Këngëtarja shqiptare heq dorë nga muzika

U bënë disa vite që Zajmina Vasjari ka eksperimentuar me zhanre të ndryshme muzikore dhe është përpjekur të sjellë një frymë të re në muzikë, edhe pse fillimisht u bë e njohur nga spektaklet e bukurisë.

Por pas shumë viteve investim në muzikë, në një treg që ende nuk e ka gjetur veten, Zajmina, në prag të 30-­vjetorit të saj, ka vendosur të tërhiqet dhe të krijojë baza më të forta për të ardhmen. Pas diplomimit në degën e Arkitekturës, ajo sapo ka përuruar biznesin e saj të ri, një dyqan me fustane eventesh.

Edhe eksperimenti me biznesin nuk është i pari për Zajminën, duke marrë parasysh që disa vite më parë hapi një dyqan veshjesh nusërie dhe më vonë edhe një tjetër me shitjet e produkteve shërbim taksi, megjithatë gjithçka këtë herë do të jetë ndryshe, meqenëse vetë Zajmina do të ketë përkushtimin maksimal.

Në një kohë kur të gjitha koleget e saj këngëtare, verën e kanë pasur të ngjeshur me koncerte të shumta muzikore brenda dhe jashtë vendit, siç shkruan “Panorama Plus”, Zajmina të gjithë këtë periudhë e ka kaluar në Tiranë duke iu dedikuar tërësisht biznesit, madje ajo ka nisur edhe një fushatë intensive, duke ftuar mikeshat e saj më të ngushta të reklamojnë fustanet e saj me anë të fotove të ndryshme në rrjetet sociale. Mes tyre, edhe emra si Rezarta Shkurta, Anjeza Branka, Françeska Jaçe, Kristin Prengaj etj.

Më Shumë

Ndahet nga jeta fermeri më i vjetër i Prizrenit, Pashk Boqaj

Është ndarë nga jeta Pashk Boqaj, një prej figurave më të njohura dhe më të respektuara të Hasit, i cili njihej si fermeri më...

Në Prizren promovohet monografia për jetën dhe veprën e piktorit Hamdi Bardhi

Në Prizren është promovuar monografia kushtuar jetës dhe veprës së piktorit të njohur Hamdi Bardhi, një prej artistëve më të rëndësishëm që ka lënë...

Lajmet e Fundit