31.2 C
Prizren
E martë, 24 Qershor, 2025
Home Blog Page 6303

Gjashtë luftëra që nisën për arsye qesharake

0

Shumica e luftërave bëhen për çështje serioze si luftë mbi territorin, burime ose lirinë politike, por disa të tjera janë bërë për rrethana të çuditshme, madje komike.

Gjatë viteve ushtritë janë mobilizuar dhe gjak i madh është derdhur mbi çdo gjë, që nga keqkuptimet tragjike dhe deri te mosmarrëveshjet e vogla kufitare, madje edhe për ngjarje sportive.

Lufta e Derrit

E ashtuquajtura Lufta e Derrit e pati zanafillën nga therja e një derri, që çoi SHBA-në dhe Britaninë në një konflikt të shkallës së gjerë. Të shtënat e para në Luftën e Derrit nisën më 15 gusht 1859, kur një fermer amerikan i quajtur Lyman Cutlar qëlloi një derr të zi britanik pasi e pa që ishte futur në serën e tij me patate. Kjo i rriti tensionet mes dy kolonive amerikane dhe punonjësve britanikë. Kur u raportua ushtria amerikane, kapiteni George Picket e cilësoi të gjithë ishullin si tokë amerikane, por nga ana tjetër Britania iu përgjigj me një flotë anijesh të armatosura.

Trazirat për garat me qerre

Në vitin 532 pas Krishtit, turma masive mbushën rrugët e Kostandinopojës, duke djegur pjesë të mëdha të qytetit dhe gati sa nuk përmbysën qeverinë e perandorit Justinian, dhe e gjitha kjo vetëm në emër të garave me qerre. Garat e mbajtura në hipodromin e Kostandinopojës kishin fituar shumë popullaritet gjatë shekullit të 6, dhe tifozët ishin vetë-organizuar në fraksione të ndryshme. Këta huliganë vepruan më shumë si banda rrugësh se sa tifozë sporti, dhe grupet më të fuqishme, të njohur si Blutë dhe Jeshilët, morën famë të keqe për barbarizmin e tyre.

Lufta e qenit të humbur

Në një nga konfliktet më të çuditshme të shekullit 20, një qen padashur shkaktoi një krizë ndërkombëtare. Incidenti ishte kulmi i një periudhe të gjatë të armiqësisë midis Greqisë dhe Bullgarisë, të cilat kishin qenë në mosmarrëveshje që nga Lufta e Dytë Ballkanike në 1910. Tensionet në fund ndizen gjatë në tetor 1925, kur një ushtar grek u qëllua pas kalimit të kufirit në Bullgari, ndërsa ndiqte qenin e tij arratisur. Të shtënat shërbyen si thirrje për unitet për grekët, të cilët më pas pushtuan Bullgarinë dhe disa fshatra. Ata ishin gati të fillonin bombardimin e qytetit të Petrich kur Lidhja e Kombeve më në fund ndërhyri dhe e dënoi sulmin.

Lufta e veshit të Jenkinsit

Në vitin 1738, një marinar britanik i quajtur Robert Jenkins shfaqi një vesh të këputur e të dekompozuar para anëtarëve të Parlamentit. Si pjesë e një dëshmie formale, pohoi se një roje bregdetare spanjoll kishte prerë veshin i tij në feta shtatë vjet më parë si dënim për kontrabandë. Të nxitur nga kjo dëshmi, britanikët i shpallën më pas luftë Mbretërisë së Spanjës. Kështu filloi e çuditshmja “Lufta e veshit Jenkins”. Në të vërtetë, një përplasje mes britanikëve dhe spanjolleve kishte nisur që në vitin 1700, dhe veshi i Jenkins shërbeu thjesht si një nxitës. Konflikti përfundoi në vitin 1748.

Lufta Toledo

Miçigan dhe Ohajo janë njohur për rivalitetin e tyre të gjatë në futboll, por të dy shtetet pothuajse sa nuk u futën në luftë mbi një mosmarrëveshje kufitare. Argumenti filloi në vitin 1803, kur shteti i sapo formuar nga Ohajo mori pronësinë e një copë toke që përfshihej në qytetin e Toledos. Miçigani më vonë kundërshtoi pretendimin territorial në 1830, duke filluar një diskutim të nxehtë që u shoqërua me dhunë për disa javë. Në atë që u bë e njohur si Lufta Toledo, dy palët luftuan për monitorimin politik të territorit, dhe ngritën njësi paramilitare për të mbrojtur kundër një pushtimi të mundshëm nga ana tjetër.

