9 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026
Home Blog Page 6284

Lista e Kosovës për ndeshjen me Finlandën

0

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Albert Bunjaki e ka publikuar listën e lojtarëve të ftuarve për ndeshjen e parë kualifikuese me Finlandën për Botërorin “Rusia 2018”.

Në listën e Bunjakit janë edhe Milot Rashica, Alban Meha dhe Herolind Shala, kurse mungon Besart Berisha.

Lista e Kosoves ndaj Finlandes

Zafir Berisha: Thaçi po rehabiliton gjenocidin serb në Kosovë

0

Deputeti nga ‘Nisma’ për Kosovën, Zafir Berisha, ka thënë për gazetën “Kosova Sot” institucionet jo vetëm këto, siç tha të këtij mandati, por që nga paslufta, kanë përgjegjësi jetike, pasi nuk janë marrë asnjëherë seriozisht me çështjen e padisë kundër Serbisë për gjenocidin në Kosovë.

“Besoj se bota dhe opinioni i gjerë e ka të qartë luftën e fundit në Kosovë, ku mbi 13 mijë qytetarë janë masakruar dhe vrarë në forma të ndryshme nga policia dhe ushtria serbe dhe miliarda e miliarda dëme të shkaktuara materiale në pronat private, publike e fetare dhe në anën tjetër deklaratat e fundit të Hashim Thaçit veçanërisht janë për konsum politik dhe janë më shumë se joserioze, ngase ai njeri jep deklarata koti për padi të mundshme, sepse ka pasur edhe më herët deklarata të tilla për konsum politik dhe ditor”, tha Berisha.

Më tej, ai ka nënvizuar se është momenti i fundit dhe vendimtar që Kryeprokurori i Shtetit në këtë moment, Lumezi, që ta caktojë një ekip të veçantë të prokurorëve për ta marrë seriozisht këtë çështje pasi, siç tha ” po besoj se së paku në nivelin lokal disa komuna por edhe organizata joqeveritare kanë mbledhur shënime dhe kanë të dhëna të sakta për ato që kanë ndodh gjatë luftës. Përndryshe rasti i ‘Mushtishtit’ mendoj se duhet të shërbej si vetëdijesim për institucionet pasi në momentin kur nuk veprojnë ato, atëherë vepron populli”.

Ndërsa vizitat e fundit të Thaçit, Berisha i ka cilësuar se ato janë vetëm për ta rehabilituar krimin dhe gjenocidin serb në Kosovë ose për ta barazuar luftën çlirimtare që e kanë bërë shqiptarët dhe luftën okupuese të cilën e kanë bërë serbët.

“Veçanërisht kur kihet parasysh se logjika dhe mentaliteti serb, ka qenë asisoj se në raste të caktuara vetë kanë bërë vrasje të civilëve serbë vetëm e vetëm për ti akuzuar shqiptarët dhe nderimi para një pllake, ku drejtpërdrejt shqiptarët përpos që fyhen dhe akuzohen pa kurrfarë argumenti nënkuptohet se Hashim Thaçi d.m.th politikën dhe gjenocidin serb në Kosovë e legalizon me këto vizita”, ka theksuar deputeti Zafir Berisha. /Kosova Sot

Zyrtare: Bytyçi bëhet me skuadër të re (Foto)

0

Sinan Bytyqi është larguar nga Manchester City.

Ylli i ri i Kosovës, është huazuar për një sezon te skuadra holandeze, Go Ahead Eagles.

Sinan Bytyci ne Go Ahead Eagles

Franca rebelohet ndaj ShBA

0

Franca kërkon fundin e marrëveshjes për tregtinë e lirë me Shtetet e bashkuara të Amerikës. Sekretari i Shtetit për Tregtinë e Jashtme, Matthias Fekl, bëri të ditur se vendi i tij do t’i kërkojë Komisionit Europian në shtator ndërprerjen e bisedimeve për marrëveshjen e tregtisë së lirë.

“Paris kërkon ndalimin e bisedimeve, sepse për to nuk ka më asnjë mbështetje politike”, i tha ai radios franceze RMC. Vetë presidenti, Francois Hollande kërcënoi në muajin maj me refuzimin e marrëveshjes.

Franca do të shprehej ai atëherë, nuk do të pranojë asnjëherë, që të vihen në pikëpyetje parimet bazë të ekonomisë sonë bujqësore, kulturës sonë, dhe reciprocitetit në aksesin e tenderëve publikë.

