12.4 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026
Home Blog Page 6291

Zbulohet i dashuri i Rikes

0

Pas shumë aludimeve në media se i dashuri i Rike Roçit është një nga futbollistët e Kombëtares shqiptare, e vërteta duket ndryshe.
Ish-lojtarja e “Big Brother” dhe tifozja më seksi e Kampionatit Europian të Futbollit “Euro 2016” është fotografuar në befasi në plazhin e Velipojës, nën shoqërinë e partnerit të saj aktual, një djalë i panjohur në publik, të cilin po përpiqet ta mbajë larg ekspozimit në media.

Në faqen e blogerit Olti Curri është postuar fotoja në fjalë, ku Rikja shfaqet e shtrirë në shezlong bashkë me djalin, me të cilin thuhet se është në lidhje. Edhe pse modelja nga Durrësi nuk e ka konfirmuar personin si të dashurin e saj, nga qëndrimi i tyre, lë të ku që ka diçka më shumë se miqësi.

Rike, siç shihet, edhe nga postimet në Instagram ka zgjedhur plazhet e Veriut për të kaluar disa ditë pushime me këtë person që duket mjaft i afërt. Sipas burimeve të Panoramës, bëhet fjalë për një djalë shqiptar me të cilin është njohur në Itali, që i ka kaluar të 25-at, i panjohur në publik dhe që merret me biznes.

Burri vret me sëpatë gruan

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Golem. Një person ka qëlluar për vdekje me sëpatë bashkëshorten e tij. Burime paraprake të policisë bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:50, në banesën e tyre në Golem, tek kompleksi “Murrizi”.

Sipas policisë, Veli Dervishi, 73 vjeç, ka vrarë me armë të ftohtë, sëpatë, bashkëshorten e vet, Shazivare Dervishi, 68 vjeçe.

Më pas mësohet se autori është vetëdorëzuar tek Posta e Golemit. Policia po punon ndërkohë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes makabër.

Çamëria plot me shqiptarë më 1913-n!

0

Çamëria, Shqipëria dhe Kosova në vitin 1913

Frederik Buasona (Frédéric apo Fred Boissonnas, 1858-1946) ishte fotograf zviceran i cili lindi në një familje të njohur fotografësh në Gjenevë. Mbahet mend kryesisht për fotot e hershme artistike të Greqisë. Artin e fotografisë e mësoi nga i ati, Anri-Antoan Buasona (Henri-Antoine Boissonnas, 1833-1889), dhe studioi në Shtutgart dhe në Budapesht.

Buasona ishte magjepsur nga Greqia dhe në periudhën 1907-1913 udhëtoi në tokën helene pothuajse çdo vit, duke bërë mijëra fotografi. Udhëtimi në rajon në vitin 1913 me historianin zviceran të artit Daniel Bo-Bovi (Daniel Baud-Bovy, 1870-1958) ishte veçanërisht i frytshëm.

Në vitin 1919 themeloi shtëpinë botuese Editions Boissannas dhe botoi gjithsej rreth 50 libra. Fotot e Buasonasë nga Greqia dhe jugu i Ballkanit u botuan ndër të tjera në vëllimet: L’image de la Grèce: l’Epire – berceau des Grecs (Imazhi i Greqisë: Epiri – djepi i grekëve), Gjenevë 1915, dhe L’image de la Serbie: le berceau des serbes (Imazhi i Serbisë: djepi i serbëve), Gjenevë 1919. Fotografitë e Greqisë, dhe në mënyrë të veçantë ato të Çamërisë në kohën e përfshirjes së saj në shtetin grek kanë jo vetëm rëndësi dokumentare por edhe një vlerë të lartë artistike.

Ky koleksion i fotografive të Fred Buasonasë është vetëm një pjesë e vogël e fotografive që ai bëri në Greqi dhe në jug të Ballkanit.

Marrë nga koleksioni i albanologut Robert Elsie

25-vjeçarja nga Rahoveci në gjendje të rëndë pas lindjes, kërkohet gjak

0

Për shkak të komplikimeve pas lindjes, A. D nga Rahoveci ka nevojë urgjente për gjak të grupit B Negativ.

Familjarët kërkojnë nga qytetarët vullnetmirë që t’i dalin në ndihmë nënës 25-vjeçare.

