34.9 C
Prizren
E premte, 27 Qershor, 2025
Home Blog Page 6318

“Shkule ose do e shkulim vetë”

0

Pas disa raportimeve në media se brenda Parkut të Liqenit në Tiranë është bërë një rrethim, disa aktivistë të shoqërisë civile kanë paralajmëruar protestë më 20 shkurt.

Në rrjetin social ‘Facebook’ ka nisur një thirrje për kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, e shoqëruar me një foto ilustruese.

“Shkule ose do e shkulim vet”, është thirrja në rrjetin social drejtuar kryebashkiakut Veliaj.

“Me 1001 hallet që ka Tirana, kryetari i bashkisë vendos të rrethoje parkun e liqenit për të ndertuar një park tjetër brenda. Në 1001 hapesira të mundshme jashte parkut ku mund të bëhej ky ndërtim, kryetari i bashkisë vazhdon avazin e Fikut arrogant dhe e vendos pikërisht aty ku është vendi i fundit që duhet vendosur. Ato rrethime duhet të shkulen menjëherë!”, thuhet në thirrjen e përhapur në rrjetin social.

Zona brenda parkut të liqenit është rrethuar pasi do të bëhet një ndërtim me vlerë 78 milionë lekë të reja.

Sipas projektit, do të ndërtohet një park lojërash për fëmijët, ku parashikohet të priten disa pemë. /Mapo

Di Caprio, më i miri në BAFTA

0

Filmi i ri i Leonardo DiCaprios “The Revenant” ishte fituesi kryesor i ceremonisë së çmimeve BAFTA të dielën duke triumfuar për filmin më të mirë, aktorin më të mirë dhe regjisorin më të mirë.

Leonardo DiCaprio ishte fituesi i aktorit më të mirë, ndërsa Alejandro Inarritu i regjisorit më të mirë.

“The Revenant” triumfoi në pesë kategori në ceremoninë që u mbajt në Londër, ndërsa çmimin për aktoren më të mirë e fitoi Brie Larson për rolin në filmin “Room”.

Ky i fundit është nominuar në 6 kategori të ndryshme çmimesh në “Oscar”.

Zejnullahu: Universiteti do të vazhdojë punën me të gjitha problemet

0

Në 46 vjetorin e themelimit të Universitetit të Prishtinës, rektori i këtij institucioni, Ramadan Zejnullahu, ka thënë se me të gjitha problemet që ka, universiteti do të vazhdojë të funksionojë.

Në urimin e tij, rektori Zejnullahu shkruan se Universiteti i Prishtinës “ka qenë sinonim i progresit dhe aspiratave të popullit tonë”.

“Për fat të keq, në vitet e fundit, as si Universitet e as si shoqëri nuk kemi dëshmuar se jemi në këtë rrugë. Përkundrazi, jemi identifikuar më shumë me ngecje e më pak me arritje, më shumë me probleme, e më pak me aspirata. Universiteti do të vazhdojë të funksionojë edhe në të ardhmen, me të gjitha ngecjet, problemet, arritjet dhe aspiratat e veta”, shkruan Zejnullahu në urimin e tij.

Ndër të tjerash, Zjnullahu thotë se Universtiteti i Prishtinës, është aty për t’i shërbyer interesit publik për shumë vjet.

“Sidoqoftë, gjithnjë duhet ta kemi parasysh se ky universitet është publik dhe, ne, stafi akademik e administrativ jemi këtu për t’i shërbyer interesit publik, dhe, nënkuptohet studentëve, por jo vetëm atyre gjeneratave që janë duke u shkolluar aktualisht, por edhe atyre që do të vijnë të shkollohen pas shumë vitesh”, shprehet rektori.

Rrahje në Prizren, një i arrestuar

0

Rreth orës 04:25 të mëngjesit, Policia e Prizrenit ka pranuar një informatë e cila bënte me dije se në ambientet e restorantit “Paradiso” në rrugën “Kukësi” ka ndodhur një rrahje, në të cilën është dëgjuar edhe një krismë nga arma e zjarrit.

