13.6 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026
Home Blog Page 6294

Tifozi i Evertonit vdes duke e shikuar ndeshjen

0

Klubi i Everton-it ka konfirmuar se një tifoz që u sëmur gjatë ballafaqimit të Everton me Stoke City të shtunën ka ndërruar jetë, njofton Goal.

51 vjeçari, të cilit nuk i është zbuluar emri, është trajtuar fillimisht në stadium, dhe më pas është dërguar nga Goodison Park në spital.

Në një njoftim të shkurtër të klubit thuhet se “Në Everton janë thellësisht të trishtuar të njoftojnë se tifozi 51 vjeçar që u sëmur gjatë ndeshjes ka ndërruar jetë”.

“Lutjet dhe mendimet e secilit në klub janë me familjen dhe miqtë e tij”.

Mushtisht: Policia negocion me protestuesit për lirimin e rrugës, qytetarët nuk pranojnë

0

Zyrtar të Policisë së Kosovës po negociojnë më qytetarët protestues që ta lirojnë rrugën dhë t’ua mundësojnë qytetarëve serbë që të kalojnë rrugës për të shkuar deri në Mushtisht.

Në të kundërtën policia thotë se duhet ta lirojë rrugën më dhunë.

Por policia u tha qytetarëve se në asnjë mënyrë nuk janë të interesuar ta përdorin dhunën ndaj tyre.

Megjithatë, qytetarët protestues thanë se janë tejet të vendosur që të mos ua mundësojnë kalimin, siç kanë thënë ata, kriminelëve serbë.

LHK ‘Ali Hadri’: Në Kosovë nuk kanë vend ata që kanë kryer gjenocid

0

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, shprehet e shqetësuar me dhunën e përdorur nga ana e Policisë se Republikës se Kosovës ndaj demonstruesve në fshatin Mushtisht të Suharekës, me rastin e tentimit të vizitës në këtë fshat nga ana e një grupi serbësh.

“Ne, edhe me parë kemi shprehur shqetësimin tonë për rikthimin në këtë fshat të atyre serbëve që sipas banorëve vendas kanë kryer krime në këtë rajon, andaj e ripërsërisim qëndrimin tonë se në Kosovë nuk kanë vend ata që kanë kryer gjenocid kundër shqiptarëve të Kosovës”, thuhet në reagimin e LHK pas ngjarjeve të fundit të raportuara nga fshati Mushtitsht.

Anëtarët e “Ali Hadri” i bëjnë thirrje faktorit vendor e ndërkombëtarë që të mos provokohet situata me rikthimin në Kosovë të atyre serbëve që kanë gisht në dhunë, vrasje, maltretime e shantazhe ndaj popullsisë vendase shqiptare ngase kjo nuk e pranueshëm dhe është akt kundër vlerave fondamentale të tolerancës se krijuar me shekuj tek shqiptarët.

Shtohen forca të njësisë speciale në protestën e Mushtishtit

0

Në protestën e Mushtistit në Suharekë kanë ardhur edhe njësitet speciale të Policisë së Kosovës.

Protestuesit janë urdhëruar që të largohen dhe ta hapin rrigën.

Protestuesit janë të revoltuar për shkak se nuk po arrijnë ta realizojnë protestën e tyre ashtu siç e kishin paraparë – për të mos i lejuar serbët vendës që të vijnë në Mushtisht, të cilët po i cilësojnë si vrasës të shqiptarëve gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Më herët Policia e Kosovës ka ndërhyrë me gaz lotsjellës për t’i shpërndarë protestuesit.

Raportohet për të paktën 13 protestues të arrestuar, disa të lënduar, dhe një polic i lënduar gjatë intervenimit.

13 të arrestuar në Mushtishtë, 1 polic i lënduar

0

Policia e Kosovës është përplasur të dielën me një grup protestuesish shqiptarë në fshatin Mushtisht të Suharekës, që kanë bllokuar hyrjen në përpejkje të parandalimit të pjesëmarrjes së pjesëtarëve të komunitetit serb, të zhvendosur, në një festë lokale fetare.

Policia përdori gazin lotsjellës për të shpërndarë turmën dhe për shkak “të pengesës në kryerjen e detyrës zyrtare”, arrestoi një numër protestuesish.

“Të paktën 13 persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës gjatë protestës së sotme në Mushtisht. Një zyrtar i policisë është lënduar në përpjekje të forcave të rendit për të vendosur situatën nën kontroll”, tha për Radion Evropa e Lirë, Daut Hoxha, zëdhënës në Policinë e Kosovës.

Serbët lokalë, që janë zhvendosur nga fshati Mushtisht që prej përfundimit të luftës, kanë paralajmëruar kthimin në fshat, më 28 gusht, me qëllim të pjesëmarrjes në një festë lokale ortodokse dhe kanë kërkuar njëkohësisht edhe krijimin e kushteve për kthim të qëndrueshëm në, sic thonë, “shtëpitë e tyre”.

Disa ditë para kremtimit të fetsës në hyrje të fshatit u vendos një pankartë, të autorëve tash për tash anonim, me përshkrimin “Kjo është çka kanë lanë pas veti kur u larguan nga Mushtishti serbët lokal“.

