12.8 C
Prizren
E premte, 15 Maj, 2026
Home Blog Page 6326

Bytyçi: Ja kush më bindi të zgjidhja Kosovën

0

Talenti i Manchester Cityt e ka konfirmuar tashmë zyrtarisht se do të veshë fanellën e Kosovës. 21 vjeçari tha se Kosova ka qenë gjithmonë zgjedhja e parë për të, pasi jo është vendlindja e tij.

“Po do të luaj për Kosovën. Nuk e kam pasur të vështirë të vendosi pasi gjithë kam pasur dëshirë që të luaj për vendin ku kam lindur. Familja ka ajo që më ka ndihmuar të vendosi. Edhe Celina më ka folur fjalë të mira për Përfaqësuesen e Kosovës”, është shprehur Bytyqi, i cili ka luajtur për grupmoshat e reja të Austrisë.

21 vjeçari ka theksuar me tej se të hënën ka pasur takim me trajnerin e Kosovës, Albet Bunjakin me të cilin ka biseduar për projektin e ri të kombëtares kosovare.

Ndërsa ka dhënë dhe një mesazh mjaft të rëndësishëm për të gjithë tifozët e Kosovës.

“Dje jam takuar me Bunjakin në Manchester. Ai ma ka treguar projektin e tij dhe më ka pëlqyer shumë. Ai më ka thënë se ka dëshirë të më ketë në ekip dhe unë kam pranuar që të jem pjesë e projektit të Kosovës. Do të luaj me zemër dhe do t’i gëzojmë tifozët e shumtë që kemi. E kemi bërë një ekip shumë të mirë dhe besoj në suksese ”, tha mesfushori i Cityt.

Deri tani Sinan Bytyçi ka qenë i grumbulluar me 21 vjeçarët e Austrisë, ku në 19 ndeshja ka realizuar 10 gola.

Zbulohet njeriu që largoi Rashicën nga Kombëtarja e Shqipërisë

0

Mehmet Dragusha, ish-lojtari i Kombëtares shqiptare, mendon se Milot Rashica ka zgjedhur Kosovën për shkak të Gianni De Biasit. Lajmi i largimit të tre lojtarëve të Kombëtares shqiptare drejt përfaqësueses së Kosovës ka bërë xhiron e mediave dhe ka qenë ndër më të komentuarit.

Zyrtarisht, Milot Rashica, Herolind Shala dhe Alban Meha vendosën që të luajnë për Kosovën në të ardhmen.

“Është vendimi i gjithsecilit dhe duhet respektuar. Rashica, Shala apo edhe Meha kanë vendosur tashmë dhe nuk duhen gjykuar apo treguar me gisht se bënë këtë zgjedhje. Duhet vetëm t’i përkrahim për vendimin që kanë marrë dhe të realizojnë më të mirën e tyre me përfaqë- suesen që do të luajnë”, është shprehur fillimisht Dragusha”.

689328_m3w605h320q75v12511_npx_hahn1_040814_4c_1-470×249“Për sa i përket Milot Rashicës, mendoj se ka qenë një gabim i madh që është lënë jashtë Kombëtares. Nëse De Biazi e ka vlerësuar sulmuesin, ashtu siç ka bërë edhe sot (dje) pasi u bë publik vendimi i futbollistit, ta kishte marrë në Europianin e Francës. Është gabimi i De Biazit që nuk e mori në ‘Euro 2016’ dhe në këtë mënyrë ai mori vendimin e tij për të ardhmen”.

Gjithashtu, ka pasur edhe arsye të tjera mendoj. Është një futbollist që ka lindur në Kosovë dhe ka spikatur pikërisht në kampionatin kosovar si lojtar. Më pas bëri kapërcimin e madh në Holandë dhe aty po shkëlqen me klubin e tij. Një futbollist që shënon kaq shumë gola në një kampionat të fortë si ai holandez dhe nuk thirret nga trajneri në Kombëtare, nuk më duket shumë vendim i drejtë”, përfundoi prononcimin e tij Dragusha.

25 filma në edicionin e pestë të “Albanian Film Week”

0

Është publikuar program i festivalit “Albanian Film Week 2016”, që do të zhvillohet prej datës 16 deri më 20 shtator në New York. Programi përfshinë prezantimin e 25 filmave të kinematografisë shqiptare, film i gjatë, film i shkurtër dhe dokumentar.

