9 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026
Home Blog Page 6285

Letër nga Granit Xhaka

0

Granit Xhaka: Kosovës i uroj me zemër suksese. Taulanti me shqiponjën në çdo betejë deri sa te luajë futboll. Graniti do jetë një tifozi i pëjetshëm kuqezi.

Letra e plotë të Granitit

Me këtë letër dua të njoftoj të gjithë opinionin publik mbarë shqiptar, se karrierën time në vazhdim do ta vazhdoj edhe në të ardhmen për Zvicrën. Gjithashtu dua të sqaroj me këtë letër gjithë lexuesit se si kam ardhur deri në këtë vendimmarrje.

Mundësitë sipas anës ligjore:

Sipas një njoftimi zyrtar që FIFA ka shpërndarë, na njofton se kush ka luajtur në kampionatin Europian 2016 nuk ka më të drejtë të luajë për një kombëtare tjetër.

Federata e Futbollit të Kosovës dhe FIFA nuk kanë një marrveshje të qartë për kalimin e lojtarëve nga Zvicra te Kosova.

FIFA thotë qartë se kush ka luajtur në EURO 2016 nuk ka më të drejtë të ndërrojë ekipin përfaqësues.

Kosova është pranuar në FIFA disa javë para se të fillonte kampionati Europian dhe që atëherë ne duhet të ishim informuar, sepse ne këtë informacion si lojtarë nuk e kishim. Të tjerë drejtues e dinin edhe duhet të na kishin informonin.

Për këtë shkak tani është e pamundur të ndërrojmë kombëtaren edhe  ju garantoj se si FIFA ashtu edhe FFK nuk më kanë informuar për anën ligjore dhe rruga se si duhej të veprohej. FFK-s duhet të kishte kërkuar sqarim nga FIFA për këtë pikë menjëherë pasi u pranua në FIFA dhe UEFA..

Unë si Granit jam interesuar dhe kam angazhuar stafin tim që të punojë në këtë drejtim, nëse është e mundur të luaj me Kosovën apo jo. Nuk e kam bërë publike sepse kam dëshiruar më parë të informohem, pastaj të deklarohem për një vendim të tillë. Kam punuar me muaj të tërë për një gjë të tillë.

Disponoj gjithë dokumentet që datojnë me fillimin e qershorit që bashkëpunëtorët e mij të autorizuar nga unë kanë bërë gjithça që të bëhej realitet një gjë e tillë.

Nuk janë të vërteta ata që thonë disa drejtues të federatës dhe një pjese e medias.

Graniti nuk është nga ata që bën publike gjithça, por punon për gjithçka.

Kërkesë ime dhe angazhimi im ka qënë  gjithmone të bëheshin  gjitha proçedurat e duhura për të bërë të mundur që unë te luaja për Kosovën.

Nga unë si Granit

Nga ana ime personale dua të them edhe disa fjalë për tifozerinë shqiptare.

Vendimi për të luajtur edhe në të ardhmen me Zvicrën nuk është vendim kundër Kosovës, përkundrazi është një vendim pro Kosovës dhe njerzve të vendit tim.

Në Zvicër e më gjerë punojnë dhe jetojnë me mijra shqiptarë, ku  Zvicra dhe populli zviceran kanë bërë shumë për bashkëatdhetarët tanë që të jetojnë e të punojnë të barabartë.

Prezenca ime në vazhdim me Zvicrën tregon repektin dhe falenderimin që populli jonë i bën shtetit zviceran dhe popullit të saj, për mundesitë dhe mikpritjen që na kanë dhënë.

Megjithese ënderra ime ka qenë dhe është të luaja një ditë per vendin tim, unë sakrifikoj këtë ëndërr të motshme për ti kthyer respektin popullit zvicren me mos largimit tim ne këtë moment ku dhe kosova u pranua në FIFA. Gjithça duhet parë tashmë nga anët positive që I vijne bashkëatdhetarve të min nga kjo.

Unë si Granit Xhaka do ti tregoj popullit Zviceran se shqiptarët nuk janë bukshkelur.

