11.8 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026
Home Blog Page 6286

Mësimi për vitin e ri shkollor nis më 5 shtator

0

Viti i ri shkollor 2016-2017 nuk do të fillojë më 1 shtator siç parashihej, pasi data e fillimit është shtyrë deri më 5 shtator.

Kështu ka njoftuar Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, përcjellë Zëri.info.

“Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), me qëllim të informimit të drejtë dhe me kohë, njofton të gjitha Drejtoritë Komunale për Arsim, personelin arsimor të shkollave fillore, të mesme të ulëta dhe të mesme të larta, nxënësit, prindërit dhe komunitetin shkollor, që fillimi i vitit të ri shkollor 2016/17, shtyhet për dy ditë pune nga data 1 shtator (e enjte) deri më datë 5 shtator (e hënë)”, thuhet në njoftimin e MASHT-it.

Sipas njoftimit në fjalë, thuhet se MASHT-i është në fazën e fundit të realizimit të procedurave ligjore për blerjen e teksteve shkollore, por siç thuhet në të, për shkaqe të pamjaftueshme të buxhetit nuk kanë mundur t’i sigurojnë ende.

Përndryshe, sipas kësaj kumtese, drejtoritë Komunale për Arsim, janë koordinuar të gjitha aktivitetet për fillimin e mbarë të vitit të ri shkollor./Zëri

Një i arrestuar në Prizren dhe një në Suharekë

0

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjate ditës së djeshme ka arrestuar dy meshkuj, një në Prizren dhe një tjetër në Suharekë. Arrestimi i tyre është bërë me urdhër të Gjykatës Themelore në Prizren.

Njëri mashkull është arrestuar në rrugën “Wiliam Woker” në Prizren dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës, shkruan PrizrenPress.

Kurse, tjetri është arrestuar në fshatin Savrovë të Suharekës. I njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Prizrenit. /PrizrenPress.com/

Dosja e Shefave XXIII: Shërbëtorët medial të Adem Grabovcit

0

Në pjesën e XXIII të serisë së shkrimeve për përgjime telefonike, Insajderi sjell tri biseda telefonike të Adem Grabovcit me dy gazetarë. Njëri është drejtues i një gazete, ndërsa tjetri autor i një emisioni në RTK.

Autori i emisionit “Pa Fund” në RTK, kujdesej që anëtarët tjerë të partive politike që do të debatonin me Adem Grabovcin, të ishin të përshtatshëm dhe të nivelit të tij.

Zejdush Kastrati, gazetar dhe autor emisioni në Radio Televizionin e Kosovës, është përgjuar duke sharë e fyer drejtuesit e LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Gjatë komunikimit me Grabovcin, Kastrati tregon besnikëri ndaj tij dhe e këshillon Grabovcin se si të flas herëve tjera në debate.

Kastrati, thotë se ka biseduar edhe me drejtorin Mentor Shala, dhe me autorë tjerë të emisioneve në RTK për Grabovcin.

Në serinë e XXII-të të Dosjes së Shefave, Insajderi sjell dy biseda telefonike të Kastratit të cilat kanë përmbajtje servile për Grabovcin dhe fyese e ofenduese për kundërshtarët politik të ish-shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së.

Ndërkohë, një tjetër gazetar dhe redaktor me pozitë të lartë në një gazetë ditore është përgjuar duke folur me Grabovcin. Atij, i thotë se e kanë pasur në intervistë për 28 Nëntor dhe zotohet se edhe në numrin e gazetës së Viti të Ri, do ta intervistojnë sërish.

Grabovcin, e lavdëron për paraqitjet e tij.

Ndërkaq, ish-shefi i GP të PDK-së, i jep porosi që Arbenita Pajazitit t’i aranzojë intervista në gazeta e televizione, përfshirë Klan Kosovën.

Kastrati, ndërkohë gjatë bisedave e akuzon Visar Ymerin, liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, se ka vjedhur sa ka punuar në Trustin Pensional të Kosovës.

“Jom përla dje për ty, me atë, me Ismet, e me kta, që m’ka ardh inati. Unë nuk kom…, nuk jom pjesë, e as nuk po flas, nuk jom pjesë e maskarallaqëve, e as e interesit. Te ti po flas unë…, qatu n’Kuvend edhe tha qat dostin ton, tha e kom bo pesë pare, i…, ishin t’PD… t’LDK-së aty, Ismet e krejt kta tjerë”, i tregon Kastrati, Grabovcit.

