Griezmann zgjedh futbollistin më të mirë në Evropë

Sulmuesi i Atletico Madridit dhe Francës, Antoine Griezmann beson se ai e meriton çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në Evropë para dyshes së Real Madridit, Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale.

Griezmann shkëlqeu gjatë edicionit 2015/16 duke realizuar shtatë gola në 13 ndeshje duke i ndihmuar Atleticos të arrijë në finalen e Ligës së Kampionëve.

25-vjeçari më pas fitoi “Këpucën e Artë”, me gjashtë gola që e dërguan Francën në finalen e “Euro 2016”.

Andaj, Griezmann beson se me paraqitjet e tij para portave kundërshtare e meriton mirënjohjen e madhe individuale.

“Jam krenar që jam në mesin e finalistëve, kjo nënkupton se jam në rrugën e duhur dhe duhet të vazhdoj kështu”, deklaroi Griezmann për mediat franceze.

“Nuk dua të tingëlloj arrogant por e meritoj këtë çmim sepse kam kaluar një sezon të mrekullueshëm. Ka qenë një sezon i paharrueshëm, së pari në Ligën e Kampionëve me Atleticon e pastaj në Evropian me Francën. Fatkeqësisht, ne nuk fituam trofe, që ishte goditje e rëndë për ne dhe për tifozët tanë”, u shpreh ai.

Më Shumë

Zyrtare: Vedat Muriqi rikthehet te Fenerbahçe

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, do të jetë futbollist i ri i Fenerbahçe. Lajmi është konfirmuar të enjten nga klubi i njohur turk, i cili...

Para duelit me Shqipërinë, Kosova mat forcat me Arabinë Saudite

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Arabisë Saudite, në kuadër të përgatitjeve për parakualifikimet e FIBA EuroBasket 2029. Dardanët...

Lajmet e Fundit