13.5 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026

Koalicioni, i pakoordinuar për demarkacionin

Moskoordinimi i partnerëve të koalicionit është arsyeja kryesore e tërheqjes së Demarkacionit nga votimi në Kuvend. Qeveritarët zotohen se Marrëveshja me Malin e Zi do të procedohet sa më shpejt në Kuvend, ndërsa opozita kërkon që kjo çështje të konsiderohet “e vdekur”.

Partnerët e mëdhenj të koalicionit, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk janë koordinuar me partnerin tjetër, Listën Serbe, për ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, prandaj serbët nuk kanë marrë pjesë në seancën kur është dashur të ratifikohet kjo Marrëveshje. Por, tani përfaqësuesit e Qeverisë thonë se në periudhën deri në riprocedimin e Demarkacionit në Kuvend do të zhvillojnë konsultime me subjektet politike dhe me deputetët për ta sqaruar këtë çështje.

Opozita kërkon nga Qeveria që të mos e riprocedojë më këtë Marrëveshje pas tërheqjes nga Kuvendi, më 1 shtator. Opozitarët thonë se nëse pushteti këmbëngul në ratifikimin e Marrëveshjes së 25 gushtit 2015, situata do të tensionohet.

Faton Abdullahu, këshilltar i kryeministrit të vendit, ka thënë se Demarkacioni do të procedohet tutje përsëri në Kuvend pa vonesë, por me krijimin e rrethanave optimale dhe të përshtatshme për këtë çështje.

“Kjo do të ndodhë pa prolongime të pajustifikueshme, për shumë arsye tashmë të njohura e një nga më të rëndësishmet është shënjimi i vijës kufitare ndërmjet shtetit tonë dhe Malit të Zi, me çka kështu vazhdojmë procesin e shtetndërtimit edhe në këtë formë, duke mos përjashtuar edhe normalizimin e raporteve me fqinjët, si dhe shfrytëzimin e mundësisë së mirë për heqjen vizave për qytetarët tanë”, ka deklaruar Abdullahu. /Zëri/

Më Shumë

Përkujtohet Ekrem Rexha – Drini

Në 26-vjetorin e ndarjes nga jeta të heroit të Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Ekrem Rexha, janë bërë homazhe te sheshi “Ekrem Rexha – Komandant...

Bashkimi humb Kenny Wooten para ndeshjes vendimtare ndaj Borës

Bashkimi ka marrë një lajm të rëndë para ndeshjes vendimtare të sezonit, pasi qendra amerikane Kenny Wooten ka pësuar një lëndim në dorën e...

Lajmet e Fundit