“Edhe pak u bona arrogant, thash, ti ati sun i afrohesh te kamtë, a po kupton”, vazhdon Kastrati.

“Au, e paske kall”, ia kthen Grabovci.

“Tha, e pse? Thash dëgjo, ai e ka kry punën, ai ka përgjegjësi, osht ni person që i jep dikujt përgjegësi, a ti s’i jep përgjegjësi askujt. Ngo veç ngo, thash ti i jep përgjegjësi Fatmir Sejdiut e nuk… Isa Mustafës. Hej, ai u trenu, tha qysh, lej ato punë, ti je katalizator thash, ti e ke thirrë, mas pakti 20-30 herë, Hajredin Kuçin. Unë thash ta qita topin tjetër kun, se e kisha informacione prej Hajrës, e thash edhe ma herët edhe tash…”, shton Kastrari.

“Jo n’debat, pyti tjertë e ka psu, e ka psu shumë keq”, lavdërohet Grabovci.

Kastrati, ndërkohë vazhdon ta shajë e fyej me nënë liderin e Vetëvendosjes, teksa shpreh dyshime se ky subjekt politik mund të jetë “pjellë e PDK-së”. Ymerin e akuzon për vjedhje në Trust.

“E unë se kom pa, se s’jom kanë ktu, mirëpo m’erdh bukur inat, po të thom sinqerisht. Edhe ni argument tjetër, nëse s’është pjellë e juvja – Vetëvendosja, pjellë e juja, n’dëgjom. Ti u dashtë, atij, kta ke mujt me ja qi nanën Visarit. Unë nuk e di, nuk e di, qysh ka reflektu te ai, nuk kom informacione”, shton Kastrati.

“Për Visarin ke mujt me veç me vetë a o pjesë…, ai ja ka qi pidhin e nanës, kur ka qenë n’Trust po thom”, shton Zejdush Kastrati. Këtë akuza thotë se është dashur t’i bëhen në emision, sepse sipas tij, opinioni nuk logjikon.

“Edhe u kry kjo punë. Ke mujt me qit prej lojës e kom fjalën, se ti, e din çfarë opinioni kem n’Kosovë. Opinioni jonë nuk logjikon. Ai veç kush e mujti, kush ja shtini, qatu osht problemi”, vazhdon ai.

Gazetari i RTK-së, i thotë Grabobcit se në debatin e KTV-së ka qenë perfekt, por në RTK nuk ka dalë mirë.

Ndërkohë, Grabovci shton se defekti ka qenë tek Ibrahim Gashi, të cilit i kishte dhënë përparësi të fliste. Por, kur e kishte parë që ai nuk po jep argumente, “situatën e kishte marrë vetë në dorë”.

“Edhe unë deshta me respektu, Ibrahim Gashin, e ja dhash fjalën me fol ai me ba hapjen. E tash kur e boni ai hapjen, met. Dojsha ata me nxit pak ma tepër, mirëpo ata e panë qe ai hezitojke, atëherë e kom marrë situatën n’dorë si atë ditë në parlament”, lavdërohet Grabovci.

Grabovci, e pyet Kastratin se cili është opinioni i njerëzve për të. Kujdeset që mos të bëjë gabime politike. Fjalë miradije merr nga Kastrati.

“Po patjetër. Mu qajo um interesoj po t’thom edhe për qata ja kom ba, se i met hatri. Tani kish marr vesh e m’thirri Luta. Thash a t’qifsha nanën Lutës. Po, tha a ja kishe ba mirë, se Luta edhe ai s’fol, ai farë Ismeti. A po kupton? e se ata se di qysh i kanë, edhe m’thirri, mirë ja kishe ba. Thash le mirë ja kom ba mos um thuj. Unë thash për inati ja kom bo, se qashtu osht e vërteta edhe e kom mbrojtë atë qëndrimin tem”, vazhdon Kastrati.

Në një bisedë tjetër me Grabovcin, Kastrati interesohet se si kishte kaluar zyrtari i PDK-së në RTK.

“Paj, menoj mirë, menoj mirë, se ishin kanë kta tre…qishtu…”, thotë Grabovci.

