35.2 C
Prizren
E enjte, 26 Qershor, 2025
Home Blog Page 6276

Konfiskohen 20 mijë uniforma të ISIS në Spanjë

0

Ministria e Brendshme spanjolle njoftoi mbrëmjen e së enjtes konfiskimin e rreth 20 mijë uniforma dhe furnizime të tjera të destinuara për Shtetin Islamik dhe frontin Al Nusra.

Autoritetet spanjolle bënë të ditur se uniformat u konfiskuan në një operacion policor që çoi në neutralizimin e një “rrjeti shumë aktiv dhe mjaft të efektshëm”, qëllimi kryesor i të cilit ishte sigurimi i furnizimeve ushtarake për organizatën terroriste të ISIS dhe disa degë të saj.

Uniformat ishin fshehur në kontejnerët e anijeve, për të cilët ishte deklaruar se mbanin rroba të përdorura për të shmangur dyshimet. Policia spanjolle publikoi një foto që tregon uniforma kamuflazhi.

Dy nga tre kontejnerët janë bllokuar në portin e Valencias dhe një në Algeciras. Policia vuri në pranga edhe 7 persona, të cilat dyshohen për dhënien e mbështetjes financiare dhe logjistike të grupeve terroriste.

Prokuroria e Prizrenit aktakuzë kundër 4 personave, përvetësuan mbi 20 mijë euro

0

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër katër personave H.G., F.B., I.R., D.G., për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale përvetësimi në detyrë nga neni 425 paragrafi 2 i KP-së.

“Të pandehurit H.G., F.B., I.R., D.G., gjatë periudhës kohore 2012 -2015, në cilësi të personave zyrtar, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, përvetësojnë pasurinë e cila i është besuar për shkak të detyrës së tyre. Gjatë kësaj periudhe, H.G., si person zyrtar ka përvetësuar shumën e parave në vlerë prej 20.310.56 euro. Çka do të thotë së me këto veprime ka kryer veprën penale, përvetësimi në detyrë nga neni 425 paragrafi 2 i KP-së”, thuhet në njoftim.

Më tej në njoftim thuhet se i pandehuri F.B., në periudhën kohore prej vitit 2012 e deri në vitin 2015, si person zyrtar ka përvetësuar shumën e parave në vlerë prej 1.607.47 euro. Me këtë ka kryer veprën penale, përvetësimi në detyrë nga neni 425 paragrafi 1 i KP-së.

“E i pandehuri tjetër I.R., gjatë periudhës kohore 2012 – 2015, në cilësi të personit zyrtar, ka përvetësuar shumën e parave në vlerë prej 2.958 euro. I njëjti me këto veprime ka kryer veprën penale përvetësimi në detyrë nga neni 425 paragrafi 1 i KP-së.

Po ashtu, edhe i pandehuri D.G., gjatë periudhës kohore 2014 -2015, në cilësi të personit zyrtar, ka përvetësuar shumën e parave në vlerë prej 589.00 euro. I pandehuri D.G., me këto veprime ka kryer veprën penale, përvetësimi në detyrë nga neni 425 paragrafi 1 i KP-së”, thuhet më tej në njoftim

Ish-gazetari dënohet me vdekje në Somali

0

Një gjykatë ushtarake në Somali, e ka dënuar me vdekje një ish gazetar i cili ndihmoi al-Shabab për t’i vrarë pesë gazetarë të tjerë.

Hassan Hanafi, i ka ndihmuar militantët islamik duke i identifikuar objektivat e mundhme në mesin e gazetarëve në vitet 2007 dhe 2011.

Ai i’u bashkua krahut të armatosur pas punës në Radio Andaluzi, transmeton Klan Kosova.

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve ka thënë se më shumë se 25 gazetarë janë vrarë në Somali që prej vitit 2007.

Përderisa ishte duke punuar për al-Shabab, Hanafi i kërcënonte gazetarët me vdekje nëse ata refuzonin që të bashkohen me grupin e militantëve islamik.

Gjykata në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu, vendosi që për veprimet e tij ai duhet të ekzekutohet.

Hanafi ishte arrestuar nga policia në Kenia në vitin 2014 dhe u transferua më pas në Somali.

Besim Berisha zgjedhet kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren

0

Besim Berisha është zgjedhur kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren.

Bashkësia Islame ka njoftuar se zgjedhjet kanë shkuar në mënyrë të rregullt, dhe nuk është evidentuar asnjë parregullsi.