Mbyllja e bisedimeve po diskutohet tani si varianti më i mundshëm dhe shkaku, sipas Fekl, është pozicioni aktual amerikan.

Europa propozon shumë, dhe në këmbim, merr shumë pak, citohet të ketë thënë ai. Sipas DË, të dielën edhe zëvendëskancelari gjerman dhe ministri i Ekonomisë, Sigmar Gabriel u shpreh se bisedimet për TTIP janë “de fakto të dështuara”, e këtu përmendi qëndrimin e palëkundur të SHBA-së.

Gabriel u kritikua menjëherë nga shoqatat e ekonomisë dhe partneri i koalicionit, CDU. Sipas Michael Froman, zëdhënësi i të ngarkuarit amerikan për Tregtinë e Jashtme, në të vërtetë bisedimet “ecin rregullisht përpara”. Por është në natyrën e bisedimeve ekonomike që nuk miratohet asgjë, pa u rënë në ujdi për çdo gjë, tha ai për “Spiegel Online”. /Top Channel

Blac Chyna, nudo para lindjes

0

Kim Kardashian “theu internetin” me kopertinën më të përfolur të revistës “Paper” rreth dy vite më parë, por së fundmi kunata e saj, Blac Chyna ka vendosur të marrë vëmendjen duke pozuar plotësisht e zhveshur për të njëjtën revistë.

28-vjeçarja ka vendosur të mos mbajë asnjë rrobë në trup për numrin e fundit të “Paper”, ku shfaqet me barkun e saj të rrumbullakët.

Pavarësisht se mund të duket si “konkurrencë”, kyreredakdori i revistës Abby Schreiber është shprehur për “E! News” duke thënë: “Kim ka ardhur gjatë xhirimeve dhe ishte e gatshme të jepte këshilla apo të inkurajonte Chyna”.

Blac Chyna-shtatezene

Iggy Azalea në krahët e një tjetër reperi

0

Reperja australiane Iggy Azalea së fundmi ka kaluar një kohë te mrekullueshme me artistin e muzikës hip-hop, French Montana pasi dyshja është fotografuar së bashku gjatë një fundjave në Meksikë.

Ndërkohë që dyshja ka shijuar fundjavën në plazh, fansat kanë arritur në përfundimin se më në fund Azalea ka hequr dorë nga ish i dashuri i saj Nick Young.

Dyshja ka qenë e shoqëruar nga 4 miq të tjerë dhe Montana ka publikuar disa nga fotot e pushimeve në rrjetin social Instagram. Pavarësisht se në postimet e tij Azalea dhe Montana shfaqeshin vetëm si miq, në një postim që ka tërhequr vëmendjen e fansave ishte Azalea dhe Montana, teksa po flirtonin me njëri-tjetrin.

Historia në fund të Historisë

0

Pesëmbëdhjetë vjet më parë në librin tim “Fundi i Historisë dhe njeriu i fundit”, argumentoja se nëse një shoqëri aspironte të ishte moderne, nuk kishte alternativa për ekonominë e tregut dhe as për një sistem politik, demokratik. Por, jo të gjitha donin të ishin moderne, sigurisht dhe jo të gjitha ishin në gjendje të siguronin institucionet dhe politikat e nevojshme për të vënë në funksionim demokracinë dhe kapitalizmin dhe në fakt, asnjë sistem alternativ nuk do të kishte mundur të jepte rezultate më të mira.

E pra, atje “Fundi i historisë” ishte mbi të gjitha një teori për modernizimin, disa persona e kanë lidhur tezën time të fundit të historisë me politikën e jashtme të Presidentit Xhorxh Bush dhe me hegjemoninë strategjike amerikane. Kushdo që pretendon se idetë e mia kanë përbërë premisën dhe themelin intelektual të politikave të administratës Bush, nuk i kushton gjithsesi vëmendje pjesës kur flas për demokracinë dhe zhvillimin që nga 1992.

Presidenti Bush fillimisht e motivoi ndërhyrjen ushtarake në Irak me programet e zhvillimit të armëve të shkatërrimit në masë, me raportet e supozuara të regjimit me Al Kaedën, si edhe me dhunimin e të drejtave njerëzore dhe mungesën e demokracisë. Kur dy motivimet e para pas ndërhyrjes së vitit 2003 e humbën besueshmërinë, për të dhënë një motivacion logjik për veprimet e saj, administrata filloi t‘i japë një rëndësi gjithnjë e më të madhe aspektit të demokracisë si në Irak, ashtu edhe në tërë Lindjen e Mesme në përgjithësi.