Lufta e pastiçerisë

Në vitin 1828, turma e zemëruar shkatërroi pjesë të mëdha të Meksiko Siti gjatë një grusht shteti ushtarak. Një nga viktimat e trazirave ishte një emigrant, kuzhinier francez pastash me emrin Remontel, kafeja e të cilit u grabit nga plaçkitësit. Zyrtarët meksikanë injoruan ankesat e tij, kështu që Remontel i kërkoi qeverisë franceze kompensim. Kërkesa e tij nuk u vu re deri një dekadë më vonë, kur ai erdhi në vëmendjen e mbretit Louis-Philippe. Mbreti u zemërua që Meksika nuk kishte paguar miliona kredi, dhe u kërkoi të paguajnë 600,000 pesos për të kompensuar kuzhinierin për humbjet e tij. Kur meksikanët refuzuan, Louis-Philippe i shpalli luftë. Në tetor 1838, një flotë franceze arriti në Meksikë dhe bllokoi qytetin e Veracruz. Deri në muajin dhjetor u vranë 250 ushtarë. Lufta përfundoi në mars 1939 kur një qeveritar britanik ndihmoni në marrëveshjen e paqes. Meksikanët u detyruan të paguanin 600 mijë pesos. (Burimi: Tirana Observer)

Kadri Veseli përjashton nga seanca edhe Ramush Haradinajn

0

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli në mbështetje të ligjit dhe rregullores së Kuvendit ka përjashtuar nga seanca plenare edhe Ramush Haradinajn. Përveç Haradinajt, janë përjashtuar edhe Besa Baftiju, Donika Kada – Bujupi, Haxhi Shala dhe Bali Muharremi.

“Pas përseritjes së veprimeve të njejta në vazhdimin e seancës plenare të Kuvendit e Kosovës, Kryetari i Kuvendit, në mbështetje të nenit 67.7 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe të nenit 41, paragrafi 3, pika c. të Rregullorës së Kuvendit, lidhur me sjelljen dhe veprimet e disa deputetëve të opozitës, në seancën plenare me 19 shkurt 2016, të cilët penguan zhvillimin e punimeve të seancës plenare, ka marrë vendim që deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, Besa Baftiju, Donika Kada – Bujupi, Haxhi Shala dhe Bali Muharremi, të largohen nga pjesëmarrja në seancën plenare me 19 shkurt 2016 për shkak se me sjelljet dhe veprimet e tyre e pamundësuan zhvillimin e punimeve të seancës plenare” ,njoftimi nga Kuvendi i Kosovës.

Fisnik Ismajli, Albin Kurti e Visar Ymeri nxirren jashtë nga salla

0

Fisnik Ismaili, është deputeti i nxjerrë nga salla e Kuvendit. Nga salla janë nxjerrë edhe Albin Kurti, Mytaher Haskuka, Visar Ymeri etj.
Arsyeja, siç ishte thënë atij është se është i përjashtuar nga seanca.

“Ky është Bashkim Spahiu, ai polici që më 2012 më pat shtri në veturë dhe më pat ky me dy këmbë. Nuk e di a ka personale me mua”, ka thënë pas largimit Ismaili.

KDI: Komunat e regjionit të Prizrenit jo të hapura për publikun

0

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) përmes një konference për medie, ka publikuar “Transparometrin Komunal” i cili përbën në vete një mekanizëm të matjes dhe krahasimit të transparencës në gjashtë komunat e regjionit të Prizrenit (Prizren, Suharekë, Rahovec, Malishevë, Dragash dhe Mamushë).

Naim Cahani zyrtar i KDI-s gjatë konferencës prezantoi metodologjinë ka tha se “matja e transparencës së komunave është realizuar përmes një indeksi i cili ngërthen në vete 44 indikatorë matës të transparencës komunale dhe është i bazuar në katër shtyllat e vlerësimit: transparenca në zyrën e Kryetari/es, Kuvendin e Komunës, financat komunale si dhe transparencën në konsultim me publikun dhe secila nga katër shtyllat përmban nga 11 indikatorë”.Në bazë të gjeturave të këtij indeksi, të matur për periudhën gjashtë mujore (korrik-dhjetor 2015), komuna e Suharekës del të jetë komuna më transparente nga gjashtë komunat e regjionit me 61.4 %, përcjellur nga komuna e Prizrenit me 54.3 %, komuna e Rahovecit me 50 %, komuna e Malishevës 50 %, komuna e Dragashit 42 % dhe komuna e Mamushës me 27.9 %, të vlerësimit të përgjithshëm.

