Home Blog Page 6276

Në disa shtete nuk ka vend për këta yje

0

Zakonisht, është e nevojshme të bësh diçka të tmerrshme në mënyrë që të ndalohet të shkosh diku sërish. Mirëpo, disa yje me arsye apo jo janë gjetur në listën e zezë të disa shteteve dhe pse ka ndodhur kjo, do ta kuptoni më poshtë në tekst. Mbulesa e albumit të ri të Justin Bieber, “Purpose”, i cili vërtet është i pasur me shumë hite, por në disa shtete është diskutabil. Në të vërtetë, Justin pa bluzë është përfundimisht non-grata kur bëhet fjalë për Indonezinë dhe Kinën. Kur në publik kishte dalë xhirimi i Zayn dhe Louis nga grupi “One Direction” duke konsumuar marihuanë, e tërë bota ishte ngritur në këmbë. Kjo ka ndodhur edhe në Filipine, ku është bërë edhe kjo video.

Më këta djem nuk janë të mirëseardhur në këtë vend. Mbretëresha e skandaleve Katy Perry është e njohur si për muzikë, ashtu edhe për sjellje ekstravagante, mirëpo në Kinë gjëra të tilla nuk janë të lejueshme dhe janë konsideruar si vulgare dhe Katy nuk është më e mirëseardhur në këtë vend. Videospoti i këngës së këngëtares kontroverse Rihanna “S&M” është e ndaluar hiç më pak se 11 shtete, ku në disa prej tyre nuk mund të shkojë as vetë bukuroshja. Chris Brown gjithsesi se i ka vuajtur pasojat pas daljes në publik të lajmit se ai e ka rrahur rëndë të dashurën e atëhershme Rihanna dhe njëra prej pasojave është edhe ndalesa e hyrjes në Australi.

Shteti i Malejzisë nuk është aq adhurues i këngëtares Beyonce Knowles, për shkak të “promovimit të vlerave perëndimore”, pa marrë parasysh se çfarë nënkupton kjo. Kina e ka edhe një këngëtar si halë në sy, ndërsa bëhet fjalë për reperin Jay Z. Natyrisht, tekstet e tij janë tepër vulgare për popullatën kineze. Të gjithë rishtazi tronditen kur Lady Gaga bën diçka apo thjesht kur paraqitet në publik, pasi veshjet e saj janë më se bizare. Për kinezët Lady, sikurse Jay Z-i, është tepër vulgare. A e keni parë videoklipin e këngës së Akonit “Sexy Chick”? Në Sri Lanka e kanë dëgjuar dhe atje e kanë ndaluar.

‘Instagram’-i censuron vithet e Emily-t

0

Në atë foto Emily është e kthyer me shpinë drejt kamerës, ndërsa në plan të parë janë vithet e saj superseksi. Për fat të keq, kjo foto dikujt ia kishte vrarë syrin dhe e ka raportuar si tepër eksplicite

Emily Ratajkowski çdo ditë në rrjetet sociale poston fotografi nga ishulli grek Santorini, mirëpo nganjëherë ato dinë të jenë tepër të nxehta dhe provokuese. Manekinia 25-vjeçare po kënaqet me pushimet e saj në Greqi, ndërsa përjetimet e saj ajo rregullisht i ndan me miliona adhuruesit e saj në rrjetet sociale. Mirëpo, në plan të parë janë format e saj trupore, të cilat edhe kanë bërë të famshme, mirëpo fotoja më bindëse nga të gjithë të tjerat është zhdukur pa gjurmë nga rrjeti social “Instagram”.

Në atë foto Emily është e kthyer me shpinë drejt kamerës, ndërsa në plan të parë janë vithet e saj superseksi. Për fat të keq, kjo foto dikujt ia kishte vrarë syrin dhe e ka raportuar si tepër eksplicite për të qenë në Instagram, prandaj shefat e këtij rrjeti kanë vendosur që ta censurojnë, prandaj edhe e kanë larguar. “Për disa kjo ishte tepër eksplicite, prandaj edhe e kanë paraqitur si ofenduese. Dhe në fund është vendosur që ajo të hiqet krejtësisht nga ‘Instagrami’”, ka deklaruar një burim.