“Unë nuk e kom pa, nuk e kom pa, po a tkallxoi ai unë ma herët. Nejta me Mentorin me kta…”, shton Kastrati, për ta këshilluar Grabovcin që t’i vendosë vijat e kuqe dhe të mos shkojë me gjithkë në debate.

“Po ti duhet m’i bo vijat e tuja aty, a je ka kupton. Duhet mi bo vijat e tuja. A jom i kartë”, shton Kastrati.

“Ki kundërshti nga njerëz do të thotë se edhe qysh jem na shqiptartë me brryla tentojmë me qit na njoni tjetrin”, i tregon Kastrati, Grabovcit i cili vazhdon t’i tregojë se i ka thënë dikuj se Grabovci reflekton pozitivistet dhe se me të ka një lidhje familjare.

“Thash unë e kom jaran mbi të gjitha edhe ja vlen”, shton Kastrati.

“Gjithë kush po ka qef lobing me bo a pe din? Po n’kit aspekt do t’thotë jom pak i zhgënjym, jo me ty, e kom fjalën po me do njerëz me të cilët… Me qata po duhet me hangër e me pi, në anën tjetër t’qin bre nanën. Jon bo lapera, jon bo”, shpreh shqetësimin Kastrati.

Grabovci, kërkon mendim prej një profesionisti.

“Jo kur t’kish ndonjë vërejte, mas shumti po të thom sinqerisht, m‘interson gabime politike mos me ba. Qaty përpiqna a din, e nganjëherë boj përpjekje a din me i dekoncentru, nga ni fore me ja lshu po ato nuk jon t’domshe. E qysh jon komentet për sot”, pyet Grabovci. “Tretë, i kom pas, tretë i kom pas kundër”.

“Dëgjo! Ti, mbi të gjitha.. edhe njoni m’thirri, se unë fola me kit djalin dje nejta, n’mëngjes pa u nis, edhe i thash gjithsesi duhet me marrë tash, se mbi të gjitha ja vlen. Po thash boja nivelin. Unë kërkojsha me ta gjet ni nivelin. A jom i kartë”, shton Kastrati duke treguar se çfarë i ka thënë një kolegu të tij në RTK.

“Edhe dje m’thirri ni jaran i joti për 21-sh. Unë thash nuk jom bre këshilltar i joti, ça pom thirr. Po le se tjera raporte kom me Ademin, tjera kom me ty. Edhe dje insistove ti me e pas nivelin ton, nivelin s’po di qysh e ke pas”, tregon Kastrati.

Grabovci shton se debati ka qenë në nivel të shefave të Grupeve Parlamentare.

“Aty ish Visari, ky Ismeti edhe Isufi. Ky Ahmeti se nuk ka qenë Ardiani ksejde e disha edhe mos me shku a din palidhje po thash edhe besoj që kom kalu mirë. Po pom interson kta tjertë qysh e kanë, qysh e kanë komentu”, tregonte Grabovci.

“Ti ndoshta i ke deklasu nuk po di. Ndoshta ke qenë ma nivel, nuk po muj me dhanë vlerësim, nuk po e di”, thoshte në anën tjetër, Zejdush Kastrati.

Grabovci i jep porosi që t’i marrë vlerësimet e të tjerëve.

“Kqyri, kqyri pyeti merre vlerësimin, bash pom interesojn prej atynev”, thotë Grabovci.

“Ani patjetër, besoj që mrena jam deri nesër takona me qata njerëz dhe për çdo rast dëgjohemi”, garanton Kastrati.

Në një bisedë tjetër, një flet në cilësinë e drejtuesit të një gazete, i thotë Grabovcit se është bërë yll medial.

“Me 28 nëntor, t’kemi pas n’ballinë kryesore. A din çfarë balline ta kemi ba”, tregon ky gazetar.

“Hahahah…, le me 28 nëntor, po ma shumë, ma shumë, ma shumë”, kërkon Grabovci.

