Nis shkolla rinore verore në Malishevë

Sot në Malishevë, ka filluar shkolla rinore verore, e cila do të zgjasë dy ditë, e në të cilën po marrin pjesë rreth 45 të rinj, anëtar të organizatave rinore, si Qendre Rinore, Këshilli Veprimit Rinor Lokal dhe Kuvendi i të Rinjve të Malishevës.

Gjatë këtyre dy ditëve, pjesëmarrësit e kësaj shkolle, do të kenë mundësi të dëgjojnë tema nga të gjitha fushat e jetës dhe të zhvillojnë debate të ndryshme, do të ketë shfaqje të filmave nga DOKUFEST-i, pastaj do të organizojnë lojëra dhe shëtitje.

Në hapjen e kësaj shkolle dy ditore, morën pjesë edhe nënkryetari i Malishevës, Rexhep Mazreku, drejtoresha për kulturë, rini dhe sport, Blerta Krasniqi, zyrtarë policorë dhe përfaqësuesit e rinisë në Malishevë.

Me këtë rast, Rexhep Mazreku, i ka përshëndetur të rinjtë pjesëmarrës të kësaj shkolle, duke ju dëshiruar sukses.

“Komuna e Malishevës, do ti përkrahë gjithmonë aktivitetet rinore, në veçanti aktivitetet me karakter arsimor dhe edukativ”, tha ai.

Po ashtu, edhe Blerta Krasniqi, i ka uruar pjesëmarrësit e kësaj shkolle dyditore.

“Ky është viti i tretë me radhë që organizohet kjo formë e shkollës verore, ku ju të rinj, keni mundësi të mësoni dhe të merrni aftësi, përmes ligjëratave që mbahen gjatë këtyre dy ditëve”, tha ajo. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Prizreni pret takimin trepalësh të Avokatëve të Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovës do të mbajë sot në Prizren takimin trepalësh të Avokatëve të Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë...

Para duelit me Shqipërinë, Kosova mat forcat me Arabinë Saudite

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Arabisë Saudite, në kuadër të përgatitjeve për parakualifikimet e FIBA EuroBasket 2029. Dardanët...

Lajmet e Fundit