14.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Tre vajzat e zhdukura nga Pogradeci gjenden në Elbasan

Ka marrë fund arratia e tre vajzave nga Pogradeci, të cilit prej disa orësh rezultonin të zhdukura.

Ishte babai dy prej vajzave që denoncoi zhdukjen e tyre në polici. Ato janë gjetur ne qytetin e Elbasanit.

Bashkim Çollaku, 45 vjeç, deklaroi sot se dy vajzat e tij, Bleona Çollaku, 16 vjeç dhe Lorena Çollaku, 14 vjeç, së bashku me fqinjën e tyre, Arjola Baci, 16 vjeç, janë larguar nga banesa e kësaj të fundit, pa lënë adresë për vendndodhjen e tyre.

Fill pas denoncimit, Bashkim Çollaku rrëfehu për ‘Neës24’ se vajzat ishin larguar mesnatën e së premtes dhe që prej asaj kohe nuk ka folur më me to. Ai ka pohuar edhe njëherë se vajzat janë larguar me shoqen e tyre Arjola Baci, të cilën sipas tij e kanë edhe fqinjë, ndërsa shtoi se ka frikë se dikush mund t’i ketë marrë për qëllime trafikimi.

“I kam rritur me shumë mundime dy vajzat e mia. Kam frikë se mund të mi trafikojnë vajzat, ndaj i bëj apel policisë që ti gjejë sa më parë vajzat. Shoqen e tyre unë e mbaja si vajzën time. Dyshoj se dikush i mori me qëllim trafikimi.”, tha babai.

Më Shumë

Libri “Ringjallja e baladave” i shkrimtarit nga Shqipëria, Besim R. Cengu, promovohet në Prizren

Libri “Ringjallja e baladave” i shkrimtarit nga Kukësi i Shqipëria, Besim R. Cengu, u promovua në Prizren. Studiuesit i kanë vlerësuar lartë baladat e publikuar...

Europa League: Leverkuseni i Granit Xhakës përballet me Romën

Pas gjysmëfinaleve të para të Champions League, në rend do të jenë ato të Europa League. Në këtë fazë të garës së dytë më të...

Lajmet e Fundit