Sido që të jetë, kjo nuk e ka dëshpëruar zeshkanen atraktive, por ka vazhduar të postojë foto tjera provokuese, duke nxjerrë në plan të parë sërish vithet e saj. Momentalisht, ajo ka mbi 4 milionë përkrahës në “Instagram”.

Ozil kërkon fanellën me numër 10

0

Mesfuhsori i Arsenalit, Mesut Ozil dëshiron që të marr fanellën me numër 10, që deri më tani e ka bartur Jack Wilshere, i cili u huazua te skuadra e Bournemouthi.

Ylli gjerman e ka bartur numrin 11 që kur ishte transferuar në Arsenal nga Real Madridi në vitin 2013.

Ai është shprehur se numri ka një rëndësi të madhe për të, pasi 10-shin e kanë bartur shumë legjenda të futbollit.

“Për mua numri ka një rëndësi të madhe. 10-shi është numri favoritë i imi pasi atë e kanë bartur legjendat e futbollit si Zinedine Zidane, Diego Maradona dhe Pele, dhe për këtë jam i lumtur”, ka thënë ai për Daily Express.

A ka fakultet Shyhrete Behluli?

0

Shyhrete Behluli është një këngëtare shumë e njohur.

Shyhrete Behluli është njëra nga këngëtaret më të mëdha të muzikës popullore. Si ndihmëtar në hapat e para karrieristike pat babain e saj, Xhemal Behluli, i cili qe kultivues i mirëfilltë i këngës popullore e folklorike, shkruan “Kosovarja”.

U lind në fshatin Mushtisht të Therandës, ku kreu shkollimin fillor, të mesmen e kreu në Prizren, ndërsa Fakultetin Filologjik në Prishtinë.

Pra, Shyhrete Behluli është femër e shkolluar.

Familja e saj ka patur një traditë muzikore, jo publike. Ajo këngës ju përkushtua me të gjitha forcat e saj, dhe kurrë s’është ndarë nga ajo. Kënga u bë pjesë e jetës e saj, ajo e shoqëroi nëpër shtigjet e jetës, ajo i solli gëzime dhe nganjëherë edhe dëshpërime.

Shyhretja paraqitjen e parë skenike e realizoi në vitin 1974, me këngën “Cuca e maleve” ku profesori i muzikës e përcillte me çifteli e ajo këndonte, shkruan “Kosovarja”.

Ronaldo mesazh tifozëve të Realit (Foto)

0

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo është duke punuar pa ndërprerë për ta rikuperuar lëndimin, të cilin e kishte pësuar në finalen e Euro 2016 mes Portugalisë dhe Francës

Ronaldo ka publikuar në Instagram një foto duke stërvitur në palestër, derisa ka shkruar: “I lumtur me punën time, ende duke u përmirësuar”.

Ylli i Real Madridit pritet t’i rikthehet fushës me 10 shtator, në ndeshjen e xhiros së tretë të La Ligas, ndaj Osasunës.

View this post on Instagram

Happy for my work still improving???