Ata neve na dhanë gjithçka , atëherë kur vendin tonë askush nuk e përkrahte , ata e pritën popullit tim krahëhapur, pa paragjykime, nuk na trajtuan si të huaj në shtëpinë e tyre, ata hapën shtëpitë e tyre , dhanë gjithçka çfarë kishin , ndaj ne duhet tu themi se ju jemi mirnjohës e nuk jemi tradhetarë, se nuk e duam mikun për interesa të momentit.

Pse more kritikë nuk e shikonë të gjithë këtë histori nga një këndvështrim tjetër?

Duke luajtur unë me Zvicren shuhet për mua një ëndërr, por kur mendoj se mbi 300.000 mijë Shqiptare në Zvicer do përfaqësohen me prezencën time në Kombetaren Zvicerane, bëhem krenar, sepse do jem një Ambasador i mirë për çdo Shqiptarë që jeton e punon në Zvicer.

Çdo Shqiptare do ndjehet krenar, kokën lart dhe i barabartë para popullit Zviceran.

Ne duhet të respektojme ata që na ndihmuan në kohera të veshtira.

Populli shqiptar të miren e kthen me të mire, këtë kam mësuar nga vëndi im. Kam mësuar që edhe ta dua vendim tim dhe këtë e bëj kudo e ngado.

Gjithmonë do mundohem të jem nje Ambasador i mirë për çdo emigrant shqiptar, do të jem një shembull i mire për njerzit e vendit tim.

Kudo ku jam edhe do të jem, do të tregoj me kokën lart e krenar që jam Shqiptar edhe që e dua vendim tim.

Enderra ime ishte ajo që të gjithëe dinë , por kjo ëndërr është bërë realitet, sepse vëllai im përfaqëson denjësisht mua dhe gjithë Familien Xhaka me prezencën e tij në Kombëtaren kuqezi mbareshqiptare. Vëllai im luan me hymnin dhe me flamurin kuq e zi, për të cilijnh luftuan edhe sakrifikuan jeten me mijra shqiptare nder shekuj.

Taulant Xhaka luan me atë kombetare ku valvitet flamuri për të cilin Adem Jashari  dha jetën.

Disa fjalë për ju tifozë që shani

Unë jam i ri edhe tifoz i mirë si ju për vendin tim dhe më besoni që nëse do ishte vetëm vendimi im, unë do isha pa më të voglin dyshim aty ku JU më doni, ma besoni këtë.

Këto ditë jam ndjerë shumë shumë keq sepse jam përballur me sharje nga ju me të pa drejte. Ju që shani nuk i dini të gjitha. Ju e dini shumë mire se si ju do Graniti ju. Më keni lënduar ,por ama 100% me të padrejtë. Ju nuk e dini se sa shumë kam punuar une për atë gjë që ju donit, Por pse ti bëja publike??? Une kam punuar deri ne realizimin e asaj që ju doni.

Ju që shani a e dini që famijia XHAKA ka bërë shumë shumë pëe kombin shqiptarë.

Një pyetje për gjithë ju??

Për çfarë flamuri luan Taulant XHAKA???

Jua them unë, Taulant XHAKA vëllai im edhe biri I Ragipit luan pë flamuarin e adem jasharit, luan për flamurin ku me mijra shqiptare kanë dhënë jetën. XHaka këndon hymnin dhe flamurin që ben krenarë 10 milionë shqiptarë. Askush nuk e dha jetën me e tradhëtu flamurin kuqezi, por dha jetëen me e mbrojt atë.

Ju që thoni mos hajde Kosovë, ju them se do vij sa here të mundem edhe me flamurin kuqezi në zemër. Taulant XHAKA luan per Shqiperinë dhe do jetë gjithmonë aty.

Ju shani se si dini të gjitha, por mendoni që XHAKA ka në emrin ALBANIA e kjo me bën krenar.

Mendojeni këtë para se të shani tifozë. Ka kush e ngre dhe ndero flamurin shqiptarë nga XHAKA

Ky ishte vendimi më i mirë i mundshmëm , për të mirën e gjithë bashkëatdhetarëve në Zvicë, duke ditur që FIFA kishte dhënë përgjigje negative. Prandaj Graniti vendimin se ka marrë i vetëm , por në bashkepunim dhe konsultim me nje masë të gjerë.

Ka qënë një ndër vendimet më të vështira të jetës time edhe pse nga ana ligjore një gjë e tillë nuk linte hapsirë.