Ajo gjendet në Klinikën e Gjinekologjisë, ndërsa numri ku mund të kontaktohen familjarët e saj është: 045425759. /Periskopi

Ne po e ndalim demarkacionin, jo VV-ja

0

Shkruan: Shaip Muja

Ditën e martë ka takim Këshilli Drejtues i PDK-së, më 30 gusht të këtij muaji.

Këtu besoj partia ime, do t’i jap opsionet e qarta si të trajtohet demarkacioni, si të orientohet si në planin kombëtarë dhe atë ndërkombëtar. Këtu ose do shpjegohen pikëpyetjet që nuk i është përgjigjur askush deri më sot, o demarkacioni i komisionit shtetëror kështu siç është bërë, nuk kalon.

Këtë demarkacion do ta korrigjojnë në rrugë institucionale PDK, dhe LDK, duke u përkrahur kjo edhe nga AAK dhe NISMA. Ne s’kemi kohë tutje të falim, as të marrim territore, as s’kemi kohë të terrorizojmë publikun tutje.

Sot, të gjithë janë në krizë politike si pozita edhe opozita. Pozita ka frikën reale, se në këtë formë siç është ofruar demarkacioni nuk kalon, ndërsa VV është e bindur se s’ka përkrahje në rrugë e në demonstrim, e ta rrëzoj këtë çështje dhe po luan me karta të luftës speciale, e cila me nuk pi ujë.

Faturën politike do ta fitojnë partitë konstruktive me anëtarët e saj parimor, që e shohin atdheun mbi veten e vet. Përfundimisht, demarkacionin do ta korrigjojnë ata që ulen në tavolinën institucionale në parlament, me votë demokratike e të pa imponuar e dhunuar publikisht nga institucionet kryeneçe, e të barrikaduara në konkluzat e veta.

Parë në planin politik, juridik e psikologjik, stresi individual i Isa Mustafës nuk më intereson sa më intereson stabiliteti i vendit tim, për çka janë angazhuar e sakrifikuar me burgje, me gjak e vuajtje, po ashtu nuk më intereson as etja për pushtet e VV, që thotë se nuk do zgjedhim asnjë metodë konvencionale për ta rrëzuar demarkacionin, e që mediat po e japin sikur këta janë kundërshtuesit përmbajtjesorë, e po harrojnë se këta po vijnë si kofini pas të vjelave, sepse deputetët e pozitës po e stopojnë dhe ne do ta stopojmë, publiku duhet ta dijë këtë sepse për VV saka forcë, dhjetë herë deri më tash kishte kaluar.

Të nderuar, ratifikimi i kufirit nuk duhet të kaloj për këto arsye:

Metodologjia e punës së komisionit ka shumë pikëpyetje, procedura e bisedimeve, personat që kanë punuar në të, mos transparenca,etj.

Hartografia ekziston origjinale e përshkruar çka janë Kufijtë Kadastral, Kufijtë Komunal dhe Kufiri i Krahinës Autonome të Kosovës. Në agjendën e përshkrimit të hartave dhe kufiri kadastral qytetarëve po mundohen që t’ua imponoi si kufi të krahinës autonome me qenë ashtu ne ju kishim fut Malit të Zi – 20km thellësi dhe 40 km gjatësi e këto shpjegime si hanë Deputet e Kosovës.
Unë i përkas gjeneratës që kundërshtonim suprimimin e autonomisë dhe kushtetutës së vitit 1974, PRO ishte asaj kohe pothuajse tërë ”elita“ nëse mundet të thuhet ashtu, por në realitet ishte ndryshe dhe në atë“elitë” ishte edhe Isa Mustafa që sot po mbron të njëjtën teori për demarkacionin se asgjë nuk humbim.

Këtë çështje e kemi kundërshtuar ne Deputetët e Pozitës dhe ne s’do ta lemë të kalojë, këtë nuk është duke e penguar VV ajo po do një instrument në dorë për qëllimet e veta që dihen dhe janë legjitime por opinioni publik duhet ta dije se ne Deputetët e Pozitës ka një vit që kundërshtojmë me fakte dhe japim propozime si me dale nga kjo situatë, ne do t’ia arrijmë ta mbrojmë betimin tonë, moralin tonë dhe do të dimë t’i japim drejtim këtij problemi.

5.Kufiri është gabim në dy pika kyçe, ku kanë lejuar futjen e Malit të Zi në territorin tonë dhe ne në dy pika jemi futur në territorin e Malit të Zi që ai territor shef me shpinë nga ne dhe nuk është në harta si territor i yni, rrjedhimisht po themi të huajën se duam, tonën se japim.

