Zyrtare: Taulant Xhaka nuk do t’i bashkohet Kosovës

Taulant Xhaka e ka përsëritur edhe një herë se nuk do t’i bashkohet Kosovës. Ai do të vazhdoj të luajë për Shqipërinë

Taulant Xhaka nuk do të largohet nga Kombëtarja shqiptare. Menjëherë pas lajmit për largimin e Rashicës, Shalës dhe Mehës, nisën të qarkullonin zëra se edhe Xhaka kishte zgjedhur Kosovën.

Ai konfirmon edhe një herë fjalën që pat dhënë i ati pak muaj më parë se nuk do ta braktiste Shqipërinë.

“Nuk kam ndër mend të iki. Pse duhet ta them vazhdimisht këtë gjë sepse nuk më duket normale?!”, deklaroi mesfushori kuqezi ekskluzivisht për “Panorama Sport”.

Taulant, a do të jesh pjesë e Kombëtares së Shqipërisë në eliminatoret e ardhshme?

Sigurisht që do të jem. Pse ma bëni shpeshherë këtë pyetje?

Sepse orët e fundit, pas largimit të Rashicës dhe Shalës, janë përhapur lajme se ju do të largoheni nga përfaqësuesja e Shqipërisë për të luajtur me Kosovën….

Dakord, por unë nuk jam i detyruar të përgjigjem sa herë që ndonjë portal apo ndonjë gazetar i papërgjegjshëm vendos të shkruajë sipas dëshirës. Më vjen keq që është përhapur ky lajm, por unë nuk kam marrë asnjë vendim së fundmi. Qëndrimi im është ai që kam pasur përherë.

Ne menduam se ishte e udhës që t’ju pyesnim. Kështu është më korrekte apo jo…?

Po, korrekte është, por thjesht habitem se përse duhet vazhdimisht të dalë ky lajm… Së fundmi është tepruar me këtë lloj qëndrimi dhe me kësi spekulimesh. Realisht nuk më vjen mirë për këtë.

Më Shumë

Në Prizren arrestohet një i kërkuar dhe i dënuar me 1 vit burg për vjedhje të rëndë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arritur ta lokalizojë një të dyshuar për “vjedhje të rëndë” e që ishte i dënuar me 1...

Totaj shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Elbasan Shoshajt, themelues i celulave të para të UÇK-së në Prizren

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Elbasan Xhezair Shoshajt, një prej themeluesve të celulave të para të...

Lajmet e Fundit