Duke vazhduar me prezantimet tjera tha “në zyrën e Kryetari/es performancë më të mirë ka treguar Komuna e Suharekës me 20.0 pikë nga 35.0 pikë sa është maksimumi i vlerësimit e pasuar nga komuna e Rahovecit me 17.0 pikë, Komuna e Prizrenit me 15.0 pikë, Komuna e Malishevës me 14.0 pikë, Komuna e Dragashit me 10.0 pikë dhe Komuna e Mamushës me 6.0 pikë”.Komuna e Suharekës ka arritur që të tregojë rezultate pozitive edhe në shtyllën e Kuvendit të Komunës , duke marrë gjithsejtë 25.0 pikë nga 35 sa është maksimalja, përcjellur nga ajo e Prizrenit me 20.0 pikë, Malishevës me 19.0 pikë, Dragashit me 18.0 pikë, Rahovecit me 17.0 pikë dhe e fundit komuna e Mamushës me 16.0 pikë.Në shtyllën e transparencës financiare në periudhën korrik-dhjetor 2015, performancë më të mirë ka arritur të tregojë Komuna e Suharekës duke mbledhur 23.0 pikë, Komuna e Prizrenit me 21.0 pikë, Komuna e Rahovecit me 19.0 pikë, Komuna Malishevës dhe Dragashit me nga 14.0 pikë si dhe Komunën e Mamushës me vetëm 10.0 pikë nga 35 pikët e mundshme.Në shtyllën e transparencës në konsultimet me publikun perfomancë më e mirë kishte Komuna e Malishevës e cila është vlerësaur me 23.0 nga 35 pikët e mundshme, ndjekur nga Komuna e Prizrenit me 20.0 pikë, Komuna e Suharekës 18.0 pikë, Komuna e Dragashit me 17.0 pikë, Komuna e Rahovecit me 16.0 pikë si dhe ajo e Mamushës me 7.0 pikë nga 35 pikët e mundshme – përfundoi Cahani.

Festina Kabashi tha se “ kahasuar me performancën e “Transparometrit Komunal” për periudhën janar-qershor 2015, vërehet se në periudhën e dytë kemi një rritje të performancës së komunave lidhur me transparencën bazuar në indikatorët vlerësues. Megjithatë, nga 44 indikatorët matës që përbëjnë këtë indeks, kryesisht në katër fusha thelbësore të qeverisjes lokale, asnjë komunë nuk del të jetë 100% transparente.

Kjo tregon që edhe komunat me performancën më të mirë në qeverisje duhet të punojnë më shumë për të bërë që të jenë plotësisht transparente, së paku në këto çështje thelbësore të qeverisjes që ky indeks i adreson”.Në kuadër të gjetjeve të analizës mbi transparencën e institucioneve lokale në komunat të cilat kanë qenë target në ketë hulumtim, KDI ka adresuar edhe një sërë rekomandimesh për ngritjen e nivelit të transparencës:të publikohen raportet gjashtë mujorë të punës së kryetarëve të komunave në ueb faqen e komunave; Kryetarët të raportojnë në baza gjashtë mujorë raportin e punës në Kuvendin e Komunës; të publikohen raportet nga konsultimet, takimet dhe dëgjimet gjatë procesit të draftimit të politikave lokale; të publikohen borxhet publike komunale në kuadër të raportimeve tre mujore financiare; të publikohen shpenzimet e ndërmarrjeve komunale dhe rajonale në ueb faqen e komunës; të publikohen planet e prokurimit për vitin fiskal në tërësi; të publikohen në ueb faqe njoftimet nga aktivitetet e zyrave të prokurimit; Kryetarët e Komunave të caktojnë një ditë për pranimin e qytetarëve në takim me qëllim të diskutimit të shqetësimeve të tyre; Komunat të bëjnë përpjekje në sigurimin e një linje telefonike pa pagesë për qytetarët e komunave përkatëse etj”, përfundoi Kabashi.

Kurti kërkon lirimin e personit që e gjuajti me vezë

0

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se si Opozitë janë të vendosur që të mos lejojnë, siç ka thënë ai “ringjalljen e Zajednicës”.

“Populli, opozita, intelektualët,… e kanë dhënë fjalën e tyre. Zajednica ka vdekur, ajo nuk duhet të ringjallet”, ka thënë Kurti.

Kurti gjithashtu i ka bërë thirrje policisë që ta lirojë personin i cili e kishte gjuajtur atë me vezë, duke i bërë thirrje personit në fjalë që ti bashkohet opozitës në protestën kundër “Zajednicës”.

Shkrimtari që kërkon drejtësi për kombin e tij

0

(Murat Gashi për veprën e zgjedhur të Arben Kondit “Kosovë e Çamëri”)

“Kosovë e Çamëri”, vepër e zgjedhur në tetë vëllime është një shpirtëzim letraro-artistik i shkrimtarit çam Arben Kondi kushtuar kombit të tij. Mes kësaj vepre, autori na jep një pasqyrë sa të dhimbshme e po aq edhe krenare të vetë historisë sonë, tjetërsuar emocionalisht në letërsi. Të tetë librat, qofshin këto poezi, romane apo edhe publiçistikë lexohen me një frymë e të bëjnë të ndihesh krenar për të qënurit shqiptar. Në mes rreshtave ndihet pena e shpirti i një krijuesi të talentuar e modern. “Kosovë e Çamëri” pasqyron ngjarje të ndodhura nëpër mote duke i dhënë letërsisë shqiptare formë edhe shprehje të thellë atdhetare.

