Në disa shtete nuk ka vend për këta yje

Zakonisht, është e nevojshme të bësh diçka të tmerrshme në mënyrë që të ndalohet të shkosh diku sërish. Mirëpo, disa yje me arsye apo jo janë gjetur në listën e zezë të disa shteteve dhe pse ka ndodhur kjo, do ta kuptoni më poshtë në tekst. Mbulesa e albumit të ri të Justin Bieber, “Purpose”, i cili vërtet është i pasur me shumë hite, por në disa shtete është diskutabil. Në të vërtetë, Justin pa bluzë është përfundimisht non-grata kur bëhet fjalë për Indonezinë dhe Kinën. Kur në publik kishte dalë xhirimi i Zayn dhe Louis nga grupi “One Direction” duke konsumuar marihuanë, e tërë bota ishte ngritur në këmbë. Kjo ka ndodhur edhe në Filipine, ku është bërë edhe kjo video.

Më këta djem nuk janë të mirëseardhur në këtë vend. Mbretëresha e skandaleve Katy Perry është e njohur si për muzikë, ashtu edhe për sjellje ekstravagante, mirëpo në Kinë gjëra të tilla nuk janë të lejueshme dhe janë konsideruar si vulgare dhe Katy nuk është më e mirëseardhur në këtë vend. Videospoti i këngës së këngëtares kontroverse Rihanna “S&M” është e ndaluar hiç më pak se 11 shtete, ku në disa prej tyre nuk mund të shkojë as vetë bukuroshja. Chris Brown gjithsesi se i ka vuajtur pasojat pas daljes në publik të lajmit se ai e ka rrahur rëndë të dashurën e atëhershme Rihanna dhe njëra prej pasojave është edhe ndalesa e hyrjes në Australi.

Shteti i Malejzisë nuk është aq adhurues i këngëtares Beyonce Knowles, për shkak të “promovimit të vlerave perëndimore”, pa marrë parasysh se çfarë nënkupton kjo. Kina e ka edhe një këngëtar si halë në sy, ndërsa bëhet fjalë për reperin Jay Z. Natyrisht, tekstet e tij janë tepër vulgare për popullatën kineze. Të gjithë rishtazi tronditen kur Lady Gaga bën diçka apo thjesht kur paraqitet në publik, pasi veshjet e saj janë më se bizare. Për kinezët Lady, sikurse Jay Z-i, është tepër vulgare. A e keni parë videoklipin e këngës së Akonit “Sexy Chick”? Në Sri Lanka e kanë dëgjuar dhe atje e kanë ndaluar.

Më Shumë

24 orë në Kosovë: Dy të vdekur në aksidente, dhjetëra të lënduar

Dy aksidente me fatalitet janë shënuar gjatë ditës së djeshme në vend, sipas statistikave të Policisë. Përveç tyre, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur edhe 35...

Gazetaria nuk është shërbim ndaj pushtetit, por përgjegjësi ndaj së vërtetës

Nga Musa Sabedini Në gjithë rrugëtimin tim profesional kam besuar se gazetaria nuk matet me afërsinë ndaj pushtetit, por me guximin për t’i kërkuar llogari...

Lajmet e Fundit