12.4 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026
Home Blog Page 6292

Thaçi: Serbët kanë të drejtë të kthehen në Mushtisht

0

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se “janë të papranueshme skenat që janë parë të dielën në fshatin Mushtisht” duke shtuar se duhet “të respektohet e drejta e secilit që të kthehet në pronat e veta”.

“Janë krejtësisht të panevojshme dhe të papranueshme skenat nga fshati Mushtisht”, është shprehur Thaçi, i cili ka shtuar se “këto veprime nuk janë as në interes të Kosovës dhe të qytetarëve të saj”.

I pari i vendit ka thënë se të gjithë kanë të drejtë të kthehen “në vendin e tyre të origjinës, në pronën e tyre”.
“Kjo vlen për çdo qytetar të Kosovës, pa dallim etnie”, tha ai. “Çështja e të zhdukurve, e të zhvendosurve, e pronave të uzurpuara janë plagë të hapura nga lufta. Duhet t’i mbyllim sa më parë këto plagë dhe të kthehemi nga e ardhmja”.

Thaçi u shpreh se “drejtësia do të merret me të gjithë ata që kanë kryer krime në të kaluarën, meqë drejtësia është kusht për pajtim të sinqertë dhe për ndërtimin e Kosovës multietnike”.

Nexhmi Krasniqi: Protestuesit në Mushtisht u vetëlënduan

0

Komandanti i Policisë Rajonale në Prizren, Nexhmi Krasniqi, për Radion Evropa e Lirë, ka treguar se protesta ka përfunduar, kurse katër pjesëtarë të policisë kanë mbetur të lënduar, si dhe disa qytetarë.

“Qytetarë ka të lënduar, por jo (të lënduar) nga Policia, por nga hedhja e pakontrolluar e gurëve nga protestuesit, sepse Policia e ka përfunduar punën në mënyrë profesionale. Policia e Kosovës ka hapur rrugën, por ata (serbët) në mënyrë vullnetare janë kthyer.Edhe pse klerikët i kanë përfunduar ceremonitë e festës. Nuk ka pasur asnjë problem, mirëpo pelegrinët që kanë ardhur nga Serbia në mënyrë vullnetare, janë kthyer”, ka thënë Krasniqi.

Korrupsioni nuk mund të luftohet nga të korruptuarit

0

Krimi i organizuar dhe korrupsioni kanë përfshirë gati të gjitha institucionet e nivelit lokal dhe qendror të Kosovës, dhe për më keq, edhe sistemin e drejtësisë, vlerësojnë përfaqësues të shoqërisë civile.

Këto dukuri të cilësuara si dy pengesat më të mëdha në drejtim të zhvillimit të Kosovës, nuk po arrihet as të luftohen.

Niveli i lartë i korrupsionit në Kosovës ishte kritikuar edhe nga mekanizmat ndërkombëtar. Ata kishin kërkuar nga institucionet që t’i luftojnë këto dukuri.

Luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit brenda dhe jashtë sistemit të drejtësisë në Kosovë, sipas përfaqësuesve ndërkombëtarë, ishte vlerësuar si rruga e vetme për të sjellë mirëqenie për qytetarët e këtij vendi.

Arton Demëhasaj, drejtor në Organizatën për Demokraci dhe Anti-Korrupsion “Çohu”, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë thotë se derisa në Kosovë ka prokurorë e gjyqtarë të korruptuar, si dhe politikanë me afera korruptive, nuk mund të pritet luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Sa i përket luftimit të korrupsionit bëhet shumë pak, për shkak se as brenda vetë sistemit nuk ka filluar të luftohet korrupsioni, e aq më pak të pritet prej sistemit që të luftohet kjo dukuri jashtë saj. Rastet e fundit po tregojnë se korrupsioni ka qenë i lartë në të gjitha sferat, e në anën tjetër nuk kemi raste që janë hetuar apo gjykuar”, thotë Demëhasaj.

Në raportet ndërkombëtare, përfshirë edhe atë të “Transparency International”, që masin perceptimet e qytetarëve, Kosova vlerësohet me nivelin më të lartë të korrupsionit në rajon.