Ndërkaq, anëtarë të Këshillit janë zgjedhur:
Lutfi Ballëk, anëtar
Naser Kastrati, anëtar
Fetah Bekolli, anëtar
Mervan Berisha, anëtar
Kujtim Bislimaj, anëtar
Shqipron Saramati, anëtar
Kurtish Hoxhaj, anëtar
Afrim Memaj, anëtar
Edib Abazi, anëtar
Nail Skenderi, anëtar dhe
Ruzhdi Shala, anëtar

Vataj e Muja, koordinohen për ngritjen e shtatores së Ukshin Hotit

0

Rektori Vataj dhe kryetari Muja koordinohen rreth ngritjes së shtatores së atdhetarit dhe intelektualit Ukshin Hotit në kampus dhe bartjen e pronave në emër të UPZ-së

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Ramë Vataj, i shoqëruar edhe nga Prorektori për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë, Kadri Kryeziu, të enjten kanë vizituar komunën e Prizrenit, ku janë takuar me Kryetarin Ramadan Muja dhe Drejtorinë e Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Nijazi Kryeziu.

Teme bosht e takimit ishte ndërtimi i shtatores së intelektualit dhe atdhetarit Ukshin Hoti në kampusin e UPZ-së dhe përmbyllja e procesit të bartjes në emër të UPZ-së të pronave që janë në kampusin aktual.

Rektori Vataj theksoi se për të realizuar iniciativën për ndërtimin e shtatores së Ukshin Hotit, ekziston vullneti dhe dëshira e tij dhe e gjithë organeve drejtuese të UPZ-së, mirëpo në mungesë të mjeteve të mjaftueshme vetanake, i duhet bashkëpunim dhe mbështetje nga Kuvendi Komunal i Prizrenit dhe bëri të ditur se edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është zotuar se do të ndajë një shumë të caktuar nga Kuvendi për këtë qëllim.

Rektori Vataj po ashtu theksoi se pasi që është arritur marrëveshje me MASHT dhe UP-në, është mirë që në koordinim me Kuvendin Komunal të Prizrenit, Kryetarin e Komunës dhe Drejtorinë e Urbanizmit të përmbyllin procesin e bartjes së pronave në kampus në emër të UPZ-së.

Nga ana tjetër Kryetari Muja dhe Drejtori Kryeziu shprehën e gatishmërinë e pa rezervë, se ashtu siç e kanë mbështetur deri me tani UPZ-në, të mbështesin ndërtimin e shtatores dhe përmbylljen e procesit të bartjes së pronave në emër të UPZ-së.

Mbet që të shikohen mundësitë buxhetore të Komunës dhe të Kuvendit të Kosovës dhe në të ardhmen e afërt të arrihet një memorandum bashkëpunimi mes këtyre tri institucioneve me qëllim që sa më parë të ngritët shtatorja e intelektualit dhe atdhetarit Ukshin Hoti emrin e të cilit e mban UPZ. /PrizrenPress.com/

Mësuesja Kimete Dida merr çmimin “Shaban Jashari”

0

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami ka ndarë sot çmimin vjetor “Shaban Jashari” për mësimdhënësin e dalluar të vitit, i cili këtë vit i është ndarë Kimete Didës, mësuese në shkollën fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë.

Ky çmim është ndarë për performancën pozitive të mësimdhënësit model, komunikimit të dalluar me nxënës, prindër dhe rezultate të mira.

Gjithashtu, ministri ndau mirënjohje edhe për mësimdhënës të tjerë të dalluar, nga një mësimdhënës për secilën komunë.

Këto mirënjohje u ndanë në ceremoninë solemne të organizuar me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, nga ku ministri Bajrami uroi mësimdhënësit në gjithë Kosovën për këtë ditë të veçantë

Ministri Bajrami, me këtë rast tha se, përveç ngjarjeve të shumta të lavdishme të marsit, në këtë muaj kujtojmë edhe rolin që kanë pasur mësuesit gjatë historisë.

“Kujtojmë Shaban Jasharin si një atdhetar, një veteran të arsimit, i cili diti të luajë rolin e një mësimdhënësi dhe po ashtu të edukojë një familje të tërë në frymën e atdhedashurisë, rezistencës dhe lirisë, dhe dha një provim historik se cili është roli i mësimdhënësit në momente të vështira kombëtare”, tha ministri Bajrami dhe theksoi se jo rastësisht ky çmim mban emrin e Shaban Jasharit.