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano) on

Gjurmë të poezisë indoeuropiane në emra ilirë

0

Ilirët janë një nga popujt indoeuropianë të Europës që në lashtësi zinin tërë Ballkanin perëndimor, nga lumi Sava e Danub në veri, deri në gjirin e Artës në jug, duke pasur si kufi natyror në lindje lumenjtë Morava dhe Vardar. Idoeuropianët ishin një popull i lashtë për të cilët gjëja më e sigurt që dimë është se ata flisnin një gjuhë të vetme, sot e rikonstruktuar në mënyrë të kënaqshme jo vetëm në leksikun (sot kemi një fjalor shumë të madh të proto-indoeuropianishtes), por dhe në gramatikën e saj. Teoria më e pranuar e vendbanimit të tyre i vendos ata në një rajon diku midis detit Kaspik, Uraleve dhe lumenjve Vollga e Don, në një territor që nuk i kalonte 1 milion kilometrat katrorë sepse një popullsi në një territor më të gjerë nuk mund të kishte një gjuhë të vetme. Duke u mbështetur në poezinë e lashtë indiane, iraniane dhe greke, pranohet përgjithësisht se populli indoeuropian krijoi nje art poetik. Paraardhësit e ilirëve, ashtu si ata të grekëve, trakëve, dakëve, latinëve, etj., në rrugën e mërgimit të tyre shumëshekullor drejt Ballkanit kanë marrë me vete edhe trashëgiminë gojore indoeuropiane. Tekstet e poezisë popullore të ilirëve mund të mos gjënden ndonjëherë, ndaj mbi karakterin e asaj poezije sot për sot, mund të mësohet diçka vetëm tërthorazi, nga fosilet ose ngurosjet poetike të emrave të përbërë ilirë, që dalin në burimet e lashta, e që pjesërisht ruhen dhe ndër shqiptarët e sotëm.

Gjuha poetike e trashëguar indoeuropiane ka lënë gjurmë të pashlyeshme në emrat vetiakë ilirë, ashtu siç ka lënë në emrat vetiakë të shumë popujve indoeuropianë, duke përfshirë indianët, persianët, grekët, keltët e gjermanikët1. Siç vë në dukje gjuhëtari kroat, Radoslav Kati?i?: “Emrat e lashtë ilirë të përbërë që gjejmë në tekstet greke dhe latine nuk janë gjë tjetër veçse mbetje të copëzuara të teksteve poetike, copëza të vogla të gjuhës së një poezije heroike”2.

Disa shëmbuj të emrave vetiakë të përbërë ilirë, të konsideruar si relikte të gjuhës poetike indoeuropiane janë Vescleves, Skerdilaidas, Teutmeitis, Magaplinus, Mocolica, Nomeditus, Tritanerus, etj.

Siç pohojnë njëzëri gjuhëtarët, emri ilir Vescleves, bashkë me emrin e lashtë indian Vasusravas (“lavdimadh”) dhe me emrin grek Eukles (E?????) “i famshëm, i lavdishëm”, rrjedhin nga një burim i përbashkët. Edhe një emër i ngjashëm kelt (helvetian) Verucloetius ‘famëmadh’ ka ndajgjegjësin e tij në emrin grek Eurykles (????????) dhe në indishten e lashtë emrin Ura?ravas. Besohet se të gjithë këta emra kanë dalë nga një formulë poetike origjinale indo-europiane e 5 mijë vjetëve të shkuara, që është rikonstruktuar nga gjuhëtarët në formën *klewos ?òdhwhitom “me famë të pafundme”3.

Gjuhëtari i mirënjohur gjerman, Hans Krahe ka argumentuar se emri ilir Vescleves është një emër i përbërë, që ka dalë nga dy rrënjë protoindoeuropiane *w?su ‘i mirë’ dhe *kleves ‘ lavdi’. Përbërësin e dytë -cleves (kleves) të emrit ilir Vescleves e gjejmë të ruajtur në foljen e sotme shqip quaj që ka dalë nga një kluoj ‘quaj’, e cila është ruajtur deri në ditët tona në dialektin çam e në dialektet e ngulimeve arbëreshe në Greqi e Itali. Forma e rindërtuar më e lashtë shqipe është *kluue?- ‘quaj’4, e trashëguar nga rrënja protoindoeuropiane *?lewos ‘lavdi, ‘famë, emër’. Nga i njëjti burim ka dalë dhe indishtja e vjetër (sakskritishtja) ?rávas, avestania sravah, greqishtja klu? (????-) ‘dëgjoj’, latinishtja clueo? ‘quaj, i jap emër’, irlandishtja e vjetër klu (clú) dhe sllavishtja slovo ‘lavdi’.

