Ramadan Muja krenohet me punën e ish-drejtorëve të shkarkuar

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, ka lavdëruar punën që kanë bërë ish-drejtorët e shkarkuar të tij. Ai tha se drejtorët e shkarkuar kanë bërë punë të mëdha në qytetin e Prizrenit.

“Falënderoj drejtorët e deritanishëm për punën e madhe që e kanë bërë .Ata kanë bërë një punë të madhe në të mirë të qytetarëve dhe qytetit të Prizrenit”, ka thënë Muja.

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli, mbrëmë ka shkarkuar 6 drejtorë të Ekzekutivit ë Prizrenit. Ndërkaq, zëvendësimi i tyre është bërë sot, transmeton PrizrenPress.

Për drejtor të Shërbimeve Publike është përzgjedhur, Sulltan Badallaj – ekonomist i diplomuar; për drejtor të Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor është përzgjedhur, Visar Islamaj – Jurist i diplomuar; në drejtorinë e Arsimit, Prof Dr. Zahadin Shemsedini; në drejtorinë e Shëndetësisë, Shpresa Goçaj Specialiste e Radiologjisë; në drejtorinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Sherife Balaj – Mr. e Sociologjisë. Ndërkaq, drejtori i Inspektoratit nuk është emëruar sot./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Totaj priti kryeshefin e ri të “Hidroregjionit Jugor”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në një takim njoftues Kryeshefin e ri Ekzekutiv të KRU “Hidroregjioni Jugor”, Bekim Gashi,...

Ballkani ndahet me portierin Artan Iljazi

Ballkani ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e bashkëpunimit me portierin Artan Iljazi. Përmes një komunikate, klubi suharekas bëri të ditur se rrugët e palëve ndahen pas...

Lajmet e Fundit