Romanet e tij, si kur trajtojnë historinë e Kosovës e po ashtu edhe atë të Çamërisë janë aq të gjallë, saqë na duket sikur vetë autori i ka përjetuar luftrat tona për mbijetesë dhe për mbrojtje të identitetit kombëtar. Kondi personazheve u jep portretizimin dhe ngjyrimin e duhur e të merituar. Ai është mjeshtër në përshkrime. Si rreze të ngrohta dielli na puhizojnë vepra të tilla madhore si romani “Tmerri”, “Vrasja e dytë e Marko Boçarit”, “Djaj në Veladon”, “Barbarët”, “Shqiptarovrasësi-Napoleon Zerva”, “Rikthimi në Çamëri” etj. Mes emocionit ato na bëjnë ta njohim të vërtetën e historisë sonë, vujtjet shqiptare si nga “Megalaideja” greke, e po ashtu dhe nga “Naçertenja” serbe, nga këto dy hijena që në shekuj kurrë nuk u ngosën së thithuri gjakun tonë.

1. Romani “ Tmerri”.

Në natën e 24 marsit e 1999, që shënon fillimin e bombardimeve të NATOS kundër ish Jugosllavisë së mbetur të Sllobodan Millosheviçit, shpirti i Arben Kondit gjeti forcën hyjnore të frymëzimit. E veçnata e këtij romani është se si personazhe kryesore të tij ka francezen Natali dë For. Ajo është e martuar me një oficer të lartë serb. Duke pasur këndvështrime të kundërta lufta ata i ndan. Në vazhdimësi të romanit, francezja do të vuaj nëpër kollonat e gjata drejt Shqipërisë njësoj si edhe gratë e vajzat shqiptare. Kondi e përshkruan aq mirë ngjarjen në Kosovë, gjatë atij viti të zi sa ta risjell sërish ngjethshëm para syve. Damari i tij prej një gjaku, prej një trungu, prej një rrënje dritëson bukur luftën e pa përkundur për liri, luftën kundër fashizmit serb. Në romanin “Tmerri”, personazhet serbe nuk kanë aromë njeriu, (Zllatko Iviç). Ata sillen si vampirë që nuk ngopen me gjakun e shpirtrat tanë. Natali dë For nuk do që djali i vogël tre vjecar të përjetojë tmerrin e luftës sikur moshatarët shqiptarë. Ajo proteston, ngre zërin, por i shoqi nuk e dëgjon. Përkundrazi. Ai thellohet më shumë në krim. Autori e përshkruan aq mirë personazhin serb, saqë ne që i kemi njohur ata drejt për së drejti na duken të gjallë. Zllatko përshkruhet me fytyrën e një shovinizmi të egër dhe primitiv. Nga netët e tmerrit Natalies si rrufeja i shkrepëtiu rikthimi në Francë, ikja nga ferri. Tragjedia shqiptare asaj i kujton aradhat e hebrejve në kohën e Adolf Hitlerit. Kështu Natali e bindur për vdekjen e saj nga barbarizmi serb lufton me mish e shpirt për të shpëtuar veten dhe djalin, Ivin. Në arratinë e saj i del krahë mikja e saj kroate, Zvjetllana. Në Gjakovë, nga hotel Pashtriku, Natali me ndihmën e Zvjetllanës do të vishet me rrobat e grave shqiptar dhe do perzihet me kolonat biblike. I shoqi serb e ndjek për ta vrarë sikurse kishte bërë edhe me shqiptarët.

Në kollonë, Natalia gjen edhe mbështetjen dhe ndihmën e grave shqiptare, në mënyrë të veçantë Lirisë, një mësuese e frëngjishtes nga Prishtina. Por barabaria serbe, kaloi kufijt njerëzor. Në kufirin e Morinës, pranë Prtizrenit, francezja përjeton më shumë se ferrin. Përdhunohet nga paramilitarët serb. Romani “Tmerri” është shkruar me dhimbje e krenari bashkë. Ky libër shqyen perden e zezë të prapagandës serbe që nuk ndalet së shtiruri si viktimë, paçka se në fundin e shekullit të shkuar përgjaku të gjithë Ballkanin, nga Kroacia, Bosnja e deri në Kosovë. Romani “Tmerri” i Kondit na erdhi si një dhuratë e vyer që na bën të mos e harrojmë kurrë genocidin milosheviçian.

Ngjarjet e tij na sjellin pranë të gjithë hapësirën e rudhur etnike shqiptare që nga Çamëria e deri në Iliridë, Preshevë, Toplicë, Ulqin etj. Kondi është poet i triumfit kombëtar. Dhe jo vetëm kaq. Ai është romancier modern, ku në secilin libër të tij has përshkrime shumë origjinale, aq sa të bënë se vet je aty, pra në brendinë e romaneve.