Filmi i cili do ta hapë këtë edicion të 5-të të “Albania Film Week 2016”, është filmi “Crom” i regjisorit Bujar Alimani. Java e Filmit vazhdon me datën 17 shtator, datë kjo e cila është rezervuar për filmat: “A drop of blood”, nga Bekim Guri, “Red Fire” nga Jotti Ejlli, “Cheating for Papers” nga Valmir Tertini, “Besa e Kostandinit” nga Bashkim Myftari, “Vibracione në mesnatë” nga Anton Ndreca dhe “Zonjusha” nga Genc Berisha.

Data 18 do shfaqë filmat: “Buka” me regji të Blerta Kelmendit, “Capsule” nga Irid Kaso, “Cheers” nga Norika Sefa, “The Conversation” nga Gledis Bica, “Mëngë Këmishe” nga Suela Bako, “Humanisti i Heshtur” nga Merita Çoçoli, “Një zë nga Bukureshti” nga Leotrim Idrizi, “Nën Duvak “ nga Entela Hoxha, “One, two monologues” nga Blerina Goce, “Bota e Afrimit” nga Ben Apolloni.

19 shtatori do t’i sjellë filmat: “The War Waves” të regjisorit Ardit Sadiku, “Life on a Carousel” nga Elkjana Gjipali, “A tough day in NY” nga Sabri Pajaziti, “Miriam” nga Majlind Samadraxha, “Paftuar” nga Roland Uruci, “The Waite” nga Lee Percy dhe “Trapped By Law” nga regjisori Sami Mustafa. Ndërsa nata e fundit e festivalit “Albania Film Week”, do t’i kushtohet jetës dhe veprës së lavdishme të Nënës Terezë si dhe po këtë natë në ora 20:00 do të bëhet ndarja e çmimeve.

Gjatë javës së festivalit do të prezantohet kultura, tradita dhe turizmi në tokat shqiptare. Në natën përmbyllëse të festivalit do të ndahen çmimet për filmat më të mirë pjesëmarrës në kategori të ndryshme, kurse nata e fundit e festivalit do t’i kushtohet jetës dhe veprës së lavdishme të Nënës Terezë. Në këtë edicion festivali organizohet në bashkëpunim më Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në New York. /KultPlus.com

Gushti i fundit i dyshes Meta-Rama?

0

Gazeta “Koha Jonë” vazhdon të shkruajë për marrëdhëniet e tensionuara të Ramës me Metën. Sipas kësaj të fundit, Rama ka bërë çmos që të prishë koalicionin me Metën.

Për këtë arsye, sipas gazetës, ky do të jetë gushti i fundit i koalicionit Rama-Meta. Ja çfarë shkruan gazeta:

E sigurtë është se e majta rri në pushtet vetëm nëse PS dhe LSI janë bashkë në fushatën e ardhshme elektorale. Në të kundërt mbetet krejt e sigurtë që PS-ja kalon në opozitë të gjatë. Por nga kulisat dhe nga oreksi i madh i PS-së për të marrë gjithçka nga sofra e së majtës ka mundësi që ky muaji gusht të jetë gushti i fundit i martesës PS-LSI.

Shumë aktorë në PS turren dhe fryjnë në vesh kryeministrin Rama se LSI po na kushtëzon, se pa LSI mund t’i kemi të gjitha vendimet në dorën tonë, se pa LSI mbretërojmë gjatë,etj etj. Se pa LSI kemi edhe Presidentin e Republikës në qershor 2017. Pa LSI kemi gjyqësorin e vettingun, kemi prokurorinë, kemi shtetin!

Kjo idiotsi që ka kapluar kryeministrinë dhe një pjesë ministrash, bile edhe kupolën rozë, po çon në përplasje finale mes Ramës e Metës. Ndërkohë kreu i LSI i është shmangur me kujdes përplasjes, pasi siç deklaron ai të paktën publikisht se respekton fjalën, marrëveshjen, paçka se ka mosmarrëveshje për mënyrën e qeverisjes. Prishjen e paktit të “1 prillit 2013” e filloi i pari Edi Rama.Fryu çështjen CEZ-DIA, e pompoi “skandalin” me disa media që financohen prej tij në mënyra të ndryshme,(të cilat i shpjegon mjeshtërisht analisti Andi Bushati), hodhi në veprim ministrin Tahiri me përgjime të paligjshme, ku për pak u sakrifikua edhe drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Haki Çako, kërkoi të shkonte në zgjedhje për 45 ditë me mocion besimi, luajti të gjitha kartat që PD-ja të merrte damken antiamerikane nga Departamenti i Shtetit, bleu deputetë nga PD për shifrën 71 dhe mikloi çamët; u bë gati të hidhte LSI-në me idenë se i vetëm me Shpetim Idrizin do të merrte pushtetin këtë pranverë.