Por, thellimi i luftës kundër korrupsionit dhe posaçërisht dëshmitë konkrete për dënime të, siç thuhet, “niveleve të larta të përfshira në korrupsion”, janë bërë pjesë të kushtit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Mosmarrja e hapave të fuqishëm kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përveç tjerash, sipas drejtorit ekzekutiv të organizatës “Fol”, Petrit Zogaj, po rrezikon funksionimin e shtetit të së drejtës dhe ndikon negativisht në jetën e përditshme të qytetarëve.

“Në tetë vjetët, e fundit kur kemi shtetin e pavarur, kemi një situatë kur ditën punohet me ligj, natën punohet me ligj të mafias ose ligje që janë anti -shtet, anti-institucione dhe anti-shoqëri. Kjo e bën të pamundur që të kemi respektim të ligjeve derisa ka njerëz që janë kundër atyre dhe i pengojnë në çdo variant që ligji të zbatohet”, shprehet Zogaj.

Përderisa kemi këtë situatë, ku krimi i organizuar dhe korrupsioni nuk arrihet të luftohet, sipas Zogajt, niveli i këtyre dy dukurive do të rritet në përmasa shkatërruese për shtetin e Kosovës.

“Ne kemi krijuar një nivel të tolerancës së krimit të organizuar dhe korrupsionit, i cili nga një pjesë e shoqërisë, nuk kundërshtohet, sepse në një nivel apo në një tjetër, do të jetë pjesë e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Duhet të jesh i korruptuar për të korruptuar një politikan për ta marrë një vend të korruptuar dhe nga një pjesë tjetër e pazëshme, e cila e ka humbur besimin që aktiviteti i saj apo tij mund të përmirësojë sistemin politik institucional dhe shtetëror”, thotë Zogaj për Radion Evropa e Lirë.

Përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës vazhdimisht kanë deklaruar largimin nga postet publike të të gjithë zyrtarëve që janë përfolur për përfshirje në afera korruptive.

Ata shprehen se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar po bëhet më e “ashpër” dhe angazhimi në këtë drejtim, është marrë seriozisht.

Luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, e ka paralajmëruar edhe kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, por ai kërkon përkrahje edhe nga institucionet tjera.

Në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë, ditë më parë, kryeprokurori i Shtetit, Aleksander Lumezi, tha se i vetëm nuk mundet ta luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin.

“Sundimi i ligjit duhet të realizohet përmes të gjitha institucioneve, si atyre legjislative, ekzekutive dhe atyre gjyqësore. Dhe, nuk duhet të lihet i vetëm kryeprokurori; i vetëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.

“Unë i kam paralajmëruar disa raste dhe tashmë ato raste janë në duart e gjykatave dhe kemi aktgjykime dënuese. Kemi tri raste që kanë përfunduar në gjykatë, sa i përket rastit të krimit të organizuar, por kemi edhe aktakuza, të cilat tani i kemi dërguar në gjykata”, deklaroi Lumezi./rel/

Veseli: Zhvillimet në fshatin Mushtisht nuk i duhen Kosovës

0

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se zhvillimet e sotme në fshatin Mushtisht nuk i duhen Kosovës.

“Ato vetëm sa krijojnë mundësinë që të keqpërdoren prej atyre që duan ta pengojnë konsolidimin e shtetit të Kosovës dhe të krijojnë imazh negativ në botë për vendin tonë’, ka thënë Veseli, në një reagim pas protestës së sotme të banorëve të Mushtishtit, transmeton Telegrafi.

“Plagët e luftës të Mushtishtit, ashtu si të gjithë Kosovës, janë plagë të rënda që kërkojnë drejtësi të vërtetë, por në çdo rast duhet të bëhet dallimi i domosdoshëm në mes atyre që kanë bërë krime dhe komunitetit serb në Republikën e Kosovës. Përgjegjësia gjithmonë është individuale e institucionale, por jo kolektive”.

“E drejta e praktimit të besimit fetar, liria e lëvizjes, e drejta e kthimit në pronën legjitime, për secilin qytetar, pa dallim përkatësie, janë të drejta themelore në Republikën e Kosovës dhe është obligim ligjor garantimi i tyre”, ka thënë Veseli.

Këngëtarja shqiptare heq dorë nga muzika

0

U bënë disa vite që Zajmina Vasjari ka eksperimentuar me zhanre të ndryshme muzikore dhe është përpjekur të sjellë një frymë të re në muzikë, edhe pse fillimisht u bë e njohur nga spektaklet e bukurisë.