Romani “Vrasja e dytë e Marko Boçarit”.

Me romanin “Vrasja e dytë e Marko Boçarit”, Kondi nga Kosova si veri i shqiptarisë na çon në jug të saj, në Çameri që në të njëjtën kohë është edhe vetë vendi i origjinës së tij. Por, ndonëse Kosava dhe Çameria janë në skaje, ato si dy pjesë të njëjtit trung kanë histori të njëjtë. E nuk ka si të jetë ndyshe, perderisa njërën e ka cfilitur “Naçertenja” serbe, kurse tjetrën simotra e saj “Megalaideja” greke. Kuptohet, në qëndër të këtij romani qëndron figura madhore e suljotit Marko Boçari që siç thotë autori, para se të jetë hero i revolucionit grek është hero i shqiptarëve, pasi si kryekomandat i Ali Pashës, në vitin 1821 luftoi kundër Perandorisë Osmane në krye të çamëve myslimanë dhe ortdoksë si vëllezër të një gjaku. Interesant, i papritur është fakti që lidhet me teknikën e të shkruarit të Kondit.

Në këtë libër, portreti i Marko Boçari nuk na shfaqet i drejt për drejt, por përmes ëndrrës apo kujtimeve të bashkëluftëtarëve të tij, siç janë Teodor Griva, Kiço Xhavella e tjerë. Në roman shtjellohet bukur historia e një atdhetari të shquar shqiptar, i cili si simbol i lirisë luftoi edhe për fqinjin e jugut, pra për shtetin grek. Por, theksojmë këtu që për fat të keq edhe sot e kësaj dite, politika shovene e Greqisë ende heziton ta njohë Boçarin si prijës shqiptar e bashkë me të edhe shumë kapedanë të tjerë shqiptarë (si Karaskaqi, Andruci etj), të cilët udhëhoqën dhe e çuan shtetin grek drejt Pavarsisë. Arbeni Kondi në roman shtron kohën e vonshme pas vrasjes së Morko Boçarit. Rreth Marko Boçarit në libër vërtiten edhe figura të tjera interesante si ato të Kiço Xhavellës, Teodor Grivës, Nikolla Zervës (stërstërgjyshit të famëkeqit Napolon Zervës), i cili njësoj si Sllobodan Millosheviçi në Kosovë kreu genocidin në Camëri në vitin 1944-1945. Këto figura dalin si karakteri të ndryshme, të kundërta. Figurën e lirisë të Marko Buçarit, Teodor Griva e sheh më ndryshe dhe me një zhdërvjelltësi ai i largohet lugut të tradhëtisë, ku këtë rrugë e ka nisur.

Ndërkaq Kiço Xhavella përlyhet thellë në këtë lug të flliqur duke na sjell ndër mend se për fat të keq të shiturit nuk i kanë munguar shqiptarisë. Kondi vazhdon përshkrimin aq original për figurën e Teodor Grivës kur na thotë se Teodori u largua nga lufta në Çamëri sepse i kuptoi qëllimet e liga të “Megalaidesë”. Lufta greke e 1854-ës, nuk ishte më si ajo e kapedanit të madh suliot Marko Boçari për lirinë, por ishte e njëjtë dhe pushtuese si ajo e pushtuesve osmanë. Arben Kondi, Teodorin na e paraqet si një pinjoll i derës së Gjin Bue Shpatës së njohur, princave të Epirit dhe Çamerisë së mesjetën e mesme. Shpiriti i Kondit edhe në këtë roman shtrihej si erë e lehtë mbi plagët e truallit tonë.

Romani “Barbarët”

Ndërsa në romanin “Barbarët”, Kondi na ngre nga jugu i Shqipërisë përsëri në Kosovë e më gjërë. Ai na kthen sërish në luftën e 1999. Me një zdrukthtari të shkëlqyer skalit personazhe që patën ndikim të madh në lirinë tonë. Mironjohja ndaj Amerikës, por edhe ndaj Europës spikat fare qartë në këtë libër. Libri është një himn për luftën e UCK-së. Në qëndër vendoset gazetarja e mirënjohur amerikane Kristiane Amanpur, e cila e ndjek luftën e Kosovës në terren si dhe Xhejms Rubini i shoqi i saj e në të njëjtën kohë zëdhënës i Departamentit të Shtetit Amerikan. Dramën më të vështirë e përjeton Kristiane e cila ndiqet këmba këmbës nga policia serbe në Beograd. Amanpur në romanin “Barbarët” shfaqet jo vetëm si gazetare profesioniste, por edhe si një grua e dënjë.

