16.8 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026
Home Blog Page 6304

Jay Z sillet keq me fansat e Beyonce (Video)

0

Jay Z është aq i dashuruar me Beyonce, dhe dëshiron që njerëzit mos ti zënë rrugën bashkëshortes së tij.

Ai ka bërë truprojën e Beyonce, dhe e ndihmoi atë të futej e sigurtë në makinë, duke larguar prej saj një fans i cili po përpiqej të bënte në selfie me këngëtare.

Çifti i famshëm i showbizz, ishin në “SVA Theatre” në New York, dhe sigurisht kur bëhet fjalë për ta,lajmin merr dhenë, e mblidhen shumë fansa aty jashtë. Pasi dolën nga teatri, një fans i veshur me bluze kamuflazh dhe një kapele, ishte drejtuar drejt këngëtares 34 vjeçare, për të bërë një foto me të, por Jay e vuri re shpejt se nuk ishte pjesë e fotos, zgjati krahun dhe largoi fansin… pa mëshirë!

Përderisa Jay Z duket se e mbron gruan e tij, si mund të mos jenë në dashuri?

E shtrenjta e Hollywoodit

0

Jennifer Lawrence është aktorja më e paguar në botë për vitin 2016.

Lawrence, për vitin e dytë me radhë kryeson listën e revistës Forbes, sa i përket fitimit të të ardhurave në vit. Ajo pasohet nga aktorja Melissa McCarthy.

Sipas Forbes, ylli i serisë “Hunger Games” ka fituar 46 milionë dollarë në 12 muajt e fundit.

Sidoqoftë, Lawrence, këtë vit ka fituar 11.5 për qind më pak të ardhura krahasuar me vitin e kaluar.

Aktorja McCarthy këtë vit ka fituar 33 milionë dollarë, rreth 10 milionë më shumë se vitin e kaluar.

E treta në renditjen e Forbes, është Scarlet Johannson, ylli i filimit “Captain America: Ciliv Wars”, me 25 milionë dollarë të fituara.

Në top-dhjetëshen e aktoreve më të paguara janë Jennifer Aniston, Fan Bigbing, Charlize Theron, Amy Adams, Julia Roberts Mila Kunis dhe Deepika Padukone.

Forbes ka llogaritur fitimet e aktoreve prej 1 qershorit 2015 deri më 1 qershor të këtij viti.

Amber Rose pjesë e “Dancing with the Stars”!

0

Amber Rose thuhet se do të jetë pjesë në sezonin e ardhshëm të “Dancing With The Stars”, raporton E! News.

32 vjeçarja me sa duket kishe rënë dakord për të konkurruar në sezonin e 23-të. Valltarët do të shpallen më 30 gusht në Good Morning America.

Deri më tani, është përfolur se edhe ylli JoJo Fletchetrdhe Jake T.Austin do të konkurrojnë, edhe pse asgjë nuk është njoftuar zyrtarisht.

Nis shkolla rinore verore në Malishevë

0

Sot në Malishevë, ka filluar shkolla rinore verore, e cila do të zgjasë dy ditë, e në të cilën po marrin pjesë rreth 45 të rinj, anëtar të organizatave rinore, si Qendre Rinore, Këshilli Veprimit Rinor Lokal dhe Kuvendi i të Rinjve të Malishevës.

Gjatë këtyre dy ditëve, pjesëmarrësit e kësaj shkolle, do të kenë mundësi të dëgjojnë tema nga të gjitha fushat e jetës dhe të zhvillojnë debate të ndryshme, do të ketë shfaqje të filmave nga DOKUFEST-i, pastaj do të organizojnë lojëra dhe shëtitje.

Në hapjen e kësaj shkolle dy ditore, morën pjesë edhe nënkryetari i Malishevës, Rexhep Mazreku, drejtoresha për kulturë, rini dhe sport, Blerta Krasniqi, zyrtarë policorë dhe përfaqësuesit e rinisë në Malishevë.

Me këtë rast, Rexhep Mazreku, i ka përshëndetur të rinjtë pjesëmarrës të kësaj shkolle, duke ju dëshiruar sukses.

“Komuna e Malishevës, do ti përkrahë gjithmonë aktivitetet rinore, në veçanti aktivitetet me karakter arsimor dhe edukativ”, tha ai.

Po ashtu, edhe Blerta Krasniqi, i ka uruar pjesëmarrësit e kësaj shkolle dyditore.

“Ky është viti i tretë me radhë që organizohet kjo formë e shkollës verore, ku ju të rinj, keni mundësi të mësoni dhe të merrni aftësi, përmes ligjëratave që mbahen gjatë këtyre dy ditëve”, tha ajo. /PrizrenPress.com/

Griezmann zgjedh futbollistin më të mirë në Evropë

0

Sulmuesi i Atletico Madridit dhe Francës, Antoine Griezmann beson se ai e meriton çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në Evropë para dyshes së Real Madridit, Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale.

Griezmann shkëlqeu gjatë edicionit 2015/16 duke realizuar shtatë gola në 13 ndeshje duke i ndihmuar Atleticos të arrijë në finalen e Ligës së Kampionëve.