Prejardhja e përbashkët e këtyre emrave të katër popujve të ndryshëm indoeuropianë i ka shpënë gjuhëtarët e historianët në përfundimin se ky emër, në të katër variantet e përmëndura, është pjesë e një formule të gjuhës poetike të këngëve indoevropiane të heronjve.

Një emër tjetër ilir i po kësaj trashëgimije poetike indo-europiane është Teutmeitis, që është përkthyer “i dashur i popullit”5. Në përbërësin e parë të emrave ilirë Magaplinus dhe Magaplina Cimochowski ka gjetur formën e hershme të mbiemrit shqip (i, e) madh < *magis6, dalw nga njw PIE *mé?has kurse përbërësi i dytë mund të tregojë forcën duke i dhënë emrit të përbërë kuptimin ‘me forcë të madhe, shumë i fuqishëm”.

Emrat dy-pjesësh ilirë të tipit Vescleves, Magaplinus, etj., kanë kaluar nga frazeologjia poetike edhe në gjuhën e kultit të ilirëve, siç shihet në mbiquajtjet at/baba, që u viheshin emrave të perëndive kryesore të panteoneve të popujve indoeuropianë. Leksikografi grek Hesik në shekullin VI të erës sonë na njofton se fisi malor i timpejve në verilindje të Epirit adhuronte një perëndi që leksikografi e përkufizonte si Zeusin e atij fisi (?????????? – ???? ???? ?????????)7. Këtë perëndi timpejtë e quanin Deipaturos (????????o?). Ky është një emër i përbërë, ku elementi i parë, Dei, eshtë emri i trashëguar ilir i kreut të perëndive indoeuropiane që del edhe te grekët si Zeus, te latinët si Deus/*Djow (nga i cili doli Jove), në indianët Diaus, në gjermanishten e vjetër të lashtë Ziu, në anglishten e vjetër – Tiw, etj. Elementi i dytë, paturos në ilirisht donte të thoshte at (baba). Këtë emër, paturos, ilirët e përdorën si mbiquajtje të perëndisë së tyre kryesore, Dei, ashtu siç bënë edhe popuj të tjerë indoeuropianë. Kështu, krahas Dei paturosit ilir, kishte dhe një Diaus pitar indian, një Zeus pater (??? ?????) grek dhe një Iuppiter latin.

Nga po kjo trashëgimi poetike indoeuropiane vjen dhe emri vetiak ilir Teutmeitis në Dalmaci, që është përkthyer “i dashur i popullit”8, ku përbërësi i parë Teut- tregon fisin (popullin) kurse përbërësi i dytë është ruajtur në shqipen e sotme në fjalën mag “i vogli i lepurit, dhe ndonjë kafshe tjetër”9, që ka dalë nga një fjalë protoindoeuropiane (PIE) *maghu-‘djalë i pamartuar’. Nga po kjo rrënjë ka dalë protogjermanikja *magats “vajzë e pamartuar, virgjëreshë” dhe anglishtja maiden “vajzë e pamartuar”. Një formë akoma më e afërt me këtë emër vetiak ilir gjëndet në letonishten tautu meitas “vajzë e huaj”, e prejardhur nga PIE *m?y-“e butë, delikate, e dashur”.