Në roman figura kryesore janë Ollbrajti, Klitoni, Hashim Thaçi etj. Në kontrast të plotë me këto figura që i sollën lirinë Kosovës janë barbarit serbe që miritojnë veçse pluhurin e zi të lapsit të autorit. Krimet serbe janë të shumtë. Por më drithërueshëm paraqiten ato në hotelin “Grand” në zemër të Prishtinës, ku torturoheshin e masakroheshin mes këngëve shovene serbe shqiptarë të pafajshëm. Interesant është figura e taksistit shqiptar që shoqëron Amanpurin nga Beogradi e deri në Dubrovnik dhe që piqen rastësisht në Prishtinë. Bukur është skalitur edhe figura e Agimit, luftëtarit të UCK-së, të cilit i është masakruar e gjithë familja nga soldateska e egër e Millosheviçit. Agimi mbi gjithçka vë lirinë e vendit dhe të popullit të tij. Romani ka një fund të bukur, ku nëpërmjet çiftit Kristiane e Xhejms Rubin kristalizohet tërësisht liria e Kosovës si dhe kriminaliteti i shtetit serb.

Romanet “Tmerri” e “Barbarët” janë dy libra të shkëlqyer që do mbeten përjetësisht në duart e brezave tanë. Kondi me përpikmëri i paraqet jo vetëm perzonazhet por edhe ngjarjet e vërteta si të ishte vetë në flakën e luftës. Romani “Barbarët” është dëshmi e gjallë se liria nuk falet, por vjen e fitohet vetëm me gjak. Në roman barbarizmi serb nuk kursen as fëmijë, as gra dhe as pleqtë.

Romani “Djaj nën Veladon”

Në letërsinë shqipe, romani “Djaj në Veladon” vjen fuqishëm. Ai e trajton “Magalaidenë”, si platformë pushtuese, por në një këndvështrim të ri. Oreksi i saj nuk u shua veç me gllabërimin e pjesës më të madhe të Çamërisë, por synon dhe sot e kësaj dite të rrufisë edhe Vorio-Epirin, (krahinën e Gjirokastrës dhe Korçën), pra jugun e Shqipërisë. Dhe kjo arrihet përmes kishës greke që shqiptarët ortodoksë i shikon thjesht si grek si dhe hapjes së shkollave greke. Pra kisha dhe shkolla greke janë dy armët e moçme dhe të sotme të “Megalaidesë”. Në qendër të librit, Kondi vendos Anastas Janollatosin, këtë figurë të urryer për shqiptarët, i cili jo vetëm hodhi baltë mbi Fan Stilian Nolin, por vazhdon të punojë i qetë për helenizimin e jugut të Shqipërisë.

Në këtë rast, maja e mprehtë e penës atdhetare të Kondit godet vetë inferioritetin dhe indeferencën e shtetit shqiptar, që për plotë njëzet e pesë vjet nuk arriti ta shporrë kryegjeneralin e asfalisë greke në zemër të Shqipërisë dhe ta zëvëndësojë atë me një Fan Nol të ri. Me romanin “Djaj në Veladon”, autori qartë flet se si djallëzia helene, përmes dorës së përgjakur të kishës greke përhap helinizmin. E në këtë rast vetiu na vjen ndër mend Petro Nini Luarasi, Papa Kristo Negovani, At Stath Melani e shumë atdhetar të terë të shquar shqiptare që u vranë po prej kësaj kame. Kështu që për ne në Kosovë, me veladon të zi nuk na shfaqet i pështjellë vetëm Janollatosi apo babai i tij shpirtëror Kozma Etoliani, por edhe vetë shtetit grek që mbetet i mbështjellur me veladonin e zi. Fakti që ky shtet ende nuk po e njeh Pavarsinë e Kosovës e vërteton plotësisht këtë të vërtetë.

Kundërvënia e Fan Nolit ndaj Janollatosit shpirtkeq nëpërmjet ëndrrës është një gjetje, një risi e veçantë e fantazisë së letërsisë së Arben Kondit. Fan Stilian Noli si antitezë e Jonollatosit shërben porsi një këmban për veshin e shtetit shqiptar që të kuptojë se Janollatosi duhet shporrur dhe vendin e tij duhet ta zërë si nje meteor drite një Nol i ri shqiptar.

“Shqiptarovrasësi Napoleon Zerva”

Është një roman tjetër që na paraqet terrorin e grekofilizmit mbi popullsinë e Çamërisë. Këtu na paraqetet e vërteta tragjike e Çamërisë në vitet 1944-45, që është simetrike me atë që ndodhi në Kosovë nga soldateska millosheviçiane në vitet 1998-99. Duke shfletuar faqet e këtij libri, më dukej sikur po përjetoja ngjarjet e Kosovës vite më parë. Krimi i grekëve e i serbëve ndaj shqiptarëve është identik. Më dridhej mishi duke lexuar për gjëmën greke në Paramithi apo në Filat. Më shpaloseshin para syve krimet serbe në Prishtinë, Gjakovë, Mejë e gjetiu në Kosovë. Në këtë kohë i çmendur i njerëzimit na del Napoleon Zerva, si vëllai shpirtëror i Millosheviçit që ende nuk është ndjekur si kryesatan nga gjykata e Hagës. Athina, njësoj si Beogradi programoi vrasje, dëbime, masakra, presione ndaj popullsisë së pafajshme shqiptare. Ndryshimi mes tyre qëndron në detaje të tilla se në Kosovë, fëmijët u therën si bagëtia dhe u hodhën në zjarr për t’u zier si supë, kurse në Camëri, fëmijët u nxorrën nga barku i nënave shtatëzane me bajoneta dhe u vunë në majën e tyre si flamuj të krimit.

