Skender Berisha
Deshta shumë e deshta
Kahdo që kokën ktheva
Në të ndesha
Kur deshta e s’deshta
U bë vonë për kthesa
Po edhe nuk deshta qebesa
Kurrë s’më la veta
Nuk treta
Kjo më ishte e meta
Pse e deshta
Skender Berisha
Deshta shumë e deshta
Kahdo që kokën ktheva
Në të ndesha
Kur deshta e s’deshta
U bë vonë për kthesa
Po edhe nuk deshta qebesa
Kurrë s’më la veta
Nuk treta
Kjo më ishte e meta
Pse e deshta
Komuna e Rahovecit po vazhdon me realizimin e projekteve si në qytetin e Rahovecit, ashtu, edhe nëpër fshatra. Këto projekte prekin përmirësimin e lëvizjes së banorëve, thotë kumtesa komunale.
Këto projekte janë: kubëzimi i një rruge në fshatin Polluzhë, asfaltimi i rrugës që lidh fshatin Ratkoc me fshatin Baboc me gjatësi prej 2 mijë e 300 metra.
“Momentalisht është duke u punuar në rregullimin e dy urave dhe riparimi i rrugëve me kubëza, nivelizimin e pusetave të ndërtuara në qytetin e Rahovecit gjatë vitit 2013-të. Tek projekti i fundit, intervenimi ka ardhur pas kërkesave të banorëve, të cilët kanë pasur probleme me puseta, pasi që gjatë vitit 2013, ku është kubëzuar ajo rrugë pusetat janë mbuluar tërësisht dhe në vazhdimësi ka pasur probleme”, thuhet në komunikatë.
Prokuroria Speciale e Kosovës, sot ka marrë aktvendim për zgjerimin e hetimit edhe kundër shtatë personave të tjerë në rastin e përgjimeve, i cili fillimisht është iniciuar kundër deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovcit.
Në mesin e zyrtarëve që po hetohen në këtë aferën “Pronto” janë Zenun Pajaziti deputet i PDK-së , ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj si dhe Nijazi Kryeziu-ish-kryesues i Kuvendit Komunal të Prizrenit.
Për të njëjtin rast po hetohen edhe Arbenita Pajaziti, shefe e Njësisë për furnizim në Departamentin e farmacisë në Ministrinë e Shëndetësisë, Ilhami Gashi . ish- sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Fatmir Shurdhaj ish – zëvendës ministër në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, dhe Sedat.Gashi ish – Këshilltar politik në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Të gjithë të pandehurit dyshohen për kryerjen e dy veprave penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Kosovës, transmeton Klan Kosova.
Mesfushori i Juventusit nuk ka luajtur asnjë minutë që nga muaji prill.
Claudio Marchisio është pranë rikthimit në fushën e blertë. Lëndimi i rëndë në gju që ka pësuar sezonin e shkuar ndaj Palermos, e kishte lënë atë jashtë Euro 2016.
Mirëpo, Marchisio shpreson që të jetë i gatshëm për të luajtur pas ndeshjeve të kombëtareve që zhvillohen këtë javë, transmeton KosovaPress. “Po ndihem shumë mirë, ka dy javë që kam stërvitur me skuadrën”, ka thënë ai për Calciomercato.
“Shpresoj që pas pushimit të kombëtareve të jem i gatshëm për lojë. Gjatë këtyre gjashtë muajve, kam kaluar kohë të vështira”.“Nuk ishte e lehtë që të shikoja ndeshjet e Evropianit nga shtëpia, por më duhet të them që jam krenar me bashkëlojtarët e mi”, ka deklaruar Marchisio.
Kolonel Dirk Bejga është udhëheqësi i ri i kontingjentit gjerman
Drejtori i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës së NATO-s (NALT), gjeneral brigade Dietmar Mosmann, ia dorëzoi me 3 tetor 2016 komandën mbi Kontingjentin Gjerman të KFOR-it nga kolonel Siegfried Zeyer tek kolonel Dirk Bejta. Për kolonel Siegried Zeyer përfundon misioni i dytë në kuadër të KFOR-it si komandant kontingjenti. Këtë detyrë ai e kreu në periudhën kohore “tetor 2014 – shkurt 2015“. Për kolonelin Bejga ky është misioni i dytë në Ballkan. Në vitin 2002, kolonel Bejga ishte shef stabi në Kontingjentin e 5-të të SFOR-it në Rajlovac në Bosnje dhe Hercegovinë.
Rreth 650 ushtarë gjermanë shërbëjnë aktualisht në kuadër të KFOR-it. Detyrë e tyre është ta përkrahin ndërtimin e një ambienti shumëkombësh, paqësor, ligjor dhe demokratik si dhe ta sigurojnë atë ushtarakisht.
Gjeneral brigade Dietmar Mosmann theksoi rëndësinë e pandryshueshme të detyrave në Kosovë nga pikëpamja e udhëheqjes së Bundeswehr-it.
“KFOR-i ndonëse kryen rolin e ashtuquajtur ‚Third Responder‘, ai megjithatë duhet të veprojë menjëherë dhe profesionalishtnë rast të përkeqësimit të gjendjes dhe në rast të kërkesës për përkrahje nga forcat kosovare të sigurisë“, tha drejtori i NALT-it. “Kësaj mënyrë veprimi, e përbërë nga përmbajtja në njërën anë dhe gjendja në gatishmëri permanente në anën tjetër, po ia dilni mbanë ju shokë“.