Përmes një komunikate PK-ja ka bërë të ditur se pas shpërndarjes se informatës nga qendra operative kanë reaguar njësitet patrulluese që kanë qenë duke patrulluar më afër lokacionit dhe shpejtë i kanë ndaluar të dyshuarit. Njëri nga të dyshuarit është ndaluar përderisa po largohej me një automjet xhip dhe gjatë kontrollit është zbuluar një pistoletë M-70 Zastava me 5 fishekë të kalibrit 7.65mm.

Policia ka thënë se me këtë rast është sekuestruar edhe një veturë e llojit Audi. Ndërkaq krimteknikët kanë sekuestruar një gëzhojë të fishekut në ambientet e restorantit.

Në komunikatë thuhet se nuk janë intervistuar të dyshuarit ngase kanë qenë nën ndikim të alkoolit. Në konsultim me prokurorin e shtetit poseduesi i armës ndalet nën masën e arrestit policor./prizrenpress.com/

Sonte, në SHKA “Agimi”, mbrëmje me aforizma në Prizren

0

Osman Gorancin, Gazmend Beqajn dhe Musa Bushranin i ka bashkuar aforizmi. Të tre këta prizrenas do t’i thonë aforizma te tyre.

Musa Bushrani, njëri nga pjesëmarrësit e kësaj ngjarje kulturore, tha për PrizrenPress se përmes aforizmave do të satirizojnë me gjendjen aktuale të Prizrenit dhe të mbarë vendit në përgjithësi.

Kjo mbrëmje nga pjesëmarrësit është emërtuar” 1 përkujtimor për 8 vjetor”, ku do të apostrofohen mes tjerash edhe veset e këqija, nepotizmi, mitmarrja, keqpërdorimi i vendit zyrtar etj.

Sipas organizatorëve, në këtë performancë të tyre, do të thuhen edhe disa nga aforizmat më të mira të krijuesit prizrenas, Faik Beqajt, i cili i pari shkroi libra aforistikë, ku ka satirizuar me gjendjen e atëhershme politike, sociale, ekonomike dhe kulturore të Prizrenit. Kjo mbrëmje kulturore organizohet në bashkëpunim me SHKA “Agimi” në Prizren me fillim në orën 20:00./PrizrenPress.com/

Kerry-Ramës: Faleminderit për muxhahedinët

0
Edhe pse nuk u fol publikisht për çështjen e muxhahedinëve, duket se kjo temë nuk ka mbetur jashtë bisedimeve mes John Kerry-t dhe Edi Rames.

Zëri i Amerikës, raporton se Sekretari i Shtetit gjatë vizitës në Tiranë, ka falenderuar Shqipërinë për strehimin e muxhahedinëve.

“Gjate dy viteve të fundit, Shqipëria ka strehuar rreth 1000 muxhahedinë si dhe ka rënë dakord për të strehuar dhe 2000 të tjerë”, ka thënë për Zërin e Amerikës një zyrtar i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit.

Më tej, ai shton se gjatë vizitës të së dielës është rënë dakord që Sekretari Kerry të mos flasë në publik për zhvendosjen e tyre, pasi kjo temë është ende shumë sensitive.

Në fund, Zëri Amerikës, raportin se Shtetet e Bashkuara kanë ndihmuar Shqipërinë me asistencë teknike dhe monetare, nëpërmjet Kombeve të Bashkuara, për të rritur kapacitetet për strehimin e tyre.

Ndërkaq, pas përfundimit të takimeve në Tiranë, Departamenti Amerikan i Shtetit në profilin e tij në “Facebook”, i ka kushtuar një rëndësi jo të vogël, vizitës së Sekretarit Kerry në Shqipëri.