Një lajm i mirë është se edhe AAK, është dakorduar me konkluzionet e ekspertëve dhe opinionit publik që kjo pjesë e bërë gabim të korrigjohet, komisioni shtetëror se ka bërë komplet gabim vërtetësinë e kufirit, por ka bërë gabim metodologjinë, duke bërë de limitim të dytë dhe demarkim siç duket direkt, këto do t’i korrigjojmë ne në Komisione në Parlament.

Me 01 shtatornuk duhet të vije në seancë plenare, por do t’i nënshtrohet edhe njëherë komisioneve në parlament siç është ai i planifikimit hapësinorë, aty me urtësi me qetësi me fakte e me shkencë hartografike e juridike e faktike do tëanalizojmë çdo centimetër të vijës kufitare, do të analizojmë tëgjitha shkresat e procedurave tëbisedimeve e vendimeve kemi kohë sa të duash,e ftoje VV-jen të jap kontributin e saj së bashku me ne, dhe mos ta zgjedhë rrugën për zgjidhjen e problemeve madhore kombëtare, falënderoi konstruktivitetin e treguar të AAK-së dhe NISMA-s që pranon të diskutoi kontribuojë me fakte e shkencë, këtu duhet tëjetë edhe komisioni shtetëror i cili nuk guxon të përdorë arrogancën që përdori me Qeverinë duke u munduar ta keqpërdorë konferencën e 3 Gushtit 2016, që shpjegonin epilogun e konferencës pa filluar, sepse nëse këta kanë bërë gabime do vlerësohen nëse jo do u miratojmë propozimet kështu arrihet konsensusi nacional e jo duke u barrikaduar siç po bënë Qeveria e Kosovës.

Unë personalisht nga shtatori i vitit 2015-të, kam dërguar e-mail ’a në cilësinë e anëtarit të komisionit për planifikim hapësinorë që të shohim materialin në komision dhe asnjë anëtar i asnjë partie s’ka deklaruar që është dakord përveç anëtari i AAK-së, Lahi Ibrahimaj sepse kishte edhe qëndrimin e partisëtë dakorduar që ta diskutojmëkëtë problem konform obligimeve kushtetuese dhe obligative që kemi sipas rezolutës së bërë në Kuvend 25 qershor 2015, por në anën tjetër jam i befasuar se si asnjë parti nuk ka kthyer as një përgjigje në kërkesat e mia.Kam kërkuar të respektojmë ligjshmërinë, kam bërë vërejtje se sa ta zgjasim situata do na del nga kontrolli dhe do të hyjmë në një rreth vicioz i cili të gjithëve do na nxjerrë të turpëruar e dëmtuar. Për çudi askush as nga qeveria as nga grupet parlamentare s’kanë bërë as më të paktin mundim të bëjmë përpjekje për të diskutuar e analizuar problemet që na obligojnë.

I vetmi reagim i pa shpresë ka qenë letra të cilën pas shumë presioneve arritëm ta miratojmë në Komision për të kërkuar ndihmë nga Kryesia e Kuvendit që të ndërhyjë tek Qeveria për të na sjellë në komision Demarkacionin, një përgjigje që ka qenë e formuluar në gjuhën juridike PERFUNDIM, e që unë e kam kuptuar që nëse qeverisë i intereson ajo mundet me sjellë materialin ne Kuvend.

Kam kontaktuar disa herë Kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli në cilësinë e Deputetit që si Kryeparlamentarë ta merr situatën ne dorë sepse në fund do përplaset tek ne për ratifikim, por siç duket edhe nga ai janë mbajtur gjërat larg realitetit siç e konfirmoi vetë në konferencën e 3 Gushtit, ai dhe shumë pjesëmarrës duke reaguar kundër Qeverisë “se pse na latë të bëjmërezolute me 25 qershor të 2015-ës, kur dy komisionet e kishin nënshkruar me 10 qershor mbylljen e marrëveshjes , “Po ashtu edhe shkeljet e radhës deri më tani sa janë ligjore aq janë edhe fëmijërore e qesharake. Për kundër kësaj ndaj mendimin se çdo gjë që është bërë deri më tani nuk prodhon efektin juridik, këtë efekt do ta prodhoj në ditën që ne do ta ratifikojmë. Për këtë arsye UNË dhe shumë deputet jemi deklaruar haptas se nuk do ta votojmë, njëjtën mendojnë 99 për qind e Deputetëve por kanë shumë arsye që haptas se thonë ….?