25-vjeçari më pas fitoi “Këpucën e Artë”, me gjashtë gola që e dërguan Francën në finalen e “Euro 2016”.

Andaj, Griezmann beson se me paraqitjet e tij para portave kundërshtare e meriton mirënjohjen e madhe individuale.

“Jam krenar që jam në mesin e finalistëve, kjo nënkupton se jam në rrugën e duhur dhe duhet të vazhdoj kështu”, deklaroi Griezmann për mediat franceze.

“Nuk dua të tingëlloj arrogant por e meritoj këtë çmim sepse kam kaluar një sezon të mrekullueshëm. Ka qenë një sezon i paharrueshëm, së pari në Ligën e Kampionëve me Atleticon e pastaj në Evropian me Francën. Fatkeqësisht, ne nuk fituam trofe, që ishte goditje e rëndë për ne dhe për tifozët tanë”, u shpreh ai.

Operacioni ushtarak i Turqisë në Siri (LIVE)

0

Turqia dhe SHBA-të bashkuan forcat të mërkurën për të pastruar një qytet në kufi me Sirinë nga militantët e Shtetit Islamik, tha zyra e kryeministrit turk, shkruan Daily Mail.

Operacioni filloi në orën 4 të mëngjesit, me artilerinë turke duke shkaktuar zjarr të vazhdueshëm në qytetin Jarablus, ku më pas vazhduan aeroplanët turk të luftës ku bombarduan ISIS-in, raporton agjencia Anadolu.

Nuk është ende e qartë nëse ndonjë turk apo forcat siriane të mbështetura nga opozita turke kaluan kufirin për të marrë pjesë në këtë operacion, transmeton KP.

Ndërkohë, rrjeti televiziv rus RT, ka publikuar pamjet LIVE në të cilat thuhet se bëhet fjalë për një operacion ushtarak të Turqisë në Jarabulus, Siri.

https://www.facebook.com/RTnews/videos/10154615362639411/

“Qyteti s’është më”! Shkon në 22 numri i viktimave të tërmetit

0

Ka arritur në 22 numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm në rajonin e Lazios në Itali.

“Qyteti nuk është më. Ka njerëz nën rrënoja”. Është kjo dëshmia e parë dramatike e kreut të Komunuës Amatrice që u godit nga një tërmet me magnitudë 6.0 ballë mëngjesin e sotëm, Sergio Pirozzi.

Ndërsa kreu i kryqit të kuq ka pohuar se, në zonë ka patur edhe rrjedhje gazi.

Tërmeti mësohet të ketë zgjatur vetëm 20 sekonda, por në zonë kanë ndodhur të tjera lëvizje sizmike me magnitudë 5.1 ballë në orën 4.32 të mëngjesit dhe 5.4 ballë në orën 4.33, me epiqendër 5 kilometër larg nga Norcia.

Fatkeqësisht janë rregjistruar edhe viktimat: Në Acuumoli janë të paktën 6 të vdekur, ndërsa po tentohet të shpëtohet një familje prej katër personash me dy fëmijë të vegjël, të bllokuar  nën rrënoja.

Dëshmitarët rrëfejnë se si kanë parë duar njerëzish të dalin nga rrënojat duke thirrur për ndihmë.

“Ndihen ulërimat e nënave me fëmijët e tyre”-tha një dëshmitare.

Mbrojtja civile po vijon aksionin për shpëtimin e njerëzve që mund të kenë mbetur nën rrënoja.

Juventus ofertë zyrtare për Matuidin

0

Skuadra italiane Juventus ka bërë ofertë zyrtare për mesfushorin francez, Blaise Matuidi.

Sipas goal, kjo është oferta e parë zyrtare për Matuidin. Juventus ka ofruar 22 milionë euro, plus 5 milionë bonuse.

Por, Paris Saint-Germain dëshiron 30 milionë euro për ta liruar francezin.

Interi ka plan rezervë për sulmues

0

Interi do ta transferojë Roger Martinezin në rast se dështon transferimi i Gabigol.

Nerazzurrët janë në pritje të transferimit të talentit brazilian nga Santosi, mirëpo kanë edhe planin rezervë në rast se ai opsion dështon.

Sipas La Gazzetta dello Sport, ata planifikojnë ta marrin Martinezin, i cili aktualisht luan për Jiangsu Suning në Kinë.

22-vjeçari ka shënuar shtatë gola në pesë ndeshje në Superligën kineze dhe zikaltrit janë të gatshëm ta transferojnë.

Edhe në rast se arrin marrëveshje për Gabigol, Interi nuk do të heqë dorë nga Martinez, por do ta transferojë në janar.

Aksident i rëndë në Prizren (Foto)

0

Mbrëmë pas mesnate përkatësisht në orën 01:40 ka ndodhur një aksident në Prizren.

Përvec dëmeve të mëdha materiale ende nuk dihet për fatin e personave që ishin pjestarë të aksidentit.

Lexuesit e Gazetës Express kanë dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes.

Aksident ne Prizren Aksident ne Prizren1