Pankarta e vendosur tregonte fotografitë e shtëpive të djegura të fshatit gjatë luftës në Kosovë.

Vendosja e pankartës shkaktoi një valë reagimesh të udhëheqësve politikë serbë, përfshirë edhe Ministrinë për komunitete dhe kthim. Reagimeve iu bashkua edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, nga radhët e Listës Srpska, Branimir Stojanoviq, që e dënoi “vendosjen e pankartës” dhe theksoi “përkushtimin për kthimin e serbëve në fshat”.(REL)

Pamje nga protesta në Mushtisht të Suharekës kundër vizitës së serbëve (Video)

0

Klan Kosova jus jell disa pamje nga protesta në Mushtisht të Suharekës kundër vizitës së serbëve në manastirin e këtij fshati, njofton Klan Kosova.

Nga kjo protestë kanë mbetur të lënduar lehtë disa persona dhe polic po ashtu si dhe njoftohet për disa persona të arrestuar.

Mushtisht: Policia liron rrugën, pritet ardhja e serbëve

0

Pas një përleshje mes forcave policore dhe protestuesve në Mushtisht të Suharekës, nga e cila kanë mbetur të lënduar lehtë nga të dy palët, situata atje është qetësuar paksa, njofton Klan Kosova.

Aktualisht rruga është liruar por ende nuk ka ndonjë informacion nëse serbët të cilët kanë paralajmëruar se do të vijnë në orën 8 e gjysmë në kishën e këtij fshati për një ritual fetar, do të vijnë a po jo.

Protestë në Mushtisht të Suharekës kundër vizitës së serbëve, policia ndërhynë me gaz lotsjellës

0

Banorët e fshatit Mushtisht të Suharekës kanë organizuar protestë kundër vizitës së serbëve në manastirin e këtij fshati, njofton Klan Kosova.

Në protestën që ka filluar në orën shtatë protestuesit kanë bllokuar rrugët, kundër kësaj vizite të serbëve që paraluftës kanë jetuar aty.

Policia disa herë ka kërkuar nga qytetarët ta lirojnë rrugën, por protestuesit nuk janë bindur.

Protesta nuk ka shkuar e qetë dhe në një moment policia ka hedhur edhe gaz lotsjellës, ku ka pasur disa persona të lënduar lehtë, raporton gazetari i Klan Kosovës nga terreni.

Në protestë është lënduar edhe një polic, ndërsa njoftohet edhe për disa persona të arrestuar.

Tre vajzat e zhdukura nga Pogradeci gjenden në Elbasan

0

Ka marrë fund arratia e tre vajzave nga Pogradeci, të cilit prej disa orësh rezultonin të zhdukura.

Ishte babai dy prej vajzave që denoncoi zhdukjen e tyre në polici. Ato janë gjetur ne qytetin e Elbasanit.

Bashkim Çollaku, 45 vjeç, deklaroi sot se dy vajzat e tij, Bleona Çollaku, 16 vjeç dhe Lorena Çollaku, 14 vjeç, së bashku me fqinjën e tyre, Arjola Baci, 16 vjeç, janë larguar nga banesa e kësaj të fundit, pa lënë adresë për vendndodhjen e tyre.

Fill pas denoncimit, Bashkim Çollaku rrëfehu për ‘Neës24’ se vajzat ishin larguar mesnatën e së premtes dhe që prej asaj kohe nuk ka folur më me to. Ai ka pohuar edhe njëherë se vajzat janë larguar me shoqen e tyre Arjola Baci, të cilën sipas tij e kanë edhe fqinjë, ndërsa shtoi se ka frikë se dikush mund t’i ketë marrë për qëllime trafikimi.

“I kam rritur me shumë mundime dy vajzat e mia. Kam frikë se mund të mi trafikojnë vajzat, ndaj i bëj apel policisë që ti gjejë sa më parë vajzat. Shoqen e tyre unë e mbaja si vajzën time. Dyshoj se dikush i mori me qëllim trafikimi.”, tha babai.

Prishtina mposht Lirinë

0

Mesfushori i ri i Prishtinës, Endrit Krasniqi, është treguar kyq për skuadrën e tij sot, duke ia sjellë Ötoren e radhës ekipit.

Ai me dy gola të bukur, i ka dhënë Ötoren Prishtinës në duel me Lirinë në “Përparim Thaçi”

Golin e parë, Krasniqi e shënoi nga largësia, duke befasuar portierin e Lirisë, ndërsa të dytin nga gjuajtja e lirë

Liria në fakt kishte barazuar pak para fundit të pjesës së parë, por për më shumë nuk pati fuqi. Ndërsa Prishtina avancoi dhe e ruajti rezultatin deri në fund të takimit.

Duhet cekur se Liridon Fetahaj, që asistoi te goli i parë i Lirisë i shënuar nga Visar Berisha, pati një rast shumë të mirë në momentet e fundit të takimit, por topi i tij, nuk përfundoi në rrjetën e mysaÖrëve.

Liria pas dy xhirove ka mbetur pa Ötore dhe pa pikë, ndërsa Prishtina vazhdon rrugëtimin e nisur vetëm me Ötore, 2 ndeshje 6 pikë./borozani/