Home Blog Page 6277

PDK-ja publikon listën e orëve të fshehura nga DKA-ja në Malishevë

0

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dega në Malishevë me anë të një komunikate për media thotë se tash e tri vite ka ngritur shqetësimin për gjendjen e arsimit në Malisheve. “Janë me shumë se 50 lëndë në gjykata duke shqyrtuar për shkeljet flagrante në fushën arsim në Komunën tonë”, thuhet në komunikatë.

‘Ne nuk do të ndalemi në detale kësaj radhe sepse mundemi t’i pengojme hetimet qe janë ne përfundim e sipër. Partia Demokratike e Kosovës dega në Malishevë kësaj radhe do te sjellë vetëm prova për këtë fillim viti shkollor, që dëshmojnë për shkeljet ligjore që ka bërë DKA-ja.

Ne i bëjmë thirrje të gjitha organeve kompetente për një inspektim të detalizuar në shkollat e poshtë shënuar. Ne konkursin e shpallur me datën 21.07.2016 për komunën e Malishevës vërehen shumë parregullsi.” njofton PDK.

“Ne ua përcjellim listën e shkeljeve qe janë bërë në shkollat fillore dhe te mesme ne Malisheve. Ne këtë liste janë paraqitur vetëm rastet e fshehjes se pozitave ne shumicën e shkollave:

1. SHFMU “Salih Bytyçi” Shkoze, nuk janë shpallur këto vende te punës: – Gjuhe angleze – Fizikë – Edukate fizike

2. SHFMU “Rifat Berisha” Berishe, – Gjuhe angleze – Matematike – Edukate muzikore – Programi fillor, për klasat 1, 2, 3, 4, 5

3. SHFMU “28 Nëntori” Kervasari – Teknologji (TIK)

4. SHFMU “Naim Frasheri” Banje – Programi fillor, dy pozita

5. SHFMU “Bajram Curri” Drenoc – Gjuhe angleze, 10 ore – Matematike 10 ore – Programi fillor, një pozite – Bibliotekisti është pranuar pa konkurs, vitin e kaluar, i pakualifikuar

6. SHFMU “Visar Krasniqi” Drenoc – Matematike – Programi fillor, tri pozita

7. SHFMU “Xheve Krasniqi” Drenoc – Programi fillor , 4 pozita

8. SHFMU “Ibrahim Mazreku” Malisheve – Programi fillor, nje pozite – Bibliotekist,

9. SHFMU “Gjergj Kastrioti” Llozicë – Gjuhe angleze, 24 ore – Muzike, 6 ore

10. SHFMU ” Ramadan Morina ” – Damanek – Muzikë 10 ore – Edukatë qytetare( Mësuesja e kualifikuar gjeografi ed. qytetare nuk ja japin orët e edukatës qytetare por i shpërndajnë për plotësim norme te të pakualifikuarve).

11. SHFMU ” Beqir Gashi” – Mleqan – Gjuhe angleze

12. SHFMU ” HIlmi Hoti” – Carrallukë – Programi parafillor nje pozitë 13. Gjimnazi “Hamdi Berisha” Malisheve – Gjeografi – Ne vazhdimësi do t’ju dërgojmë informata edhe për shkolla tjera.”, thuhet ne komunikate.

Hetohet drejtori i ri i Arsimit në Prizren (Dokument)

0

Drejtori i Arsimit në Prizren, Zehadin Shemsedini është duke u hetuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare për kohën sa ka qenë Ushtrues i Detyrës në Universitetin e Prizrent. Ai dyshohet se kundërligjshëm ka angazhuar djalin e tij, si asistent në këtë universitet.

Angazhimi i djalit të tij, ka ndodhur në vitin 2014.

Inspektorati i Arsimit në Prizren(SIA), rastin e ka lajmëruar në organet e drejtësisë.

Lënda e SIA-s, deri më tash nuk është trajtuar nga organet e drejtësisë.

Burimet e “PrizrenPress”-it bëjnë të ditur se kanë filluar hetimet ndaj drejtorit të sapozgjedhur të Arsimit në Prizren, Zehadin Shemsedini.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxhaa, ndërkaq nuk ka pranuar të flasë rreth kësaj cështjeje. Ai as nuk e ka mohuar, por as pohuar se janë duke u zhvilluar hetimet ndaj Shemsedinit.