Ministri Bajrami kujtoi edhe kohën kur mësimdhënësit kanë punuar në kushte shumë të vështira dhe bashkë me popullin mbajtën të gjallë shkollën shqipe, por edhe idenë e lirisë, sidomos në vitet 90/99. “Të gjithë jemi krenarë për atë periudhë, por edhe jemi të obliguar të njohim atë punë, të njohim rolin e mësimdhënësve”.

Sa jemi krenar për rolin që kemi pasur si mësimdhënës, theksoi ministri Bajrami, aq jemi të vetëdijshëm për rolin që duhet ta kemi sot, sepse të qenit mësimdhënës është një profesion krenar dhe jemi shumë të lumtur që është një nga profesionet më të kërkuara në tregun e punës.

Duke e vlerësuar lartë figurën e mësimdhënësit dhe rolin që ka për reformat në arsim, ministri Bajrami theksoi se Kosova është vendi me numrin më të madh të të rinjve, të cilët meritojnë arsim cilësor.

“Instrumenti më i mirë për ta ngritur cilësinë në arsim janë mësimdhënësit e përgatitur”, tha ai, ndërsa u shpreh i bindur se së bashku mundemi që Kosovës t’ia krijojmë një sistem të avancuar të edukimit.

Mësuesja, e cila mori çmimin “Shaban Jashari”, Kimete Dida, u shpreh mirënjohëse për këtë çmim, për të cilin tha se i jep fuqi për të vazhduar edhe më tutje me përkushtim në misionin e shenjtë të edukimit të brezit të ri.

“Ne arsimtarët duhet të jemi koshient për rolin që kemi në transformimin e shoqërisë sonë duke punuar me nxënësit tanë në zbatimin e parimeve etike, humaniste, të sinqeritetit, ndershmërisë dhe sjelljes e kulturës, që janë bazë për të ndërtuar një shoqëri të drejtë dhe prosperuese”, tha ajo. /Telegrafi/

Dosja hetimore për “trafikim organesh”

0

Një hetim për dyshimet për trafikim organesh është kryer gjatë viteve 2002-2003. Hetuesit e Tribunalit të Hagës kishin intervistuar tetë dëshmitarë.

Shtatë ishin pjesëtarë të UÇK-së dhe një viktimë. Ata pretendojnë se kanë transportuar viktimat për në Shqipëri me pretendimin se kishin udhëzime të qarta për të mos i rrahur.

Dëshmitarët u thanë hetuesve të Tribunalit të Hagës se kanë qenë pjesë e “një grupi” që ka vepruar deri kah fundi i vitit 2000.

Dëshmitë janë përmbledhur ne një raport hetimor sekret që Tribunali ia ka dorëzuar Task Forcës për Hetimin e pretendimeve të raportit të Këshillit të Evropës. Asokohe nuk kishte prova të bollshme për ngritjen e një aktakuze.

Insajderi ka një kopje të raportit hetimor.

Ky hetim kishte nisur pas një letre që Tribunali i Hagës kishte marrë nga gazetari amerikan, Michael Montgomery. Ai kishte intervistuar një dëshmitar, por nuk kishte boll material për të shkruar “për trafikim organesh”.

Ai iu drejtua Hagës me një letër.

Nuk kishte vonuar dhe hetuesit kishin zbritur në terren për të kryer hetime. Thonë se morën dëshmi të tetë “protagonistëve”, të cilët i koduan me numra.

Raporti përmbledh dëshmitë e tyre të përputhshme për krime lufte. Është i nënshkruar nga Eamon Smytin, shef i Misioneve në Shkup dhe Prishtinë. I është dërguar

Patrick Lopez Terres – shef i hetimeve me vërejtjen “kujdes mos t’u bije gazetarëve në dorë”.

“Patrrck, pas vizitës së 23 dhjetorit, 2003, u takova dje në mbrëmje (29 tetor) me Paul Coffeyn, drejtor i Departamenti i Drejtësisë në UNMIK. Ju lutem këtu i keni të mbyllura”, thuhet në raportin që mbanë datën 3 nëntor 2003 të nënshkruar nga Terrez Lopez dhe të vulosur me vulën e Tribunalit të Hagës.

Dëshmitari i parë i identifikuar si “burimi i parë” pretendon se ka marrë drejtpërdrejt pjesë në transportimin e pengjeve nga Kosova në Shqipërinë veriore dhe qendrore.

Ai është shqiptar nga Kosova jugperëndimore. Kishte shërbyer në luftë si shofer dhe luftëtar i profilit të ulët në UÇK-së.

