmet e Fundit