Komandanti në largim shtoi me këtë rast. “Faza operacionale, në të cilën operon KFOR-i, nuk quhet kot ‘Deterrent Presence`e që i bie ‘prani frikësuese’. Gjermania me këtë rast kontribuon edhe me tutje me aftësitë e saj domethënëse ndërkombëtare”, u shpreh kolonel Siegfried Zeyer. Sipas vlerësimit të kolonelit gjerman, misioni i KFOR-it ia vlen edhe më tutje: “Jam takuar me qytetarë, të cilët e çmojnë KFOR-in si një instancë efektive dhe neutrale. Kam ndjerë që ia vlen të jesh këtu“.
Kolonel Zeyer u shpreh mirënjohës, i lumtur dhe krenar që së bashku me kontingjentin e tij gjerman të ketë kontribuar për një çështje të mirë. Së fundmi ai përmendi edhe personelin vendor, të cilët sipas tij i përkrahin pa rezervë ushtarët gjermanë. Ai nënvizoi me fjalët: “Kontingjenti Gjerman është i integruar mirë në familjen ndërkombëtare të KFOR-it”.
Pas ceremonisë festive së dorëzimit të komandës në Kampin Fushor në Prizren, korpusi muzikor i Bundeswehr-it, shkolla e muzikës “Lorenc Antoni” dhe kori i femijëve të gjimnazit “Loyola” ofruan për nder të Ditës së Bashkimit të Gjermanisë një program zbavitës muzikor për qytetarët e Prizrenit. Mysafirë të shumtë të kësaj ngjarjeje u entuziazmuan nga koncerti i hapur dhe nga programi i larmishëm muzikor, i shfaqur në sheshin Shatërvan në Prizren. /PrizrenPress.com/
Dje në Prizren është arrestuar një mashkull, pasi që i njëjti ka penguar zyrtarin policor në kryerje të detyrës.
Policia njofton se gjatë arrestimit i dyshuari ka rezistuar me ç’rast zyrtari policor ka pësuar lëndime dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor, shkruan PrizrenPress.
Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/
Kohët e fundit pozita dhe opozita kanë shtuar përmendjen e konsensusit politik për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se opozita duhet të jetë pjesë e konsensusit politik për këtë çështje, shkruan “Epoka e re”.
Ndërsa shefi i grupit parlamentar i LDK-së, Ismet Beqiri, ka folur për përafrim qëndrimesh mes palëve në bisedimet e paralajmëruara. Në anën tjetër, opozita përsëri e ka ftuar Qeverinë të bëjë përpjekje për të arritur një konsensus nacional për demarkacionin, duke vlerësuar se kriza e zgjatur rreth kësaj çështje është prodhim i pozitës.
Janë asgjësuar rreth 20 ton mish gjedhi i cili ka ardhur nga Belgjika.
E gjithë kjo ka ndodhur si pasojë e falsifikimit të produktit. Gjatë kontrollit të rregullt të AVUK-ut, është ndaluar ngarkesa për kontroll ku është vërtetuar se produkti është falsifikuar dhe paketimet janë ndërruar, njofton Klan Kosova.
Brenda terminalit të Prizrenit është shkatërruar produkti me hedhje në mikserin e mjeteve të pastrimit dhe pastaj është groposur në deponinë e mbeturinave.
Vlera e këtij mishi të asgjësuar është rreth 40 mijë euro.
AVUK-u ka kontaktuar edhe autoritetet belge, ku edhe e kanë dërguar një person nga autoriteti i ushqimit në Belgjik për verifikim.
Një grup i mjekëve është ankuar se specializimet janë ndarë në baza nepotizmi dhe politike. Sipas tyre janë anashkaluar doktorë shkencash me notë mesatare 10, kurse u është ndarë specializim kandidatëve me nota shumë më të dobëta, shkruan sot, gazeta Zeri.
Procesi i specializimeve ka nxitur reagime të ashpra të një grupi të madh të mjekëve, të cilët me një letër-ankesë të përbashkët kanë ngritur akuza se në këtë proces ka nepotizëm dhe ndërhyrje politike. Sipas tyre konkursi, i cili është shpallur muajin e kaluar nga Ministria e Shëndetësisë për specializime të reja për mjekë, stomatologë dhe farmacistë, si proces në tërësi është i paraporositur dhe i gatuar me direktiva politike dhe plotësisht nepotike.
Në ankesën që e ka siguruar gazeta “Zëri”, ky grup i mjekëve shkruan se 22 emra të mjekëve të cilët kanë fituar specializimin kanë lidhjet e tyre me politikën dhe persona që mbajnë pozita të rëndësishme në sektorin e shëndetësisë./Zëri/
Cristiano Ronaldo është babai i gjashtë vjeçarit junior Cristiano Ronaldo, por dëshiron më shumë fëmijë.
31 vjeçari në hapje të hotelit të ri në Lisbonë tha se dëshiron më shumë fëmijë.
“Sigurisht, do të ketë”, ka thënë Ronaldo kur u pyet nëse ai dëshiron më shumë fëmijë. Ronaldo junior është i lindur në verën e vitit 2010, ndërsa identiteti i nënës është i panjohur edhe sot.