Burimi dytë pretendon se kishte marrë drejtpërdrejt pjesë në transportimin e pengjeve nga Kosova në Shqipërinë veriore dhe qendrore.

Është shqiptar nga Kosova veriperëndimore. Pretendon se i ishte bashkuar UÇK-së në vitin 1998. Pretendon se kishte qenë shofer dhe luftëtar i profilit të ulët.

Burimi tretë, po ashtu pretendon se ka marrë pjesë drejtpërdrejt në transportimin e pengjeve nga Kosova për në Shqipërinë veriore dhe qendrore.

Ka thënë se ka qenë oficer sigurie në komandën e Rajonit të Dukagjinit.

Burimi i katërt është një shqiptar etnik nga Mali i Zi. Ka shërbyer si shofer dhe luftëtar i profilit të ulët të UÇK-së.

Ai pretendon se kishte marrë pjesë drejtpërdrejt në varrosjen e serbëve në Kosovë dhe në transportimin e pengjeve nga Kosova në Shqipërinë veriore.

Burimi i pestë pretendon se ka njohuri të drejtpërdrejtë në transportimin e pengjeve nga Kosova në Shqipërinë Veriore dhe qendrore. Në raport thuhet se mbetet i paqartë roli i tij i drejtpërdrejtë.

Raporti thotë se ka qenë i ranguar në nivelin e mesëm të hierarkisë në logjistikën e UÇK-së. Ka lidhje të afërta me Ramush Haradinajn.

Burimi i gjashtë është një shqiptar nga Prizreni, që ishte akuzuar nga UÇK-ja për bashkëpunim me serbët. Ai ishte marrë peng bashkë me vëllanë e tij dhe ishte mbajtur peng në një fabrikë në Kukës. Vëllai i tij, Anton Bisaku është vrarë në Kukës.

Dëshmitari ishte liruar dhe ishte kthyer në Prizren pas luftës. Pretendon se ka parë pengje serbe që ishin mbajtur peng prej UÇK-së në Kukës.

Burimi shtatë pretendon se ka njohuri të drejtpërdrejtë për qendrat e mbajtjes në Shqipërinë Veriore. Është shqiptar nga Kosova, ushtar i profilit të ulët në UÇK.

Burimi i tetë pretendon se ka njohuri të tërthortë për transportimin e pengjeve nga Kosova në Shqipërinë veriore.

Ai ka shërbyer nën komandën e komandant Ekrem Rexhës i njohur si Drini.

Kjo letër shpjeguese e raportit është e nënshkruar nga Paul E. Cofie, drejtor i departamentit për drejtësi në UNMIK. /Insajderi.com

Bakalli e mbron, Zogaj kundër Gjebresë: Lakmia s’njeh kufij

0

Vazhdon të ndezë një debat të fortë në media një intervistë e realizuar nga prezantuesi Ardit Gjebrea me Marjan Rrokun, të dënuar për një krim të dyfishtë që ka tronditur opinionin publik.

Analisti Preç Zogaj, në një shkrim tek Panorama, del kundër Gjebresë, duke theksuar se lakmia nuk po njeh kufinj.

Zogaj thotë se i ka propozuar Gjebresë që të futet tek “E Diela Shqiptare” ndonjë gjë për poezinë, por prezantuesi i është përgjigjur: “Ahaa, kanë ndryshuar kohët. Njerëzit duan gjëra të tjera”.

“U ndamë me Arditin. Unë me pendimin e një pabesie të vogël që i kisha bërë poezisë, ai me ndriçimin e skupit që kishte kapur dhe sigurisht, me krenarinë e një mjeshtri të shikueshmërisë së lartë televizive”.

“Sindroma e audiencës me çdo çmim dha një shfaqje tronditëse këto ditë. Etja për shikueshmëri tregoi edhe njëherë se nuk sheh kallot ku shkel dhe plagët që hap. Lakmia ka sy flakërues, por nuk ka fe, nuk ka mëshirë. Si mund të ndalet, si mund të korrigjohet kjo mynxyrë? Duhet të besojmë kurdoherë në zgjimin dhe rizgjimin e ndërgjegjes profesionale të gazetarëve. Duhet të investojmë dhe të mbrojmë profesionin e gazetarit, duke erfuzuar pipizanët e shkrirjes dhe derdhjes së këtij profesioni të vështirë në ‘gazetarinë mbarëpopullore’,” shkruan Zogaj.

“Për ta thënë me një shembull simbolik: Shqipëria nuk mund ta lërë në mëshirën e shikueshmërisë veprën e Naim Frashërit”.