Dallimi mes Kosovës dhe Çamërisë qëndron se më në fund në Kosovë bashkësia ndërkombëtare me në krye SHBA-n dhe NATO-n ju gjendën pranë shqiptarëve duke i rikthyer në vatrat e tyre pas genocidit, kurse Çamërisë ju kthye shpina e kështu popullsia çame nuk arriti dot të kthehet në trollin e vet. Për këtë arsye bota ende i ka borxh shqiptarëve. Në romanin “Shqiptarovrasësi Napolon Zerva”, Kondi na paraqet një figurë shumë besnike dhe atëdhetare si ajo e Spiro Çallukës, avokatit ortodoks çamë.

Ai për asnjë çmim të jetës nuk e dha identitetin e tij kombëtar duke e luftuar padrejtësinë. Pra dha jetën për lirinë e Çamërisë. Kondi nuk la pa përshfirë edhe vëllezërit Dino prej një shtëpie të madhe siç e quan ai Dinejtë e Çamërisë. Arben Kondi na jep kënaqësi kur lexojmë e mësojmë nga veprat e tij, se si edhe vëllezërit tanë çam njësoj si edhe ne shqiptarët e Kosovës rezistuam dhe luftuam kundër armikut serb si ata kundër armikut grek.

Rikthimi në Çamëri

Romani ose udhëpërshkrimi “Rikthim në Çamëri” është një rrahje zemre prej malli dhe dashurie për Çamërinë e sotme. Në këtë libër, ndryshe nga librat e tjerë të tij që mbështeten në histori, Arben Kondi na paraqet Çamërinë e sotme. Ai shkel në tokën e të parëve të tij tok me familjen e tij, gruan Mirelën dhe djalin Arbërin njëmbëdhjetë vjeçar. Familja e tij do ta shkelë të gjithë Çamërinë e lashtë. Arbëri do shijoj ujkrojet e kulluar, lëndinat e livadhet e bukura të Çamërisë. Do t’i shijojë brigjet e bukura të detit Jon që ia ka falë perëndia. Atje, mbi të gjitha Kondi do të na bëj të njohim çamërit ortodoksë që që prej Prevezës e deri në Filat flasin njësoj si ne vetëm shqip, por që për dreq nuk arrijnë ta mësojnë nëpër shkolla, ndryshe nga se ndodh me minoritarët grekë në Shqipëri ku ata i kanë të gjitha të drejtat e tyre njerëzore. Kurse çamët ortodoksë në Çamëri nuk kanë asnjë të drejtë.

Në këtë shtrirje Filat – Prevez, populli çam dominon qoftë mbi ardhacakët e Anadollit qoftë edhe mbi minoritetin grek. Sot çamët ortodoksë janë shumicë në Çamëri, krejt ndryshe nga ç’na thotë politika shovene greke që i mohon apo i bë të padukshëm ata. Në libër gjallon arvanitasi i dritës dhe i dijes Aristidh Kola, vdekja e të cilit i erdhi nga grekët vetëm e vetëm pse ai i dha përkrahje Kosovës gjatë genocidit millosheviçian. Edhe arvanitasve njësoj si çamëve ju mohohet e drejta për të mësuar gjuhën e tyre nga shovinizmi grek. Me çamërishten që përdor herë pas here në libër, Kondi na bënë kureshtar edhe ne për të njohur fjalët e ëmbëla çame, këtë gjuhë perëndie siç thoshte Arestidh Kolja. Vepra “Rikthim në Çamëri” doli nga shpirti i një shkrimtarit që akumuloi prej kohësh dhe shpërtheu si një burim i kristaltë te lexuesit. Shkrimtari Arben Kondi, çështjen çame jo vetëm e shtron si një çështje që duhet të gjej zgjidhje në mes qeverisë shqiptare dhe asaj greke me ndërmjetësinë e faktorit ndërkombëtar, por me shqiptarizmin e tij të kulluar i kujton të gjithë shqiptarët si bashkimi ynë kombëtar mbetet një mundësi e arritshme.

Mbyllje.