Kosovës i uroj me zemër suksese dhe JU premtoj që do jem gjithmonë pranë saj. Taulanti me shqiponjën në çdo betejë deri sa te luajë futboll.

Graniti do jetë një tifozi i pëjetshëm kuqezi dhe do ju nderoj aty ku jam.

Me Respekt

Granit XHAKA

VV: Inskenimi i rasteve nuk e ndalë përpjekjen tone për çlirimin e shtetit

0

Përndjekja dhe arrestimi i 6 aktivistëve: Adea Batusha, Atdhe Arifi, Astrit Dehari, Egzon Haliti, Frashër Krasniqi dhe Petrit Ademi është akt klasik i përndjekjes së kundërshtarëve poltikë, gjë që bëhet vazhdimisht nga ky pushtet. Kështu u cilësuan veprimet e fundit të policisë, nga Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! Visar Ymeri dhe Sekretari Organizativ Dardan Molliqaj në konferencën e sotme të jashtëzakonshme për media.

Kryetari Ymeri në fjalën e tij e quajti këtë aksion vazhdimësi të sulmit që ka nisur Transmetuesi Publik RTK në drejtim të VETËVENDOSJE!-s dhe deklaroi se lidhjen polici-media-pushtet nuk po e shohim për herë të parë. Ai përmendi edhe raste të mëhershme ku aktivistët janë mbajtur pa faj në burg, me akuza të inskenuara nga pushteti.

“Kështu u patën arrestuar dhe akuzuar më herët edhe aktivistët Trim Gashi dhe Kushtrim Avdimetaj. Trimi akuzohej për tentim vrasje ndaj Kryeministrit, dhe u shpallë i pafajshëm nga gjykata. Kushtrimi akuzohej për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe sulm ndaj shtëpisë së Kryeministrit. Prokuroria ka hequr dorë nga këto hetime dhe akuza. Në të dyja rastet policia e urdhëruar nga pushteti pati arrestuar dhe keqtrajtuar aktivistët pa pasur kurrfarë prove. E njëjta gjë po ndodh edhe tash”, u shpreh kryetari Ymeri.

Aksioni i Policisë është tentim për të instaluar frikë, por një ndërhyrje e tillë nuk e ndalon përpjekjen për shkatërrimin e regjimit të kriminelëve të klanit Pronto.

Më pas, Dardan Molliqaj deklaroi se aksioni i sotëm është tregues që konfirmon atë që organizatat ndërkombëtare e kanë thënë për Kosovën, që është duke shkuar në drejtim të një shteti autoritar. Ai poashtu e quajti RTK-në mjet propagandistik të pushtetit, kurse drejtorin e saj, Mentor Shalën, një prej kriminelëve kryesor në fushën e mediave.

Tutje, Molliqaj deklaroi se Policia e Kosovës nuk ka vullnet dhe nuk po mund ta luftojë krimin, prandaj po sajon raste të tilla.

“Kjo polici në këtë panik, në këtë presion është dashur patjetër ta sajojë një fajtor. Ju e dini që edhe më herët është sajuar fajtori i djegies së veturave në atë kohë dhe i sulmit ndaj shtëpisë së Kryeministrit dhe sot janë tërhequr akuzat ndaj tyre. Pra, e njëjta logjikë është edhe sot. Atyre iu duhet një fajtor për ta shfryrë opinionin publik dhe për ta linçuar VETËVENDOSJE!-n”, deklaroi sekretari organizativ, Molliqaj.

Ai përmendi edhe përgjimet, duke theksuar rastin e përgjiimit që u publikua sot, ku Adem Grabovci kontrollon gazetarin e RTK-së, Zejdush Kastratin, si dhe rastin e Drejtorit të Policisë, Shpend Maxhunin, i cili është në shërbim të klanit Pronto poashtu.

Molliqaj sqaroi disa fotografi të armëve që policia ka publikuar pas arrestimeve të sotme, duke deklaruar se asnjëra nga këto armë nuk kanë pasur lidhje me sulmet e fundit që janë bërë ndaj institucioneve. Ai tha se ato nuk kanë të bëjnë asgjë me aktivitetin e VETËVENDOSJE!-s.

Në fund u tha se e tërë kjo po bëhet për ta zbehur mobilizimin për 1 shtator kundër ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi. Por, kjo është përpjekje e dështuar e pushtetit.