Kanë qenë tre postime me përshkrimet përkatëse, të cilat kanë shërbyer dhe si një përmbledhje e të gjithë takimeve dhe mesazheve të dhëna nga Sekretari John Kerry gjatë qëndrimit në Tiranë.

Takimi me Presidentin Nishani në aeroport, deklarata e përbashkët me Kryeministrin Rama, e në fund një album fotografish të çdo etape të qëndrimit të Sekretarit Kerry në Tiranë, shoqëruar me thënien e tij se “Shqipëria mund të mbështetet plotësisht në miqësinë dhe përkrahjen e qytetarëve dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

Kryeministri i Kosovës “harron” luftën çlirimtare???

0

Nga Jakup Krasniqi

Natyrisht, njeriu që ka udhëhequr Fondin e tre përqindëshit dhe që e ka sabotuar financiarisht luftën, ai edhe pas 17 viteve nuk ia njeh veprën madhore Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Çlirimin e Kosovës.

Duhet të jesh i verbër, madje dhe i pa mend që ta përmendesh NATO-n, e cila kurrën e kurrës nuk do të ndërhynte pa luftën e lavdishme të UÇK-së, pa atë krizën humanitare të cilën e shkaktoi lufta që Serbia udhëhoqi kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pastaj erdhi ndërhyrja e NATO-së dhe u arrit çlirim i i Kosovës.

Kryeministri kështu e fillon postimin e tij në fb:

Të dashur miq,

“Janë 16 vite nga ndërhyrja e NATO-s dhe tetë vite nga shpallja e pavarësisë. Për jetën e një të riu janë shumë vite, ndërkaq për historinë janë vite të hapave të parë të ndërtimit të mekanizmave shtetëror, të tranzicionit demokratik dhe ekonomik, të njohjeve nga vendet e tjera. Mund të lavdërohemi se kemi bërë shumë, e kur mbushemi me nihilizëm shohim vetëm keq. Por, mendoj se askujt, nga populli i këtij vendi, nuk ia zë goja të thotë se shteti ynë dhe pavarësia nuk ia vlen, se ajo nuk ekziston. Përjashtuar ata që akoma ëndërrojnë se Kosova duhet të jetë Serbi”.

Dhe vazhdon:

“Ky vend nuk u çlirua lehtë, janë gjenerata të tëra që u flijuan për idenë e pavarësisë, janë rreth 15 mijë të vrarë në luftën e fundit, llogaritet të jenë rreth 20 mijë gra të dhunuara dhe të ekspozuara sjelljeve shtazarake t ë forcave ushtarake e paramilitare serbe; sot e kësaj dite janë edhe rreth 1600 të pagjetur. Vlerësojmë ushtarët dhe paqeruajtësit ndërkombëtar, të cilët u flijuan për këtë vend”.

Këta janë dy pasuesit e parë te postimit të tij në fb dhe të botuar edhe në “Zërin.info”dhe siç po e shihni, ai i përmend të vrarët, i përmend edhe të pagjeturit, por asnjë fjalë nuk e ka për Komandantin Legjendar, Adem Jasharin, asnjë fjalë për UCK-në dhe SHP të saj. Ai nuk mundi ta dëshmoi as edhe një fjalë për dëshmorët dhe heronjtë e kombit, te kombit i të cilit është Kryeministër. Ky fakt nuk mund të trajtohet ndryshe, veçse mohim dhe urrejtje e skajshme, ndaj vlerës më të madhe të kombit tonë – Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për çudi, Kryeministri ka “harruar” ta përmend edhe Ibrahim Rugovën??? Natyrisht ai nuk ka qenë as anëtar i LDK-së, ai në Qeverinë e Bukoshit përfaqësonte diçka tjetër. Bile edhe gjenoc idin regjimit serb ai e quan “sjellje shtazarake”. Sigurisht që nuk dëshiron që ta lëndoi Viciqin me kompani.