“Tash për Vit t’ri prapë ta bajmë ni intervistë, ma t’fortë, para Vitit t’ri po. Po edhe për numër festiv”, tregon gazetari. /Insajderi.com

Arrestohen të dyshuarit për sulmin në Kuvendin e Kosovës (Foto)

0

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës pas një hetimi intensiv lidhur me sulmin në Kuvendin e Republikës së Kosovës të kryer më 4 gush 2016, ka arritur të identifikojë të dyshuarit, të cilët kanë planifikuar, organizuar dhe ekzekutuar sulmin, si dhe kanë marrë përgjegjësinë për kryerjen e këtij sulmi, shkruan PrizrenPress.

Ky hetim kompleks është trajtuar me teknika dhe masa të specializuara të hetimit dhe sot me urdhëresë të GjykatësThemelore në Prishtinë është kryer kontrolli i 6 (gjashtë) lokacioneve në Prishtinë, ku janë arrestuar gjashtë të pandehur dhe janë shoqëruar dy persona tjerë. Ndaj gjashtë të pandehurve me iniciale; A.B, A.A, A.D, E.H, F.K dhe P.A është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

Gjatë zbatimit të urdhër-kontrollit, në cilësinë e provave materiale, janë sekuestruar: gjashtë armë zjarri, tre pushkë automatike, 2 revole, një karabinë, municion, si dhe dëshmi tjera materiale që ndërlidhen me rastin. Sendet e sekuestruara do të ekzaminohen nga ekspertët e fushave përkatëse. /PrizrenPress.com/

Te dyshuarit per sulmin ne Kuvendin e Kosoves2 Te dyshuarit per sulmin ne Kuvendin e Kosoves1 Te dyshuarit per sulmin ne Kuvendin e Kosoves

Kapen narkotikë në Vërmicë (Foto)

0

Gjatë natës së djeshme oficerët Doganor dhe ata policor kanë parandaluar futjen e një sasie të narkotikëve në pikë-kalimin e Vërmicës, shkruan PrizrenPress.

Gjatë hyrjes për në Kosovë është ndaluar për kontroll detal një automjet me targa të Kosovës. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e lartë përmendur është zbuluar një qese e vogël që dyshohet të jetë substancë narkotike e llojit marihuanë në sasi të ulët.

Oficerët gjatë kontrollit kanë shfrytëzuar fibroskopin dhe pajisjet tjera të dhuruara nga EXBS-i (donacion nga ambasada amerikane).

Pas gjetjes së kësaj sasie është ushtruar kontroll në detaje. Personi i apo drejtuesi i automjetit është arrestuar nga ana e Policisë së Kosovës, kurse lënda narkotike dhe rasti i është dorëzuar Policisë për procedim të mëtejmë. /PrizrenPress.com/

Vermice-Kapet droge1

Arrestohen 6 aktivistë të VV-së, të dyshuar për hedhje granatash, përfshirë zëdhënësin Frashër Krasniqi

0

Policia e Kosovës ka arrestuar sot 6 zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, ka mësuar lajmi.net.

Arrestimi i aktiviste të Lëvizjes Vetëvendosje dyshohet e ka të bëjë me aktet e fundit të dhunës që kanë ndodhur në vend, e që kanë kulmuar me hedhje të granatave mbi disa institucione si Kuvendi i Kosovës dhe Televizioni i Kosovës.

Dyshohet se në mesin e të arrestuarve është edhe Frashër Krasniqi, zëdhënës i Vetëvendosjes, raporton lajmi.net.

Në mesin e të arrestuarve, gjithashtu ka edhe të afërm të Visar Ymerit, kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilëve u janë gjetur e konfiskuar edhe armë e municione.

Sidoqoftë pritet që më vonë të ketë më shumë informacione në lidhje me këtë aksion. /lajmi.net

Të shtëna me armë zjarri në fshatin Lubizhdë të Prizrenit

0

Në fshatin Lubizhdë të Prizrenit, gjatë ditës së hënë, dy persona të dyshuar të pa njohur të cilët kanë qenë me një motoçikletë, kanë shtënë me armë zjarri në ajër. Të dyshuarit janë larguar në drejtim të pa njohur, thuhet në raportin e PK-së, shkruan PrizrenPress.

Nuk raportohet për të lënduar apo për dëme materiale.

Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 5 gëzhoja të armës. /PrizrenPress.com/

Opozita me çdo mjet kundër Demarkacionit

0

Barrikadimi i dy taborëve ‘pro’ dhe ‘kundër’ Demarkacionit me Malin e Zi, ka bërë që më 1 shtator të rrezikohet siguria në Kosovë. Sulmet e fundit me bomba kanë shtuar potencialet që seanca e së enjtes të jetë e përcjellë me dhunë e cila, sipas njohësve të sigurisë, do të përcillet edhe pas seancës

Kosova rrezikon të përfshihet në dhunë më 1 shtator kur Kuvendi i Kosovës pritet ta zhvillojë seancën plenare, në të cilën pikë e rendit të ditës është ratifikimi i Marrëveshjes për Demarkacionin mes Kosovës e Malit të Zi, shkruan “Zëri”.

Në javët e fundit kanë ndodhur një mori sulmesh ndaj institucioneve publike, medieve, drejtuesve të tyre dhe, sipas njohësve të sigurisë, kanë shtuar potencialin më të madh prejse Kosova është pavarësuar që të kaplohet nga dhuna.

Por pavarësisht kësaj, opozita vazhdon të theksojë se do të përdorë çdo mjet për të parandaluar ratifikimin e kësaj marrëveshjeje, e cila, sipas tyre, i falë tokë Malit të Zi. Ndërsa, Qeveria pret që të enjten, në seancën për Demarkacion, deputetët do të lihen të qetë dhe pa presione për të votuar pro apo kundër. /Zeri.info

Malishevë: Drejtori punëson djalin pa diplomë (VIDEO)

0

Pozita e tij si Shef i Drejtorisë së arsimit në Malishevë ka bërë që të ketë ndikim edhe në stafin e shkollës Imer Krasniqi në fshatin Carrallukë.

Halim Hoti nuk shkoi më larg se në familjen e tij kur përzgjodhi mësimdhënësin e gjuhës angleze.

Mirëpo edhe pse është i punësuar qe 3 vite në këtë shkollë, Edon Hoti punën e arsimtarit e kryen pa diplomë Universitare.

E këtë babai i tij e arsyeton se nuk kishte kuadro të kualifikuar.

Bile shefi i Arsimit në Malishevë ka arsye edhe pse nuk u shpall konkursi këtë vit, për vendin e punës që mbanë djali i tij.

Klan Kosova provoi të kontaktojë edhe mësimdhënësin e gjuhës angleze, djalin e Halim Hotit, por ai nuk ishte as në shtëpi e as në shkollë.

Me e pa diplomë Edon Hoti, është në listën e mësimdhënësve që marrin paga nga Buxheti i Kosovës.

Islamizmi që tradhëtoi Lidhjen e Prizrenit

0

Shënim i redaksisë: Lidhja Shqiptare e Prizrenit u minua nga islamikët shqiptarë, të cilët, ashtu si dije edhe sot, duken ashiqare që janë të lidhur shpirtërisht me ‘babën’. Hedhja e fajit, për minimit të LP, te pakicat e tjera që banonin ndër shqiptarët është sa për të hedhur hi syve, pasi kemi provë të sotmen kur islamizmi po mobilizon ushtarë të përbetuar ndër shqiptarët. Provohet se feja përdoret si nacionalizëm fanatik i huaj për shqiptarët. Me anë të fesë shqiptarët u tjetërsuan etnikisht nga fqinjët. Lidhja Shqiptare e Prizrenit dështoi, që në fillesat e saj, kur e pranoi trysnin islamike. Kjo duket që në nenin e parë të saj. Altin Kocaqi

Prof. Dr. Kristo Frashëri

Historia e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, është e lidhur aq ngushtë, me emrin e Abdyl Frashërit, sa që kur shqiptojmë emrin e saj, na shfaqet para syve, silueta e patriotit frashërlli. Në të vërtetë Lidhjen Shqiptare të Prizrenit nuk e themeloi Abdyl Frashëri, dhe askush tjetër, nga ata që morën pjesë në mbledhjen historike të Prizrenit, më 10 Qershor 1878. Lidhjen Shqiptare të Prizrenit e themeloi, e çimentoi dhe e përjetësoi Rilindja Kombëtare Shqiptare, më saktë, vrulli patriotik i shtresave të gjera shqiptare, të cilat iu përgjigjen kushtrimit që erdhi nga ndërgjegjja historike, për të kundërshtuar rrezikun e copëtimit të trojeve amtare dhe në të njëjtën kohë për të realizuar të drejtat kombëtare, ashtu siç i kishin fituar kombësitë e tjera të Gadishullit Ballkanik.

