12.4 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026
Home Blog Page 6290

Arrestohen dy persona në Suharekë pasi rrahën policët

0

Në fshatin Shirok të Suharekës, janë ka arrestuar dy persona të dyshuar të cilët kishin sulmuar zyrtarët policor gjatë implementimit të një plani operativë, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, shkruan PrizrenPress.

Në raport thuhet se gjatë arrestimit lëndime trupore ka pësuar zyrtari policor i cili ka pranuar tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Opsione për shtyrjen e Demarkacionit

0

Partitë në pushtet janë të bindura se seanca për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi duhet të mbahet, pavarësisht tensioneve dhe deklarimit të disa deputetëve të tyre se janë kundër kësaj marrëveshjeje. Megjithatë, krerët e shtetit vazhdojnë t’i thërrasin deputetët t’i lënë anash interesat personale dhe ta votojnë Demarkacionin me shtetin fqinj, duke siguruar se Kosova nuk e humb asnjë metër katror me këtë marrëveshje.

Deputetët e partive në pushtet theksojnë se seanca duhet të mbahet pavarësisht tensioneve, ndonëse, sipas tyre, ajo mund të shtyhet, por jo edhe të anulohet sepse deputetët duhet ta shprehin vullnetin e tyre me votë, pro ose kundër. Por, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi shprehet i bindur se Demarkacioni do të kalojë.

“Nuk ka dështim, Demarkacioni do të kalojë, është marrëveshje e saktë, është e drejtë. Është në interesin e dyanshëm, është në interesin e konsolidimit të shtetit tonë, është edhe në interesin e frymës dhe agjendës euroatlantike për domosdoshmërinë edhe të liberalizimit të vizave, edhe të themelimit të Forcave të Armatosura të Kosovës”, ka thënë Thaçi, duke kujtuar përgjegjësitë e deputetëve.

“Tanimë dilema nuk ka, gjithçka është e qartë dhe pritet përgjegjësi e lartë e çdo deputeti që të dalë mbi emocionet e politikës së çastit apo mentalitetit provincial dhe të votojë në interes të shtetit”, ka shtuar ai.

Se duhet mbajtur seanca për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin e thonë edhe deputetët e partive në koalicionin qeverisës. Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sadri Ferati, thotë se presioni dhe tensionet nuk duhet të ndikojnë në punën dhe parimet e Kuvendit dhe deputetëve.

“Unë mendoj se tensionet nuk duhet të ndikojnë në principet dhe parimet e Kuvendit sepse pikërisht ata që bëjnë presion momentalisht, gjithmonë thirren në pavarësinë e punës së Kuvendit. Prandaj deputetët dhe Kuvendi duhet të jenë të pavarur dhe jashtë tensioneve për të debatuar dhe për të marrë vendimet e arsyeshme”, ka thënë Ferati, duke theksuar se seanca mund të shtyhet, por jo edhe të mos mbahet fare, pavarësisht deklarimit të disa prej kolegëve të tij se janë kundër kësaj Marrëveshjeje për Demarkacionin.

“Jo nuk e di a do ta bëjë të pamundur. Por mendoj që seanca duhet të mbahet, ajo mund të shtyhet, por seanca duhet të mbahet dhe nëse nuk ekziston vullneti i deputetëve, ata do ta tregojnë një vullnet, ose do të votohet, ose nuk do të votohet”, është shprehur ai.

Edhe analistët politikë theksojnë se shtyrja e seancës është blerje kohe, meqë nuk ka shmangie pa votimin e kësaj Marrëveshjeje për Demarkacionin.

Megjithatë, analisti politik Blerim Burjani thotë se koalicioni qeverisës është në krizë mes ratifikimit të marrëveshjes apo edhe shkuarjes në zgjedhje të parakohshme.

“Ky koalicion tërë kohën e përmend liberalizimin si kusht, në anën tjetër në fjalorin e tyre politik dominon presioni që kanë nga bashkësia ndërkombëtare. Pra, ky koalicion është duke u përballur me situata kritike për ekzistimin e tij si koalicion politik, ose ta ratifikojë marrëveshjen, ose nuk është larg mendsh të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme, po qe se presioni ndërkombëtar rritet fuqishëm në raport me politikën vendore”, ka thënë Burjani, sipas të cilit shtyrja e seancës për ratifikimin e Demarkacionit është shtyrje kohe, pasi nuk ka shmangie nga ratifikimi.

