Kelmendi: Vota ime do të jetë kundër demarkacionit

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi, ka thënë se për shkak të bashkëvendësve të tij do të votojë më 1 shtator kundër demarkacionit me Malin e Zi.

Ndonëse nuk e ka kontestuar marrëveshjen për kufirin me Malin e Zi, Kelmendi ka thënë se Çakorri është kufiri shpirtëror i rugovasëve. Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka sqaruar se kundërshtimi i tij për demarkacionin nuk është i njëjtë si ai i opozitës.

Kelmendi i ka kritikuar pozitën dhe opozitën për këtë çështje. Sipas tij, Qeveria nuk e ka informuar sa duhet opinionin për këtë marrëveshje, ndërsa opozita e ka politizuar këtë çështje.

Kelmendi ka treguar se ka bërë ftesë publike për liderët institucionalë dhe politikë që më 29 gusht të mbahet një takim, kokë më kokë, pa ndërmjetësim ndërkombëtar, për çështjen e demarkacionit, në vilën e “Elkos”-it në Rugovë.

“Ne nuk jemi angazhuar mjaftueshëm për ta bindur opinionin ndërkombëtar që kufiri i ynë i vërtetë, natyral, strategjik, gjeografik dhe shpirtëror duhet të jetë në Çakorr”, ka thënë Kelmendi. /Epoka e re/

Më Shumë

Java nis me shi dhe bubullima në Kosovë, temperaturat deri në 33 gradë nga fundi i javës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se me hyrjen në stinën astronomike të verës, Kosova do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme,...

Vidhen dy vetura në Prizren

Në Prizren janë raportuar dy raste të vjedhjes së veturave në lokacione të ndryshme, të cilat janë duke u hetuar nga organet kompetente. Rasti i...

Lajmet e Fundit