11 C
Prizren
E mërkurë, 22 Prill, 2026

Kerry-Ramës: Faleminderit për muxhahedinët

Edhe pse nuk u fol publikisht për çështjen e muxhahedinëve, duket se kjo temë nuk ka mbetur jashtë bisedimeve mes John Kerry-t dhe Edi Rames.

Zëri i Amerikës, raporton se Sekretari i Shtetit gjatë vizitës në Tiranë, ka falenderuar Shqipërinë për strehimin e muxhahedinëve.

“Gjate dy viteve të fundit, Shqipëria ka strehuar rreth 1000 muxhahedinë si dhe ka rënë dakord për të strehuar dhe 2000 të tjerë”, ka thënë për Zërin e Amerikës një zyrtar i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit.

Më tej, ai shton se gjatë vizitës të së dielës është rënë dakord që Sekretari Kerry të mos flasë në publik për zhvendosjen e tyre, pasi kjo temë është ende shumë sensitive.

Në fund, Zëri Amerikës, raportin se Shtetet e Bashkuara kanë ndihmuar Shqipërinë me asistencë teknike dhe monetare, nëpërmjet Kombeve të Bashkuara, për të rritur kapacitetet për strehimin e tyre.

Ndërkaq, pas përfundimit të takimeve në Tiranë, Departamenti Amerikan i Shtetit në profilin e tij në “Facebook”, i ka kushtuar një rëndësi jo të vogël, vizitës së Sekretarit Kerry në Shqipëri.

Kanë qenë tre postime me përshkrimet përkatëse, të cilat kanë shërbyer dhe si një përmbledhje e të gjithë takimeve dhe mesazheve të dhëna nga Sekretari John Kerry gjatë qëndrimit në Tiranë.

Takimi me Presidentin Nishani në aeroport, deklarata e përbashkët me Kryeministrin Rama, e në fund një album fotografish të çdo etape të qëndrimit të Sekretarit Kerry në Tiranë, shoqëruar me thënien e tij se “Shqipëria mund të mbështetet plotësisht në miqësinë dhe përkrahjen e qytetarëve dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

Më Shumë

Prizreni do të organizojë për herë të parë Festivalin e Kampingut, mbi 200 kamperë do të marrin pjesë

Prizreni pritet të shndërrohet në një nga destinacionet më të rëndësishme të turizmit aventurier në rajon, me organizimin për herë të parë të Festivalit...

“S’duhen justifikime”, deputeti Gashi kërkon ndërhyrje urgjente për rrëshqitjet e dheut në autostradën “Ibrahim Rugova”

Deputeti i PDK-së, Kujtim Gashi, ka kërkuar përgjegjësi nga ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, për një segment të autostradës “Ibrahim Rugova”, mes Prizrenit dhe...

Lajmet e Fundit