“Shtyrja është blerje kohe, por s’ka shmangie nga ratifikimi. Prandaj ideja e shtyrjes është sikur ideja për të shkuar në zgjedhje më vonë, edhe pse realisht shtyrja mund të ndodhë një javë, por jo më shumë, pra pak ka fitim prej kësaj teme”, është shprehur ai, duke thënë se edhe shtyrja e seancës me konsensus është i vështirë, pasi që palët janë diametralisht të kundërta në qëndrime për këtë pikë./Zeri.

6 vjet heshtje e Prokurorisë për aferën “Pronto”

0

Analistë të politikës dhe fushës së drejtësisë shprehin habinë e tyre se pse iu deshën Prokurorisë së Shtetit që të presë 6 vjet pas kohës së përgjimeve të aferës “Pronto” dhe vetëm pas presionit të fuqishëm publik të vendosin për të filluar hetimet për këtë skandal.

Ata shfaqin dyshimin e tyre se këto përgjime më së paku mund të dëmtojnë figurat kryesore politike dhe nëntokës kosovare, pasi prokuroria ka pasur dhe ka edhe përgjime të tjera shumë më të rënda e më kriminale që implikojnë klanin “Ponto”, por dhe bizneset oligarkike, prapa të cilave qëndrojnë ata vetë. Thonë se po të mos ishin publikuar këto përgjime në mediet vendëse, sigurisht se edhe këto përgjime do të kalonin në heshtje dhe pa hapur as edhe një rast të vetëm.

Për këto përgjime me kohë ishte njoftuar deri në detaje ish-kryeprokurori Ismet Kabashi, i cili përmes po aferave dhe protagonistëve “Pronto” ishte emëruar në krye të Prokurorisë së Shtetit që nga viti 2010″. Madje, ka mendime të analistëve se vetë ish-kryeprokurori Kabashi me urdhër të grupit “Pronto” kishte bllokuar e mbyllur hetimet, kundërligjshëm dhe në dëm të interesave të qytetarëve dhe vendit, shkruan gazeta Kosova Sot.

Ata shprehën se edhe Kabashi duhet që të hetohet sa më shpejt nga Prokuroria e Shtetit për këtë rast dhe të gjitha rastet e tjera nga viti 2008-2014, porse ata pak besojnë se do të ndodhë kjo.

Analistët janë skeptikë edhe nisjen e hetimeve dhe ngritjen e aktakuzave ndaj politikanëve të lidhur me nëntokën, për të cilët dihet fare mirë se realisht këta mafio-politikanë janë pronarët e vërtetë të disa kompanive super të mëdha oligarkike dhe mbi ligjin, të cilët kanë përfituar qindra miliona euro në kurriz të qytetarëve. Veç saj, ata thonë se nuk pritet që të zbardhet fytyra dhe identiteti i plotë i pronarëve të vërtetë të këtyre mafiooligarkëve dhe mafio-politikanëve, të cilët janë në kontakt të përditshëm me këta të ashtuquajtur biznesmenë, që kanë të gjitha monopolet dhe kanë monopolizuar tregun kosovar.

Analistët shprehen se Prokuroria nuk do të ketë guximin që të bëjë aktakuzën e parë kundër mafio-biznesmenëve dhe mafio-politikanëve, figura të nivelit të lartë në Kosovë, të cilët realisht janë pronarët e këtyre bizneseve, që kanë marrë tregun kosovar në të gjithë sektorët më fitimprurës në Kosovë, madje edhe ato raste pa as edhe një investim nga ana e tyre.

Gjithashtu analistët janë skeptikë se Prokuroria e Shtetit do t’i kërkojë gjykatës autorizimin për leximin dhe hetimin e të gjitha tabulateve të përmbajtjeve e bisedave telefonike të grupit ‘Pronto’ që i kanë pasur si zyrtarë të lartë publikë me mafio-oligarkët financiarë për zhvatjet e qindra milionave të shtetit, që nga viti 2007 kur kanë ardhur në pushtet dhe deri më sot.