Por asnjërën nuk e realizoi dot Edi Rama. Pala tjetër, Ilir Meta, shtrëngoi dhëmbët, mori pamjen e një njeriu që nuk do sherre (ndërkohë që rrijnë të dy me brekë çeliku), rrezikoi të digjte karrierën e tij politike me insistimin që reforma duhet të bëhet patjetër edhe me opozitën, dhe ia arriti; bëri që klima në PD të mos jetë më agresive ndaj tij që pas prillit 2013, faktorizoi indirekt Lulzim Bashën. Faktorizimi i Bashës solli uljen e kuotave të kryeministrit mik-armik.

Tani janë në pushime verore të gushtit të dy. Edhe Meta, edhe Rama. Po rreshkin lekurën për dimrin e këtij viti dhe po shikojnë llogaritë sejcili për partinë e vet. Llogaritë Metës i dalin në të dyja krahët si faktor qeveribërës. Edhe me PS, edhe me PD.

Ndërkohë që Edi Rama nuk e do më partneritetin me Ilir Metën. Të paktën nga mënyra se si flet, se si ka luajtur në kulisa kundër tij. Dhe nga egoja që të ketë gjithçka nën kontroll. Ndërsa Basha ka lëshuar sinjale të tipit “mors” që janë kapur nga kreu i LSI.

Nëse shikon marrëdhëniet mes kreut të PS-së dhe kreut të LSI duket si gushti i fundit bashkë. Por se si do shkojnë marrëdhëniet varet me shumë nga opozita, e cila nëse këtë vjeshtë fillon mitingje që do të sjellin “kushtet për qeveri teknike” atëhere “1 prilli” nuk përsëritet më në prillin 2017.

Nëse PD bën mitingje vetëm në “facebook”,  mbetet që të dy miq-armiq të nënshkruajnë të detyruar “1 prillin” tjetër.

Martesë për “kalamajtë” e jo nga dashuria

Më 2 shtator nis Festivali Ndërkombëtar i Poezisë

0

Më 2 shtator, në Shtëpinë e Kulturës “Mensur Zyberaj” në Rahovec, do të fillojë edicioni i dytë i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë, ideator i të cilit është poeti i njohur Fahredin Shehu.Në këtë aktivitet, që synon të jetë i përvitshëm, do të marrin pjesë poetë nga vende të ndryshme të botës.

Sipas organizatorit të festivalit, Fahredin Shehut, ky qytet do të jetë pikë reference për shumë poetë të përzgjedhur të klasit botëror, përfaqësues më të spikatur të vendit të tyre të origjinës. Deri më tash pjesëmarrjen në këtë festival e kanë konfirmuar rreth 20 poetë nga vende të ndryshme të botës përfshirë edhe ata nga vendi.

Lista e pjesëmarrësve përfshinë poetë nga një hapësirë gjeografike e gjerë që nga vendet e Evropës si Gjermania, Zvicra, Belgjika, Britania e Madhe e Norvegjia e deri te Turqia, Japonia e Australia e largët. Nga Kosova pjesëmarrjen e kanë konfirmuar Besa Hoxha Beqiri, Sali Bashota dhe Donika Dabishevci, ndërsa nga Shqipëria, Olimbi Velaj.

Festivali do të hapet pasditen e 2 shtatorit në Shtëpinë e Kulturës “Mensur Zyberaj” në Rahovec më ceremoninë solemne që do të nisë në orën 16:00. Ndërsa më 3 shtator në Parkun e Qytetit, do të mbahet maratona poetike, e cila fillon në orën 20”00. Festivali Ndërkombëtar i Poezisë në Rahovec mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës dhe disa sponsorë të tjerë.

VV: Ndërrimi i drejtorëve, mashtrim i radhës së PDK-së 

0

Lëvizja VETËVENDOSJE! në Prizren “ndryshimet” në qeverisjen lokale, duke i ndërruar përnjëherësh 6 drejtorët e saj, i sheh si një tjetër mashtrim optik në sytë e qytetarëve të saj , vetëm e vetëm për t’ia zgjatur jetën keq qeverisjes së PDK-së në Prizren.

“Për këto “ndryshime” qytetarët e Komunës së Prizrenit nuk u informuan fare për arsyet e ndërrimeve të këtyre personave, të cilët gjatë kohës sa ishin në detyrat e tyre vazhdimisht kanë abuzuar me pasurinë publike”,thuhet në komunikatën e VV-së në Prizren.