Ndër dalmatët ka qenë i përhapur emri Skenobardus, që mund të lidhet me fjalët ilire *skeno-‘shkëlqen’ dhe *barda– mjekër, (nga PIE *bhardha), me kuptimin “ai që i shkëlqen mjekra”. I këtij tipi mbiemëror duket edhe emri Skeno-kalus (Scenocalo Batonis), që del në një mbishkrim të gjetur në territorin e desitiatëve (në Bosnjën e sotme). Një gjurmë të kësaj tradite të këngës heroike indoeuropiane në shtresën më të vjetër të emrave të ilirë, dallojmë edhe në emrin e princit ilir Skerdilaidas (Skerdilaedus), që ka të gjarë të ketë kuptimin “prijës i popullit, prijës i ushtrisë”10. Këtu duhet përmendur edhe emri i përveçëm Teutiaplos, që sipas H. Krahes11 do të thotë “ai që ka forcën te populli”, ashtu si dhe emri grek Demostenes (??µo??????). Emri i përbërë Hostidux do të thotë “prijes i miqve, mikpritës”, emri liburn Nomeditus do të thotë t’i vësh emrin, kurse Tritanerus – njeriu i tretë (krahaso *ner-us me fjalën shqipen njeri).

Emra të tjerë të përbërë të një shtrese më të vonë në këtë zonë, që në pjesën e parë përmbajnë një numëror ose një parafjalë, janë Triteuta, Etleva, Ettritus dhe Epicadus.

Emrat dy-pjesësh ilire të tipit Vescleves etj. kanë kaluar nga frazeologjia poetike edhe në gjuhën e kultit, siç shihet në mbiquajtjet at/baba, që u viheshin emrave të perëndive kryesore të panteoneve të popujve indoeuropianë. Mbreti i perëndive ilire, sipas leksikografit grek të shekullit VI, Hesikut, ishte Deipaturos, që ai thotë se adhurohej ende në zonën e thellë malore në verilindje të Epirit, në krahinën e timphejve. Në shprehjen e Hesikut, Deipaturos ishte “Zeusi i timphejve”. Siç, shihet edhe ky është një emër i përbërë ku perëndisë ilire Dei i është përngjitur fjala ilire paturos, që donte të thoshte at. Përngjitja e emrit paturos (at) emrit të kreut të perëndive është karakteristike edhe për panteonin grek ku flitet për një Zeus pater (??? ?????) grek, për panteonin latin me Iuppiter, dhe për panteonin indian ku flitet për Diaus pitar.Këta emra të përbërë ilirë, që na sjellin jehonën e largët 5-mijë vjeçare të poezisë heroike indoeuropiane, na shërbejnë edhe si dritare në parahistorinë e thellë të popujve indoeuropianë.

Referimet

Schmitt, R. (1968). Dichtung und Dichtungsprache der indogermanischen Zeit. Wiesbaden; Indogermanische Dichtersprache. Herausg. R. Schmitt. Wissenschaftliche Buchgesellschaft, Darmstadt.
Kati?i?, R. (1985). Sur la langue des Illyriens. Recherches Albanologiques 2, f. 24.
Mallory, J.P. and Adams, D.Q. (2006). The Oxford Introduction to Proto-Indo-European and the Proto-Indo-European Ëorld. OUP, Oxford, p. 118.
Demiraj B. The Albanian Inherited Lexikon, 1998-1999.
Kati?i?, R. (1985). Sur la langue des Illyriens. Recherches Albanologiques 2, 23-33.
Çabej, E. (2014). Studime Etimologjike në Fushë të Shqipes. Çabej, Tiranë, f. 267-268.
Hesychii Alexandrini Lexikon, Botimi I 1867, Red. M. Schmidt, Libraria Maukiana.
Kati?i?, R. (1985). Sur la langue des Illyriens. Recherches Albanologiques 2, 23-33.
Demiraj B. The Albanian Inherited Lexikon, 1998-1999.
Çabej, E. (1976). Studime Gjuhësore I. Rilindja, Prishtinë, f. 99.
Krahe, H. (1955). Die Sprache der Illyrier I. Wiesbaden, f. 60.

Thënie brilante të Nënës Terezë

0

Nënë Tereza, ka shumë për t’u mësuar njerëzve e sidomos kombit ku lindi, atij shqiptar.

Nuk pati shkruar kurrë mësime, por mësoi me shembuj konkrete, megjithatë, thëniet e saj njihen në të gjithë botën.

