13.5 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026

Vdes qytetari nga Rahoveci, bie në humnerë

Një person ka humbur jetën në Opterushë të Rahovecit pasi ka rënë në një humnerë me ekskavatorin me të cilin ishte duke punuar.

Një ngjarje tragjike ka ndodhur dje në fshatin Opterushë të Rahovecit, ku një person ka humbur jetën pasi ka rënë në një humnerë me ekskavatorin me të cilin ishte duke punuar.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40.

Në raportin e saj të përditshëm Policia njofton se viktima teksa ishte duke punuar nga pakujdesia ka humbur kontrollin mbi makinën punuese – bager dhe ka përfunduar në një humnerë jashtë rruge.

“I njëjti si pasojë ka pësuar lëndime vdekjeprurëse. Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor i cili ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.

Njësitë policore janë duke hetuar rastin, të cilin po e trajtojnë si vdekje aksidentale.

FOTOGRAFIA: ILUSTRIM

Më Shumë

Vazhdon aksioni për largimin e mbeturinave inerte në Malishevë

Aksioni për largimin e mbeturinave inerte në territorin e Komunës së Malishevës po vazhdon edhe pas përfundimit të muajit të ambientit, duke u shtrirë...

Rahoveci fiton dramën ndaj Besa Famgas, merr epërsinë në gjysmëfinale të plejofit

Rahoveci ka shënuar fitore të madhe në ndeshjen e parë gjysmëfinale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll, duke mposhtur Besa Famgasin me...

Lajmet e Fundit