“Me këtë mendësi PDK-ja mund t’i ndërrojë të gjithë drejtorët e drejtorive komunale, por nuk do të mund të bëjë as ndryshimin më të vogël e për të dalë nga kjo stërkeqje politike të shkaktuar prej vitesh në Komunën e Prizrenit”.

“PDK-ja edhe turpin e tyre, përmes konferencës për shtyp, e shndërron në fitore të re, duke mos u larguar asnjëherë nga mentalitetit i kapjes së shtetit, sepse të gjithë drejtorët e ”ndërruar” janë nën hetime të organeve të drejtësisë të kryesuar nga Ramadan Muja”.

“Ndryshimet duhen bërë, por duke filluar nga Ramadan Muja. Qëndrimi i mëtejmë i Ramadan Mujës në krye të Komunës së Prizrenit është jo vetëm tallje dhe ofendim për qytetarët, por edhe një shkarje më e madhe në paturpësinë e tyr”e.

“Aferat e tyre kurruptive mund të ndalen vetëm përmes çrrënjosjes së mendësisë së politikave të tilla dhe ky mbetet edhe qëllimi i Lëvizjes VETËVENDOSJE! “./PrizrenPress.com/

Nisma: Ramadan Muja freskoi zingjirin e mafisë

0

Nisma në Prizren, ndryshimet e Qeverisë së Ramadan Muja, i ka vlerësuar kallkë zingjirore e krimit dhe korrupsionit.

“I dënuari për krim dhe korrupsion Ramadan Muja, freskon zingjirin mafioz të qeverisë në Prizren!”, thuhet në komunikatën e NIsmës në Prizren.

“Pasi u kuptua tashmë mënyra e emërimeve nëpër poste e borde të ndryshme anekënd Kosovës falë aferës PRONTO, kësaj radhe si duket ndryshoj qasja e emërimeve. Kësaj radhe ndërhyrja e SHEFIT të shefit të shefave, ishte e drejtpërdrejtë, pa patur nevojë të shkëmbehen biseda telefonike”.
“Ndryshimet kozmetike që janë bërë në qeverinë komunale në Prizren nuk janë asgjë tjetër përveçse një vazhdimësi e politikes korruptive dhe denigruese për qytetin tonë”.

“Shkarkimi i gjashtë drejtorëve me pretekstin se për dinamizëm të punës është jo i qëndrueshëm, sepse të gjithë këta janë nën hetime të organeve të drejtësisë për krim të organizuar dhe korrupsion dhe që i kanë shërbyer parapolitikes së PDK-së, e cila e ka pas edhe para këtyre, 5 drejtora të dënuar me burg në rastin e Ramadan Mujes”.

“Se ky nuk është ndonjë ndryshim i pritur, tregon fakti se emërimin e ka bërë i dënuari me 2 vjet burg për korrupsion, shkelje ligjore dhe dëmtim te pasurisë komunale për interesa të tjetër kujt, Ramadan Muja, si dhe i denuari tjetër nga drejtësia me 1 e 6 muj burg Minir Krasniqi, kryetari i deges së PDK-së në Prizren i cili është dhe mbetet arkitekti i të gjitha vjedhjeve dhe te zezave qe i vjen qytetit të Prizrenit” .

“Ramandan Muja para se ta shkarkojë dikend tjetër, është dashtë ta shkarkojë vetveten, në mënyrë që të mos mbahet peng perspektiva e e qytetarëve të Prizrenit, të cilët për vite të tëra po identifikohen si qytetar të një qyteti, ku kryetari është hajdut dhe i denuar nga drejtësia”.

“Nëse patronet e krimit të organizuar në Prizren me direktivat e atyre në Prishtinë, mendojnë se qeveria aktuale është një storje suksesi, lirisht këtë sukses mundë ti’a atribuojnë vetes së tyre dhe le ta dërgoin në shtëpit e tyre, por asesi Prizrenit ngase këta bandit dhe hajdut ordiner, nuk kanë të ndalur së ofenduari këtë qytet. Emërimet e sotme nuk janë asgjë tjetër përveç vazhdimësi e keqqeverisjes në Prizren, disa nga të cilët ende pa u emëruar, janë të njohur se si hallkë zingjirore dhe logjistik e deritashme e mafiozitetit, që vepron tash e sa vite në Prizren”./PrizrenPress.com/

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e Imamit në Nju Jork

0

Policia e Nju Jorkut ka arrestuar një të dyshuar në lidhje me vrasjen Imamit dhe ndihmësit të tij të shtunën.

35 vjeçari Oscar Morel, u akuzua edhe për armëmbajtje pa leje , raporton “BBC”.