Vetëm një veprim serioz i prokurorisë do t’i detyronte oligarkët e vendit që të përballen me drejtësinë. Me gjithë pyetjet e dërguara në adresë të Prokurorisë së Kosovës për këto çështje, gazeta nuk ka marrë përgjigje ditën e diel. /Kosova Sot/

Ja çfarë nuk dinim për spermën

0

A e dinit se gjatë ejakulimit, sperma mund të shkojë deri në një largësi prej 29.7 centimetra. Ky është rekordi i vendosur deri më sot. Ndërkohë që më poshtë janë listuar disa prej kurioziteteve për spermatozoidet.

Nga çfarë përbëhet sperma?

91.8% është ujë. Në çdo një litër ka 45 gram proteina dhe 60 miligramë acid urik. Përveç kësaj ka edhe vitamina E, C dhe B12, fruktozë, acide dhe lipide.

A mund ta rrisësh sasinë e spermës?

Mesatarisht një mashkull ejakulon deri në një lugë çaji me spermë ose 3.5 centimetra kub. Nga puthjet dhe ledhatimet përpara seksit mund të rritet edhe sasia e spermës që derdhet. Sasia e spermës që derdhet gjatë aktit seksual është 20% më e madhe se ajo që derdhet gjatë masturbimit.

Sa spermë prodhon njeriu?

Gjatë gjithë jetës së tij, një person mesatar prodhon deri në 50 litra spermë. Ai ejakulon deri në 14 mijë herë.

Sa gjatë jetojnë spermatozoidët?

Në vaginë jetojnë disa orë, në qafën e mitrës deri në shtatë ditë, në testikuj deri në një muaj.

Sa të shpejtë janë spermatozoidët?

Tre deri në katër milimetra për minutë. Shpejtësia e derdhjes është 17 kilometra në orë.

A e bën kafeja spermën më të shpejtë?

Shkencëtarët e Universitetit të San Paolos kanë zbuluar se meshkujt që konsumojnë më shumë se tre kafe në ditë, e kanë spermën më të lëvizshme. Por kjo nuk është e provuar për burrat evropianë.

Sa spermatozoide ka një derdhje?

Deri në 600 milionë. Ato përmbajnë nëntë milionë gigabajt të dhëna, pra informacion gjenetik. Me të do mbusheshin hardrajverat e 1.5 milionë kompjuterëve.

Sulmohet me granatë dore shtëpia e drejtorit të RTK-së

0

Është sulmuar me granatë të dorës shtëpia e drejtorit të Radio Televizionit të Kosovës, Mentor Shala.

Persona tash për tash e kanë hedhur granatën e dorës në shtëpinë e Shalës në Matiqan.

Policia aktualisht ndodhet në vendin e ngjarjes duke bërë ekzaminimin e provave.

Sulmi ka ndodhur rreth orës 22 e 10 minuta, ndërsa nuk ka viktima, bën të ditur RTK.

Ditë më parë, objekti i RTK-së është sulmuar me granatë dore, nga persona ende të panjohur.

Zyrtare: Besart Berisha, i thotë “PO” Kosovës

0

Besart Berisha zyrtarisht ka pranuar se do jetë pjesë e Kombëtares së Kosovës.

Lajmin e bëri të ditur përmes emisionit Koha Shtesë, të cilën e udhëheq Vlera Isufi Fetahu, e cila është edhe e afërmja e sulmuesit kosovar.

Nga tani Bunjaku mund të llogarisë në shërbimet e sulmuesit, i cili aktivizohet në ligën e Australisë.

Kujtojmë që Berisha nuk do luaj ndeshjën e parë mirëpo do jetë i gatshëm për Kroacinë. /Sportali.net

Me dekrete nuk bëhet pajtimi!

0

Nga Bilall Sherifi, sekretar i NISMA-s

Viktimat e gjenocidit serb në Kosovë presin drejtësi.

