Shërbimet sekrete: Ballkani, front i ri rreziku për Italinë

Në raportin vjetor të sherbimeve sekrete italiane flitet për fronte të reja kanosëse për Europën dhe vetë Italinë.

Sipas këtij raporti, portet e Ballkanit në muajt e ardhshëm mund të shndërrohen në nyjen lidhesë me Italinë për refugjatët.

Sigurisht, kur flitet për porte ballkanike, këtu bëjne pjesë edhe ato shqiptare, si portet më të afërta me vendin matanë Adriatikut.

Duke interpretuar këto raporte, Gianluca Di Feo i “La Repubblica” thotë se, Italia mund të përballet me një fluks të ngjashëm emigrantësh si ai i fillim-viteve ’90, por këtë herë mes personave që do të kalojnë Adriatikun me anije nuk do të ketë vetëm refugjatë apo njerëz që u ikin konflikteve.

“Mes tyre mund të infiltrohen terroristë që janë të gatshëm të ndërmarrin sulme në mbarë Europën, të ngjashme me ato të Parisit”, thotë ai.

Sipas mediave italiane, paralajmërimi i shërbimeve sekret është bërë pas vendimit të Maqedonisë për të mbyllur kufirin me Greqinë. Kjo lëvizje e Shkupit mund të orientojë mijëra refugjatët që ndodhen në Greqi drejt Shqipërisë, Malit të Zi e Kroacisë dhe pjesa më e madhe e tyre do të synojnë Italinë.

Më Shumë

Prizreni prezanton potencialin ekonomik para bizneseve të diasporës në Zvicër

Drejtori i Administratës në Komunën e Prizrenit, Bexhat Bytyqi, po qëndron në Zvicër, ku po merr pjesë në Konferencën Ekonomike B2B në Lucern, të...

ZKA gjen varg shkeljesh në Prizren: Keqklasifikim milionash, kontrata pa para dhe nënvlerësim të pasurisë

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka lëshuar një opinion të kualifikuar për Pasqyrat Financiare Vjetore të Komunës së Prizrenit për vitin 2025. Raporti ka...

Lajmet e Fundit