“Kur ka diçka të re ju informojmë sic kemi bërë deri më tash për rastet e tjera”, tha shkurt Hoxha për “PrizrenPress”.

Në mars të vitit 2014-të në UPZ është pranuar djali i ish-Ushtruesit të Detyrës së Rektorit, Zehadin Shemsedini, pa i përmbushur kriteret profesionale.

Djali i Zahedinit, Afrim Shemsedini ishte angazhuar në lëndën e statistikës.

Ai, në atë kohë ka pranuar për media se është angazhuar në UPZ.

“Nuk besoj që ka pasur ndonjë ndikim baba në përzgjedhjen time. Ma merr mendja që nuk ka pas . Ata që kanë hap konkurs e dinë se a ka pasur ose jo”, pati deklaruar Afrimi.

Ndërkaq, Zehadin Shemsedini kishte pranuar se djali i tij është angazhuar si asistent në këtë universitet, por ka mohuar se ka ndikuar në përzgjedhjen e tij.

“Angazhimet i ka bërë Fakulteti Ekonomik, jo unë. Angazhimin e bën fakulteti, dekanati i fakultetit. Ndërsa unë i nënshkruaj kontratat për të gjithë dhe jo vetëm për atë. Angazhimin e bëjnë ata, ndërsa unë i nënshkruaj”, pati thënë ai.

Zehadin Shemsedini, muajin e kaluar, është emëruar drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Prizren. Emërimi i tij është bërë në kuadër të reformimit të Qeverisë së Ramadan Mujës./PrizrenPress.com/

foto

Në Rahovec arrestohet kosovari për një cigare me marihuanë

0

Një kosovar është arrestuar në Rahovec, në fshatin Bërnjak. Express raporton se ai u arrestua për fajin e vetëm: iu gjet një cigare me marihuanë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që gjatë kontrollit te i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një cigare e mbushur me substancë të dyshuar narkotike. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Vdes qytetari nga Rahoveci, bie në humnerë

0

Një person ka humbur jetën në Opterushë të Rahovecit pasi ka rënë në një humnerë me ekskavatorin me të cilin ishte duke punuar.

Një ngjarje tragjike ka ndodhur dje në fshatin Opterushë të Rahovecit, ku një person ka humbur jetën pasi ka rënë në një humnerë me ekskavatorin me të cilin ishte duke punuar.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40.

Në raportin e saj të përditshëm Policia njofton se viktima teksa ishte duke punuar nga pakujdesia ka humbur kontrollin mbi makinën punuese – bager dhe ka përfunduar në një humnerë jashtë rruge.

“I njëjti si pasojë ka pësuar lëndime vdekjeprurëse. Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor i cili ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.

Njësitë policore janë duke hetuar rastin, të cilin po e trajtojnë si vdekje aksidentale.

FOTOGRAFIA: ILUSTRIM

Arrestohen dhjetë persona për demtim të pronës në Prizren

0

Në rrugën “Wesley Clark” në Prizren, mbrëmë rreth orës 21 e 10 minuta një grup qytetarësh prej 8-10 veta kanë dëmtuar pengesat e betonit nëpër trotuare të vendosura nga Kuvendi Komunal, thuhet në raportin e Policisë, shkruan PrizrenPress.

Me tej, në raport thuhet se të njëjtit janë shoqëruar në polici dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/

Kanoset një zyrtar për komunitete në Prizren

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prizren është arrestuar një mashkull i nacionalitetit rom, pasi që i njëjti ka kanosur verbalisht një zyrtar Komunal për Komunitete, shkruan PrizrenPress.

Në njoftim të Policisë thuhet se me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Hyrje në Filozofinë e Matematikës

0

Veprat më të rëndësishme të shkruara në burg

“E cilësova burgun shumë aspekte mjaft të këndshëm. Nuk kisha angazhime, asnjë vendim të vështirë për të marrë, pa frikë nga ata që më kërkonin, dhe asnjë ndërprerje në punën time”. (Nga autobiografia e Bertrand Rasëll). Bertrand Rasëll qe një pacifist gjatë gjithë jetës, dhe hyri në burg si një kundërshtues i ndërgjegjshëm i Luftës së Parë Botërore.