LVV ftojnë organizatat vendore e ndërkombëtare që t’i vizitojnë të arrestuarit, meqë ndaj tyre është ushtruar dhunë fizike e psiqike. /PrizrenPress.com/

Behgjet Pacolli ia uron vetes ditëlindjen

0

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli sot ka ditëlindjen dhe mbush 65 vjeç, pra ka arritur edhe moshën e pensionimit.

Me këtë rast Pacolli ka postuar në rrjetin social Instagram një urim për veten.

“Happy birthday to me”, ka shkruar Pacolli.

Salma Hayek e pikëlluar për vdekjen e ikonës së komedisë botërore

0

Aktorja e famshme, Salma Hayek ka shprehur pikëllimin e saj për vdekjen e ikonës së komedisë botërore, Gene Wilder, transmeton Klan Kosova.

Ajo përmes një postimi në rrjetin social Instagram ka shkruar se Wilder ishte njëri ndër aktorët e saj të preferuar.

“Gene Wilder, aktori im i preferuar i të gjitha kohërave”, ka shkruar ajo.

Aktori legjendar vdiq të hënën, në shtëpinë e tij në Stamford, Conn. Vdekja erdhi për shkak të komplikimeve nga sëmundja Alzheimer.

Justin Beiber e la MTV-në, që ta kënaqte të dashurën

0

Justin Bieber dhe Sofia Richie, kanë bërë edhe një turne dashurie në bregdet gjatë së dielës.

Këngëtari 22 vjeçar dhe e dashura e tij e re, po shijojnë ca momente romantika bashkë në Los Cabos në Meksikë.

Bieber nuk shkoi as në mbrëmjen e ndarjes së cmimeve në MTV Music Awards në mënyrë që të kalojë sa më shumë kohë me Sofian për ditëlindje të saj, të cilën e ka festuar të mërkurën.

Verratti nuk është i lumtur në PSG

0

Marco Verratti nuk është i lumtur në Paris Saint-Germain. Këtë e ka konfirmuar selektori i ri i Italisë, Giampiero Ventura

Ky i fundit ka bërë të ditur se mesfushori italian është i mërzitur pasi është duke luajtur në pozicion tjetër te kampioni i Francës.

“Në Paris, Verratti është duke luajtur vetëm pas sulmuesve, por ky nuk është pozicioni i duhur për të. Ai është një playmaker”, tha Ventura gazetarëve.

“Gjithashtu Verratti nuk është i lumtur në PSG, sepse ai është duke luajtur në pozicionin e gabuar. Është një turp, sepse Verratti është një lojtar fantastik.”, ka theksuar ai.

Hart në Serie A

0

Portieri i Manchester Cityt, Joe Hart ka arritur marrëveshje me klubin nga Serie A, Torino.

Federata e Futbollit të Anglisë (FA) i ka dhënë atij leje që të largohet nga kampi i ekipit të hënën për të udhëtuar në Itali.

Hart, 29-vjeç, është njoftuar nga menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, se është i lirë të largohet nga Etihad Stadium.

Marrëveshja do të zyrtarizohet para afatit të fundit për mbylljen e afatit kalimtar të verës më 31 gusht.

Pastaj, Hart do të kthehet në ekipin e Anglisë në përgatitje për ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionatin botëror 2018 kundër Sllovakisë.

Hart ende nuk është paraqitur në edicionin e ri të Premierligës nën drejtimin e Guardiolës, i cili ka transferuar portierin kilian, Claudio Bravo, nga Barcelona.

Bayern ia merr Arsenalit një talent

0

Kampioni i Bundesligës, Bayern Munich, pritet që gjatë këtyre dy ditëve ta transferoj Serge Gnabry nga Arsenali, raporton Sky Sport.

Por, Carlo Ancelotti po synon që 21 vjeçarin menjëherë ta huazoj te skuadra gjermane, Werder Bremen.

Gnabry, i cili ka nënshtetësi gjermane, sezonin e fundit ishte i huazuar te West Bromwich Albion

Mesfushori në vitin 2011 nga Stuttgart ishte transferuar te Arsenali. Ai debutoi në vitin 2012 me ekipin e parë, derisa ka luajtur vetëm 10 ndeshje.