Bush ka pohuar se dëshira për liri dhe demokraci është universale dhe jo ngushtësisht e lidhur me një kulturë dhe ka thënë se Amerika do t’i përkushtohej për t‘u dhënë mbështetjen e saj lëvizjeve demokratike, “me objektivin e fundit për t‘i dhënë fund tiranisë në botën tonë”. Në gishtat e ngjyer me bojë të zgjedhësve irakianë (që për të shprehur votën e tyre janë vënë në radhë të gjata në disa procese zgjedhore të organizuara nga qershori deri në dhjetor 2005), në Revolucionin e Cedrit në Liban, në zgjedhjen e Presidentit dhe Parlamentit afgan, ata që kishin qenë të bindur për luftën kishin parë të konfirmoheshin bindjet e tyre.

Për sa kohë që këto ngjarje janë modele të sigurta frymëzimi, por edhe mbartës të shpresës, rruga drejt një demokracie liberale në Lindjen e Mesme do të shfaqet ekstremisht zhgënjyese në terma afatshkurtër dhe afatmesëm dhe përpjekjet e Administratës Bush për të ndërtuar një politikë rajonale, duke filluar nga kjo pikë, janë të destinuara të dështojnë plotësisht.

Dëshira për të jetuar në një shoqëri moderne dhe për t’u ndarë nga tirania është universale, ose thuajse universale. Këtë e dëshmon fakti se miliona njerëz, çdo vit, kërkojnë në çdo mënyrë të largohen nga bota në zhvillim dhe të shkojnë drejt asaj të zhvilluar me shpresën se do të gjejnë atë stabilitet politik, ato mundësi pune, atë ndihmë shëndetësore dhe atë arsimim që në vendin e tyre u mungon.

Por, kjo ndryshon shumë nga të thënët se ekziston një dëshirë universale për të jetuar në një shoqëri liberale apo parë nga një kontekst politik, shoqëri që karakterizohet nga një shumëllojshmëri të drejtash të individit dhe nga supremacia e ligjit. Dëshira për të jetuar në një demokraci liberale është në fakt diçka që fitohet me kalimin e kohës dhe shpesh është një nga pasojat e mundshme të një procesi të suksesshëm të modernizimit.

Veç të tjerash, dëshira për të jetuar në një demokraci moderne dhe liberale nuk përkthehet domosdoshmërisht në kapacitet efektiv për ta bërë këtë. Në angazhimin e saj në Irakun e pas-Sadamit, administrata Bush duket se ka pretenduar se si demokracia ashtu edhe ekonomia e tregut, në vend që të jenë një seri institucionesh komplekse dhe të ndërvarur që duhet të ishin zhvilluar me kalimin e kohës, ishin kushtëzuar nga gabime të cilave shoqëria do t‘u rikthehej automatikisht pasi të ishte rrëzuar diktatura.

Por, para se t‘i jepet jetë një demokracie liberale, duhet të ketë një shtet që funksionon (diçka që nuk është zhdukur asnjëherë në Gjermani apo në Japoni edhe pas disfatës së tyre në Luftën e Dytë Botërore). Në vendet si Iraku, diçka e ngjashme nuk mund të anashkalohet.

Fundi i Historisë nuk është vendosur kurrë në marrëdhënie me një model specifik amerikan të organizimit politik apo social. Në gjurmët e Alexandre Kojeve, filozof ruso-francez, që frymëzoi tezën time origjinale, unë besoj se Bashkimi Evropian reflekton shumë më mirë sesa Shtetet e Bashkuara, si do të jetë bota pas fundit të historisë. Sforcoja e Bashkimit Evropian për të dobësuar sovranitetin dhe politikat tradicionale të pushtetit për t‘i dhënë jetë një ligjshmërie transnacionale është sigurisht më në linjë me një botë “post-historike” të besimit sistematik të amerikanëve te Zoti, te sovraniteti kombëtar dhe tek aparati i tyre ushtarak.

Në përfundim, unë nuk e kam lidhur asnjëherë pohimin global të demokracisë me ndërhyrjen amerikane dhe në mënyrë të veçantë, nuk e kam lidhur asnjëherë atë me shpalosjen e fuqisë ushtarake amerikane. Tranzicionet demokratike duhet të aktualizohen nga shoqëritë që me të vërtetë aspirojnë demokracinë dhe për shkak se kjo e fundit sjell krijimin e institucioneve ad hoc, zakonisht bëhet fjalë për një proces mjaft të gjatë dhe që shtrihet në kohë.