Ja disa prej tyre:

– Të duash do të thotë të bësh gjëra të vogla me dashuri të madhe.

– Ngaqë nuk mund ta shohim Krishtin, nuk mund ta shprehim dashurinë tonë për Të, por fqinjët i shohim gjithmonë, prandaj mund të bëjmë për ta çfarë do të donim ta bënim për Krishtin, nëse do ta shihnim.

– “Do të jem shenjte” do të thotë ta zhvesh vetveten nga çdo gjë që s’është e Zotit; t’i shkul nga zemra të gjitha gjërat e kësaj bote; të jetoj në varfëri dhe mënjanim; të heq dorë nga dëshirat, prirjet, tekat, idhujt e mi e ta bëj vetveten, me dëshirë, skllave të vullnetit të Zotit.

– Mos i prisni kryetarët. Bëjini gjërat vetë, njëri për tjetrin.

– Fjalët e mira mund të jenë të shkurtra dhe të lehta për t’u thënë, por jehona e tyre është vërtet pa fund.

– Nganjëherë, ne mendojmë se varfëri do të thotë vetëm të jesh i uritur, i zhveshur e pa shtëpi. Varfëria e të qenit i padëshiruar, i padashur, pa njeri që të kujdeset për ty, kjo është varfëria më e madhe. Ne duhet të fillojmë nga shtëpitë tona për t’i dhënë fund kësaj lloj varfërie.

– Vuajtja është dhuratë e madhe e Zotit.

– Të gjithë e provojmë në jetë dhimbjen, vetminë. Duhet të kemi guxim e t’i njohim kur vijnë. Të varfërit mund t’i keni edhe në familjen tuaj. Gjejini. Duajini.

– Duhet të flasim më pak. Një vend për t’u lutur nuk është vend për thashetheme.

– Në Perëndim ka vetmi, të cilën unë e quaj “gërbula e Perëndimit”. Në shumë mënyra, kjo është më keq se ajo e të varfërve tanë në Kalkutë.

– Të varfrit na japin shumë më tepër nga sa u japim ne atyre. Ata janë kaq të fortë, jetojnë çdo ditë pa ushqim e nuk mallkojnë kurrë, nuk ankohen. S’kemi nevojë të tregojmë mëshirë apo simpati për ta. Kemi kaq shumë për të mësuar prej tyre.

– Unë nuk lutem për sukses. Kërkoj plotësinë e fesë.

– Nëse i gjykoni njerëzit, nuk keni kohë t’i doni ata.

Papa Françesku sërish pret presidentin Thaçi në një audiencë private

0

Para fillimit të ceremonisë për shenjtërimin e Nënës Terezë, mësohet se Papa Françesku, i cili para pak muajve kishte pritur Thaçin, ai sot sërish pret atë në një audiencë private.

Burime tw Gazetës Express tregojnë se nuk dihet nëse pjesë e kësaj pritje private te Papa Françesku do të jenë edhe liderët tjerë shqiptarë.

Kjo është hera e dytë që Papa brenda një kohe të shkurtë e pret presidentin.

Qeverisë i ka skaduar legjitimiteti

0

Dështimi i ratifikimit të Demarkacionit nga Kuvendi i Kosovës është një tregues i kapitullimit të kësaj Qeverie. Kështu të paktën kanë vlerësuar analistët e fushës së politikës, të cilët kanë thënë se moskalimi i Demarkacionit dëshmon se pushtetarët jo vetëm që nuk i kanë qytetarët pas vetes, por për më keq, tashmë edhe zërat brenda vetë këtyre partive të koalicionit në pushtet janë kundër tyre. Prandaj, vazhdimi i kësaj qeverisjeje është vetëm një agoni për qytetarët dhe vendit i duhet një forcë e re politike, si një lëvizje kombëtare për ta shpëtuar Demokracinë dhe për ta kthyer dinjitetin e qytetarëve të vendit, si dhe besimin në një shtet demokratik e ligjor.