Abdyl Frashëri, ka meritën e madhe se ishte i pari ndër të parët intelektualë që perceptoi madje e parashikoi rrezikun për Kombin shqiptar, që sillte me vete, kriza lindore e viteve shtatëdhjetë, shek. XIX.

Siç dihet, krizën lindore të viteve shtatëdhjetë, e provokoi Rusia Cariste, në interes të lakmive të saj ekspansioniste, për të mbisunduar në Gadishullin Ballkanik dhe për të dalë në ujërat e ngrohta të Detit Mesdhe.

Jo vetëm Abdyl Frashëri, por të gjithë faktorët politikë shqiptarë, ishin të bindur, se me fitoren e armëve Ruse, Shqipëria jo vetëm nuk do të fitonte asnjë të drejtë kombëtare, por ç’ishte më e keqja, trojet e saj pasi të shkëputeshin nga Perandoria Osmane, do të copëtoheshin midis monarkive ballkanike aleate të Rusisë. Si rrjedhim, sapo Perandoria Ruse, i shpalli luftë, më 23 Prill 1877, Perandorisë Osmane, mbarë qarqet politike-shqiptare u vunë në lëvizje. Por qëndrimi që ato mbajtën, kur filloi lufta, nuk ishte i njëjtë. Pashallarët shqiptarë, që gëzonin mjaft influencë politike në krahinat e tyre, vendosën të prisnin, për të parë, se nga do të anonte kandari i fitores. Madje, jo pak prej tyre, vrapuan së bashku me forcat lokale luftarake, në frontin e luftës, në ndihmë të ushtrisë Osmane, kundër ushtrive Ruse. Përkundrazi Abdyl Frashëri, së bashku me një grup patriotësh demokratë, e kuptuan se kishte trokitur ora e aksionit çlirimtar, pavarësisht se kush do ta fitonte luftën: Rusia apo Turqia.
Me këtë rast, Abdyl Frashëri, shpalosi një platformë të re politike dhe ideologjike, për Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, e cila në fillim pati pak përkrahës, por shumë shpejt, atë e përqafuan shtresat e gjera të popullit. Platforma që hartoi Abdyl Frashëri i kundërvihej platformës që përpunuan qarqet Sulltaniste të Stambollit. E para, platforma e Abdylit, u drejtohej vetëm shqiptarëve, pavarësisht nga përkatësia fetare dhe krahinore dhe synonte mbrojtjen e interesave Kombëtare të Shqipërisë. E dyta, ajo e Sulltanistëve u drejtohej myslimanëve të kombeve të ndryshme të Ballkanit dhe synonte mbrojtjen e kufijve të Perandorisë Osmane në Evropën Juglindore. Platforma e Sulltanistëve, qe tepër e rrezikshme për interesat kombëtare shqiptare. Së pari ajo, se nuk e shtronte fare çështjen e kombësisë shqiptare si subjekt i të drejtave kombëtare. E dyta ajo, i i konsideronte shqiptarët myslimanë, si pjesëtarë të kombësisë islamike ballkanike. E treti ajo, i nxiste shqiptarët të luftonin për të qëndruar edhe në të ardhmen nën zgjedhën shekullore Osmane, dhe e fundit, e thellonte edhe më tej përçarjen e shqiptarëve të besimeve të ndryshme. Përkundrazi, platforma e Abdyl Frashërit, ishte ndërtuar mbi ideologjinë e Rilindjes Kombëtare, në përshtatje me kushtet e brendshme dhe të jashtme të Shqipërisë. Platforma e tij, e cila u miratua nga Komiteti Shqiptar i Janinës, në maj të vitit 1877, fill pasi filloi lufta Ruso-Turke, mbështetej mbi katër pilastra.