Por pas shumë viteve investim në muzikë, në një treg që ende nuk e ka gjetur veten, Zajmina, në prag të 30-­vjetorit të saj, ka vendosur të tërhiqet dhe të krijojë baza më të forta për të ardhmen. Pas diplomimit në degën e Arkitekturës, ajo sapo ka përuruar biznesin e saj të ri, një dyqan me fustane eventesh.

Edhe eksperimenti me biznesin nuk është i pari për Zajminën, duke marrë parasysh që disa vite më parë hapi një dyqan veshjesh nusërie dhe më vonë edhe një tjetër me shitjet e produkteve shërbim taksi, megjithatë gjithçka këtë herë do të jetë ndryshe, meqenëse vetë Zajmina do të ketë përkushtimin maksimal.

Në një kohë kur të gjitha koleget e saj këngëtare, verën e kanë pasur të ngjeshur me koncerte të shumta muzikore brenda dhe jashtë vendit, siç shkruan “Panorama Plus”, Zajmina të gjithë këtë periudhë e ka kaluar në Tiranë duke iu dedikuar tërësisht biznesit, madje ajo ka nisur edhe një fushatë intensive, duke ftuar mikeshat e saj më të ngushta të reklamojnë fustanet e saj me anë të fotove të ndryshme në rrjetet sociale. Mes tyre, edhe emra si Rezarta Shkurta, Anjeza Branka, Françeska Jaçe, Kristin Prengaj etj.

Studimi shokues, nëse bëni këtë veprim gjatë seksit, do të vdisni

0

Një studim i Kolegjit të Mjekësisë “Albert Einstein”, në Nju Jork ka dalë në përfundimin se nëse bëni seksit oral gjatë marrëdhënies seksuale sjell rritjen e rrezikut të kancerit në fyt.

Gjysmë milionë pacientë në vit preken nga tumori sepse abuzojnë me seksin oral dhe një numër i konsiderueshëm i tyre vdesin prej komplikimeve që sjell ky lloj seksi, sqaron ky studim.

Sëmundja e kancerit në fyt, gjithashtu prek më së shumti duhanpirësit dhe ata që konsumojnë shumë alkool.

Vitet e fundit janë shtuar rastet e virusit papilloma, sëmundje kjo që prek zonat e lagështa të trupit si anusi, fyti dhe mitra. Këto sëmundje shumë shpejt transformohen në qeliza kancerogjene.

Zidane ndërron mendje, e do qëndrimin e James

0

Zinedine Zidane e ka lëvduar James Rodriguezin pas fitores prej 2-1 kundër Celta Vigos.

Los Blancos fituan me golat e Alvaro Moratas dhe Toni Kroos, kundrejt golit të Fabian Orellanas, ndërsa kjo ishte fitorja e 14-të radhazi në La Liga (duke llogaritur edhe sezonin e kaluar.
Është raportuar se James do të largohet dhe se nuk bën pjesë në planet e strategut francez, sidoqoftë trajnerit i ka pëlqyer paraqitja e kolumbianit si zëvendësues në njëzet minutat e fundit.

“Kam parë gjëra të mira nga James dhe siç po pyesni, po do të qëndrojë”, u ka thënë Zidane gazetarëve.

Ditë më parë, legjenda franceze theksoi se mesfushori nuk ka hapësira dhe mund të largohet

Në një bisedë për poezinë me Klodian Kojashin

0

Robert Frost e quante poezinë një takim me vetveten, për ju çfarë është?

Mund të jetë edhe një mënyrë për mos me kenë gjithë kohën me vetveten. Një dalje, një ikje, ose thjesht një shkëputje nga vetvetja. Ne mund të ekzistojmë edhe përtej vetvetes, madje ndoshta poezia asht një hapësinë për me ken edhe pa vetveten. Jo gjithçka e jona zhvillohet vetëm brenda nesh. Ja, unë mendoj për shembull se dashuria asht një dalje nga vetvetja, dalje në një territor që s’e dimë tamam si asht, por pa dalë atje s’dashuron dot.

Si lind poezia te ju?