Në fakt ai diku i përmend komandantet e UCK-së te NISMËS e të AAK-së, por vetëm si “peng te VV-së”. Ai, në postimin e tij nder të tjera tha: “Kush dhe kah po i financon gjithë këto aktivitete kundër shtetit”. Kryeministri i sotëm i Kosovës, e ish ministri i Rrahman Morinës dhe ish Ministri i Qeverisë së Bujar Bukoshit, pra Ministri i Fondit të 3%, sabotatori financiar i Luftës Çlirimtare të Kosovës, duhet të jap llogari, si për Fondin e 3% dhe sabotimin e luftës. Vetëm pasi të jep ketë llogari para qytetarëve të Kosovës, ai mund të pyet se “Kush dhe kah po i financon” aktivitetet e opozitës.

Ndoshta Kryeministrin e ka kapu skleroza kur thotë: “mendoj se askujt, nga populli i këtij vendi, nuk ia zë goja të thotë se shteti ynë dhe pavarësia nuk ia vlen, se ajo nuk ekziston”. Nëse në një kohë t jetër Kryeministri i tashëm ka thënë: “se e kemi mirë në Jugosllavi e Serbi, se mirë e kemi demokracinë në vitet 1990-1999 me Millosheviqin President faktik, se nuk duhet luftuar e financuar Luftën Çlirimtare” me mjetet e qytetarëve të dhëna për luftën, ketë sot nuk mund tua veshësh atyre që kur ishe ti Ministër i Rrahmanit, ata vuanin dënime drakonike te shtetit që i shërbeje me devotshmëri, nuk mund t’ua thuash atyre që luftonin edhe me familjet e tyre për lirinë e pavarësinë e Kosovës.

Jo, Kryeministër, opozita e bashkuar nuk po thotë se “nuk po ia vlen pavarësia e as se nuk ekziston ajo”. Ata janë kundër mohimit që po ia bëni ju, shtetit të pavarur, sovran e demokratik. Opozita janë kundër marrëveshjeve tua dhe të vartësit tuaj që po e cenojnë rend sovranitetin e shtetit, që Serbinë po e bëni hisedarë në sovranitet e shtetit tonë dhe po i falni toka një shteti tjetër. Ketë po e bënë opozita e bashkuar. Ajo po e donë shtetin e së drejtës me sovranitet. Atë SOVRANITETIN që e pat harruar vartësi yt, kur e patë lexuar Deklaratën e Pavarësisë më 17 shkurt 2008.

Isa Mustafa, pas riciklimit (rikthimit te tretë në qeverisje) me ndihmën e pa kursyer të Hashim Thaçit (të infektuar me sëmundjen e Rugovës për President), ai duhet të shkoj te Thaçi për çdo mbrëmje për t’ia larë këmbët e pirë ujin, pasi ai, ia dha edhe një herë rastin që të vazhdoj vjeljen e një përqindëshi tjetër.

Shpresoj që ministrave gjysmanalfabet në Kabinetin Mustafa, referencat e përdorura janë të mjaftueshme për natyrën e shkrimit!

Grabovci: Votat e sigurta për president

0

Hashim Thaçi duket se ende nuk e di nëse tetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës do ta festojë si president apo do të presë që kjo festë të kryhet, në mënyrë që ai të votohet në Kuvend për të parin e Shtetit. Sipas zyrtarëve të Partisë Demokratike të Kosovës, zgjedhja e Thaçit në krye të shtetit mund të bëhet nesër ose pasnesër, por kjo mund të bëhet edhe pas shënimit të tetëvjetorit të Pavarësisë.

Për nënkryetarin e PDK-së, Adem Grabovci, shefi i tij në parti do të jetë president brenda muajit shkurt.