Unë se besoj trillimin e paraleleve që nëse se votojmë i humbim vizat. Vizat janë lëkundur për arsye tjera dhe mbi të gjitha pas BREXIT çdo gjë është diskutabile për perspektivën e BE-së. Së paku zonja Mogherini deklaroi kështu pak ditë më parë. BE ka bërë eksperimente të rrezikshme me ne, fatkeqësisht po vazhdon, ne nuk mundemi të jemi mjet eksperimentues pafundësisht, i lus të na lejojnë të menaxhojmë detyrat ne vetë. S’ka asnjë urgjencë miratimi kufirit së paku edhe Kryetari i Malit të Zi e tha para dy javësh, “edhe pse po vonohet ratifikimi në Kosovë si prishë raportet tona ndërshtetërore.” Unë s’dua të jem ai që do ta miratoj dhe të jem krijues i pakënaqësive të atyre qytetareve në Rugovë e shumë qytetarëve brenda e jashtë Kosovës.

Unë po kërkoj që Parlamenti ta merr situatën në dorë, t’i thotë Kryeministrit që ta lë FACEBOOK-un, sepse burrështetasit serioz ulen 100 herë me secilin që kundërshton për të gjetur njëherë një zgjidhje. Me veprimet tona si deputet t’i tregojmë edhe STATE DEPARTAMENT-IT se jemi të përkushtuar të zgjedhim problemin, ne s’po themi se na ka mbetur hatri për komentet e bëra per kufirin para se ta kenë në dorë deputetët materialin, por ne po themi të njëjtën “Kufiri është i saktë e real dhe i përafërt“ që tëgjitha konkluzionet jemi dakord deri tek fjala “I përafërt” sepse kjo përafërsi ne nga de limitimi i vitit 1946 po na i humbe 82 km katrorë, e për këtë përafërsi ne kemi mundësi ta qartësojmë plotësisht me qetësi me të gjithë spektrin politik nëse vërtetë janë të interesuar për të marrë këtë RATIFIKIM.

Këto 82 km katrorë për disa shtete ndoshta nuk janë asgjë por për ne janë më shumë se shumë, aty shtrihet një histori gjaku, aty është një Lum Bjelluha, qëka kapacitet 280 milion metra kub ujë në vit, aty ka hulumtime gjeologjike strategjike siç pothonë librat e ish-instituteve Jugosllave që nuk munden të nënçmohen plotësisht, aty shtrihet MOKNA një pjesë strategjike ushtarake nëse e zotëron dikush tjetër është rrezik për Kosovën por jo për fqinjin tonë, aty thuren këngë heroike e vajtime epike pafund, aty nesër mundet të jetë problem serioz dekador që ne asnjëherë nuk do mundemi të japim shpjegim. Unë po lus që faktorin ndërkombëtarë dhe kombëtarë që nga Presidenti e deri tek Kryeparlamentari mos na shkelni Kushtetutën tonë,duke na bërë presion, sepse kështu nuk janë shembujt e demokracisë e dialogut e analizës e ekspertizës politike e faktike.

Na lejoni nevedeputetëve t’i japim me gjuhën e fakteve, këshillimeve e analizave dhe kontakteve me miqtë malazez t’i bindim se ata janë futur në dy pozicione tek ne dhe ne jemi futur në dy pozicione tek ta. Ato dy pozicione qëjanë në anën Malazeze ne nuk na nevojitensepse nuk është e jona, e aq më shumë as që kemi qasje direkte aty normale, për të pasur qasje aty ne duhet të shkojmë në Rozhajë njëherë dhe të kthehemi lartë tek ato pozicione.

Rrjedhimisht, Kryetari i Parlamentit e ka situatën në dorë komplet nga tri pozicionet që mbanë Parlament, Qeveridhe Lider i Partisë më të madhe të Koalicionit, i kuptojë vështirësitë e vendimmarrjes por njerëzit parimore dhe liderët e mëdhenjtë marrin vendime të mëdha. Janë dy opsione para neve: O Demarkacioni të sillet me tërë materialin në Kuvend e të trajtohet në mënyrë ekskluzive me komisionin shtetërorë e me ekspertë kombëtarë e ndërkombëtarë dhe të qesim të gjithë materialet origjinale që tashmë nuk janë në arkiva shumica etyre, por janë edhe nëpër shtëpi, o demarkacioni mos të ratifikohet me 01 shtatorpor të shpërbehet Qeveria dhe të hyjmë në zgjedhje të parakohshme dhe kjo çështje t’i mbetet qeverisë e parlamentit të ri për ta zgjedhur sepse Opozita nuk është duke kundërshtuar këtë formë por deputetët e pozitës dhe janëmjaftueshëm ata që tanimë kanë treguar haptas se nuk e votojnë.