Nuk e di mirë si lind. Ndoshta gjithçka që shkruaj asht veç pritja për me lindë. Shkruaj se më vjen me shkrue, më pëlqen, më duket se më jep diçka të veçantë, diçka që mbase s’di mirë ta përcaktoj se ç’asht, por kur shkruaj ndiej se tek unë diçka ndodh, e kjo diçka më pëlqen, e kështu dua të ndodh sa më shpesh brenda meje, e prandaj shkruaj.

Cilët janë poetët që ju pëlqejnë më shumë?

Në poezi nuk kam idhuj, e mendoj se idhujt nuk i shërbejnë poezisë. Lexoj mjaft poetë, të huaj e shqiptarë e mund të them se kemi poetë të mrekullueshëm. Po të hyj të vendos emra, do më duhet të bëj një listë të gjatë. Nuk ka poetë të përsosun, ka poetë, që shkruajnë. E ndjesia ndryshon me atë çka jeton, ndryshon me kohën, me andrrat që ke. Një kritik arti thoshte se nuk vlen ta shikosh një pikturë në muze për 15 sekonda dhe të thuash e pashë. S’ke pa asgja. Pikturën duhet ta kesh aty, ta shohësh me qetësi, ta shohësh në ditët me shi, në dimër, kur bën ngricë, kur bën vapë, kur zbardh, në muzg. E do kuptosh se përjetimet janë të ndryshme. E unë mendoj se kjo vlen edhe për poezinë. Nuk ka një poezi të madhe, që të më vlejë gjithmonë e për gjithçka, ka përjetime poetike, grimca të shpërndara sa andej-këndej, me të cilat më duket sikur ushqehem e jetoj çdo ditë. Ndaj lista e emrave do ishte e pafundme.

Një poezi që do të doje ta kishe shkruar ti?

Asnjë. Sepse ka poezi shumë të bukura, e më duken edhe ma të bukura kur e di se i ka shkru dikush tjetër. Sepse më pëlqen me i lexu, e me e lanë dikë tjetër me hy tek unë përmes fjalës e mendimit. Jam vërtet shumë i gëzuem që poezitë që më pëlqejnë aq shumë, s’janë të miat, ndihem ma i pasun, e s’ndihem vetëm.

Shkruhet poezi vetëm kur je i dashuruar, apo shkruhet më mirë kur je i zhytur në dhembje?

Shkruhet kur ndien një dëshirë të madhe e të fortë për me shkrue. Pastaj mund të të ngacmojnë mendime dashurie, apo fjalë për dhimbjen ke gjetë e don me i thanë. Nuk e di saktë si funksionon, nuk mendoj se ka një kriter përcaktues, por edhe nëse ka preferoj mos me e ditë. Pëlqej me mendu se shkruaj nga dëshira për me shpreh diçka, e duke jetu si njeri mes njerëzve, ajo çka shprehim shpesh lidhet me jetën, e jetën e fusim nëpër këto kutitë e mëdha si dashuria, dhimbja etj. Mirëpo, kjo asht veç një mënyre e jona për thjeshtëzu atë çka përjetojmë. Jeta mendoj se nuk asht e tillë. Ajo pjesën ma të madhe të saj përbahet nga momente që janë si grimca të vogla e të ndryshme, që duhen mbledhë me kujdes e bashku me njëna tjetrën për me i kategorizu diku, për me i futë te një kuti. E poezia jeton e kapun pas këtyne grimcave.

Sa ndikojnë poezitë që lexon tek ato që shkruan?

Ajo çka lexojmë ndikon shumë. Mund të jetë edhe vetëm një fjalë, një frazë, mund të jetë një histori e dëgjuar, një këngë, një artikull gazete. Ka diçka që të ngacmon, sikur nga përbrenda të thotë jam këtu, krijo diçka përreth meje. E kjo bezdisje, bëhet insistuese, ndien nevojën të çlirohesh prej saj, dhe e vetmja mënyrë asht me shkrue diçka.

Si e sheh poezinë sot? Duket sikur shkruhet e botohet më pak?