Platforma, mund të kuptohet, po të kemi parasysh, se kur filloi kriza lindore, Shqipëria ndodhej prej katër shekujsh, nën zgjedhën e Perandorisë Osmane, se ajo nuk gëzonte asnjë nga të drejtat kombëtare, të shpallura në shek. XIX, se shqiptarët e besimeve të ndryshme, nuk trajtoheshin si pjesëtarë të një kombësie të vetme, se krerët e krahinave të ndryshme, ishin në rivalitet me njëri-tjetrin, se në arenën ndërkombëtare, shqiptarët shiheshin nga fuqitë e mëdha me syrin e njerkës, se monarkitë fqinje ballkanike kishin lidhur marrëveshje për copëtimin, në favor të tyre, të trojeve të saj, dhe më në fund se miratimi i platformës Sulltaniste islamike, do ta komprometonte më keq, pozitën e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Për të kapërcyer situatën e ndërlikuar, të brendshme dhe të jashtme, Abdyl Frashëri kërkonte në radhë të parë bashkimin e të gjitha rrëkeve të rezistencës shqiptare, në frontin e madh të lëvizjes kombëtare dhe realizimin e tij, nëpërmjet traditave të lashta shqiptare, të besëlidhjeve krahinore, për të arritur në besëlidhjen kombëtare. E dyta; në frontin e përbashkët, të merrnin pjesë të gjithë shqiptarët, pavarësisht nga dallimet fetare dhe krahinore për të vepruar si një komb i vetëm dhe për të dëshmuar ekzistencën e tij, si një komb i lashtë. E treta; besëlidhja shqiptare, të veçohej nga Administrata Perandorake, të pajisej me atribute pushtetore, me administratë dhe ushtri të veçantë dhe të luftonte, jo për kufijtë e Perandorisë Osmane por vetëm për mbrojtjen e trojeve shqiptare. E katërta; të shtronte si synim politik, bashkimin e mbarë trojeve shqiptare, të shpërndara në atë kohë në katër vilajete të Ballkanit Perëndimor –Vilajete të Kosovës, Shkodrës, Manastirit dhe Janinës, – në një vilajet të vetëm, me emrin “Vilajeti i Shqipërisë”, i cili, do të shndërrohej në kushtet e favorshme, në një shtet autonom ose të pavarur shqiptar. Me realizimin e këtyre, katër parimeve, Komiteti Kombëtar i Stambollit, i cili u krijua në dhjetor të vitit 1877, nën kryesinë e Abdyl Frashërit, kishte besim se do ta thyente, qëndrimin prej njerke, të diplomacisë Evropiane, ndaj çështjes shqiptare, dhe se do ta realizonte më në fund aspiratën e madhe të Rilindjes Kombëtare – krijimin e shtetit shqiptar të pavarur. Disfata që pësoi Perandoria Osmane nga ushtritë Ruse dhe nënshkrimi prej saj më 3 mars 1878, i traktatit të Shën Stefanit, me të cilin parashihej copëtimi i trojeve shqiptare, në favor të tre shteteve sllave të Ballkanit, e ngriti peshë mbarë opinionin publik shqiptar. Në rrethanat e këtij shqetësimi të përditshëm, platforma e hartuar, nga Abdyl Frashëri, e cila tani mbante vulën e Komitetit Kombëtar të Stambollit, në këto rrethana u përqafua edhe nga mjaft pjesëtarë të qarqeve feudale shqiptare. Megjithatë, reaksioni sulltanit islamik, nuk u nënshktrua. Ballafaqimi i dy platformave, vazhdoi gjatë gjithë pranverës së vitit 1878.
Veprimtaria që zhvilloi Abdyl Frashëri, gjatë asaj pranvere, ka qenë e jashtëzakonshme. Asnjë nga personalitetet politike të botës shqiptare, nuk na ka lënë gjurmë, në fushën e shkrimeve si Abdyl Frashëri. Ne kemi sot në dorë, një varg shkrimesh, të botuara brenda dhe jashtë Perandorisë Osmane, shkrime në frëngjisht, turqisht, greqisht (ka gjurmë dhe të shkrimeve shqip, por për fat të keq kanë humbur), të cilat trajtojnë çështjen kombëtare shqiptare në gjithë diapazonin e saj politik, historik, linguistik, etnografik dhe diplomatik. Janë shkrime që tregojnë kulturën e gjerë të këtij Rilindësi të madh; thellësinë e admirueshme të mendimit të tij, patriotizmin e rrallë të veprimeve të tij, të cilat tregojnë se ky Frashërlli i madh, shkoi në Kuvendin Kombëtar të Prizrenit, më 10 Qershor 1878, me një përgatitje politike, me një qartësi ideologjike dhe me një militantizëm të begatshëm e të pasur si askush tjetër.