Ngjarja e sotme në Mushtisht dëshmoi se plagët e krimit të gjenocidit që ka kryer shteti i Serbisë përmes forcave ushtarake dhe policore mbi shqiptarët në Kosovë janë shumë më të thella se sa që mendojnë ata që lufta nuk ua ka prekur as një fije floku.

Ngjarja e sotme dëshmoi gjithashtu se falja dhe pajtimi nuk mund të bëhet nga lart sikur me telekomandë apo me dekrete nga kushdo qoftë.

Qeveria e Serbisë duhet të distancohet nga politika e gjenocidit që shteti serb kreu në Kosovë dhe të merr përgjegjësitë për ndëshkimin e tërë zinxhirit komandues.

Vetëm kjo do hapte një faqe të re të marrëdhenieve ndëretnike dhe ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbisë.

Sigla e Kosovës në kualifikimet e Botërorit (Video)

0

Kombëtarja e Kosovës edhe zyrtarisht ka siglën e saj, e cila do të përdorët në ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës, ‘Rusi 2018’.

Në siglën e Kosovës shihet logo e Federatës së Futbollit të Kosovës, ndërsa lojtarët janë të veshur me fanella të kaltra.

Kujtojmë se Kosova ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës do ta zhvillojë me 5 shtator kundër Finlandës.

Nesër mbërrin në Kosovë pinjollja e Skënderbeut – mysafire speciale në Rahovec

0

Nesër në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, mbërrin pinjollja e Skënderbeut, Sofie Kastrioti, e cila është brezi i 14 i familjes së Kastriotëve.

Ajo do të merr pjesë në “Hardh Fest”, festë tradicionale e rrushit, rakisë e verës në Rahovec.

Sipas Hardh Fest, ajo do të jetë mysafire speciale gjatë këtyre ditëve në Rahovec, ku do të performojë veprat e saj artistike.

“Vizita e saj është nder për komunën e Rahovecit pasi që kjo është hera e parë që Znj. Kastrioti viziton Republikën e Kosovës”, thuhet nga Hardh Fest. /PrizrenPress.com/

NISMA akuzon Qeverinë se ka humbur ndjeshmërinë me popullin

0

Partia e Fatmir Limajt ka reaguar ndaj incidentit të sotëm në Mushtisht të Suharekës, ku banorët e fshatit nuk lejuan që serbët të ktheheshin në fshat pa kërkimfalje dhe dhënie llogari për krimet e bëra gjatë luftës.

Sipas Nismës për Kosovën, “ajo çka u pa… tregon edhe njëherë se ky pushtet ka humbur çdo komunikim dhe ndjeshmëri me popullin”.

Nisma ka thënë nëpërmjet një komunikate se “në vend që qeveria të angazhohet për fatin e të pagjeturve dhe familjarëve të tyre tiu ipet përgjigja të cilën janë duke e pritur qe 18 vite, ky pushtet përkundrazi po abuzon me ndjenjat e popullit duke ja ngacmuar plagët e freskëta të luftës”.

Sipas Nismës, “përplasja e sotme e policisë me popullin edhe njëher tregon fytyrën e vërtet të këtij regjimi, tregon se ky regjim është i gatshëm të bëjë çdo gjë vetëm për të qëndruar në pushtet”.

“Sot qytetarët e Mushtishtit patën dy kërkesa shumë të qarta, të drejta dhe humane. Zbardhja e fatit të të afërmve të tyre të rrëmbyer nga ushtria dhe policia serbe dhe e dyta ata që kanë bërë krime të dalin para drejtësis dhe ta marrin dënimin e merituar. Çdo tentim për ti dhënë kahje tjetër kësaj proteste të qytetarëve të Mushtishtit është e papranueshme dhe qëllimkeqe. Përpjekja e këtij pushteti që ti kapërcej dhe ti qesë në harresë vuajtjet e këtij populli dhe të barazoj vikitimën dhe xhelatin siq kanë filluar disa nga pushtetarët për interes individual do të dështon me turp”, thuhet në komunikatën e Nismës.

Sipas partisë së Fatmir Limajt, “paqja dhe mirëkuptimi vjen kur drejtësia shkon në vend për secilin”.