Por analisti Gilman Bakalli mendon ndryshe.

“Në rastin e Xhungës dhe Gjebresë nuk mund ta kuptoj zemëratën online. Varianti i dhënë nga analisti Andi Bushati në lidhje me arsyet e komenteve armiqësore në vijim të intervistës (Gjebrea, sipas Bushatit, nuk kishte respektuar raportin me të vërtetën tek ajo intervistë) nuk bind, sepse ngrihet mbi një premisë të gabuar: Premisën, sipas së cilës turmat para se të veprojnë gjykojnë me racionalitet të kthjellët e pastaj hidhen në sulm. Nuk besoj se është kështu! Nuk besoj se turmat rebelohen nga mungesa e së vërtetës së plotë e gjithëpërfshirëse,” shkruan Bakalli.

Vetëvendosje sërish rrokullis kamion me mallra serbe

0

Vetëvendosje përmes një postimi në Facebook ka treguar se ka rrokullis një kamion me mallra serbe si kundërpërgjigje për librat që s’janë lejuar të shkojnë në Preshevë për nxënësit shqiptarë në shkollat shqipe.

Ky është sqarimi i VV-së për rrokullisjen e kamionit:

Nuk i lejojnë librat tanë, nuk i pranojmë prodhimet e tyre.

Sot, aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! e përmbysën një kamion me produkte të Serbisë që shiten në Kosovë. Ky aksion është përgjigje ndaj aktit kriminal të Republikës së Serbisë, e cila dje i ktheu pas mbi 103.000 libra shqip, duke lënë pa shkollë nxënësit shqiptarë të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit.

16 vjet pas luftës, autorja e masakrave dhe e shkatërrimeve të mëdha në Kosovë, Republika e Serbisë, e kontrollon dhe e shfrytëzon Kosovën ekonomikisht me produktet e saj, pa e njohur atë. Në të njëjtën kohë, Republika e Serbisë vijon të shantazhojë përmes minoritetit serb në Kosovë, duke kërkuar të ndërtojë një shtet brenda shtetit me projektin e “Zajednicës”.

Këto aksione të Republikës së Serbisë nuk gjejnë përgjigje reciproke nga Republika e Kosovës, udhëheqja e korruptuar e të cilës e ka çuar Kosovën në përulje. Jo vetëm që nuk po mundet Qeveria e Kosovës të vendosë regjim reciprociteti tregtar me Serbinë, duke kontrolluar kufijtë e vet, por as nuk po mundet të kujdeset për fëmijët shqiptarë në Serbi, të cilëve nuk ka mbërritur t’ju sigurojë as librat shkollorë, edhe pse ka negociuar dhe vazhdon të negociojë me Qeverinë e Serbisë për vite me radhë.

Për këto arsye, aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! do të vazhdojnë aksionet e tilla deri sa Republika e Serbisë të pranojë reciprocitet me Republikën e Kosovës. Pabarazia dhe nënshtrimi janë të papranueshme. Ata nuk i lejojnë librat tanë, ne nuk do t’i pranojmë prodhimet e tyre.

Shërbimet sekrete: Ballkani, front i ri rreziku për Italinë

0

Në raportin vjetor të sherbimeve sekrete italiane flitet për fronte të reja kanosëse për Europën dhe vetë Italinë.

Sipas këtij raporti, portet e Ballkanit në muajt e ardhshëm mund të shndërrohen në nyjen lidhesë me Italinë për refugjatët.

Sigurisht, kur flitet për porte ballkanike, këtu bëjne pjesë edhe ato shqiptare, si portet më të afërta me vendin matanë Adriatikut.

Duke interpretuar këto raporte, Gianluca Di Feo i “La Repubblica” thotë se, Italia mund të përballet me një fluks të ngjashëm emigrantësh si ai i fillim-viteve ’90, por këtë herë mes personave që do të kalojnë Adriatikun me anije nuk do të ketë vetëm refugjatë apo njerëz që u ikin konflikteve.

“Mes tyre mund të infiltrohen terroristë që janë të gatshëm të ndërmarrin sulme në mbarë Europën, të ngjashme me ato të Parisit”, thotë ai.

Sipas mediave italiane, paralajmërimi i shërbimeve sekret është bërë pas vendimit të Maqedonisë për të mbyllur kufirin me Greqinë. Kjo lëvizje e Shkupit mund të orientojë mijëra refugjatët që ndodhen në Greqi drejt Shqipërisë, Malit të Zi e Kroacisë dhe pjesa më e madhe e tyre do të synojnë Italinë.