Në Kosovë seriozisht kanë filluar të bëhen ndryshime në të menduar dhe në qëndrime, demokracia na garanton mendimin e lirë politik, na garanton integritetin tonë moral Kushtetuta e Kosovës që të mos i nënshtrohemi asnjë presioni, ne vërtetë jemi me vota të Partive nga vijmë por ne në parlament përfaqësojmë tërë popullin, kështu duhet të sillemi dhe vetëm kështu i ndihmojmë Kosovës, kështu krijojmë miqësi me partnerët tanë ndërkombëtarë, kështu sigurojmë rrugën në integrime Evropiane e euroatlantike, kështu tregojmë që jemi për stabilitet dhe jemi të aftë vetë t’i zgjedhim problemet që vetë po i krijojmë, e jo të thirremi e të fshihemi mbrapa miqve tanë sepse vërtetë edhe ata i kemi lodhë me sjelljet e institucioneve e lidershipit tonë.

Kjo hartë është e vitit 1973, që dëshmon se demarkacioni është bërë gabim!

Kjo formë e demarkacionit që po kundërshtohet edhe nga disa anëtarë të kabinetit qeveritar si Kujtim Shala, Hajredin Kuçi, nënkryetari i parlamentit Xhavit Haliti, si dhe Adem Grabovci i cili me deklaratat e tij realiste kur tha se pesë kilometra na është futur Mali i Zi brenda, më jep të drejtë të dyshoj se nuk e larguan plotësisht përgjimet sa deklaratat e tij kolabruese të Qeverisë.

Prandaj nuk është e ndershme të sulmohet edhe deputeti Shpejtim Bulliqi nga LDK e Murat Hoxha si ekspertë që kanë dhe po bëjnë çdo ditë reagime shkencore për këtë çështje, sikur ata e kanë problem privat këtë çështje. Sepse ky problem i tejkalon çështjet politike e interesat meskine tona, kjo është çështje e lartë e shtet formimit dhe perspektivës sonë . Mbi të gjitha ky demarkacion të ishte vërtetuar siç shkruan në harta që janë bazuar ne Kushtetutën e vitit 1974, e që quhet KUFIRI I KRAHINËS AUTONOME TË KOSOVËS, pa hyrë në filozofi që janë bërë nëse vetëm ka diçka që ne nuk e dimë, do të ishte edhe një shpjegim për kufirin me Republikën e Serbisë që atyre do t’i themi vetëm shih GRANICA POKRAINE KOSOVO.

Ata i kanë këto në arkivat e veta në Beograd, komisioni ka mundur t’i gjejë edhe në arkivat e Zagrebit e Lubjanëspse se ka bërë këtë e dinë ata.Por, ne kemi rastin ta bëjmë në komisione në parlament nuk është vonë. Kosova e ka një kufi tanimë të saktë e real dhe të përafërt vetëm se duhet precizuar me metodat e reja dhe në hartat e reja me emërtimin “Kufiri i Republikës së Kosovës,” dhe “Granica Republike Kosovo” për tri shtete që na rrethojnë dhe për ndërkombëtarët “State Border of Republic of Kosovo”.

(Ky shkrim është bërë enkas për Gazetën Blic. Autori është deputet i PDK-së)

Mediat serbe: Shqiptarët në Mushtishtë bënë thirrje për vrasjen e serbëve

0

Mediat serbe shkruajnë se shqiptarët në Mushtisht kanë bërë thirrje për vrasjen e serbëve dhe djegien e kishave

Një grup prej 150 serbëve janë nisur në drejtim të Mushtishtit në Kosovë, mirëpo u ndaluan pasi shumë vendas kishin dalë t’i ndalojnë hyrjen në fshatin afër Suharekës.

Një serb nga Graçanica, Filip Stefanovi? i ka thënë Blic.rs se shqiptarët po vazhdojnë me çmenduritë e tyre që nga viti 99’të.

Shqiptarët janë mbledhur afër fshatit Mushtistë dhe po përleshen me policinë e Kosovës. Ata gjithashtu po bëjnë thirrje për vrasjen e serbëve dhe po na quajnë “Shkije”, shkruan Blic.rs.