Nga jashtë, fuqitë si Shtetet e Bashkuara, nëpërmjet shembullit të tyre të shoqërisë së suksesshme, nga këndvështrimi politik dhe ekonomik, shpesh mund të përshpejtojnë një tranzicion të tillë. Me qëllim që procesi të ecë përpara, munden edhe të ofrojnë financime, këshilla, ndihmë teknike, e sigurisht, ndonjëherë edhe forcën e tyre ushtarake. Por, një ndryshim i regjimit i imponuar me forcë, nuk ka qenë kurrë element kyç në një tranzicion demokratik.

10-vjeçari mbytet në lumin Drin

0

Një fëmijë 10 vjeç është gjetur i pajetë në buzë të lumit Drin pranë fshatit Muhurrr. Burime nga Policia e Dibrës bëjnë të ditur se, një ditë më parë rreth orës 21:30, shtetasi Sh. Xh. nga fshati Mazhiç, Bulqizë, ka njoftuar në Sallën Operative se që nga ora 11:00 e paradites nuk i është kthyer djali i tij I. Xh. rreth 10 vjeç.

Për herë të fundit është parë rreth orës 15.00 duke u larë në lumin Drin në fshatin Katund i Ri Peshkopi dhe dyshohet se mund të jetë mbytur në lumë duke u larë.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivë të Komisariatit të Policisë Dibër, ku kanë ushtruar kontroll gjatë gjithë natës, dhe gjatë orëve të para të mëngjezit përgjatë shtratit të lumit Drin.

Nga ura e fshatit Katund i Ri, deri tek ura e fshatit Muhurr, në një distancë rreth 5 km, si rezultat i kërkimeve të forcave të policisë rreth orës 09:30, të datës 30.08.2016 në vendin e quajtur “Shenjat e Brezhdanit”, mbi urën e fshatit Muhurr, është gjetur trupi i pa jetë i fëmijës 10 vjeç, shtetasi I. Xh, banues në fshatin Mazhiç, Bulqizë.

Nga këqyrja paraprake e kufomës e kryer nga eksperti mjeko-ligjor rezultoi se në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune apo dëmtime të tjera të shkaktuara nga ndonë faktor tjetër, përveç asaj të mbytjes.

Dyshohet paraprakisht se shkaku i humbjes së jetës është si pasojë e mbytjes në lum.

Grupi hetimit vijon hetimet në vendngjarje.

Makina-bombë përplaset me portën e ambasadës kineze, 1 i vdekur, disa të plagosur

0

Një shpërthim ka ndodhur pranë ambasadës kineze në kryeqytetin e Kirgizstanit, Bishkek, por njoftimet për viktima janë ende të paqarta, njofton BBC.

Detajet e dhëna para pak minutash janë ende duke u pasuruar, por agjensia ruse e lajmeve Interfax njoftoi duke cituar zyrtarët lokalë se të paktën një person është vrarë.

Një makinë është përplasur në dyert e ambasadës dhe shpërtheu përpara rezidencës së ambasdorit, thanë burimet zyrtare.

Mediat sociale treguan tymin që ngrihej sipër ndërtesave. Pamje të tjera tregojnë xhamat e thyer dhe vendin e ngjarjes.

Sipas Reuters, shoferi i makinës që shpërtheu është vrarë dhe tre persona janë plagosur, sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Shërbimi Shtetëror i Sigurisë, GKNB tha se, është duke e hetuar shpërthimin, por nuk dha detaje.

Nga Ministria e Brendshme nuk u bë e mundur të merrej ndonjë koment.

Portali i lajmeve të vendit, “24.kg.com” tha se, makina është përplasur me portën e ambasadës para shpërthimit.

Vetëvendosje në Prizren fton qytetarët në protestë kundër Demarkacionit

0

Lëvizja Vetëvendosje thërret të gjithë qytetarët e Prizrenit që me datën 1 shtator, ditë e enjte, të marrin pjesë në protestën kundër Demarkacionit me Malin e Zi, raporton PrizrenPress.

“Ju ftojmë të merrni pjesë!”, shkruan kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, Artan Abrashi, në Facebook.

Ai ka bërë me dije se nisja nga Prizreni bëhet në mënyrë të organizuar me autobusë, në ora 09:00, nga Stacioni i Autobusëve në Prizren. /PrizrenPress.com/