Theksojmë se Imami 55 vjeçar, Maulama Akonje dhe ndihmësi i tij Thara Uddin u qëlluan në kokë ndërkohë që ishin duke ecur, pas namazit në bashkinë e Queens.

Disa xhami sugjeruan se ky ishte një krim urrejtjeje, por policia tha se nuk kishte asnjë provë deri tani se viktimat ishin në shënjestër për shkak të besimit të tyre.

Austri, sulm i egër me thikë brenda në tren, pasagjerët vënë poshtë të çmendurin

0

E tmerrshme ka qënë kur pasagjerë të një treni në Austri janë goditur në fyt dhe në shpinë nga një i sëmurë mendor, 60 vjeç, para se ai të ndalohej, shkruan The Sun, transmeton Syri.net.

Një i sëmurë mendor goditi me thikë dy persona në një tren në Austri të martën, sulmi i tretë i kësaj natyre në Europë brenda një muaji.

Incidenti ndodhi në orën 6 e gjysëm të mëngjesit në një tren rajonal të hekurudhës austriake që po shkonte në Bregenz nga Bludenz në kohën kur gjermani 60-vjeçar plagosi me thikë dy pasagjerë duke i shkaktuar atyre lëndime të konsiderueshme, sipas policisë.

Pasagjerët e tjerë dhe policia në tren e vunë poshtë burri dhe e mbajtën derisa treni ndaloi në stacionin Sulz-Rothis.

Policia përdori spërkatësin me piper mbi sulmuesin dhe 22-vjeçar që ndihmoi oficerët, mori disa të prera të lehta nëpër duar . Viktimat, të moshës 19 dhe 17 vjeç, thuhet se nuk kanë bërë asgjë që të provokonin sulmuesin e tyre.

Të dy janë në spital me lëndime të rënda. Më i madhi me dy plagë në shpinë dhe stomak dhe më i riu me një plagë në fyt, përcjell syri.net.

Më 18 korrik në Gjermani, një refugjat afgan sulmoi një familje prej 5 anëtarësh nga Hong Konu me sopatë dhe me thikë në një tren që po shkonte në qytetin Wurzburg. Sulmuesi u qëllua për vdekje nga policia. Dy prej viktimave të tij janë ende në spital me lëndime të rënda në kokë.

Në fundjavë, në Zvicrën fqinje, pranë Salez, një grua u vra në tren nga një burrë që i vuri zjarrin vetes dhe po ashtu vdiq.

Disa të tjerë janë plagosur rëndë. Sërish, nuk ka pasur motive terroriste pas këtyre sulmeve.

Zyrtare: Taulant Xhaka nuk do t’i bashkohet Kosovës

0

Taulant Xhaka e ka përsëritur edhe një herë se nuk do t’i bashkohet Kosovës. Ai do të vazhdoj të luajë për Shqipërinë

Taulant Xhaka nuk do të largohet nga Kombëtarja shqiptare. Menjëherë pas lajmit për largimin e Rashicës, Shalës dhe Mehës, nisën të qarkullonin zëra se edhe Xhaka kishte zgjedhur Kosovën.

Ai konfirmon edhe një herë fjalën që pat dhënë i ati pak muaj më parë se nuk do ta braktiste Shqipërinë.

“Nuk kam ndër mend të iki. Pse duhet ta them vazhdimisht këtë gjë sepse nuk më duket normale?!”, deklaroi mesfushori kuqezi ekskluzivisht për “Panorama Sport”.

Taulant, a do të jesh pjesë e Kombëtares së Shqipërisë në eliminatoret e ardhshme?

Sigurisht që do të jem. Pse ma bëni shpeshherë këtë pyetje?

Sepse orët e fundit, pas largimit të Rashicës dhe Shalës, janë përhapur lajme se ju do të largoheni nga përfaqësuesja e Shqipërisë për të luajtur me Kosovën….

Dakord, por unë nuk jam i detyruar të përgjigjem sa herë që ndonjë portal apo ndonjë gazetar i papërgjegjshëm vendos të shkruajë sipas dëshirës. Më vjen keq që është përhapur ky lajm, por unë nuk kam marrë asnjë vendim së fundmi. Qëndrimi im është ai që kam pasur përherë.

Ne menduam se ishte e udhës që t’ju pyesnim. Kështu është më korrekte apo jo…?

Po, korrekte është, por thjesht habitem se përse duhet vazhdimisht të dalë ky lajm… Së fundmi është tepruar me këtë lloj qëndrimi dhe me kësi spekulimesh. Realisht nuk më vjen mirë për këtë.