Ai e kaloi shumicën e dënimit të tij 6-mujor duke shkruar lirbin “Hyrje në Filozofinë e  Matematikës”, një libër që bazohet mbi idetë e paraqitura në veprën e tij tre-vëllimëshe “Principia Mathematica” (bashkë-shkruar me Alfred Nort Uajthed),  ku argumentonte se matematika dhe logjika ishin bërë aq të ndërthurura sa që “ato dallojnë si djali me burrin:logjika është rinia e matematikës dhe matematika është mosha e pjekur e logjikës”.

Rasëlli mbahet mend si një prej intelektualëve më të shquar të shekullit të XX-të dhe fitoi çmimin Nobel për Letërsi në vitin 1950 “si vlerësim për shkrimet e tij të ndryshme dhe të rëndësishme, në të cilën ai ngre lart idealet humaniste dhe lirinë e mendimit”. /bota.al

Chloë harron Brooklyn

0

U njohën me njëri-tjetrin që në vitin 2012, por vetëm këtë verë “zyrtarizuan” romancën e tyre dhe me përfundimin e stinës së nxehtë, edhe fundin e kësaj romance.

Brooklyn Beckham dhe aktorja amerikane Chloë Moretz nuk janë më bashkë. Mediat rozë në Shtetet e Bashkuara dhe në Britaninë e Madhe shkruajnë se djali i David dhe Victoria Beckham e la Chloë sepse “ishte shumë e ngjitur”.

“Ankohej gjithmonë kur Brooklyn duhej të udhëtonte nga Los Anxhelesi drejt Londrës”, citohet një burim pranë familjes Beckham nga tabloidi britanik “The Sun”.

Zërat nuk janë konfirmuar, por as mohuar nga asnjëra palë, megjithatë një sinjal të tërthortë dhe të fortë se dy të rinjtë nuk janë më bashkë e dha vetë aktorja.

19-vjeçarja shoqërohej vetëm nga buzëqeshja e saj në tapetin e kuq në Festivalin e Filmit Deauville në Shtetet e Bashkuara.

Zaza mund të bëhet yll në Premierligë

0

Shefi West Hamit, David Sullivan mendon se Simone Zaza mund të bëhet një yll i madh në Premierligë.

Zaza gjatë kësaj javë iu bashkua klubit anglez nga Juventusi. Sullivan thotë se ka qenë një ditë e madhe për klubin e tij kur Zaza firmosi për West Hamin.

“Ka qenë ditë e madhe për klubin kur nënshkruam me Simone Zazan nga Juventusi”, ka thënë Sullivan.

“Zaza mund të bëhet një nga yjet më të mëdhenj në Premierligë. Ne i kemi parë cilësitë e tij, kur ai erdhi dhe shënoi gol në stadiumin e Londrës disa javë më parë”.

“Ai është i aftë dhe i gatshëm për të luajtur. Ne presim që ai të udhëheq sulmin kundër Watford”, ka theksuar Sullivan.

Selim Krasniqi: Ja kush e shiti gjakun e dëshmorëve

0

Kryetari i Organizatës së Veteranëve në Prizren, Selim Krasniqi, duke folur për “Kosova Sot” ankohet në veprimet e pasluftës të disa bashkëluftëtarëve.

“Ata u bënë matrapazë dhe e shitën luftën, e shitën gjakun e shokëve tanë”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka ankesa në nivelin qendror se nuk ka bërë asgjë për të pagjeturit.

“Në Jeshkovë, nëntë janë varrosur, kurse 11 janë të pagjetur dhe deri në tani,18 vjet pas lufte asgjë nuk dihet për fatin e tyre. Por, populli u ka dhënë përgjigje të qartë e të saktë atyre politikave. Nuk ishte dorëzuar në vitet e 1980-ta dhe as në vitet e luftës. Nuk dorëzohet as tash. Nuk do të dorëzohen kurrë. Populli i Kosovës di të vlerësojë saktësisht të mirën e të keqen. Di të orientojë fuqitë e veta për të mbrojtur e për të zhvilluar Kosovën. Për të siguruar që askush nuk mund të luajë me fatin e popullit, me fatin e Kosovës”, shprehet ai.