Mua më duket se asht shtu krijimtaria, edhe pse shumë ankohen se duke e liberalizuar poezinë kemi humbë cilësinë e saj. Unë mendoj se jo. Sot poezia shqiptare jeton kohën e vet ma cilësore. Pastaj, çka don me thanë cilësore? Cilësore e krahasuar me sot apo me nesër? Mendoj se poezia e gjen dhe e modelon vetë cilësinë e saj, ajo ka nevojë për njerëz që e shprehin, që e mbledhin dhe e thonë e nxjerrin nga e përditshmja, ajo nuk ka nevojë për struktura gjigande, për emra të përveçëm e të përjetshëm, poezia ka nevojë me folë e më duket se ktë nevojë ajo sot po e shpreh krejt qartë. Sot, kemi një poezi që flet, që ka shumë për me thanë, ma në fund një poezi e çliruar nga miti i poezisë dhe i poetit. Asht e mrekullueshme kjo që po i ndodh sot poezisë tonë, po e rikthen në jetë e po e bën të aftë të njohë dimensione të reja, janë hapësirat ku do banojnë nesër mendimet tona/shqip/

Ymeri e konsideron brutale ndërhyrjen e policisë ndaj protestuesve në Mushtisht

0

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, e ka dënuar intervenimin brutal të Policisë së Kosovës ndaj banorëve të Mushtishtit dhe të Gjakovës gjatë protestës së sotme, që u mbajt atje për t’ua pamundësuar serbëve të zhvendosur që ta vizitojnë kishën në këtë fshat.

“E dënoj fuqishëm intervenimin brutal të Policisë së Kosovës ndaj banorëve të Mushtishtit dhe të Gjakovës të organizuar në protestë. Banorët e Mushtishtit dhe të Gjakovës kanë plotësisht të drejtë në shqetësimet që po i ngrenë përmes protestës. Kriminelët e luftës të policisë e ushtrisë së Serbisë që vranë, masakruan, dhunuan e shkatërruan jetën e pasurinë e tyre nuk duhet të ecin të lirë nëpër rrugë. Ndërkohë që kthimi i serbëve të Kosovës për të jetuar në vendin e tyre nuk bën të instrumentalizohet nga Serbia për qëllimet e veta koloniale”, ka shkruar Ymeri në llogarinë e tij në Facebook.

“Serbët e Kosovës duhet të kthehen të jetojnë në vendlindjen e tyre, në pronën e tyre, në fshatin e qytetin e Kosovës ku kanë jetuar më parë. Kjo është e drejtë universale e mirënjohur ndërkombëtarisht që secili e gëzon pa dallim kombësie a feje. Këtu nuk ka dyshim. Por duhet të shihet se kur e kanë fituar këtë pronë dhe si. A është kjo pronësi rezultat i kolonizimit, apo është përfituar pa ndërhyrje koloniale”, ka shtuar Ymeri.

“Ne as nuk kemi pasur e as nuk kemi problem me serbët, por kemi pasur e kemi problem me Serbinë. Ky kthim i serbëve nuk bën të udhëhiqet nga Serbia, dhe nën kushtet e saj. Banorët e Mushtishtit janë të shqetësuar se kthimi i serbëve në pjesë të caktuara të fshatit ka për qëllim ndarjen e një pjese të Mushtishtit për ta zgjeruar kështu kufirin e ‘Zajednicës’. Ngjashëm me kërkesën për komunë të Prilluzhës. Serbia do t’i kthejë serbët aty ku i leverdis planeve koloniale të saj, për t’i shndërruar kështu të kthyerit në instrument politik që ia gërmon bazën Republikës së Kosovës. Serbët duhet të kthehen si qytetarë të barabartë e lojalë ndaj Republikës e jo si subjekte të strukturave paralele të ‘Zajednicës’”, e ka përfunduar postimin e tij kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri.

Torturonte nënën e vet 101 vjeçe, arrestohet i biri

0

Dhuna në familje nuk kursen as gruan e moshuar që ka kapërcyer shekullin.

Policia e Bulqizës arrestoi dje në flagrancë, 55-vjeçarin Faik Alla, pasi në banesën e tij, për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, H.A, 101 vjeçe.

Tashmë, dosja e tij i kaloi prokurorisë për akuzën “Dhunë në familje”.

Sipas policisë, Faik Alla, kishte kohë që ushtronte dhunë ndaj nënës së tij.

Ky nuk është rasti i vetëm të paktën gjatë muajit të fundit, ku policia është detyruar të shoqërojë familjarë të cilët dhunojnë të afërm të tyre.