“Ne do t’i respektojmë të gjitha procedurat, mirëpo e drejta e deputetëve, 40 deputetë, nëse ata shprehin dëshirën dhe janë insistues ata kanë të drejtë në çdo kohë të kërkojnë seancë të jashtëzakonshme. Prandaj, nuk përjashtohet mundësia që do të mblidhet seanca para ose prapa 17 shkurtit. Por ajo që është shumë me rëndësi është se president do të kemi në përputhje me të gjitha afatet ligjore. Pra, deri në fund të muajit shkurt do ta kemi presidentin e ri”, ka thënë Grabovci në një bisedë për “Zërin”.

Por, edhe pse partnerët e koalicionit ende s’e kanë përcaktuar ditën kur do të mbahet seanca për zgjedhjen e presidentit, Grabovci thotë se për ta shumë më e rëndësishme është që zgjedhja e presidentit të bëhet në përputhje me Kushtetutën, të gjitha ligjet dhe duke respektuar të gjitha procedurat dhe këshillat e marra nga partnerët ndërkombëtarë.

“Gjithsesi, duke respektuar edhe këshillat, edhe sugjerimet e partnerëve tanë të cilët sugjerojnë që të kemi qetësi, të ketë një transparencë të plotë dhe thjesht zgjedhja e presidentit të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe kështu edhe do të ndodhë”, ka thënë Grabovci, i cili thekson se janë të interesuar dhe do t’i respektojnë afatet, por nuk do të lejojnë që të kenë ndonjë vakum institucional.

Shefi i deputetëve të PDK-së ka folur edhe për respektimin e marrëveshjes me partnerët në koalicion, duke thënë se do ta respektojnë edhe më tutje ashtu siç e kanë respektuar deri më tani./Zëri

Mustafa: Marrëdhëniet me Serbinë janë shtetërore, jo partiake

0

Deputeti i LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Muhamet Mustafa, ka thënë se lufta politike me ngjyrim partiak nuk bën të bëhet rreth marrëdhënieve me Serbinë.

Ai në një intervistë për “Epokën e re” ka thënë se marrëdhëniet me Serbinë janë shtetërore, jo partiake.

“Kuvendi është organi suprem për të thirrur debat, i cili mund të zhvillohet edhe në forma të tjera, por përjashtimi i Kuvendit nga ky debat është non sens, i dëmshëm dhe i rrezikshëm për stabilitetin e vendit”, ka thënë Mustafa.

Grushti i fundit për Qeverinë e korruptuar

0

Protesta e 17 shkurtit pritet të jetë më masive se ajo e 9 janarit

Opozita e bashkuar po numëron ditët e fundit për mobilizimin gjithë qytetar, për të festuar me protestë popullore 17 shkurtin, 8-vjetorin e shpalljes së pavarësisë, në kërkim të dorëheqjes së kësaj Qeverie, që po rrezikon vendin me qeverisje të keqe, krim të organizuar dhe korrupsion, si dhe me marrëveshjet kundërkushtetuese në dëm të sovranitetit dhe integritetit të këtij shteti të ri.

Analistët politikë besojnë se është shumë e pritshme dhe e besueshme që protesta e 17 shkurtit të jetë grushti i fundit ndaj kësaj Qeverie të korruptuar e të kriminalizuar.

“Shoqëria kosovare duhet të mësohet të rrëzojë një kryeministër gënjeshtar e të papërgjegjshëm, të paaftë për të qeverisur vendin. Kjo do të mund të shihej në arenën ndërkombëtare si pjekuri e shoqërisë kosovare për të qenë një shtet i pavarur e sovran”, tha analisti politik Nexhmedin Spahiu.

Ali Hertica, analist politik, tha: “Është e pritshme që populli në masën më të madhe ta mbështesë opozitën në protestë”.

Kurse, analisti Faik Krasniqi shprehet: “Opozita, përveç organizimit të protestave për largimin nga pushteti të këtyre pushtetarëve të inkriminuar, duhet të bëjë edhe një platformë të përbashkët me shoqërinë civile dhe mediet, për udhëheqjen e këtij vendi, se si të dalim nga kjo gjendje e mjerueshme dhe si të ecim përpara”. /Kosova Sot