Kadri Veseli rehaton në Kuvend Nijazi Kryeziun

0

Njazi Kryeziu, ish-sekretari i PDK-së në Prizren në bashkëpunim me shefin e grupit parlamentar Adem Grabovcin para disa vite kujdesej që t’i rehatoj militantët partiak në poste publike.

Ai sipas përgjimeve të publikuar nga Insajderi kujdesej që të emëronte anëtarë të bordeve.

E këtij të fundit pas rreth 10 viteve i erdhi rradha që të punojë në zyrën e shefit të PDK-së, Kadri Veseli për të cilën kontribuoi gjatë.

Gazeta Fjala nga burimet e saja, mëson se Njazi Kryeziu ka zënë vend në pozitën e këshilltarit të krye parlamentarit Veseli.

Gazeta ka provuar të kontaktoj për këtë çështje edhe me vet Kryeziun, por ai ka qenë i pa qasshëm.

Edhe në Kuvendin e Kosovës nuk kanë pranuar të flasin për këtë punë.

Ndërkohë, në vitin 2011 Kreziu së bashku me Adem Grabovcin, rehatonte pjesëtarë të Partisë Demokratike të Kosovës, në institucione Publike.

Ndërkaq, që fuqinë e tij Kryeziu e ka treguar edhe gjatë kohës sa ishte sekretar i PDK-së në Prizren, Behare Kryeziu e cila është zgjedhur drejtoreshë në shkollën fillore “Mustafa Bakiu” në Prizren.

Zyra e Personelit ka njoftuar për zgjedhjen e drejtorëve në 14 shkolla fillore.

“Zyra e Personelit bazuar në rekomandimin e Komisionit Përzgjedhës të përkohshëm për procedurat e rekrutimit të konkursit të datës 11.02.2016 nr. 02-111-24596 dhe vazhdimin e afatit të konkursit më datën 07.03.2016 për pozitën e drejtorit të shkollës në kuadër të Drejtorisë Komunale të Arsimit, ka përzgjedhur kandidatët më të suksesshëm”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Personelit në Prizren./GazetaFjala/

Besa, krenaria e Malishevës

0

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, drejtoresha për kulturë, rini dhe sport, Blerta Krasniqi dhe drejtori i arsimit, Avdi Morina, kanë pritur sot kampionët e shumëfishtë të Kosovës, në not, KN “Besa”, të cilët i kanë uruar me rastin e triumfit në Kupën e Kosovës në Not, ku klubi mori katër nga pesë kupat e mundshme, duke u shpallur kështu edhe fitues të Kupës së Kosovës.

Begaj, fillimisht i ka uruar për suksesin e treguar në vazhdimësi gjatë këtij viti dhe viteve të mëparshme.

“Ju na bëni të ndihemi krenarë me juve dhe ju jeni krenaria e Malishevës”, ju ka thënë Begaj, notarëve të klubit të notit “BESA”.

Trajneri i ekipit, Adrian Telaku, e ka falënderuar kryetarin Begaj dhe Komunën e Malishevës, për përkrahjen e dhënë në vazhdimësi, si dhe ka treguar edhe për sfidat e klubit, deri në arritjen e suksesit. Sipas tij, me gjithë kohën e shkurtë të ushtrimeve, pasi nuk disponojnë pishinë të mbyllur, klubi ka arritur suksese të jashtëzakonshme, duke a dalë fitues në të gjitha garat, sikur edhe në Kupën e Kosovës, ku triumfuan bindshëm.

KN “Besa”, dje në garat e Kupës së Kosovës, ka dalë fitues në kategorinë e juniorëve, kadetëve, pionierëve dhe fillestarëve për meshkuj. Gjatë këtij viti, KN “Besa”, ishte kampion i Kosovës, në kategorinë e juniorëve, pastaj, fitues i garës tradicionale “Esmir Shala”, fitues i garës “Kupa e Bifurkacionit” dhe tani edhe fitues i katër kategorive në garat e Kupës së Kosovës në not, duke bërë klubin më të suksesshëm të notit në vend dhe natyrisht klubin më të suksesshëm nga Malisheva. Po ashtu rezultatet e mira, nuk kanë munguar as në garat tjera në nivel vendi dhe në nivel kombëtar. /PrizrenPress.com/