Policia në Kosovë ka arritur t’i arrestojë disa protestues duke përdorur edhe gaz lotsjellës kundër tyre, shkruajnë mediat serbe.

BE i kupton plagët e luftës, por jo edhe banorët e Mushtishtit

0

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka shpreh shqetësim rreth incidentit në Mushtisht, duke thënë se i respekton plagët e luftës, porse “respekti për të drejtën e kthimit të serbëve është i nevojshëm për normalizimin e marrëdhënieve në Kosovë”.

“BE-ja në Kosovë shpreh shqetësim rreth incidentit sot në Mushtisht dhe lavdëron Policinë për parandalimin e lëndimeve dhe dëme materiale. Ne i kuptojmë plagët e luftës, por respekti për të drejtën e kthimit të serbëve, është i nevojshëm për normalizimin e marrëdhënieve në Kosovë”, shkruan Zyra e BE-së në Kosovë.

Edhe një shtëpi e vjetër rrënohet në Qendrën Historike të Prizrenit (Foto)

0

Një shtëpi e vjetër, afër Xhamisë së Bajraklisë në Qendrën Historike të Prizrenit, që në njërin prej mureve ka pasur mbishkrimin 1929 si vit ndërtimi, është rrënuar të dielën.

Organizata “EC Ma Ndryshe” thotë se ky rrënim ndodhi pavarësisht apelit që ky objekt i vjetër të mos rrënohet, por vetëm të zbatohen masat rehabilituese dhe restauruese, Për të mundësuar vazhdimësinë e pranisë së vlerave të trashëgimisë ndërtimore në këtë zonë të mbrojtur.

“Kështu, në Prizren po vazhdon praktika e rrënimeve të shtëpive të vjetra dhe e degradimit të trashëgimisë ndërtimore, pavarësisht nga deklarimet e zyrtarëve institucionalë se do të ketë kujdes të shtuar dhe investime në mbrojtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore të Qendrës Historike të Prizrenit”, thuhet në njoftimin e kësaj organizate. /PrizrenPress.com/

Eda Zari, një album me muzikë bizantine kushtuar Fan Nolit

0

Kambanat e një kishe bien 8 herë para se zëri i saj të dëgjohet të këndojë shqip: “Kurrë nukë merret vesh, as prej engjëjsh, as prej nesh, ajo që po ngjan me ty, Nën’ e Virgjër, Shën Mari.” (Kremtore e Kishës Orthodokse, përkthyer në shqip nga Theofan S. Noli, Boston, Massachusets, 1947, fq. 584.) I njëjti zë shpjegon në gjuhën angleze: “…vjen nga gjendje të ndryshme të mendjes. Nuk është rreth nesh, muzikantëve, është vetëm rreth muzikës. Është një udhëtim në rrugë, përmes muzikës. Për vite të tëra kam qenë e interesuar të bëja një album me motive bizantine. Mendova se do të ishte me interes të bëja një udhëtim muzikor, pas në të shkuarën (në histori). Mendoj se ka qenë një mbrëmje vere e vitit 2012, kur ndjeva thellë brenda meje muzikën bizantine. Isha ulur në kopshtin e pasmë të Shën Klementit, në kodrën përballë liqenit të Ohrit. Po dëgjoja një murg. Një këngë mistike, shumë religjioze. E ndjej shumë familjare, për shkak se baza ime është muzika tradicionale”.

“Entropy – ku bizanti takon xhazin”, ky është albumi më i ri i këngëtares, që prezantohet në edazari.com. Imazhe të Manastirit të Zvërnecit shihen në video si edhe kori “Jan Kukuzeli”. Eda Zari në bashkëpunim me Ibrahim Maalouf, në videon prezantuese të realizmit të albumit tregojnë shumëçka.
“Jo shumë kohë pasi kisha vendosur të bëja këtë album, një mik shumë i miri i imi më kërkoi ta vizitoja atë në Arkivin Qendror të Shtetit. Ai më prezantoi dhe më tregoi një thesar, dorëshkrime të muzikës bizantine e postbizantine, që datonin në shekullin e 12. Ishte surprizë e madhe për mua. Më tej nisa të ndiqja gjurmë të tjera bizantine në vendin tim, që qenë izoluar për rreth 50 vite”, thotë Eda Zari.

Albumi i Eda Zarit me Ibrahim Maalouf, që lançohet në muajin tetor të këtij viti, është realizuar me bashkëpunimin e Florian Weber, Hayden Chisholm, Dietmar Fuhr, Korit Bizantin “Shën Jan Kukuzeli”, Rhani Krija, shkruan dritare.net.