Analisti Shefqet Dibrani, në një prononcim për gazetën, “Kosova Sot”, ka thënë se kjo strukturë politike, PDK&LDK do të mbahet në mend si koalicioni më i keq që ka pasur ndonjëherë Kosova, ngase udhëheqësit politikë janë treguar të pamëshirshëm ndaj proceseve dhe reformave, për të cilat kishte nevojë Kosova. “Moskalimi i Demarkacionit është vetëm një sinjal për të shpresuar se ndoshta udhëheqësit partiakë do të reflektojnë nga vetja, nga anëtarësia, si dhe nga elektorati i tyre, gjersa në anën tjetër po të kishte moral ndonjëri nga politikanët e Kosovës dikush duhej të jepte dorëheqje për rastin e Demarkacionit sikurse që duhet dikush të pranojë fajësinë për moskalimin e këtij procesi, i cili lidhet ngushtë me karrierën politike dhe me fatin e tyre. Por, politikanët tanë nuk janë britanik për të pasur një grimcë dinjitet e një trohëz marre në fytyrën e tyre”, ka thënë ai, duke shtuar se qytetarët e Kosovës si asnjëherë më parë janë në amulli pasi edhe zërat kundërshtues brenda partive politike si dhe opozita janë të brishta dhe nuk janë aq të fuqishme për të ndikuar në rënien e Qeverisë.

Reformim rrënjësor nëpër parti Dibrani shprehet se sa më herët që të shkojë kjo Qeveri, aq më mirë do të bëhet për Kosovën. Më tej, Dibrani ka nënvizuar se si asnjëherë më parë brenda PDK-së dhe LDK-së ka pasur deputetë, të cilët i kanë thënë jo Demarkacionit e kjo, siç tha, jep shpresën se më në fund po kthjellen dhe zgjohen qytetarët dhe deputetët si zëri i popullit në vendimmarrje.

“Por, shtyrja e Demarkacionit nuk duhet ta hamend qytetarin dhe as opozitën, ngase ata duhet kundërshtuar deri në rënien përfundimtare të kësaj kaste politike, e cila është shumë e dëmshme për Kosovën. Ndërsa sa i përket mundësisë për krijimin e një force të re politike nuk shpreson se do të kishte sukses, por sa i përket asaj se a ka pasur mundësi për reforma të brendshme e substanciale nëpër partitë politike, kjo nuk do dyshim, pasi shumica e liderëve partiake, madje edhe kryetaret e degëve në rrethe janë të zgjedhur në mënyrë antidemokratike me votim të hapët dhe vetëm me një kandidat.

“Prandaj, duhet të insistohet për një reformim rrënjësor, ku fjala ndryshe dhe konkurrenca lejohet brenda në parti, kurse të gjithë funksionarët e dështuar duhet të largohen nga partia dhe të mos e përfaqësojnë partinë në cilësinë e deputetit. Po ashtu duhet të largohen nga listat zgjedhore të gjithë ata që kanë rënë në kundërshtim me ligjin apo që janë duke u hetuar sepse nuk përparohet vendi me njerëz që jetojnë nën frikën e arrestimit të mundshëm. Por, mundësitë e veprimit në këtë aspekt janë të mëdha vetëm se kërkohet forcë dhe vullnet për tu organizuar”, është shprehur Dibrani.

Harrison me bikini ekstrem, paparacët fokusohen te “zogu”

0

Ajo shijoi tre episode të sezonit të 13-të të emisionit TOWIE.

Por duket se George Harrison nuk ka hequr dorë nga përpjekjet e saj për t’u bërë e famshme pasi ajo u pa duke përsosur pozat e saj selfie në det gjatë një udhëtimi në Barcelonë.

E veshur me bikini ngjyrë gurë-kali, ish-ylli 22-vjeçare e reality show u duk mahnitëse.

Sytë shkojnë te pjesët e saj intime, për shkak të bikinit vërtet ekstrem…/Mapo.al