Edhe në fushën poetike e në atë publicistike Arben Kondi është shumë ineresant. Poezitë janë të qendisura me metafora e me epitete nga më të ndryshmet. Poetika e Kondit ndihet me poentën e dashurisë, mallit, natyrës së tokës dhe qiellit, atdhedashurisë, dhimbjes shpirtërore dhe krenarisë. Autori, kur flet për mallin, është i mallëzuar për çdo pore të tokës shqiptare. Përmes vargjeve si duket thërret çdo pore të tokës të bashkohet. Kondi ka edhe shumë poezi me vargje te lira kushtua tokave shqiptare ku këmba e tij ka shkelur dhe shpirti i dashurisë aty u derdh. Të bukura janë edhe poezitë kushtuar dashurisë dhe familjes së tij. Citoj këtu poezitë “Të dua shumë Arbër”, “Për gruan”, etj. Shqiptarizmi i tij theksohet më së miri te intervistat dhe publiciteti i tij dhënë mediumeve të ndryshme shqiptare si në Shqipëri, Kosovë apo Iliridë. Përmes panaireve të ndryshme të librit, Arben Kondi ka përjetuar mrekullinë duke u ndjerë e jetuar në vetë ëndrrën e tij, në Shqipërinë Etnike. Krijimtaria e Kondit jep shpresë e besim për të ardhmen.

Të lexosh librat e tij do të thotë të mësosh e të ndjesh kënaqësi. Pra të lexosh një libër apo disa libra të shkrimtarit çam nga Tirana do të thotë ta kesh një mik të madh që përmes romaneve e poezive të tij të forcon identitetin kombëtar, të jep krenari, të ngjall shpresa për një të ardhme të bashkuar. I tillë është Arben Kondi i cili kërkon drejtësi për kombin e tij dhe ajo që është e vetja nuk ta fal kurrë. Kënaqësi, kënaqësi… Respekt Arben Kondi.

Fatmir Limaj, Hashim Thaçin e quan rrenc ordiner!

0

Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se kjo qeveri më nuk ka legjitimitet për të qeverisur me vendin. Protestat e fundit, kanë treguar se qytetarët më nuk e duan këtë qeveri, ka thënë Limaj, raporton gazeta Blic.

“A ende po i besoni Hashim Thaçit. Ai iu rren gjithë ditën, nga mëngjesi e deri në mbrëmje”, ka thënë Limaj, duke e komentuar deklaratën e Hashim Thaçit, se kur kishte thënë ikën nën bishtin nën shalë, e kishte fjalën për liderët e opozitës.

Limaj ka thënë se ata janë nervoz për shkak se nuk po i arrijnë objektivat, raporton Gazeta Blic.

Sipas tij, liderët është dashur që të uleshin e të merreshin vesh për datën e zgjedhjeve./ Gazeta Blic

Thaçi kërkon falje

0

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë pauzës së seancës së ndërprerë nga gazi lotsjellës, ka thënë se veprimet e opozitës janë vazhdimësi e sjelljeve primitive, të shëmtuara për demokracinë në Kosovë.
Kjo sipas tij, është “një fytyrë e vërtetë e eprorëve opozitarë”.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë, për përmirësimin e jetës së qytetarëve. Asnjë fuqi çfarëdo të jetë, nuk do të mund ta ndalë punën e institucioneve. Partnerët e koalicionit janë të angazhuar që kjo gjendje të tejkalohet, pavarësisht reagimeve”.

Ai u ka bërë përsëri ftesë opozitës për zhvillim të dialogut.

“Sot është një seancë që është i lidhur me liberalizimin e vizave, andaj pengimi i saj është pengim për integrime”.

Thaçi ka folur edhe rreth deklaratës së tij të para dy ditëve, ku kishte thënë se “janë larguar nga protesta, me bisht nën shalë, si qyqarë”.

Sipas Thaçit, kjo deklaratë iu është “dedikuar” tre liderëve opozitarë, të cilat ai i quan “eprorë”.

“Deklarata ime ka qenë e drejtuar nga tre eprorëve opozitarë. Më vjen keq për keqkuptimet që kanë mundur të ndodhin”, ka thënë ndër tjerash Thaçi. /Telegrafi/

Ymeri: Mustafa-Thaçi po përfundojnë si regjim

0

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymieri ka mbajtur një fjalim në seancë, ku tha se kjo Qeveri nuk ka qenë kurrë, ka filluar si regjim dhe po përfundon si regjim.

Ai tha se ka qytetar jashtë Kuvendit që janë pa bishta po mbrojnë Republikën.

Ymeri shtoi se regjimin po mundohet dhunshëm shtetin të varur, po mundohet dhunshëm të mbajnë seanca, aktivistet po i arrestojn

Sërish gaz lotsjellës

0

Opozita sërish ka gjuajtur gaz lotsjellës në sallën e Kuvendit të Kosovës.

. Derisa kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli po e lexonte një deklaratë për të dënuar gjykimin e ish- pjesëtarëve të UCk-së, opozita ka hedhur gaz lotsjellës.