ALBUMI
“Historia e njohur e prostitutës që i lau këmbët Jezusit dhe ia fshiu me flokët e saj, vjen në forma të ndryshme tek psalmet e Kishës Ortodokse. Ky është një nga psalmet e kënduara të Mërkurën e Shenjtë, kur përkujtohet ajo që bëri prostituta”. Shpjegimin e ndjek zëri i Zarit në interpretim të kësaj pjese.
Ajo shënon se ky është një album ambicioz, i pari i këtij lloji në konceptimin muzikor, i përbërë nga psalme të përzgjedhura prej pjesësh të ndryshme të ceremonive fetare bizantine, të sjella e të interpretuara në stilin e xhazit.

“Muzika xhaz dhe ajo bizantine formojnë së bashku një binom që përcjell frymën emocionale të teksteve të shenjta. Në këtë peizazh muzikor, Eda Zari dhe artistët e saj të zgjedhur me kujdes guxojnë të risjellin muzikën e përdorur nga liturgjia. Në formën e tyre origjinale, himnet janë shkruar me ‘simbolet’ 1.500-vjeçare muzikore bizantine që gjenden edhe koleksionin (bizantin e postbizantin) të dorëshkrimeve që ruhen në Arkivin Qendror Shtetëror të Tiranës, Shqipëri)”, shkruhet në prezantimin e albumit.

Po aty, vërehet se përmes kadencave pianistike dhe kolorit të zërit, secili psalm arrin dinamika të ndryshme variacionesh dhe zëri, duke zbuluar kështu një gjuhë të re të pasur.

Psalmet do t’i prezantohen një publiku që vlerëson jo vetëm traditën, por edhe këngën në religjionin bizantin ose në formën e xhazit. Në çdo rast, Zari nuk ka vendosur të qëndrojë vetëm në sferën e traditës liturgjike.
“Tingujt kolektivë në këto psalme janë shumë më të rëndësishëm se vetë kënga, siç është isoja magjike e polifonisë shqiptare. ISO-ja është afirmim i unanimitetit, e ngjashme me mesazhin artistik në këtë album”.

Melodia shkëput veten nga e kaluara dhe kap momentin për të krijuar meloditë e tanishme, ku gjuha është udhëzuesi shpirtëror, që përcjell mesazhin e shenjtë (një pjesë e rëndësishme e këtij repertori ka të bëjë me Fjalën Hyjnore, përkthyer në shqip nga Shkëlqesia e tij, Theofan S. Noli).
“Pavarësisht nga kjo, çdo kulturë muzikë fetare, ashtu si ajo bizantine, fillon te muzika popullore. Muzika i ndihmon njerëzit të shprehin sfidat, gëzimet dhe vajet e jetës. Bashkë me fjalët, muzika na ndihmon të lartësojmë besimin tonë ndaj të shenjtës. Kjo gosti melodish e teksti është sjellë tek ne nga muzikantë të jashtëzakonshëm. Ata vijnë në këtë projekt nga prejardhje multikulturore dhe çdo performancë është ekzekutuar në emër të muzikës dhe ndershmërisë artistike. Të gjithë ata meritojnë vlerësimin tonë”, thuhet në prezantimin e albumit.

Albumi “Entropy” është homazhi që Zari u bën artistëve sirianë, armenë, libanezë dhe gjithë muzikantëve të flokut, të cilët në kohë të trazuara po përpiqen të ruajnë kulturën dhe trashëgiminë e tyre.

Duke uruar e besuar fort se madje edhe përmes muzikës, ne mund të ndalim luftën në Siri dhe në të gjithë botën.
Ky album i kushtohet peshkopit Bishop Theofan Stilian Noli (1882 – 1965). Ai ishte një personalitet shumë i talentuar, i dalluar kryesisht për përkthimet e tij letrare dhe liturgjike. Përkthimet e shërbimeve liturgjike për të krishterët ortodoksë shqiptarë janë themeli i mendimit liturgjik, teologjik dhe diskursit në gjuhën shqipe. Emri i tij do të mbahet mend gjatë për këtë.

Olimbi Velaj, ftohet në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë në Rahovec

0

Më 2-4 shtator 2016, në Shtëpinë e Kulturës “Mensur Zyberaj” në Rahovec mbahet edicioni i dytë i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë. Ideator është poeti dhe miniaturisti i njohur Fahredin Shehu. Në këtë aktivitet, që synon të jetë i përvitshëm, do të marrin pjesë poetë nga vende të ndryshme të botës.

