Ozil kërkon fanellën me numër 10

Mesfuhsori i Arsenalit, Mesut Ozil dëshiron që të marr fanellën me numër 10, që deri më tani e ka bartur Jack Wilshere, i cili u huazua te skuadra e Bournemouthi.

Ylli gjerman e ka bartur numrin 11 që kur ishte transferuar në Arsenal nga Real Madridi në vitin 2013.

Ai është shprehur se numri ka një rëndësi të madhe për të, pasi 10-shin e kanë bartur shumë legjenda të futbollit.

“Për mua numri ka një rëndësi të madhe. 10-shi është numri favoritë i imi pasi atë e kanë bartur legjendat e futbollit si Zinedine Zidane, Diego Maradona dhe Pele, dhe për këtë jam i lumtur”, ka thënë ai për Daily Express.

Më Shumë

Më 30 qershor, Totaj mban takimin e parë publik me qytetarët e Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të mbajë  takimin e parë publik me qytetarët për punën e tij dhe të ekzekutivit komunal...

MC Eagles nga Prizreni feston 20-vjetorin e themelimit

Klubi i motoristëve MC Eagles nga Prizreni ka shënuar 20-vjetorin e themelimit, duke mbledhur motoçiklistë dhe adhurues të motorëve në një atmosferë festive dhe...

Lajmet e Fundit