Siç dihet, më 10 Qershor 1878, në Prizren në kryeqendrën e Vilajetit të atëhershëm të Kosovës, u themelua Lidhja Shqiptare e Prizrenit, me kryetar Iliaz Pashë Dibrën, kurse Abdyl Frashëri, u ngarkua me funksionin e përgjegjësit, për punët e jashtme. Në bazë të detyrës që mori përsipër, Abdyli u nis menjëherë në Berlin, në krye të delegacionit shqiptar, për t’i parashtruar Kongresit të Fuqive të Mëdha, që u hap më 13 Qershor 1878, peticionin me të cilin kërkohej respektimi i të drejtave kombëtare të shqiptarëve – në radhë të parë paprekshmërinë e trojeve të tyre amtare. Ndërkohë, u vu re se qarqet Sulltaniste të Stambollit, nuk kishin hequr dorë nga platforma e tyre Islamiste. Me nxitjen e tyre në Kuvendin e Prizrenit erdhën edhe delegatë të popullsive myslimane, turke, boshnjake dhe pomake, të cilët me përkrahjen e shefave të Administratës Perandorake dhe me premtimin e ndihmave që do të jepte Porta e Lartë, mundën të bindnin shumicën e delegatëve të Kuvendit, të miratonin më 16 Qershor 1878, një statut me germë dhe me frymë islamike. Statuti me titullin “Karar-name” (libri i vendimeve), përmblidhej në tre parime: Organizata që u krijua quhej jo Lidhja Shqiptare,por “Xhemijet islamik” (komitet islamik), merrte përsipër të luftonte për mbrojtjen e mbarë kufijve të Perandorisë Osmane dhe se myslimanët e Gadishullit Ballkanik, nuk do të ndaheshin kurrë nga Sulltani.

“Karar-name”-ja, shkaktoi ashtu siç pritej, kundërshtimin e zjarrtë të qarqeve patriotike shqiptare. Me sa dimë, të parët që reaguan, qenë delegatët Shkodranë, të cilët morën porosi nga komiteti i tyre krahinor, të mos e nënshkruanin statutin, madje as të merrnin pjesë në Organizatën e Prizrenit, në rast se ajo nuk do të hiqte dorë nga programi i saj islamik. Në fakt, si pasojë e këtij kundërshtimi të përgjithshëm, më 2 Korrik 1878, pasi kishin arritur edhe delegatët nga viset e tjera të Shqipërisë, përfshirë edhe delegacionin e kryesuar nga Abdyl Frashëri, Kuvendi i Përgjithshëm i Lidhjes, e hodhi poshtë “Karar-namë”-në. Në vend të saj, Kuvendi miratoi një program të ri, me frymë thellësisht kombëtare, një statut i ngjashëm, me platformën e Abdyl Frashërit.

Në vështrimin historik, programi i 2 Korrikut 1878, e vuri Lidhjen e Prizrenit, në shinat e Rilindjes Kombëtare. Për këtë arsye, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, korri sukseset e saj historike në të tri drejtimet e mëdha të Lëvizjes Rilindëse: i detyroi Fuqitë e Mëdha të hiqnin dorë, disa herë nga vendimet e tyre të padrejta, për e shqiptarët, veç kësaj i detyroi kancelaritë e tyre, që tani e tutje të kishin parasysh çështjen shqiptare, si subjekt i të drejtave kombëtare. Së dyti, e tronditi që nga themelet pushtetin shekullor Osman në Shqipëri, duke shpejtuar, tatëpjetën e sundimit të saj shekullor, në viset shqiptare. E treta: e çimentoi bashkimin e mbarë shqiptarëve, pavarësisht nga përkatësia shoqërore, fetare dhe krahinore, rreth synimit përfundimtar të fitores së Pavarësisë Kombëtare dhe krijimit të Shtetit të Pavarur.

Vendin kryesor, si ideolog i këtyre tre fronteve kryesore të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, e zë pa dyshim, Abdyl Frashëri. Kjo është arsyeja përse emri i këtij Frashërlliu të madh, i cili nuk qe asnjëherë kryetar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, është i lidhur ngushtë me historinë e saj.