Festivali do të mbledhë më shumë se 20 poetë evropianë, nga Gjermania, Zvicra, Belgjika, Britania e Madhe, Norvegjia, Turqia, por edhe nga Izraeli, Japonia e Australia. Nga Kosova pjesëmarrjen e kanë konfirmuar Besa Hoxha Beqiri, Sali Bashota dhe Donika Dabishevci, ndërsa nga Shqipëria është ftuar poetja Olimbi Velaj. E pyetur për festivalin ajo shprehet me superlativa, duke theksuar se në Kosovë është vlerësuar edhe më parë dhe se përzgjedhja është shenjë e seriozitetit të Festivalit. Velaj ka një lidhje të veçantë me Kosovën edhe për shkak të angazhimit të saj si gazetare dhe më pas si lektore në Prishtinë, por ajo është ftuar atje disa herë në festivale lokale dhe ndërkombëtare, gjithashtu është vlerësuar me çmim dhe i janë botuar disa cikle poetike në antologji dhe në shtypin e kulturës. Velaj shprehet se shpesh atë që nuk e bëjnë dot institucionet e bëjnë individët dhe rasti i këtij festivali e ilustron këtë më së miri.

Bëhet fjalë për pjesëmarrje të poetëve mjaft të afirmuar dhe siç shprehet organizatori i festivalit, Fahredin Shehu: “Rahoveci do të jetë pikë reference për shumë poetë të përzgjedhur të klasit botëror, përfaqësues nga më të spikaturit të vendit të tyre të origjinës”. Shehu tregon se falë punës së përkushtuar të stafit të festivalit, pritet që suksesi sivjet të rikonfirmohet dhe të njohë progres. I ideuar si festivali i verës, përveçse festival i poezisë, ky aktivitet që po kthehet në traditë, synon njëherësh edhe që të promovojë rajonin e njohur të verërave në Kosovë.

Duke qenë vetë poet dhe pjesëmarrës në mjaft festivale ndërkombëtare, Shehu mendoi ta kthente vendlindjen e tij në një vend mikpritjeje për poetë nga e gjithë bota. Që në edicionin e parë festivali shërbeu njëherësh edhe si promovues i Kosovës në botë, duke qenë se një pjesë e madhe e poetëve të ftuar botuan përshtypjet e tyre në gazetat dhe revistat e vendeve nga vinin.

Festivali është konceptuar edhe si një forum diskutimesh ku poetët do të shprehen për rolin e tyre në shoqëri dhe për raportin e poezisë me shoqërinë, duke sjellë secili përvojën e vet. Gjithashtu gjatë netëve të leximeve janë programuar edhe promovime të poetëve të veçantë, të përkthyer së fundi në shqip. Organizatori i festivalit, njëherësh një njohës i shkëlqyer i gjuhës angleze, ka sjellë në shqip gjatë viteve të fundit disa nga poetët më cilësorë botërorë. Në edicionin e 2016-ës spikat promovimi i poetit norvegjez Knut Odegard nën përkthimin e Fahredin Shehut. Në axhendën e festivalit është edhe promovimi i opusit letrar të Agim Vincës.

Festivali e ka kthyer qytetin e vogël të Rahovecit në një destinacion tërheqës dhe gjatë netëve të leximeve të poezive auditori nuk është vetëm vendas, por nga qytete dhe rajone të ndryshme të Kosovës dhe të Shqipërisë. Lexues të vëmendshëm, dashamirës të poezisë, por edhe amatorë të saj mblidhen në fillim të shtatorit në qytetin e njohur për verërat, por tani edhe më të njohur për poezinë.
Tashmë axhendës kulturore të Kosovës i është shtuar edhe ky festival, i cili po kthehet në një destinacion të lakmuar edhe për të rinjtë e apasionuar pas poezisë dhe performimit të saj.

Festivali do të hapet pasditen e 2 shtatorit në Shtëpinë e Kulturës “Mensur Zyberaj” në Rahovec më ceremoninë solemne që do të nisë në orën 16:00, ndërsa më 3 shtator në Parkun e Qytetit, do të mbahet maratona poetike, e cila fillon në orën 20:00. Festivali Ndërkombëtar i Poezisë në Rahovec mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës dhe disa sponsorë të tjerë.